POEZI / BERISHA KA SHTYPUR BUTONIN E GËNJESHTRAVE!
19/09/2021 09:44
POEZI
Arben DUKA
BERISHA KA SHTYPUR BUTONIN E GËNJESHTRAVE!
Kush i ha këto dokrra,
këto fantazi me konspiracion,
se Luli për t’i bërë gropën Saliut,
me Edi Ramën po bashkëpunon!
Këto janë prrallushka,
për të vënë kalamaqtë në gjumë,
tani dhe në ditët që do vijnë,
do dëgjoni shumë e më shumë!
Sala duke shpifur për Ramën,
e lartësoi në sytë e miletit,
si burrin që fuqishëm ndikon,
në Amerikë tek Sekretari i Shtetit!
Lum si ne shqiptarët,
që kemi një Kryeministër me kaq ndikim,
një dhuratë kaq bujare e Zotit,
për Atdheun tim!
Saliu e di që këto s’janë të vërteta,
po nga hiçi s’e ngre dot aksionin,
dhe ashtu siç ka bërë gjithë jeta,
gënjeshtrave u ka shtypur butonin!
Për Lulin ka qenë lëvizje e detyruar,
lëvizja që bëri kësaj radhe,
po rrugën e PD-së ka pastruar,
nga një ferrë super e madhe!
Ka shumë që Bashën e shajnë,
si skuth dhe të pabesë,
në një kohë që me Berishën,
s’mund të kishte më bashkëjetesë!
Nuk është se me Lulin u dashuruam,
neve që e kemi telendisur më herët,
por është fakt se ai doli,
më i dobishëm se gjithë të tjerët!
Fati i Berishës qe parashkruar,
në Departamentin e Shtetit-në Uashington,
po duhet që ca lëvizje,
të jenë me PD-në në unison!
Sala heshti kur Luli të gjithë ja rrafshoi,
se për tjetër njeri ai s’do t’ja dijë,
dhe as një moment nuk mendoi,
se një ditë do të vinte radha e tij!
BERISHA NISI AKSIONIN E TIJ DONKISHOTESK!
Në Korrikun që shkoi,
Sala hyri në Shtatëdhjetë e Tetë,
po inati i malokut,
nuk e lë të qetë!
Nga Jugu në Veri,
do nisi rrugëtimin,
por është në luftë me kohën,
dhe jo me Lulëzimin!
Ky mund të mbetet,
një rast shumë i shënuar,
se gjer më sot me kohën,
askush nuk ka fituar!
Për moshën e shtyrë që ka,
Berisha është plot energji,
po është krejt e pamundur,
të bëhet prapë djalë i ri!
Ai e nisi me Tiranën,
mbushi një sallë me demokratë,
nga të gjitha moshat dhe nivelet,
pamë një goxha gallatë!
Dua t’i bëj një pyetje,
përgjigjes t’i ndjej lezetin,
të na thotë me pak fjalë,
kush ja ka marrë PD-së sovranitetin!?
Aksioni i Berishës,
bëhet në re e në mjegull,
nëse ja ka marrë Luli Kryetari,
atëherë PD-ë është në rregull!
Në një sallë mesatare,
ulërisnin gratë si burrat,
po Berisha e di,
se në parti vendosin strukturat!
Betejat Donkishoteske të Salës,
nuk janë rrezik për Lulëzimin,
Ai mbas katër vjetësh,
për Kryetar do bëjë votimin!
Tani që Berisha doli hapur,
edhe Lulit ja largoi frikën,
në betejën e tij legale,
ai ka aleat Amerikën!
Berisha është pa dyshim,
një taliban në vendin tonë,
dhe për ironi të fatit,
s’ka aq përkrahës sa mendon!
Në partinë aktuale demokratike,
Berisha s’bën dot prokopi,
dhe e ka mision të pamundur,
të ngrejë një formacion të ri!
Saliun sa e kanë pickuar,
s’ka filluar akoma rrugën e pjerrët,
po s’do ketë fare befasira,
kur për të -të hapen defterët!
Perëndimi i diellit të Berishës,
duket që së largu,
po me shpejtësinë e breshkës,
nuk duhet të eci SPAKU!
Berisha nuk ka më fuqi,
të krijojë situata dramatike,
dhe absolutisht s’do ta lënë,
të shkatërrojë Partinë Demokratike!
TURIZMI SHUMË I MBARË RIKTHEU FUQISHËM PANDEMINË!
Si opozitare me patjetër,
PD-ja qeverinë do ta “shkallmonte”,
po analiza e qeverisë së vjetër,
nuk mund të bëhej sonte!
Sot do diskutohej për programin,
që qeveria e re paraqiti,
po PD-ja dhe Luli kapedani,
asnjë problem serioz dot nuk ngriti!
Mendonim se opozita,
duhej të vinte me një qasje të re,
po duket e largët dita,
që qasjen e re të shohim ne!
Socialistët s’do ta kenë të lehtë,
ditë të vështira do kalojë qeveria,
asgjë nuk mund të jetë normale,
për sa kohë që mes nesh është Pandemia!
Prapë ajo do jetë prioritare,
mbi të gjitha çështjet do çedojë,
ajo është betejë ndërkombëtare,
që në një vend të vetëm nuk mund të mbarojë!
Ne ishim në rrugën më të mbarë,
me vetëm rreth njëzet të sëmurë,
po hapja për turizmin pa asnjë kriter,
e riktheu më fuqishëm se kurrë!
Nga fjalët s’vjen asgjë e keq,
por them se do kalojmë një dimër të vështirë,
ende s’e dimë nëse në hapjen pa kriter,
bëmë keq-apo mirë!?
Mungesën e vaksinimit do ta vuajmë,
do jetë një torturë në të vërtetë,
veten dhe njeri tjetrin ta ruajmë,
që vdekje fare të mos ketë!
Nëse s’do kemi humbje jete,
kjo do të qe një mrekulli,
do jetë një mrekulli më vete,
për Vendin dhe këtë qeveri!
Nëse do mbarojë dhe rindërtimi,
do kemi një mrekulli të dytë,
këto janë halle për t’u zgjidhur,
jo polemikat për Salitë!
DITA