NUK MUND TË MOHOHEN PESËDHJETË VJET HISTORI!

16/09/2017 08:41

 

POEZI

 

 Arben DUKA

 

NUK MUND TË MOHOHEN PESËDHJETË VJET HISTORI!

 

1.

Në baltën e kohës,
shumë shqiptarë po zhgërryen,
anti-komunizmin,
në një modë e kthyen!

E ktheu në modë,
gati çdo njeri,
si e si ta nxijë,
me kalem të zi!

Një dreq e një djall,
në shpirt i ka kapur,
në demokraci,
dhe s’flasin dot hapur!

S’di se ç’gjak i shprishur,
u rrjedh nëpër vena,
po ku ishin fshehur,
gjithë këta legena?!

Komunist me teserë,
unë s’kam qenë kurrë,
po thotë të vërtetën,
ai që është burrë!

Po kemi jetuar,
bashkë në Shqipëri,
dhe të gjithë e dimë,
atë histori!

Shumica akoma,
jemi gjallë-për dreq,
dimë çfarë u bë mirë,
dimë çfarë u bë keq!

Neve ishim vendi,
gjysëm feudal,
në Dyzet e Katrën,
çdo gjë qe skandal!

Ndodhi mrekullia,
vetëm në pak vjet,
Shqipëri e vogël,
u bë super shtet!

Bënë njerëzit e thjeshtë,
një punë kolosale,
dhe shpunë socializmin,
deri lart në male!

Gati i gjithë vendi,
qe analfabet,
analfabetizmi,
u zhduk për dhjetë vjet!

Pesë shkolla të mesme,
kish vendi komplet,
po ngritëm shumë shpejt,
universitet!

Universitet,
dhe shumë institute,
vetëm dhjetë vjet,
nga fundi i një lufte!

Ata qé fashizmit,
dërrmën vetë i dhanë,
shpejt zhdukën malarien,
gjithë kënetat thanë!

E dinë shumë mirë,
po s’e thonë legenat,
si lokomotivat,
i ndezën sirenat!

Ju që po lexoni,
sot vargjet e “Ditës”,
si mund të harroni,
dhe “Rrugën e Dritës?!”

Një shtet dinjitoz,
u bë Shqipëria,
falas gjithë arsimi,
edhe shëndetësia!

Po rritej kultura,
mbarëpopullore,
përmbi errësirën,
pesë shekullore!

Vendi menjëherë,
nuk u ngjit në maja,
po shqipja jetonte,
me bukën e saja!

Armiq të betuar,
kishim rreth e rrotull,
po nuk u mposht kurrë,
ky vend e ky popull!

Vijon nesër Pjesa e Dytë

 

 

2.

 

S’i them dot të gjitha,
në njëmijë gazeta,
ndaj dhe do të vë,
vetëm ca piketa!

Po për Komunizmin,
dhe Kohërat e Reja,
himne madhështore,
ngriti Kadareja!

Duhet të lexojë,
sot gjithë brezi i ri:
“Ku t’i kërkoj rrënjët,
e tua Parti?!”

Vepra titanike,
lart u ngrit në art,
se këtu shqiponjat,
fluturonin lart!

Artistë e shkrimtarë,
lindi plot Epoka,
por përmendëm Malon,
se Malua qe koka!

Sot e ka mohuar,
Ai këtë rol,
komunizmin-engjëll,
e ktheu-gogol!

Mohohet, s’mohohet,
kjo s’ka rëndësi,
se veprat janë shkruar,
dhe janë aty!

Se veprat janë shkruar,
dhe janë aty,
një fanar ndriçues,
për brezin e ri!.

Një vend me kandilat,
e kohës së vjetër,
u elektrifikua,
në çdo milimetër!

U ngrit në Tiranë,
në shtëpinë e Nënës,
një Qytet studentësh,
edhe një me nxënës!

Dhe njeri pas tjetrit,
në disa qytete,
u ngritën me radhë,
universitete!

Ditë e pas çdo dite,
shteti bëhej shtet,
hapej një minierë,
ngrihej një qytet!

E dinë që të gjithë,
atë që di unë,
s’kish asnjë shqiptar,
që nuk kishte punë!

Kjo është pa dyshim,
a-e së vërtetës,
dhe qe absolute,
siguri e jetës!

Kuptohet-i madh,
s’mund të qe fitimi,
se këtu çdo gjë,
nisi nga fillimi!

Dhe në gjithë sektorët,
rritja qe frontale,
e veprat publike,
qenë kolosale!

Këtu çdo zhvillim,
nisi nga fillimi,
shkonte për publiken,
gjithë akumulimi!

Mbante pa problem,
buxheti shqiptar,
një armatë me mjekë,
dhe me arsimtarë!

Një armatë ushtarësh,
ngriti Ai Burrë,
një e tillë ushtri,
s’qe menduar kurrë!

Që nga nëndetëset,
gjer tek aeroplani,
nga ushtria jonë,
dridhej gjithë Ballkani!

 

 

3.

 

Nuk e di si dolën,
këta shkretëtira,
që i mohojnë Vendit,
gjithë anët e mira?!

Këta qelbësira,
një qindarkë nuk vlejnë,
në historinë tonë,
veç të zeza gjejnë!

Njëzet e ca vite,
kjo racë e helmuar,
vetëm se ka shpifur,
edhe ka mashtruar!

Pesëdhjetë vite,
bëmë histori,
po kërkon ta fshijë,
gjithë kjo qenëri!

Një popull të tërë,
me gurë e gjuajnë,
luftën çlirimtare,
civile e quajnë!

Civile e quajnë,
ata që janë mundur,
dhe që çdo betejë,
me ne e kanë humbur!

Këtu-luftën tonë,
e bënë partizanët,
dhe larot që flasin,
u bënë me gjermanin!

Njihen tradhtarët,
si dje edhe sot,
një popull të tërë,
s’e gënjejnë dot!

Një popull që luftën,
vetëm e fitoi,
dhe prapë po i vetëm,
vendin e ndërtoi!

Një popull Vigan,
që kish Shqipëria,
që shkroi me të arta,
historinë e tija!

Ne e shkruam vetë,
atë histori,
që sot e mohon,
qënia-qënëri!

Të gjitha sa bëmë,
nuk i shkruajmë dot,
po ato lloj veprash,
nuk bëhen më sot!

Njëzet e pesë vjet,
asgjë s’është bitisur,
se shtet-popullori,
këtu është përmbysur!

Është përmbysur shteti,
që kish vegjëlia,
po dot nuk përmbyset,
kurrë historia!

Ne i dimë të gjitha,
veprat një nga një,
dhe çdo gjë u shkrua,
ashtu si ç’u bë!

Vetëm historia,
s’bëhet baltë e pluhur,
se ajo u shkrua,
në kohën e duhur!

Shumica q’e shkruan,
jetojnë dhe sot,
ndaj larot që lehin,
nuk e zhbëjnë dot!

Nuk them se shqiptari,
jetonte si mbret,
por jetonte jetën,
me plot dinjitet!

Është e vërtetë,
s’kishim pasuri,
po kish punë e paqe,
edhe siguri!

Kishim një Atdhe,
kështjellë të patundur,
këto që të gjitha,
sot i kemi humbur!

S’them që na kish rënë,
një letër me vrime,
po koha e sotme,
është një ulërimë!

Që të gjithë bërtasin,
se do bëjnë shtet,
po këtu e kishim,
dyzet e gjashtë vjet!

Ai që e ngriti,
sot prehet në Sharrë,
shko aty dhe lutu,
o popull shqiptar!

Thoni atij Burri:
“Ngrihu dhe një herë,
se na mori lumi,
o shoku Enver!..”

DITA

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode