PLATFORMA KOMBËTARE, DO T’I MOBILIZONTE SHQIPTARËT, PËR RUAJTJEN E DINJITETIT
04/03/2017 06:39
OPINION
PLATFORMA KOMBËTARE, DO T’I MOBILIZONTE SHQIPTARËT, PËR RUAJTJEN E DINJITETIT

Shkruan: Afrim MORINA
Pushtetet janë të ëmbëla!
Këtë e kërkon Lulzim Basha, këtë e kërkonin edhe Ali Ahmeti e Menduh Thaçi, këtë po e bën Hashimi, Isa e Kadriu. Është i ëmbël kolltuku, sepse, nga aty mund t’i plotësojë të gjitha dëshirat e veta, të familjes, të akaraballëkut, të klanit, por kurrën e kurrës, me këtë mentalitet, nuk plotësohen nevojat dhe dinjiteti i kombit.
Një qikëz platëformë doli në pah, nga subjektet politike shqiptare në Maqedoni dhe e shihni si alarmohet kreu fashist atje. E shihni si e ngrehin kokën hienat naziste të së kaluarës. Për sllavomaqedonët, shqiptari i mirë është vetëm i vdekuri, një mendim i vjetër i kolonialistëve amarikanë, për indianët. Këtë moto e kanë të gjithë rreth nesh, por, ne, ende nuk kemi arritur ta kemi një platëformë kombëtare, për të ardhmen e fëmijëve tanë, të paktën, që të jenë të barabartë në mesin e të barabartëve.
Edhe pse thuhet zyrtarisht, se në Maqedoni shqiptarët e përbëjnë një të tretën e popullësisë, por, asnjëherë nuk thuhet se sa janë sllavomaqedon. Nuk e thonë, sepse, shqiptarët dhe sllavomaqedonët, pothuaj, janë të barabartë, madje, dalin më shumë, sikur ta kenë guximin qytatar e intelektual, të gjithë ata që janë detyruar ta ndërrojnë kombin për shkak të fesë, ortodoksët shqiptarë dhe myslimanët shqiptarë.
Sidoqoftë, kjo që ndodhi në Maqedoni, na jep për të kuptuar se platforma kombëtare, ku do të përfshiheheshin në veprim rreth shtatë milionë brenda kufijve të Shqipërisë dhe miliona të tjerë jashtë, në diasporë, do të na jepte komoditetin e diktimeve të shumë problemeve që i kanë shqiptarët, ku, diku nuk u lejohet gjuha, diku nuk u lejohet libri, diku nuk u njihet diplomimi në gjuhën shqipe, e diku…
Kur u mor iniciativë, në vitin 1992, në Tetova I dhe Tetova II, për ta pasur një platformë kombëtare, Sali Berisha, nuk u lejoi hapësirë pune në Shqipërinë londineze, që pesmbëdhjetë intelektualë, nga gjithë hapësira kombëtare, ta kryenin punën e vet. Arsyet nuk u dhanë, por, më vonë, u vunë në pah përmes veprimeve të tija: Me
shkatërrimin e Ushtrisë Shqiptare, me shkatërrimin e gjithë arsenalit luftarak dhe shitjen e tij;
Pasoi thyerja e embargos së naftës me armikun shekullor të kombit;
Lejimi i Arkanit që t’i kryejë veprimet e veta në Shqipërinë londineze, ndoshta, edhe për ndonjë marrëveshje konfederale me Serbinë e Malin e Zi;
Për shpartallimin e rezistencës kombëtare, qoftë të FRBK-së, qoftë të UÇK-së;
Në këmbënguljen për një autonomi kulturore për Kosovën;
Pranimin e Maqedonisë si shtet pa asnjë kusht;
Angazhimin e amabasadës, në Beograd, për ta hequr nga artikulimi politik bashkimin kombëtar;
Djegien e 4500 librave të Ukshin Hotit, nga 5000, sa ishin gjithsej, që mendimi i tij të mos dëpërtojë te lexuesit, etj,;
Por, më tragjikja ishte kur e luajti rolin e piromanit në vetë Shqipërinë londineze, në vitin 1997, urdhërat, që nuk u zbatuan, për bombardimin e jugut të vendit, për t’i plotësuar apetitet greke, që do ta kurorëzojë me nënshkrimin e kufirit detar me Greqinë, që ia fali asaj bregdetin;
Në shërbim të Serbisë, u mundua edhe ta rrëzojë pushtetin e Shqipërisë, në vitin 1998, kur në Kosovë bëhej luftë për jetë a vdekje dhe kur dy kryekurvat kriheshin.
Nuk është rastësi pse Lulzim Basha u ngrit shumë shpejtë në karrierë pushtetare, pa e njohur askush, madje, do ta zë edhe vendin e Berishës në parti, sepse, ai, Luli, erdhi në Prishtinë si “ekspert gjyqësor” dhe aty njihej vetëm nga UNMIK-u, për pesë vjet dhe sot shqiptarët merren me Karla Del Ponten dhe Dik Martin, dhe askush nuk hulumton se çfarë bëri ai Luli, për të qenë Luli i tendave sot, në shërbim të mekanizmit që vepron. Nuk është as e rastit, se Argita Malltezi, bija e Salos, të punojë në rirregullimn e Veriut të Kosovës dhe e jetëson projektin e gjenerait francez, me sygjerime serbe, për vijën kufitare te Ura e Ibrit, që, ne, edhe sot përballemi me atë project antishqiptar, të cilën e tumir Edita Tahiri, madje, insiston të na bind për të drejtën e veprimit të saj, në plan kombëtar. Rasti i murit dhe trenit, bëri që Salihu, për ta fshehur punën e vet dhe të së bijës, të dalë me deklarata madhështore, por, në anën tjetër, kërkon luftë kundërkombëtare, në kuvend e rrugë. Luli dhe Argita do të njihen gjatë punëve në terren, dhe ky mision i kryer me përkushtim “profesional” do t’u mundësojë të krijojnë miqësi, të cilën Luli do ta kurorëzojë me karrierë pushtetare dhe sugjerimet e miqve të Sali Berishës, nga Serbia dhe vendet e tjera, bëjnë që Luli ta fillojë karrierën politike dhe ta zëvendësojë Berishën në parti. Me këtë ka qenë dashtë të merret partia dhe sot duhet t’i parashtrojë pyetje vetes, nga erdhi, pse erdhi dhe a duhet ta dëgjojmë këtë dhe t’i shkojnë prapa për ta përflakur e shkatërruar (si në ’97) edhe një herë Shqipërinë londineze, dhe, për kë duhet bërë këtë?!!!
Luli, si duket, ka qenë në rrjedhë të ngjarjeve në Maqedoni dhe e filloi lojën e marrjes së kalasë, për t’i dhënë shtytje Kryetarit të Maqedonisë, për ta nëpërkëmbur dinjitetin thelbësor të kombit, gjuhën. Luli, nuk kishte llogaritur se do të zgjasë kaq shumë kjo lojë në tendë dhe nuk ishte e rastit, që, para disa dite, e thirri popullin për luftë, për t’i lënë hapësirë sllavomaqedonëve që t’i përbuzin edhe më shqiptarët, nga të gjitha këndet
Franca, në anën tjetër, mban peng Ramushin, sepse, e kam thënë edhe më herët, ajo e ka njohur formalisht Kosovën dhe mentor për shqiptarët ka gjeneralët e saj dhe ata serbë. Franca, një pjesë të borxhit ia ka kthyer Serbisë, kur e vendosi kufirin te Ura e Ibrit, për shkak të rreshtimit në NATO, por, duhet shkuar deri në fund, se i ka mbetur pa shpaguar edhe hakmarrja për Esat Pashë Toptanin, të cilit Serbia ia ngriti lapidarian (si Sali Berisha në Tiranë), si burri më i madh i Kombit shqiptar dhe kushdo që e lufton këtë idol serb, duhet ndëshkuar. UÇK-ja e luftoi, madje, e varrosi edhe më thellë dhe vajtuesit, “shqiptarë” e serbë, kërkojnë hakmarrje dhe terreni më i përshtatshëm për këtë është Franca, e cila krijoi “kombin” serb e grek dhe kushdo që ngre kokën kundër këtyre kreaturave, dënohet.
Shkollën e Sali Berishës e kanë mësuar mirë edhe institucionalistët e Kosovës. Gjithë potencialin “profesional” e “kompetent”, gjithë potencialin “njerëzor”, gjithë potencialin “mendor”, gjithë potencialin policor, gjithë potencialin “gjyqësor” e “prokurorial”, gjithë potencialin ekonomik, i kanë vu në shërbim të faljes së tokave tona, sepse, ne kemi shumë dhe duhet për ta falur edhe këtë pak tokë të shenjtë që e kemi, që të kemi “fqinjësi të mire”! Madje, duhet t’i falim edhe kriminelët, në kohën kur maltretohet familja Haradinaj, sepse, Brukseli po e kërkon këtë, ndërsa, kurrë nuk pyetën shqiptarët, se a duhet dikush t’u kërkojë falje për të gjitha krimet e kryera nëpër shekuj, të shaktuara nga thundrakët karpatianë, dhe, jo vetëm këtë duhet kërkuar, por, duhet kërkuar edhe atë që na takon, si shembull e kemi Ulqinin, i cili ka tri vjet që ka qenë dashtë t’i kthehet Shqipërisë londineze, sipas marrëveshjes së Londrës, pastaj, tokat shqiptare në Luginë, etj.
Gjithë zhurma “institucionale” e “institucionalistëve”, që u bë për rastin e Ramushit në Francë, gjithë zhurma “institucionale” që po bëhet për rastin e shqiptarëve në Maqedoni, është farsë e llojit të vet, se, ata që nëpërkëmbin dinjitetin njerëzor, gjuhën, flamurin, nuk kanë të drejtë morale ta ngrenë zërin, sepse, edhe francezët e sllavomaqedonët e dinë çka do të thotë ky zë, prandaj, edhe e luajnë lojën e fituesit, siç ishte rasti me enciklopedinë.
Po të ishin të dinjitetshëm, me siguri, për çështjet madhore kombëtare, do ta krijonin një platfomë të përbashkët kombëtare, e, jo të luhet me paratë e taksapaguesve, për të shkruar për rilindjen “kombëtare” të Kosovës, e, për enciklopedinë prej dardanëve e deri në ditët e sotme, duke e veçuar atë nga tërësia kombëtare. Ja, këta i kemi në ballë të “shkruarjes” së historisë, këta i kemi në ballë, ata që mundohen ta frikësojnë popullin nga tenda e gjer në shenjëzimin e kufirit me malazezët, aty ku dëshirojnë miqtë tanë, për tokat tona, ja këta i kemi në ballë, për ta ndarë kombin në dysh, e, ndoshta, nesër-pasnesër, edhe në më shumë pjesë, sepse, “histrorianët” e ASHAK nuk po duan për t’u përballur me realitetin në gjithë hapësirën kombëtare, madje, edhe me shqiptarët që u takojnë ish republikave Jugosllave, edhe pse ata ishin në ballë të luftës me të tjerët, ku u burgosën, u vranë e u plagosën, duke mbrojtur flamurin kombëtar, do të thotë, tokat shqiptare.
Kjo është shkolla e Sali Berishës, i cili e nxori nga loja ASHASH, sepse, dikur, ajo e kishte bërë një platformë të veprimit kombëtar, në rast lufte me Jugosllavinë, dhe, borizani i tij, nga tenda në sheshin Dëshmorët e Kombit, e, këta të “institucioneve të Kosovës” bëjnë thirrje për luftë kundër atyre që luftojnë politikën shkatërrimtare kombëtare, e, jo të lejohet bëria e platformës për veprim kombëtar.
Prishtinë, më 03. 3. 2017