PD-ja DHE LSI-ja MUND TË KRIJOJNË DHE CELULA TERRORISTE!
22/03/2019 18:46
POEZI
Arben DUKA
PD-ja DHE LSI-ja MUND TË KRIJOJNË
DHE CELULA TERRORISTE!
Tritoli që u vu tani,
nuk është për të parën herë,
gjithnjë kjo opozitë e ndyrë,
shtylla tensioni hedh në erë!.
Juve mendoni se unë dua,
t’ju vendos maskën e Gogolit,
po ju e dini tok me mua,
PD-ë është partia e tritolit!.
Kjo opozitë do luftojë fort,
të bëjë destabilizim,
ndaj dhe tritolin në atë shtyllë,
dhe mund ta quajmë një fillim!.
Së fundi dhe mund të kenë ardhur,
dhe luftëtarë nga të ISISIT,
edhe në rrugën kriminale,
i janë bashkuar atij PISIT!.
Sot opozita ka kuptuar,
ka mbetur thjesht me gisht né gojë,
dhe me tritole ka menduar,
ekonominë të paralizojë!.
Zbulimi është detyrë e SHISH-it,
dhe policisë kriminale,
po duhet shtuar siguria,
tani dhe në hidrocentrale!.
Andej një mëndje kriminale,
mund të mendojë gjithë të ligat,
dhe nuk e ka fare problem,
të hedhë në erë edhe digat!
S’na duhet stabiliteti,
thotë gjithandej mortja Lulash,
ndaj né destabilizim,
tregoj me gisht këtë lyrash!.
Për atë dhe partinë e tij,
jeta e njerëzve s’ka hiç vlerë,
ndaj vranë njerëz pa problem,
dhe një Gërdec hodhën në erë!.
Si mund të ketë demokraci,
nëse nuk ka stabilitet,
të gjitha postet shtetërore,
për mua s’vlejnë sa një jetë!.
Ju ftoj té ktheni kokën mbrapa,
mendoni pak ç’kanë bërë këta,
janë nga koka gjer në këmbë,
zhytur në krime të mëdha!
Unë s’nxis njeri në këtë vend,
të shkojë me vrap pas socialistëve,
po nëse ende s’zutë mënd,
mbajuni iso terroristéve!.
Më thoni ju-jemi për dreq,
kur shpresa dhe besimi humb,
po prit-se ka keq e mé keq,
e keqja kurrë nuk ka fund!.
Më tek e mira s’kanë kthim,
LSI dhe P.Demokratike,
dhe mundet që në dëshpërim,
të ketë dhe vrasje politike!
DITA