PËRRALLËTARËT E NJË DEBATI
27/04/2011 06:43
Analizë&Opinion
PËRRALLËTARËT E NJË DEBATI
Shrkuan: Tafil DURAKU
Në emisionin e RTK-së, Aktualitet, me temën bosht, sa s’ka më të prapët, “Kosova dhe Shqipëria”, dhënë më dt. 24 prill 2011, prej orës 22:00 – 23:40, u pa një debat shterp, si nga udhëheqësi i emisionit e nga “publicistët” e njohur të së shkuarës “shqiptare” në ish-Jugosllavi, z. Migjen Kelmendi, Enver Robelli dhe Baton Haxhiu, në një anë, si dhe z. Rexhep Selimi, anëtar i SHP të UÇK-së, në anën tjetër.
Në atë debat, për temën që ishte caktuar, nga udhëheqësi i emisionit, u fol mëse paku. Tema, si temë, do duhej formuluar, shtruar, menaxhuar e debatuar ndryshe, sepse, parë realisht e shqip, copëtimi i Shqipërisë dhe i tërësisë territoriale të saj po bëhet nga (k)”analistë” dhe “gazetarë” të papërgjegjshëm të TV-ve “tona” publike e private, mbështetës të politikave “patrirotike” e “shqiptare”. Tema, sipas mendimit tim, do duhej të ishte formuluar kësisoji: Shqipëria dhe krahinat e saj të pushtuara, Shqipëria dhe ricopëtimi i saj modern, Shqipëria dhe bashkimi i krahinave të saj të pushtuara nga fqinjët, Shqipëria, pas luftës së saj për ribashkim, etj.
Problemi dhe shqetësimi i z. Enver Robelli ishte se “nuk mund të fitojë vetëm njëra palë”, por, prapë, duhet të fitojë pala “humbëse”, se, “këtu bëhet fjalë për territor”… dhe një pjesë e tërritorit shqiptar, sipas tij, duhej dhuruar Serbisë pushtuese e gjakatare, thuase, Serbia mban pak toka të pushtuara shqiptare, deri te Molla e Kuqe, pra, Deri në lumin Danub!... Nga ato toka të pushtuara shqiptare Serbia e ka bërë spastrimin e elementit etnik shqiptar, si dhe asimilimin e tjetërsimin e tij… Dhe, z. Enver Robelli, do t’i japë sërish tokë shqiptare asaj!... Qesharake, ë!?!... Jo, pardon, “patriotike” e “shqiptare”!...
Ndërkaq, z. Migjen Kelmendi, kishte problem sesi ta bënte babanë e tij, Ramizin, “të dënuar me grupin e Marie Shllakut”(!), “patriot”, pra, pa treguar saktë e qartë se kush ishte ai që e kishte qitur në kurth Grupin e Marie Shllakut(!)?!... Madje, atij sojesorollapi i dukej përrallë lufta për bashkimin e shqiptarëve në Shqipërinë e tyre SHQIPËRI.
Të gjitha përrallat i panë të gjithë teleshikuesit e RTK, me sytë e vet dhe e vërtetuan se cili ishte preokupimi i (k)”analistëve” të tipit Kelmendi, Robelli, Haxhiu, ndërsa, shihej qartë se z. Rexhep Selimi, ishte i “papërgatitur” për një debat të tillë përrallash të shakaxhinjve të “Pavarësisë së Kosovës”!…
Pyetja që duhet shtruar pa frikë, është: A e drejtojnë, sot, Shqipërinë dhe popullin shqiptar, shqiptarët?!” E, përgjigjja më e mirë në këtë pyetje, është: Shqipërinë dhe shqiptarët, fatkeqësisht, edhe në shekullin 21 po i drejtojnë “shqiptarët”, “patriotët” e të gjitha kohëve “shqiptare”, bashkërisht!?!... (!)…
Nga sa pamë e dëgjuam, dhe, nga sa shohim e dëgjojmë nga mediat “tona”, Kosova është i vetmi vend në botë, si tokë e trepushtuar shqiptare që është, ku, shëndet e të mira, madje, publikisht, u dëshirohet tradhtarëve dhe u urohet që të jetojnë edhe 120 e 150 vjetë(!)… Po, a nuk e tregoi hapur debati i përrallëtarëve se kush dhe cili e denigroi luftën e lavdishme të UÇK-së në këto përmasa, madje, duke e ekzekutuar atë në çdo hap, ose, hap pas hapi, tash e dy dekada!?!...
Por, ajo që do pyesim për fund të këtij opinioni, është çështja se a e kanë kuptuar ende “udhëheqësit” dhe “prijësit” e UÇK-së se ku e kanë çuar dhe ku po e çojnë atë luftë të lavdishme shqiptare përrallëtarët e “Pavarësisë së Kosovës”, me debatet e tyre përralla, duke e përrallisur një popull të tërë?!... Duket se jo!...
Burojë, më 27 prill 2011