NUK PASTROHET KURRË BALTA E HISTORISË!

10/09/2020 05:50

POEZI

 

 

   Arben DUKA

 

NUK PASTROHET KURRË BALTA E HISTORISË!

 

 

Të ndryshosh të djeshmen,
është punë kot së koti,
sepse këtë gjë,
s’e bën dot as Zoti!

Gjithë politikanët,
si aksiomë e kanë,
po jo këta tanët,
që janë sharlatanë!

I pari Saliu,
e pati guximin,
të ngrinte në majë,
Ahmet Nastradinin!

I ngriti shtatore,
një mbreti idiot,
po aspak nga llumi,
nuk e nxori dot!

Asgjë nuk ndryshoi,
me Zogun e Parë,
ishte edhe mbeti,
krye tradhëtar!

Pastaj mbas Saliut,
Edvini e mori,
dhe Mit’hat bej Frashërin,
nga balta e nxori!

Pastaj e vendosi,
në vendin e lartë,
po fytyrë e Lumos,
mbeti plot me baltë!

Po si nuk e di,
Njëshi i qeverisë,
se s’pastrohet kurrë,
baltë e historisë!?

Nuk e dimë – Edvini,
ku e ka inatin,
po nga llumi dot,
s’e ngriti Mit’hatin!

E mohoi Rama
luftën çlirimtare,
kur rehabilitoi,
kokën tradhëtare!

Në një vend normal,
ku nderojnë shtetin,
një veprim i tillë,
të kushton pushtetin!

Por Rama më fort,
del e mbron skandalin,
s’di në veteranët,
Ramën do ta falin!

Një njeri i thjeshtë,
mund të thotë ç’të dojë,
po një që është zgjedhur,
duhet të mendojë!

Duhet ta mendojë,
çdo fjalë që do thotë,
kjo me të mëdhenjtë,
ndodh kudo në botë!

Po shtysë kryesore,
sot e vjershërimit,
është mbrojtja që Rama,
i bëri Martinit!

Foli nga pozita,
vërtet arrogante,
fjalë e tij nuk qe,
aspak elegante!

S’është spiun Martini,
na thotë pa u tallur,
meqë dikur Ramës,
librin i ka falur!?

Ky si argument,
është krejt qesharak,
ndaj të shkulesh gazit,
është fare pak!

Sulmon Auronin,
q’e ka publikuar,
s’e kruan me CIAN,
që e ka prodhuar!

Martinin kjo mbrojtje,
s’e bën hiç fatlum,
se në dokumente,
prapë mbetet spiun!

DITA

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode