POEZI / EDHE ENVERI U ZËVENDËSUA, SI NUK ZËVENDËSOKENI DOT SALIUN?! KËTO VARGJE PËR PD-në NGA POETI QË NUK JETON MË, DUKEN SI TË SHKRUARA SOT

24/05/2023 05:37

POEZI

 

Nga Arben DUKA

1957-2021

 

EDHE ENVERI U ZËVENDËSUA, SI NUK ZËVENDËSOKENI DOT SALIUN?! KËTO VARGJE PËR PD-në NGA POETI QË NUK JETON MË, DUKEN SI TË SHKRUARA SOT

 

 

Kur vdiq Lenini, siç thonë,
Stalini lotonte në zi:
“Lenini i Madh na la,
nuk zëvendësohet Ai!”

Krahasimi është i gabuar,
Lenini vërtetë qe gjeni,
po ja PD ka zbuluar,
Leninin tek shoku Sali!

Të lenë pa mëndje në kokë,
Sillen vërtet’ kaq trishtushëm,
se vetëm Zoti mbi Tokë,
ësht’ krejt i pazëvendsushëm!

Më mirë do fliste dhe derri,
një dhi-një viç a një lopë,
kur dihet saktë se “Liderri”,
e futi PD-në në gropë!

U zëvendësua Enveri,
veç vdekja e ndau nga ne,
Jo më Sali “timonieri”,
Si ai, ka miliona mbi dhé!

Rrënimin vërtetë Berisha,
e ka një kryetalent,
në politikën shqiptare,
ka qenë një i madh aksident!

Ndaj historia s’do ketë,
asgjë të mirë kundrejt Salës,
ai s’zëvendësohet vërtetë,
në anën e keqe të fjalës!

Vendit ja sosi durimin,
Ky vend kaq herë i tha: Stop!
Por ky i kthen gjith’ votimet,
Në një goditje me top!

I dha një shans historia,
i dha një shans të vërtetë,
po e sundoi marrëzia,
kujton se ka lindur për mbret!

Ndaj mos e merrni përpjekur,
jo thjesht se është një i plakur,
nuk është model për t’u ndjekur,
por është model për t’u flakur!

Peshova çdo gjë si me zigj,
e mund të mos shkruaja fare,
por opozita or miq,
është pasuri kombëtare!

—–

Botuar në DITA në 2013

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode