P O E Z I / DORA E ATDHEUT

21/06/2017 06:17

P O E Z I

 

DORA E ATDHEUT

Rrustem GECI



Përpara vëllëzër për Çamërinë 
Ta çlirojmë atë vend të atdheut 
Dora jonë do të jetë në gjithë 
Epirin, përpara bijë të Atdheut 

Çamëria të gjithëve na thërret 
Ajo është plagë e tërë kombit 
Ne do të jemi deri në Epir, se 
Çamëria Shqipëri është fitorja 

Me duar tona të ngrejmë lirinë 
Çami s´ jeton me i pushtuar 
Çamëri, ktheja prapa rrufenë 
Greqisë, dora jonë është me ty 

Të bashkuar na do sot Çamëria 
Ta bëjmë Çamërinë Shqipëri 
Ne jemi të fortët, të fuqishmit 
Dora jonë Çamëri është me ty 

Përpara vëllëzër për Çamërinë 
çasti ynë për bashkim po afron 
dora Ipeve është kudo në Epir 
ne jemi të fortët, të fuqishmit!...


Prishtinë, 2017 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode