PANAIRET “NDËRKOMBËTARE” TË MËHALLAVE TË KRAHINËS
20/06/2011 20:39
PANAIRET “NDËRKOMBËTARE” TË MËHALLAVE TË KRAHINËS
Shkruan: Tafil DURAKU
Jo më shumë se një muaj mes njëri-tjetrit, sivjet u mbajtën dy panaire “ndërkombëtare” të librit, të mëhallave të Krahinës Socialiste Autonome të Prishtinës, në fillimmaj dhe në fillimqershor 2011, të cilat vërtetuan se ende nuk është tejkaluar mendësia primitive e Krahinës Socialiste Autonome të ”Kosovës Republikë”, ajo mendësia antishqiptare e shqiptaro-titistëve të kuqë e të përbetuar (pro)jugosllavë. Nga të dy panairet “ndërkomëtare” të mbajtura sivjet, të dy mëhallave “patriotike”, “historike” e “kombëtare” që e kanë privatizuar të ashtuquajturën Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të “Republikës së Pavarur të Kosovës”, tash e dymbëdhjetë vjetë të plota të pasluftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare, thënë realisht, deri më tash, nuk ka ndryshuar asgjë nga mendësia antishqiptare e shqiptaro-titistëve të kuqë jugosllavë jo vetëm në atë ministri, të cilët “zyrtarë”, në emër të Kushtetutës dhe të ligjeve, vetëm sa po i thellojnë hendeqet dhe ndasitë në mes të shqiptarëve, me metodat më specifike me të cilat i pat pajisur Titoja antishqiptar.
Në të dy panairet e sivjetme, të ashtuquajtura “ndërkombëtare” të librit, morën pjesë disa shtëpi botuese shqiptare, ato të njohurat shqiptare dhe “patriotiket” e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe shumë shtëpi botuese të klerit fetar “shqiptar”, sidomos të atij mysliman, në Kosovë e gjetkë. Ajo që zgjoi interesimin për t’i parë realisht ato panaire “ndërkombëtare” (pa asnjë ndërkombëtar të pranishëm) të turpit “kosovarist” qe prania e disa “institucioneve” dhe “institucionalistëve” në to, nëse jo për asgjë tjetër, prania e tyre është dëshmi e qartë se ata shkojnë për ta rehabilituar krahinorësinë shqiptaro-titiste dhe të tërë një zinxhiri të saj “patriotik” e “kombëtar”, të cilin zinxhir po e mban fort pjesëmarrja e disa shtëpive tona botuese nga Tirana shqiptare në to. Dhe, kur jemi këtu, duhet ta themi hapur se “patriotizmi” i njohur i shqiptaro-titistëve ka lëshuar rrënjë të reja, “patriotike” e “demokratike” antishqiptare, duke i mundësuar kësisoji kushte të volitshme krijimit të “letërsisë kosovare” e “kosovariste”të “shkrimtarëve kosovarë”, që në esencën e tyre janë antishqiptare, sepse, është letërsi e oborrtarëve letrarë e letraxhinj të Beogradit në Prishtinë, një “kulturë dhe letërsi” e veçantë shqiptaro-titiste në tërë shtrirjen e saj vertikale dhe horizontale...
Se çfarë gazetarie kemi sot dhe ç‘pavarësi të saj shohim, na ruaj zot prej saj, sepse, ta zëmë, askush nuk interesohet për ta çitur në shesh dhe për ta dritësuar e zbardhur të vërtetën që i ka ndodhur dhe po i ndodhë tash e pesë vjetë Ndërmarrjes së vetme Botuese Publike të Librit – Edicionit “Rilindja”, e cila tash e pesë-gjashtë vite nuk merr pjesë në asnjërin prej panaireve që i organizojnë dhe udhëheqin shqiptaro-titistët e rafinuar me deputetësi të përjetshme federative jugosllave. Madje, asnjë prej mediave “publike” e “private” nuk e tha një fjalë të vetme pse nuk merr pjesë Edicioni “Rilindja”, madje qe disa vjetë rresht, i cili sa kohë që e udhëhoqi shqiptaro-titisti tjetër, Da/m/ut Demaku-çkoviçi në bashkëpunim dhe në bashkëveprim me njëfarë Nazmi Rrahmani-noviçin, deputet i përjetshëm federative jugosllav, Edicioni “Rilindja” mori pjesë në të gjitha panairet e librit. Kjo dëshmon bindshëm edhe një herë se çdo institucion që udhëhiqet prej shqiptaro-titistëve apo prej këlyshëve të tyre, mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe merr pjesë në të gjitha manifestimet për librin, por, kur diçka u del doresh shqiptaro-titistëve si ata, ata i kanë veglat dhe veglaritë e veta nëntokësore “patriotike”, “kombëtare” e “demokratike” sa që gjithçkaje tjetër ia zënë frymën në fyt, kanaleve të tyre të ish-UDB-së jugosllave të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës Republikë”, siç po ndodhë tash e 12 vjetë të plota të pasluftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare. Ne, luftën e UÇK-së as e nisëm as e bëmë për të mbetur në pushtet antishqiptarët shqiptaro-titistë dhe as veglaritë e tyre “patriotike”, “kombëtare” e “demokratike”…
Prandaj, a mund të flitet për ndryshime, në këtë fushë të domosdoshme që kërkon jo vetëm sakrificë ndryshimi rrënjësor? Për këto që kemi parë dhe studiuar në këto dymbëdhjetë vjetë të paluftës së lavdishme të UÇK-së, JO. E themi me të madhe: JO. Jo, sepse, e ashtuquajtura Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e “Republikës së Kosovës” nuk ka ndryshuar asgjë, madje për asnjë presje nga mendësia e një sistemi të mendimit monist-komunist e antishqiptar të së kaluarës, për të mirë të mendimit shqiptar ndryshe nga ai shqiptaro-titist që mbështetet në rrënjësinë e tij krahinoriste dhe antishqiptare.
Dëshmi e konstatimeve të mësipërme janë zhvillimet negative të shumënjohura deri më sot, që sponsoron e ashtuquajtura Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të cilat kemi tërhequr vërejtjen me opinionet tona të çdovjetshme, me shkrimet tona me të cilat kemi treguar gjendjen reale në këtë fushë të ndieshme të zhvillimit drejt e shëndetshëm dhe të përparimit të Kombit Shqiptar. Po, si mund të ketë kulturë shqiptare, me mendësinë e patejkaluar ende të shqiptaro-titistëve të kuqë jugosllavë? A mund të tjekalohet mendësia e të menduarit dhe e të gjykuarit shqiptaro-titist me shqiptaro-titistët e njohur në krye të çdo fushe shoqërore shqiptare, sidomos, në sferën e kulturës?!... Ne që kemi qenë dhe kemi mbetur pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së jashtë kontrollit shqiptaro-titist, kurrsesi nuk pajtohemi me këto zhvillime “pozitive” të të menduarit “pozitivisht” e shqiptaro-titistçe.
Në këtë pikëpamje, nuk dimë a keni mundur dhe sa keni mundur ta vëreni “ndryshimin pozitiv” që ka ndodhur pas luftës së lavdishme të UÇK-së. Në krye të njëfarë Këshilli të Librit në kuadër të Ministrisë së Kulturës qëndrojnë dhe ndërrohen sipas automatizmit “patriotik e kombëtar” shqiptaro-titist të gjithë shqiptaro-titistët e deridjeshëm dhe këlyshët e tyre që kanë plaçkitur dhe palçkisin buxhetin e popullit shqiptar në Kosovën e trepushtuar shqiptare. Kjo që e themi këtu mund të vërtetohet në çdo hap. Ta zëmë, buxhetin e popullit shqiptar të Kosovës së trepushtuar shqiptare për pesëdhjetë vjetë, në emër të “Rilindjes” e kanë plaçkitur ku(a)drat e Titës si Nazmi Rrahmani-noviçi, i cili, duke ia futur thikën prapa krahëve “Rilindjes” me njëfarë argatin e tij Da(m)ut Demaku-çkoviçin, plaçkitin me emra tjerë po buxhetin e popullit shqiptar të Kosovës së trepushtuar shqiptare, duke i mjelur të gjitha mjetet që ndanë e ashtuquajtura Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, të cilës i paraprinë “mendimi pozitiv” i njëfarë Këshilli të Librit dhe dy “Shoqatave të botuesve shqiptarë”, që, thënë mëse urti, e kanë privatizuar Ministrinë dhe mjetet e saj për kulturën, deri në përmasa të çmendisë antishqiptare. Kur themi kështu, duhet ta themi edhe të vërtetën tjetër se për të marrë mjete nga ajo Ministri e Kulturës, duhet të jeshë puro shqiptaro-titist ose këlysh i shqiptaro-titistëve të rafinuar nazmirahmani-noviço – da(m)utdemaku-çkoviçë…
Mjafton kjo që thamë më lart për t’i vërtetuar keqpërdorimet dhe abuzimet “patriotike” të “patriotëve” të njohur të “kulturës” kosovariste (lexo: antishqiptare) që mjelin edhe atë buxhet të mjerë që ndahet për kulturën dhe librin. Për ta vërtetuar këtë të keqe shqiptare, mjafton që organet ligjore kundër krimit të organizuar të shkojnë dhe t’i kërkojnë dokumentet e arkivuara në të ashtuquajturin Arkiv i MKRS. Thjesht, zyrtarë të korruptuar të të ashtuquajturës Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sidomos, ata të LDK-së&Co, kanë abuzuar me buxhetin e Ministrisë dhe kanë plaçkitur N. B. – Edicionin “Rilindja”, disa herë, e, sidomos, me botimin e Kompletit të veprave të të ndjerit Azem Shkreli… Për çka duhet të ndiqen penalisht të gjithë “botuesit” e atij kompleti, me të cilin u synua publikisht privatizimi i Ndërmarrjes Botuese Publike ose Edicionit “Rilindja” dhe futja e tij nën tutelën e Ministrisë së Krahinës Socialiste Autonome të “Republikës së Kosovës” me ish-shqiptaro-titistë të njohur në krye…
Parë në kënde të ndryshme, nga kënde të organizimeve të tilla ndërkombëtare e rajonale, sidomos kur bëhet fjalë për librin, të dy panairet “tona ndërkombëtare” vërtetuan plotësisht bindjet tona të drejta se për dymbëdhjetë vjetë rresht, sa mbahen ato, nuk ka ndodhur asnjë risi, asnjë organizim që sjellë mendim e veprim tjetër shqiptar, sepse, pengesë kryesore janë qarqet “patriotike”, “kombëtare” e “demokratike” ‘pozitiviste’ të shqiptaro-titistëve të njohur në krye të Komisionit të Mediave dhe të të ashtuquajturit Këshill i Librit i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit… Dhe, kjo është bërë e po vazhdon të bëhet qëllimshëm, për ta ruajtur dhe kultivuar mendesinë “kulturore” e antishqiptare të oborrtarëve letrarë e letraxhinj të Beogradit në Prishtinë, nuk do shumë koment. Për këto vërejtje shqiptare nuk don të dijë e të dëgjojë Ministria për Kultshurrë e Ibrahim Titë Shkinës.
Dy panairet “ndërkombëtare” të librit që u mbajtën sivjet, dëshmuan veprimet kriminale të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në mbështetje vazhdueshme e të pandërprerë të botuesve shqiptaro-tististë dhe të vartësve të tyre “botues”. Themi kështu, sepse, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport për dymbëdhjetë vjetë rresht po sponsoron njëanshëm, madje, nuk po zgjedh mënyra as mjete për t’i sponsoruar e mbështetur vetëm ish-oborrtarët politikë, patriotikë, kulturorë, letrarë e letraxhinj të Beogradit në Prishtinë. Po, çfarë do bëjnë botuesit e rinj dhe ç‘të drejta do gëzojnë para një ministrie të tillë, të kriminalizuar e të politizuar dhe të prirë për veprime kaq “patriotike” e kaq “shqiptare”, gjithmonë kriminale?!... Po, ç‘do të ndodhë me ata botues që nuk janë pjesë e zinxhirit botues shqiptaro-titist, të paktë në numër, që nuk marrin pjesë në manifestimet kulturore të organizuara prej shqiptaro-titistëve që mbështet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit?!...
Sidoqoftë, dy panairet e sivjetme “ndërkombëtare” të Librit nuk ofruan asnjë vlerë a cilësi që do i kënaqte interesimet e reja të mendësisë së re shqiptare, sidomos, të mendësisë së re të pasluftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare, pjesë e të cilës ishte edhe autori i këtyre rreshtave, i pakontrolluar kurrë prej qarqeve shqiptaro-titiste nazmirrahmaninoviço-dautdemakuçkoviçe. Po, çfarë pritet se do gëzojnë brezat e reja shqiptare, në kushte të tilla “drejtësie” e “barazie” ligjore e “demokratike” që ofron Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e qarqeve “pozitiviste” të ‘Republikës së Pavarur të Kosovës”…
Për fund, vetëm duam ta përsërisim të vërtetën e hidhur se edhe këto dy panaire të sivjetshme “ndërkombëtare”, ishin po aq të zeza sa edhe panairet e viteve të mëparshme.
Burojë, më 19 qershor 2011