PIKAT E NXEHTA QË PO I MBAN GJALLË KFOR-i, UNMIK-u DHE EULEX-i
23/08/2011 07:11
PIKAT E NXEHTA QË PO I MBAN GJALLË KFOR-i, UNMIK-u DHE EULEX-i
Shkruan: Tafil DURAKU
Prej 25 korrikut 2011, po bëhen më tepër se një muaj që eskaloi situata në Veriun e thellë të Shqipërisë, skandalozisht e quajtur “Republika e Kosovës” dhe vazhdon të jetë e acaruar skajshmërisht. Atje, serbët rebelë, kriminelë dhe fashistë luftuan kundër policisë dhe njësive speciale të Policisë së një shteti tjetër, përkatësisht, “shtetit të Republikës së Kosovës” që e kontrollojnë vetë, përmes KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it, me organet paralele që kanë në Veriun e Kosovës së pushtuar shqiptare, duke e vrarë një dhe duke plagosur disa policë të tjerë. Situata atje, plot një muaj e tepër vazhdon të jetë e tensionuar dhe atë e mbajnë të tensionuar Beogradi dhe Moska, me politikat e tyre antishqiptare. U dogjën pikat 1 dhe 31, rrugët atje vazhdojnë të jenë të bllokuara e të barrikaduara. Kontrabanda vazhdon pa pengesa… Me sjellje të tilla antishqiptare, serbo-rusët tregojnë hapur se nuk janë të interesuar të jetojnë në “Republikën e Kosovës”, të “hapur (lexo: çaraveshur) si ndaj Serbisë, si ndaj Shqipërisë”, si qytetarë të barabartë me shqiptarët autoktonë. Ata, thjesht, janë të interesuar t’i ricopëtojnë trojet autoktone shqiptare për të satën herë dhe t’i mbajnë ato të pushtuara (për koloni), siç e mbajnë Nishin, Toplicën, Sanxhakun dhe trojet e tjera etnike shqiptare në Veriun e thellë danubian të Shqipërisë.
Këtu e jo vetëm me këtë rast u pa qartë edhe një herë anësia antishqiptare e KFOR-it, UNMIK-ut, dhe EULEX-it karshi shqiptarëve dhe karshi Kosovës së pushtuar shqiptare. Ç‘po ndodhë në pikat 1 dhe 31, në Veriun e Vendit?... Kush po i mban të nxehta ato dy pika dhe kush po qet dru në to, për ta mbajtur gjallë zjarrin e sponsoruar antishqiptar të Serbisë pushtuese e gjakatare? A mbeten ato dhe Serbia ende një gacë e mbuluar antishqiptare në rajonin e trazuar të Mesdheut? Një gacë e mbuluar nga ana e një pjese të papërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme të KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it antishqiptar?... Si mund të ndodhë që KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i t’i lejojnë një pakice kriminale serbe që nuk e kalon as 3% në Kosovën e pushtuar shqiptare, të djegë pikat kufitare të “Republikës së Kosovës”, madje, edhe në prani të forcave të NATO-s?!... A janë duke vepruar këto forca paqeruajtëse e rendmbajtëse konform kompetencave të tyre që kanë marrë nga KS i OKB-së dhe pse KS i OKB-së nuk ndërhyn kur ato heshtin ose kur veprojnë në kurriz të shqiptarëve autoktonë, të cilët luftën e tyre e bënë për të dalë njëherë e përgjithmonë nga zgjedha pushtuese serbomadhe e rusomadhe? Mos kanë ardhur KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i që t’i ruajnë serbët kur ia vënë zjarrin një “shteti” tjetër që quhet “Kosovë” dhe qytetarëve (lexo: qyqarëve) të saj që quhen “kosovarë e kosovaristë”, që mund t’iu dhishë edhe në gojë (të më falin lexuesit) e nuk livrisin fare mësa livritin çakallo-topallët paramesjetarë të shpellave fazlliço-tropojane?!...
Ndërkombëtarët e ardhur në Kosovën e pushtuar shqiptare, të autorizuar nga KS i OKB-së, duhet ta kenë të qartë dhe duhet ta dinë grurë të kuq se nuk kanë ardhur këtu që t’i ruajnë serbët, të cilët po e djegin pasurinë e shqiptarëve të Kosovës shqiptare. Duhet ta dinë se nuk kanë ardhur këtu që t’i shikojnë duke bërë sehir serbët tek vrasin qytetarët shqiptarë, siç ndodhi në 2004, siç ndodhi në Çagllavicë, siç ndodhi më 26 korrik 2011, në Mitrovicë, ku u va një polic shqiptar dhe disa të tjerë u plagosën. Nuk janë KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i këtu që t’i ruajnë serbët kah themelojnë dofarë “Shtabe krizash”, të cilët në esencën e tyre janë shtabe të organizuara kriminale e luftënxitëse, dofarë “Shtabe lufte”, që (tele)dirigjohen nga Beogradi dhe Moska… Individë të caktuar e të njohur të atyre shtabeve të “krizave” vazhdimisht janë në ballë të barrikadëvënësve dhe të kontrabanduesve të organizuar civilë, të cilët sulmojnë e djegin gjithçka që u shkon ndoresh dhe UNMIK-u, KFOR-i e EULEX-i bëjnë sehir para tyre, duke mos e ndërmarrë asnjë veprim ligjor e njerëzor, gjë që nënkupton anësinë e tyre proserbe…
Në këtë vazhdë, Këshilli i Sigurimit (KS) i OKB duhet ta dijë dhe ta ketë të qartë përfundimisht se Kosova dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi e gjetkë (Çamëria në Greqi) janë krahina të pushtuara shqiptare dhe ai nuk duhet t’i dëgjojë aspak “ankesat” e Serbisë pushtuese, fashiste e gjakatare (e, po ashtu, edhe të Greqisë së njëjtë antishqiptare) për mbrojtjen e popullatës luftënxitëse serbe, të cilën e udhëheqin dofarë “Shtabe krizash”, që, në esencën e tyre janë vetëm “Shtabe lufte” dhe gjithmonë sponsorohen e menaxhohen nga politikat antishqiptare e antinjerëzore të Moskës, Athinës e Beogradit që thërret Takime e Mbledhje të KS të OKB-së sa herë t’i teket për ta mashtruar e vënë në lajthitje KS të OKB-së dhe BE-në, për kinse të drejtat e saj në tokë të huaj, përkatësisht, në tokën shqiptare denbabaden, hap që e hedhë në çdo kohë për të fituar kohë dhe hapësirë vepruese e manipuluese me shtetet e tjera antishqiptare dhe AntiShqipëri.
Sido që të jetë zhvilluar e të zhvillohet situata atje, përgjegjësia u mbetët serbëve kriminelë e fashistë lokalë dhe të ashtuquajturit “Shtab i krizës”, të cilët dirigjohen nga Beogradi, qëndrimet dhe deklaratat zyrtare të të cilit janë antishqiptare, sepse, me to provohet të mbahet e pushtuar kjo pjesë etnike e Shqipërisë, Kosova shqiptare (e cila ishte koloni e Serbisë e Jugosllavisë deri më 14 qershor 1999), siç mbahen të pushtuara Nishi, Toplica, … deri në lumin Danub. Prandaj, UNMIK-u, KFOR-i dhe EULEX-i nuk duhet të rrinë duarkryq këtu, karshi kriminelëve civilë serbë dhe shtabeve të tyre të “krizave”, duke parë e vrojtuar ata tek djegin pasurinë e shqiptarëve dhe pronat e tyre e pasuritë kombëtare… Madje, serbëve u lejohet që t’i fajësojnë shqiptarët për fajet që nuk u takojnë shqiptarëve, por, palës tjetër luftënxitëse, gjenocidiste dhe etnocidiste, strukturave policore, militare e paramilitare civile serbe, të cilat i kanë bërë çerdhet e tyre për dymbëdhjetë vjetë rresht në Veriun shqiptar të Kosovës së pushtuar shqiptare dhe atë të “Shtabit të krizës” në Veri…
Dhe, që të tre organizmat e përmendur ndërkombëtarë, të KS të OKB-së dhe të BE-së, KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i, duhet t’i shuajnë ato pika të nxehta, që po i mbajnë gjallë, sepse, duhet ta dinë dhe ta kenë të qartë se edhe shqiptarëve autoktonë një ditë mund t’u soset durimi, siç iu sos më 1997. Politikat e Beogradit për Veriun e Shqipërisë, konkretisht, për Veriun e Mitrovicës, janë njësoj me politikat antishqiptare të Kasapit të Evropës, Millosheviçit, i cili u gjykua për krime lufte në Hagë. Dhe, ato organizma ndërkombëtare në Kosovë, si dhe KS i OKB-së, duhet ta kuptojnë se në Mitrovicë dhe gjetkë në enklavat serbe në Kosovën e pushtuar shqiptare po ngrenë kokë elementët kriminalo-fashistë e gjenocidistë serbomëdhenj dhe shtabet e tyre luftënxitëse. Prandaj, heshtja e KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it, si dhe mosreagimi i tyre ndaj serbëve kriminelë, janë dëshmia më e mirë se këta tre organizma ndërkombëtarë në Kosovë po i mbajnë gjallë pikat e nxehta antishqiptare në Veriun e thellë të Shqipërisë – SHQIPËRI…
Deri kur kështu e me këto kute antishqiptare, KFOR, UNMIK, EULEX, në Veriun e Mitrovicës shqiptare?!...
Burojë, më23 guasht 2011