PALLAZUZKAT E PALLAZUZKANAT!...
29/10/2020 09:13
OPINION
PALLAZUZKAT E PALLAZUZKANAT!...

Tafil DURAKU
Kohët, kanë ndërruar me themel. “Njerëzit”, poashtu.
Dikur, njeriu kapërcente fusha, male, kodra, rrafshina e bjeshkë, për ta gjetur një njeri, për ta ndërruar ndonjë bisedë e për ta bërë ndonjë zef njeriu.
Sot, kah të kthehesh, pallazuzka e pallazuzkanë.
Mall ka njeriu ta takojë një njeri dhe të kënaqet me të.
Sot, “njerëzit”, janë bërë me të ligj se derrat e kënaqur, për miliona herë. Shkaku i gjithë kësaj ligësie, qëndron te pallazuzllëku i tyre, trupor e mendor.
Sot, qentë i qesin në shëti “njerëzit” dhe ata kënaqen me praninë dhe shoqërinë e qenve e të kudrave, bile, as fëmijët e tyre nuk i miklojnë e shikojnë si ata, nuk kujdesen për ta si për qentë.
Edhe “njerëzit”, poashtu, më me qejf dalin dhe shëtitin me qen, sesa me njerëz.
Kjo situatë dhe gjendje çnjerëzore, do studime të thella e të shumanshme, multidisiplinare, në gjithë botën, me theks të veçantë tek ne!...
Pallazuzkat e pallazuzkanat, janë kthyer në karazuzka e karazuzkana!...
E, për të gjitha këto të zeza, fajtorët kryesorë janë kastat “politike” e “intelektuale” të “shqiptarëve” në pushtet e jopushtet… Karaxhozllëku politik ‘shqiptar’ i Prishtinës, Tiranës, Shkupit, Podgoricës, Preshevës etj., është bërë më antishqiptar se pushtuesit, sepse, e kanë grabitur pallazuzkat dhe pallazuzkanët që kanë hyrë në kuvend e po bëjnë ligje dhe po krijojnë të mira e pasuri për vete, familjarisht, dhe, jo për popullin.
Ky karaxhozllëk politik fodujsh, pallazuzkash e pallazuzkanësh që janë bërë karazuzka e karazuzkanë nëpër ministri e kuvend, duhet ndalur me të gjitha mjetet.
Prishtinë, 29 Tetor 2020