“PA TA BA NËNA NJË SHKA, NUK E DI ÇKA ËSHTË SHKAU”!*
29/07/2019 16:56
OPINION
“PA TA BA NËNA NJË SHKA, NUK E DI ÇKA ËSHTË SHKAU”!*
Tafil DURAKU
Po t’i referohemi kësaj thënieje të sprovuar popullore(*), nuk ka mundësi të mos e kujtojmë dhe thënien tjetër poaqë popullore dhe domethënëse: “Vëllau, si shkau”(!) Për t’i vëtetuar saktësisht këto dy thënie, duhet parë gjendjen aktuale brenda territorit të krijuar përdhunisht e tradhëtisht të Shqipërisë londëriane, dhe, po ashtu, duhet parë gjendjen aktuale në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare në Greqi dhe në ish-Jugosllavi, se, vërtetë, “pa ta bërë nëna një shka, nuk e di çka është shkjau”(!) Kështu, do të mund të thoshim për LDK-në&Co, në Prishtinë, dhe për PD-në&Co, në Tiranë, dhe për par(t)itë e tjera të të njëjtit brumë, në Shkup, Podgoricë e Preshevë…, se: Pa ta bërë Nëna LDK e Ibrahim Rugovës dhe e Isa Mu(t)stafës (e tëbuar me LKJ e LKK) një par(t)i shkiesh, nuk di çka është par(t)ia shkjanore! Dhe, pa ta bërë PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës (e tëbuar me LDK=UDB) një par(t)i shkiesh, nuk di çka është par(t)ia shkjanore(Sic!), sepse, për shqiptarët, fatkeqësisht, të gjitha par(t)itë janë bërë njësoj. Kanë ndryshuar vetëm bojën dhe lojën, me zë e me figurë, por, esenca e tyre ka mbetur dhe është poaqë “patriotike” e “shqiptare” sa nuk e merr (kapë) dot as mendja njerëzore! Por, në këtë aspekt, gjendje më të mirë nuk kemi as në Çamëri, ku vëllezërit tanë shumicë, atje, heqin të zitë e ullirit dhe të gjitha shtetet “shqiptare” përreth nuk bëzëjnë dhe sillen sikur nuk po ndodhë asgjë e keqe me njerëzit tanë të një gjuhe dhe të një gjaku, për të cilën Çështje (Çështjen Çame) para ca dite u vra edhe Kryetari i Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato.
Po, edhe ashtu, duhet ta dimë se të gjithë udhëheqësit “shqiptarë” në pushtet, në të gjitha anët e kufijve artificialë shqiptaro-shqiptarë, na i kanë vu dhe po na i vënë pushtuesit dhe poshtëruesit tanë “shkje” e “grekër”… dhe miqtë e tyre rajonalë, evropianë e ndërkombëtarë!…
Por, për të mos u zgjatur më shumë me këtë thënie të qëlluar e të sprovuar kohësh, do themi se shqiptarët nuk e dinë çka është shkjau, pa ua bërë par(t)itë kryesore “shqiptare” nga një shkja, bile, edhe nga kategoritë e të “burgosurve politikë shqiptarë”!... Dhe, po të mos ishte kjo pjellë e tillë, “patriotike” dhe “shqiptare”, nuk do të ftoheshin në Gjykatën Speciale, në Hagë, vetëm veteranët, luftëtarët dhe komandantët e UÇK-së, që, siç njoftojnë mediat, deri më tash janë ftuar më shumë se 70 veta…
Pra, nuk e di kush (njeri) çka është shkau, pa ta bërë LDK-ja&Co një shkja! Dhe, po ashtu, nuk e di njeri (shqiptar) çka është shkau, pa ta bërë PD-ja&Co një shkja!...
Dhe, falë të dy këtyre par(t)ive “patriotike” e “shqiptare” (dhe simotrave të tyre), gjykatat vendore e ndërkombëtare antiUÇK-ë po i japin frytet e tyre antiUÇK-ë dhe antishqiptare, në kohën kur një shoku i ynë e shtron nevojën e domosdosë së krijimit të një alfabeti politik kombëtar, pa na sqaruar e siguruar saktësisht se a mund të krijohet alfabet politik shqiptar me brumëra të tilla “patriotike”, “kombëtare” e “shqiptare”, që e kanë lëvizur nga binarët shqiptarë jo vetëm luftën e lavdishme të UÇK-së e betimin e saj, po, edhe Tiranën tonë kombëtare, politike e ushtarake!...
Prandaj, a di kush të më thotë: Cila është e ardhmja e “lojës” dhe cila është “loja” e së ardhmes? Ç‘par(t)i e ç‘vëllezër do na sjellin në jetë par(t)itë tona “patriotike” e “kombëtare” dhe korporatat e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”?...
Burojë, 29 Korrik, 2019