PO QESHIN THI E QEN
21/03/2016 07:07
Analizë&Opinion
PO QESHIN THI E QEN

Nga Tafil DURAKU
Këtu, nga sa po shihet tash e shtatëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme shqiptare për liri e për bashkim kombëtar, në Shqipërinë Etnike nuk po ecën asgjë në binarët e vet njerëzorë e kombëtarë. “Politika”, “kultura”, “diplomacia” dhe “Drejtësia” kanë ngulfatur gjithçka shqiptare. Injoranca është ngjitur në majat e saj shqiptaro-titiste, është bërë më e errët se kurrë më parë, e, bile, edhe më e errët se nata, dhe, kjo injorancë, këtu (që prej Luftës së Dytë Botërore e këtej, e, veçanërisht, prej viteve të ’80-ta), ka vetëm një emër, që i ka sjellur në këtë shkallë përçmimi e poshtërimi Shqipërinë dhe shqiptarët, luftën dhe lirinë e tyre, ku, po qeshin thi e qen: vendorë (LKJ-LDK&Co) dhe ndërkombëtarë krah tyre.
Kjo injorancë “patriotike” e “kombëtare” e LKJ-LDK-së&Co i ka rrënjët e veta diku. Dhe, rrënjët e saj antishqiptare janë tek Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, me të gjitha degët dhe nëndegët e vazhdimësisë së saj antishqiptare, serbo-jugosllave, shqiptaro-titiste e biberamerikaniste jugosllave. Po të ishte ndryshe nga ç‘themi, nuk do ishte kjo situatë dhe kjo gjendje e mjerueshme tash e shtatëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme shqiptare për ta bërë Shqipërinë dhe lirinë e popullit shqiptar, në tërësinë e saj gjeografike dhe shpirtërore.
Po shihet më qartë se kurrë, sepse, kot së koti po përpiqen të na ndihmojnë miqtë tanë (të shqiptarëve) dhe të Shqipërisë, ata të vërtetët, ngase, armiqtë tanë janë më të zhdërvjelltë në bëmat e tyre antishqiptare, të finokërisë e tyre “patriotike” e “kombëtare”, shqiptaro-titiste.
E kemi ditur saktësisht instalimin e “patriotëve” dhe të “shqiptarëve” që ka bërë Jugosllavia, Serbia dhe autonomistët shqiptaro-titistë në Prishtinën antishqiptare të Fadil Hoxhës e të Ibrahim Rugovës, por, se na del se edhe në Tiranë është instaluar Serbia e Jugosllavia, për këtë nuk na vajti mendja kurrë, se kishim dhe kemi besim të madh tek Nëna Shqipëri e Xhaxhit Enver Hoxha. Është koha ta themi hapur dhe troç, se Serbia është instaluar në Tiranë përmes deputetëve të përjetshëm federativë jugosllavë dhe përmes veglave e veglarive të tyre “patriotike” e “kombëtare”, LDK-iste, të cilat vegla “patriotike” e “shqiptare” e sollën luftën e lavdishme shqiptare deri në këto përmasa linçimi, përçmimi e përtalljeje “patriotike” e “kombëtare”, “ndërkombëtare”. E, si të mos linçohet, përçmohet e përtallet lufta shqiptare, kur në të ashtuquajturin apo në të vetëquajturin “Kuvendi i Republikës së Kosovës” kemi udbashë e kosistë të LDK-së së “Presidenti historik”, Dr. Ibrahim Rugova&Co, prandaj, si të mos qeshin thi e qen me ne shqiptarët, kur na prijnë antishqiptarë të përmasave më antinjerëzore dhe më antishqiptare, si Isa Mustafa në Prishtinë dhe si Sali Berisha në Tiranë! Bile, asgjë mos bëfshin, punët po na i bëjnë rrmok! Rrmok po na i bëjnë, sepse, edhe luftën tonë për liri e për bashkim kombëtar e shanë dhe po e shajnë si me bisht kali, kudo dhe kurdo që u vjen ndoresh!...

Biberberishizmi dhe biberrugovizmi shqiptaro-titist e kanë sjellë Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë gjendje tragjikomike. Tragjike për shqiptarët dhe komike për miqtë dhe për “miqte” tanë, që po qeshin thinisht e qenërisht me ne. Merrnie me mend, shqiptarëve u imponohet dhe shërbehet bibermatoshizëm, bibergoranizëm, bibernitizëm, biberbuzhalizëm, bibersurroizëm, bibermushkolizëm, biberbytyçizëm, bibertedeschinizëm, bibermaliçizëm, biberkrasniqizëm, biberpalokizëm, biberrobellizëm, biberkelmendizëm, biberhaxhiizëm, biberbajramizëm dhe biberizma të tjerë, që, po ua qite edhe lopëve tre herë në ditë, siç po u qiten shqiptarëve, përditë që ka dhënë zoti, është sikurse t’u qitësh tallë, o kashtë dhe, sigurisht, se do të pëlcisnin ironie, prej marazit ekstrem që i ka mbërthyer!...
Ne, nuk po mund të mësohemi të jetojme me të gjallët, e, lëre më të mësohemi të jetojmë me të vdekurit me tituj “akademikë e shkencorë”, që nuk dinë ta mbarojnë as edhe një kunxh thesi! E, me kunxhatë dinë goxha mirë!... Po, çfarë mashkulli i shtëpisë është ai që nuk di me ta mbaru një kunxh thesi, heu? Po, a nuk po na servohet e imponohet përditë biberkohavetonizëm, biberbotasotosonizëm, biberbotapresosonizëm, bibermorinizëm, biberzërinizëm, biberkosovasotizëm, biberradioizëm, bibertelevizionizëm, bibermediatikizëm, biberkosovarizëm, biberrtkizëm, bibertvkohizëm, biberrtvnjëzetenjëizëm, biberklanizëm, etj.?!...
A e dimë për ku jemi nisur? A e dimë se deri ku do na çojnë këto qelbësira servile, zvarranike e hiena të pangopshme me pushtetin e premtuar “shqiptar”, “patriotik” e “kombëtar”? Servilë, zvarranikë, qelbësira e hiena (“politike, akademike, kulturore, juridike” etj.) të së shkuares e të së tashmes sonë “patriotike” e “kombëtare”, janë instaluar kudo: në politikë, në kulturë, në akademi, në ushtri, në administratë, në drejtësi, në polici, në shëndetësi, në shkollim, në universitet, në sport, në muzikë, në të gjitha ministritë, në sindikatë… dhe në të gjitha sferat e tjera të shoqërisë shqiptare, kudo, madje, ato më të pështirat kanë uzurpuar të gjithë hapësirat mediale, të shkruara, vizive e elektronike dhe nuk po e shohim se me ne po qeshin thi e qen, “kombëtarë” e “ndërkombëtarë”!...
Dhe, është koha të pyesim me çudi: Çfarë është kjo sëmundje krinike e “shqiptarëve” në pushtet dhe e “shqiptarëve”, përgjithësisht?... A do ta shërojë dikush këtë sëmundje shekullore tonën, qoftë edhe me Shpatën e Demokleut, që të mos qeshin më, me ne, thi e qen, vendorët e “Shakaxhiut të Pavarësisë” së “Republikës së Kosovës” dhe ndërkomëtarët krah atyre e këtyre shakaxhinjve monstruozë?!... Madje, po nxjerrin “dokumentarë” me tituj bizarë, si “Hesape lufte” sërishmi, sepse, pak po u duket se na kanë përqeshur e përdhunuar shqiptaro-titistët&Co e tyre “patriotike” e “kombëtare”!...
Kjo tregon se mos ka kapërcyer koha e të mbledhurit mend.
Prandaj, është koha të mbledhim mend, ta shpallim e ta bëjmë Shqipërinë në kufijtë e saj etnikë dhe të mos lejojmë që edhe më të qeshin thi e qen me ne shqiptarët dhe me Shqipërinë tonë! Sa më parë që të mbledhim mend, aq më mirë për ne dhe për Shqipërinë tonë shqiptare, për lirinë tonë kombëtare!...
Burojë, më 21 Mars 2016