PËRRALLAXHINJTË SERIKË
01/05/2011 08:00
Analizë&Opinion
PËRRALLAXHINJTË SERIKË
Shkruan: Tafil DURAKU
Në “Republikën e Pavarur të Kosovës”, për ta mjegulluar e bërë tymnajë të vërtetë këtë krahinë shqiptare, për të mos parë e kuptuar asgjë qytetarët e Vendit, po bëhen “debate”, të cilat jo vetëm se po organizohen nga (k)”analistë” e “gazetarë” përrallaxhinjë, serikë, por, në të shumtën e rasteve, të ftuarit e atyre debateve janë disa përrallaxhinjë të tjerë serikë, udbasho-kosistë, të cilët, lëre që nuk dinë gjë prej gjëje, por, vërehet se nuk kanë asnjë kulturë debati as njohurishë për temat që paracaktohen për të sulmuar publikisht dikë a diçka, dhe, po t’i krahasosh shumicën nga ta edhe me kafshët që ecin në katër këmbë, do i fyeje ato kafshë me të cilat i krahason.
Madje, qytetarët, torturohen nga debate bezdisëse, të cilat çojnë ujë vetëm në mullinj të armiqve të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë – SHQIPËRI. Na është shumë e njohur maksima romake “Përçaj dhe sundo”! Po, kë duan ta përçajnë këta përrallaxhinjë serikë, se!?!... Në këtë vazhdë negative, më datën 28 prill 2011, pamë dy debate të tilla, njërin në RTK, prej orës 15:25 – 16:30’, udhëhequr nga njëfarë gazetari, i thënçin, Ridvan Berisha, me mysafirët e ftuar, z. Bekim Haxhiu, z. Ibrahim Makolli; z. Burim Ramadani dhe z. Hysen Durmishi. E, po ashtu, në KLAN – Kosova, në Zona e Debatit, udhëhequr nga (k)”analisti” i “ynë” i njohur, z. Baton Haxhiu, qenë të ftuar z. Bekim Haxhiu, njëfarë Florin Krasniqi, njëfarë Burim Ramadani dhe njëfarë Berat Buzhala, he, mozomokeq.
Temë bosht e atyre “debateve” ishte “Hetmi i veprimtarisë së SHIK-ut”?! Po, a e shtroi ndokush pyetjen pse bëhen dhe pse organizohen debate të tilla, selektive, nga nisma qëllimkëqija të përrallaxhinjve serikë të “Pavarësisë së Kosovës”!?!… Dhe, një temë e tillë, aq e ndjeshme, është dashur të organizohet me temë tjetër: Pse të hetohet SHIK-u dhe pse të mos hetohen të gjitha shërbimet e tjera informative, antishqiptare, sidomos, ato të dala nga UDB-a jugosllave, që janë “shkrirë” në të dhe në shërbime tjera “shqiptare”, kudo, ku jetojnë shqiptarët, në vatrat e tyre GjeoAutoktone, GjeoFizike dhe GjeoEtnike?!...
Nga ato debate, u panë publikisht edhe shumë “të njohura” të tjera, madje, u kuptua se kishin qenë 5 shërbime informative, “pariotike” e “kombëtare”, që u ditkan, katër prej të cilave kishin qenë kundër njërit, kundër të cilit janë edhe sot, e, ai Shërbim Informativ Kombëtar (SHIK), i vetmi, ka qenë në krah të luftës së lavdishme të UÇK-së. Kjo që po ndodhë tash, për ta helmuar opinionin publik shqiptar, nuk është e rastësishme…
Nga ato debate, po shihet qartë se ata “patriotë shqiptarë” që kanë qenë puthadorë të shkieve, janë shndërruar, sipas automatizimit të puthadorësisë, në puthadorë të të gjithë pushtuesve ndërkombëtarë në tokat e copëtuara shqiptare. Ndërkaq, një situatë e tillë, e njëanshmërisë “politiko-patriotike”, e hetimit të vetëm një shërbimi informativ prej shërbimeve informative partiake, në Prishtinën “shqiptare” të putino-medvedevëve, saktësisht, po i qet në dritë ato shërbime “patriotike” e “kombëtare”(!)…
Dhe, ajo që të bën të dyshosh thellë e më thellë dhe fort e më fort në shqiptarizmën e atyre shërbimeve informative, “patriotike” e “kombëtare”, është gjendja e sotme, 12 vjetë pas luftës për bashkim kombëtar, e shqiptarëve dhe e shtetit shqiptar. Së këndejmi, del se, vetëm në Kosovën e trepushtuar shqiptare, paskan qenë pesë shërbime informative (që u ditkan), katër prej të cilave paskan qenë kundër UÇK-së dhe kundër luftës për bërien e Shqipërisë – SHQIPËRI. Atëherë, pse organizohen debate e tryeza kundër SHIK-ut dhe kundër luftës së lavdishme të UÇK-së, ose, të qëllimta, për t’i kompromituar ato?!...
Ajo që është për të dyshuar edhe më shumë e më thellë në sinqeritetin e atyre shërbimeve “patriotike shqiptare”, është fakti se dikush vika për të vepruar në Kosovë me leje të FBI-së amerikane, por, që, këtu, duhet parë thellë se mos është ndonjë lidhje e UDB-së me FBI, për t’i kthyer patriotët e vet në Kosovën e trepushtuar shqiptare, me ndihmën e miqve tanë amerikanë!?!... Kjo të jep të dyshosh se mos ka qasje serioze UDB-a edhe në FBI!?!... Apo, shqiptarët, nuk duhet të mendojnë e të dyshojnë në shërbimet e “tyre” informative dhe kundërinformative, si dhe në shërbimet e tyre “mike”?!...
Po, si do përbaltej lufta e lavdishme e UÇK-së dhe veteranët e saj, po të mos kishin depërtuar “patriotët” ‘shqiptaro’-titistë në radhët e SHIK-ut (Shërbimit Informativ Kombëtar)… Kush dhe cili e solli këtë gjendje antishqiptare dhe antiShqipëri?!... Madje, kush dhe cili po e ujit e po e mirëmban?!...
Po, UDB-ashët, KOS-istët dhe këlyshët e tyre (“shqiptaro”-titistët), nëpër cilat shërbime “patriotike” e “kombëtare” u shpërndanë dhe me ç‘qëllime po i keqinformojnë dhe keqorientojnë edhe shërbimet më kombëtare të shqiptarëve dhe të Shqipërisë – SHQIPËRI!?!...
Nga sa po shihet publikisht, qëllimi i debateve të tilla është për ta përçarë e për të mbjellur huti e mjegull në radhët e popullit shqiptar dhe në radhët e intelegjencës së tij atdhetare e atdhebërëse.
Po, pse bëhej dhe pse bëhet me gisht selektiv vetëm në kurriz të SHIK-ut dhe në kurriz të njerëzve të tij, madje, publikisht?!... Për t’u thënë secili grupeve të veta deleguese, se, “A e pave çka i bëra, qysh ia bëra e si i thashë?!”… Dhe, “nuk guxoi të më kundërvihej(!)”…
Krejt çka dëgjuam në ato debate qenë vetëm përralla përrallaxhinjësh serikë, në kurriz të SHIK-ut dhe në kurriz të luftës së lavdishme të UÇK-së . Dhe, pyetja që duhet shtruar këtu, është: Cilët janë ata që akuzojnë dikë që nuk duhet akuzuar, se, kinse, punëtorët e SHIK-ut, gati të gjithë janë deputetë?!... Çudi!... Si i shohin ata punëtorët e SHIK-ut që janë deputetë, e, në anën tjetër, nuk i shohin UDB-ashët dhe KOS-istët e Rankoviçit, Titos, Milosheviçit e Stanishiçit… që janë me mandate të përjetshme të deputetit dhe deputetë të përjetshëm të Kuvendit të “Republikës së Kosovës”, e, madje, edhe në krye të të gjitha mediave të shkruara dhe pamore “shqiptare”, alias, “kosovare”!?!... Kjo, vërtetë, është tepër e çuditshme. Skandaloze. Antishqiptare.
Sipas atyre debateve, i bie, shkurt e shqip, se, UDB-a dhe KOS-i jugosllav, “shqiptaro”-titist, edhe pas dymbëdhjetë vjetësh të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe të SHIK-ut (Shërbimit Informativ Kombëtar) të saj, t’i vë në bankën e të akuzuarve të gjithë punonjësit e SHIK-ut dhe të luftës shqiptare të UÇK-së, edhe përmes mediave “tona” të shkruara e pamore, publike e private.
Si është e mundur të jetë aq i pacipë njerëzore “njeriu” që del jashtë çështjes për të cilën flitet, krejt jashtë temës, dhe pyet tjetrin, me qëllim denigrimi: “kur e ke marrë rrogën ti, a u ke treguar fëmijëve të tu kush ta ka dhanë?!”… dhe gomarllëqe të tjera… Po, ai që pyet asisoji, ne, do e pyesim, ku e ka marrë gjithë atë pasuri dhe a u ka treguar fëmijëve të tij se kush ia ka dhënë, apo, edhe ata të tjerët që e kanë marrë dhe kanë bërë pasuri përrallore duke punuar në UDB dhe KOS e për to, të zhytur deri në çmendi në punët antishqiptare dhe antiSHQIPËRI, edhe në ditët tona, në ditët që po i jetojmë edhe sot, kështu, siç po i jetojmë.
Hetuesit e qarqeve të dyshimta, për të mos thënë të UDB-së, donin ta hetonin UÇK-në edhe në ato debate, ku partizoheshin dhe personalizoheshin gjërat skajshmërisht. Ndërkaq, fajet për dalje nga tema ishin të udhëheqësve të emisioneve, të cilët edhe mund t’i organizojnë ato debate me leje të qarqeve të njohura “shqiptare”.
Shumë debate të derisotme, e kanë zbardhur plotësisht qëllimin fillestar dhe final të shakaxhinjve të “Pavarësisë së Kosovës”, dhe, tash, të përrallaxhinjve serikë të atyre shakaxhinjve “shqiptaro”-titistë dhe të këlyushëve të tyre tinëzarë, ku, qëllim final i tyre ka qenë, është dhe mbetët që të fusin armiqësi mes popullit dhe bijve e bijave më të mira të tij, që populli shqiptar t’ua kthejë shpinën atyre që nuk kursyen asgjë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe për Shqipërinë – SHQIPËRI. Madje, detyrat e atyre përrallaxhinjve serikë po shihen për dritë dielli, sepse, ata, edhe për dritë dielli po ecin me fenerët e tyre “shqiptaro”-titistë dhe po veprojnë sipas parimeve antishqiptare të Titos, “shqiptaro”-titistët me suhari, si në të shkuarën jo fort të largët, po përpiqen që të shuajnë gjithçka shqiptare, çdo traditë, doke, zakone, kulturë… që shqiptarët i dallon për të mirë prej popujve të tjerë të rruzullimit.
Kjo temë do hapësirë tjetër për t’u përimtuar në tërësinë e saj vertikale dhe horizontale, në tërësinë e saj “patriotike” e “kombëtare”, kudo, në relacionet ku veprojnë e punojnë “shqiptarët” e të gjitha kohëve “patriotike”, bashkërisht. Por, sido që të jetë, mjafton se po (vetë)dalin në dritë të plotë përrallaxhinjtë serikë të “Republikës së Kosovës”, të “Pavarësisë së Kosovës”, të “Kombit Kosovar”, të “Flamurit Kosovar”, të “Himnit Kosovar”(!), të “shërbimeve informative dhe kundërinformative kosovare”, etj., etj., të cilat, në esencën e tyre sllavokomuniste, janë plotësisht antishqiptare dhe antiSHQIPËRI…
Burojë, më 30 prill 2011