PANAIRI I LIBRIT "PRISHTINA 2010" - PANAIR QË S'I DUHET ASKUJT !

09/06/2010 07:21

 

PANAIRI I LIBRIT “PRISHTINA 2010” - PANAIR QË S’I DUHET ASKUJT !

 

Nga Tafil DURAKU

 

Tash e njëmbëdhjetë vjetë të plota të pasluftës së lavdishme të UÇK-së, forca të njohura “patriotike”, “kombëtare” e “shqiptare”, për fat të keq, organizojnë panaire libri, dhe, për çudi, në krye të atyre panaireve që s’i duhen askujt, i kanë vënë, vazhdimnisht, plaçkitësit zyrtarë të botuesit të vetëm të Kosovës së pushtuar shqiptare, ata të ish-Edicionit “Rilindja”, të cilit botues, tash e mbi katër vjetë të plota, ia kanë vënë dryrin kundërligjshmërisht, dhe, po ashtu, kundërligjshmërisht, i kanë ndërprerë pagat e punonjësve shumëvjeçarë të tij, dhe, atë, thënë mëse urti, mbi bazën e përkatësisë patriotike jugosllave e “shqiptaro”-titiste.

Është absurd dhe plotësisht e papranueshme që e vetëquajtura Ministria e Kulturës, që ka marrë mbi vete organizimin e asaj veprimtarie të nevojshme e të domosdoshme kulturore, tash e njëmbëdhjetë vjetë të plota abuzon me të dhe me fondet e dedikuara asaj, ku, fatkeqësisht, nuk është bërë asnjë ndryshim përmbajtësor, vetëm se janë ndërruar plaçkitësit në krye të organizimit të atij panairi, i cili, fatkeqësisht, tash e dymbëdhjetë herë radhazi, po shërben për ta plaçkitur në mënyrë sistematike e të organizuar buxhetin e “Republikës së Kosovës” dhe tagrapagesat e qytetarëve shqiptarë, mbi bazën e sherrit dhe hileve të njohura e të panjohura “shqiptaro”-titiste.

Për skandalozitetet e njëpasnjëshme të atij panairi të librit kemi shkruar dhe e kemi tërhequr vërejtjen gati për çdo vit, por, ç‘e do kur vërejtjet tona kanë hasur në vesh të shurdhër, dhe, shihen, prej majave “patriotike” e “shqiptaro”-titiste, po ashtu, me sy të mbyllur e me syqorrë, madje, duke u përtallur çdo nismë që do e freskonte atë dhe mirëvajtjen e mbarëvajtjen e tij. Panairi i Librit, fatkeqësisht, është tërësisht i politizuar, i privatizuar dhe vazhdon të organizohet nga banadat e organizuara e të njohura “shqiptaro”-titiste, ose, këlyshë të atyre bandave “patriotike”, të cilat kanë të vetmin qëllim: moszbritjen e tyre prej një pushteti të premtuar “kulturor” e antishqiptar.

Nga sa po shihet deri më sot, në horizont, fatkeqësisht, shqiptarët nuk kanë të drejtë të merren me asgjë përmbajtësore, as me organizime të niveleve të tyre kulturore e kombëtare, dhe, as me veprimtari botuese. E themi këtë, sepse, prej pasluftës së lavdishme të UÇK-së, buxhetin e Ministrisë së Kulturës e shfrytëzojnë ish-plaçkitësit zyrtarë të Ndërmarrjes Botuese – Edicionit “Rilindja” dhe veglat e veglaritë e atyre plaçkitësve zyrtarë në nivel të ndryshme ministrie e ministrash që, për fat të keq, u shërbejnë atyre qarqeve “patriotike” e “kombëtare”…

Asnjë ministër dhe asnjë zyrtar i asaj ministrie skandaloze, deri më sot, edhe pse u janë ndërprerë pagat kundërligjshmërisht punonjësve shumëvjeçarë të Edicionit “Rilindja”, nuk ka dënjuar të përgjigjet në asnjë shkresë zyrtare të Edicionit “Rilindja”, dhe, aq më pak, që të marrë hapa konkretë e ta rrëzojë vendimin politik e antishqiptar të njëfarë Astrit Haraçisë&Co. Madje, ç‘është edhe më e çuditshme, është fakti tjetër, se, Ministria e “Kulturës” e ka “dorën e gjatë” dhe i detyron edhe organet gjyqësore të Kosovës “demoktartike” që të mos e rrëzojnë vendimin e saj politik dhe antishqiptar, të cilin e ka lëshuar e nënshkruar njëfarë Astrit Haraçia, për fajin e të cilit vendim “ligjor”, pa fajin e tyre absolut,punonjësit shumëvjeçarë të Edicionit “Rilindja” kanë mbetur pa të ardhurat e tyre personale, të garantuara me të gjitha ligjet vendore e ndërkombëtare, ndërkaq, mjetet që duhet t’i ndahen botuesit të vetëm shtetëror të Kosovës, Edicionit “Rilindja”, u ndahen disa botuesve privatë, të cilët, duke i pasur njerëzit e tyre “patriotikë” e farefisnorë në organet vendimmarrëse të asaj ministrie slandaloze, arrijnë ta shfrytëzojnë buxhetin për” kulturë” të saj, dhe, “Rilindja”, tash e disa vjetë radhazi nuk merr pjesë as në panairet e librit, të cilave do duhej t’u printe dhe t’i organizonte botuesi i vetëm ligjor e shtetëror i Kosovës.

Por, ndër shumë skandalozitete të Ministrisë së “Kulturës”, edhe panairi i librit “Prishtina 2010”, si vazhdimësi e të gjitha panaireve të derisotme “patriotike” e “kombëtare”, po e qet në shesh fytyrën e vërtetë jo vetëm të Ministrisë së “Kulturës”, por edhe të disa “politikanëve” që po marrin pjesë e janë bërë gisht i atyre manifestimeve “patriotike” e “kombëtare”, sikurse edhe të gjithë ministrant e derisotshëm të saj.

Panairi i Librit “Prishtina 2010”, sikurse të gjitha panairet e tjera, të derisivjetshme, është panair “politiko-patriotik” i bandave të njohura “kulturore” të ish-sisetmit të shkuar, i cili mbahet dhe organizohet për inate “patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë komunistë, jugosllavë, të cilët gëzojnë edhe deputetësi të përjetshme federative jugosllave dhe grada e pozita të njohura “shtetërore” nga ai sistem antishqiptar “vlerash”, nga sistemi antishqiptar i “institucioneve” dhe “institucionalistëve” ‘tanë’ të viteve të ’90-ta, i cili sistem e ka vendin e merituar në shportën e bërllokut historik e histerik të shqiptarëve, ku e ka vendin e vet edhe panairi i derisivjetshëm “patriotik” i tyre, prandaj, edhe si vazhdimësi e tillë, është panair që s’i duhet askujt, përpos atyre bandave të njohura që zhvasin edhe për të dymbëdhjetën herë me radhë, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, Buxhetin e konsoliduar të “Republikës së Kosovës” , si produkt i drejtpërdrejtë i tyre, prandaj, thërriten edhe në promovimin e atij panairi pa vlera të njëmendta e të duhura kombëtare.

Vlerë e vetme e atij panairi të keqpërdorur mjetesh e “prijësish”, janë botuesit shqiptarë të Shqipërisë londineze, sepse, tek ne, fatkeqësisht, asnjë botues privat, nuk i gëzon të drejtat dhe detyrimet që dalin prej ligjit, por, gëzon të “drejtat” që dalin prej hileve dhe sherreve “patriotike” të nazmirahmani-noviçit dhe të dautdemaku-çkoviçit&Co dhe bandat e organizuara, mbi baza familjare e farefisnore, të Ministrisë së “Kulturës”, për çka të gjithë duhet të shtrohen përpara përgjegjësisë morale e penale, për keqpërdorim pozitash “shtetërore” dhe abuzim ekstrem me to.

Prandaj, panairi i librit “Prishtina…”, thënë urtësisht e shqip, është një panair që s’i duhet askujt, për vetë faktin se qytetarit shqiptar i ofron edhe kundëvlera të tipit të njohur vendoro-ndërkombëtar, dhe, gjithmonë, vazhdon të jetë një organizim jodinjitoz i vlerave e traditave autoktone shqiptare.

Burojë, më 9 qershor 2010

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode