NJË PËRURIM I PAZAKONTË DHE SKANDALOZ!

28/01/2023 10:17

REAGIM
 

 

NJË PËRURIM I PAZAKONTË DHE SKANDALOZ !

Tafil DURAKU

 

 

Më 26 janar 2023, në celularin tim erdhi një mesazh, me të cilin ftohesha të merrja pjesë, të nesërmen, më 27 janar, në orën 11-12, në përurimin e 40 revistave letrare që vinin nga Tirana, përmes drejtorit të saj, z. Izet Duraku, dhe kryeredaktorit, z. Rexhep Shahu (shto edhe sponsorin e revistës), të cilët, pas këtij akti ‘patriotik’ e ‘kombëtar’, nuk mund t’i quajë ndryshe, veçse shqiptaro-titistë dhe neotitistë të rekrutuar nga shërbimi ‘shqiptar’ i UDB-së së Prishtinës ‘patriotike’ e ‘kombëtare’ të LDK-së, që kishte vajtur në Tiranë me emrin e gazetës ‘Rilindja’, enkas për këtë qëllim ‘patriotik’ e ‘shqiptar’!…

Po, si e kishin gëlltitur karremin drejtori dhe kryeredaktori i revitës ‘Illz’, është çështje që duhet parë në vazhdimësi dhe në thellësinë e tërësinë e saj dhe e gjuajtjes së ‘grepit’ shqiptaro-titistë atje, me njerëz të LDK-së, në Tiranë dhe gjithandej Shqipërisë Mëmë, e, për këtë, që në funddhjetor të 1998, kur më intervuistoi për Radio Tiranën për Bashkatdhetarët, ia kam tërhequr vërejtjen kushëririt tim të largët, z. Izet Duraku, ndërsa, shoku, miku dhe vendësi i tij, bashkëkuksiani Rexhep Shahu, dihet se është një ibrahimrugovist i kulluar, ‘atdhetar’ si ai e Jusuf Buxhovi!…

Në bibliotekën ‘Pjetër Bogdani’ vajta për t’i takuar dy shokë dhe në orën 11:00 vajtëm së bashku me ta në sallën ku mbahej përurimi i 40 revistave, të cilat ishin renditur në tavolinat kryesalle dhe sapo ua lëshova një vrojtim të përciptë, pashë se aty kishin marrë mundin dhe kishin ardhur nga Tirana për ta përuruar UDB-në letrare të socrealizmit jugosllav ‘shqiptar’ të shqiptaro-titistëve e të neotitistëve, pa e vrarë mendjen askush se prej atyre që përuroheshin dhe shiheshin në ballinat e asaj reviste 40 vëllimëshe pak kishte figura që ishin për lëvdata, hiç ato shqiptaro-titiste e neotitiste, që e kishin sharë e  shantazhuar luftën e lavdishme të UÇK-së shqiptare, në Prishtinë e në Tiranë… dhe nuk pushonin ta shanin e ta shantazhonin edhe sot e gjithë ditën!…

Dhe, sapo u takova me ftuesin, kushëririn Izet Duraku, pa u përshndetur mirë me të, i thashë se paskëshit ardhur dhe paskëshit marrë mundin t’i promovoni këto ‘vlera’ të letërsisë së socrealizmit jugosllav të ‘shqiptarëve’ në Prishtinë… E pashë që nuk i erdhi mirë, por, ç‘t’i bëja!...

Madje, duke i ditur të gjitha këto, nuk di si mund t’u bënin nder këta emra të njohur shqiptaro-titistësh, për shqiptarët e trojeve të pushtuara shqiptare, atyre që kishin marrë mundin t’i përuronin në Prishtinë, pas dy dekadash nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

Madje, në këtë rast, ishte zgjedhur edhe revista ku portretizohej edhe ‘akademiku’ dhe sharësi më i freskët i UÇK-së, KOS-isti Mehmet Kraja, i cili, frik, në emër të të ashtuquajturës ‘Akademia e Shkencave (lexo: shkelmave) dhe Arteve të Kosovës’, doli dhe e shau UÇK-në në emër të ’akademisë’ që e drejton dhe shokë të tij të shumtë ‘historianë’, ‘shkrimtarë’, ‘intelektualë’ e çkajo tjetër që kishin ardhur ta shohin përurimin e vetes së tyre UDB-ashëske nga Tirana e tyre ‘patriotike’ e ‘kombëtare’, ku vajta dhe unë për t’ua parë surratin e verdhë ‘patriotëve’ të njohur, që përuroheshin në sallën për përurime të bibliotekës ‘Pjetër Bogdani’(Sic!)…

Madje, aty, zunë ta përqafojnë e lëvdojnë njëri-tjetrin në sy të shqiptarëve, pa pikë uji në sytë e tyre aleatë të njëri-tjetrit në Prishtinë e në Tiranë!...

Motikohë, e kam thënë dhe e ripërsëris qëndrimin së Shqipëria që e bëjnë shqiptaro-titistët e neotitistët dhe shokët e tyre në Tiranë dhe gjithandej në tokat shqiptare, nuk i duhet popullit shqiptar, sepse, nuk është në shërbim të popullit shqiptar, por, në shërbim të tyre dhe të interesave të tyre meskine, ‘patriotike’ e ‘kombëtare’, duke ngritur në qiell edhe flamuj antishqiptarë e duke përuruar edhe ‘vlera’ të tilla ‘shqiptare’, ‘patriotike’ e ‘kombëtare’, që dinë t’i bëjnë vetëm ata që janë si ata e këta shqiptaro-titistë e neotitistë…, qoftë edhe në Tiranë a kudo tjetër!…

Po shihet qartë, se, porositë që po na i jap Tirana në politikë, na i soillën Izeti dhe Rexhepi në “kulturë”…

Pra, që të mos e zgjatim më tepër, përurimi i djeshëm ishte një përurim i pazakontë dhe skandaloz, i kulluar, antishqiptar !... Po, pse kishin ardhur t’i promovojnë UDB-ashët dhe KOS-istët “shqiptarë” para syve tanë dhe në praninë tonë, kur i njohim mirë kush është kush dhe cili është cili. Qoftë ky përurimi i fundit, i llojit dhe përmasave të tilla “shqiptare”!...

Burojë, 28 janar 2023

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode