NJË PËRGJIGJE RAMËS PËR GËNJESHTRAT NË FJALIMIN E KONGRESIT

25/03/2019 06:32

POEZI

 

 

 

Arben DUKA

 

NJË PËRGJIGJE RAMËS

PËR GËNJESHTRAT NË FJALIMIN E KONGRESIT

 

Se ç’u mblodh Kongresi.

qe një lajm për ne,

mjeri unë i mjeri,

që s’isha atje!

 

Që s’isha atje,

se s’kisha një ftesë,

gjithë ne veteranëve,

na kanë fshirë me fshesë!

 

Unë kam qenë dikur,

socialist i parë,

Një ng’ata që Ramën,

e bëmë Kryetar!

 

Bashkë me Koço Danajn,

malin e patundur,

Ramës konkurrimin,

ia bëmë të mundur!

 

Një libër për Ramën,

fiks atë ditë qita,

edhe treqind kopje,

në Kongres i shita!

 

Edhe libri im,

fitues e nxori,

Rama për çudi,

treqind vota mori!

 

Një mesazh të Koços,

e ruaj dhe sot:

“De-o Arben Duka,

një libër një votë!”

 

Ky po bën humor,

thoni sigurisht,

por unë ju betohem:

“Flas shumë seriozisht!”

 

Më ka shkruar Rama:

“Je shumë burrë i mirë,

dhe nesër të pres,

për kafe në zyrë!

 

Po unë nuk i shkova,

për kafe në zyrë,

atë mavro kafe,

kurrë s’e kemi pirë!

 

Kurrë ndonjë post,

s’i kërkova unë,

po për Socialisten,

kam punuar shumë!

 

Që nga ditë e parë,

unë dhe staf i DITËS,

për Partinë e Ramës,

u bëmë rrufepritës!

 

“Dita” vetëm “Dita”,

gjithë vendin e tundi,

një gazetë e vetme,

gjithë mediat i mundi!

 

I mundi të gjithë,

në të gjitha planet,

jo vetëm gazetat,

por edhe ekranet!.

 

Fare pa trokitur,

derë më derë shkuam,

Populli na do,

Ne popullin duam!

 

Si ca shërbëtorë,

ndofta na menduan,

ndaj u çakërdisën,

kur i denoncuam!

 

Ishim ne të parët,

ashtu “shërbëtorë”,

që Ramën e kapëm,

me preshin në dorë!

 

Të parët i thamë,

neve derëziut,

se po bën hatanë,

me njerzit e Saliut?!

 

Të thamë po ushqen,

Salën kriminel,

se në çdo aferë,

Bashkim Ulaj del!

 

“Do të hedh në Lanë!”,

Sala ka bërë benë,

e prapë milionat,

prej teje i venë!

 

S’ju kam tradhtuar,

thua sot aty,

po kjo punë e Ulajt,

s’quhet tradhti?!

 

Ka në fjalën tënde,

shumë demagogji,

bust i Mit’hat Frashrit,

a s’është tradhti?!

 

Ridvanin në Bankë,

e dërgove ti,

kjo punë e Bodes,

a s’është tradhti?!

 

Sot nuk është dita,

por një tjetër hera,

do të numërojmë,

tradhti të tjera!

 

Meqë sot po hiqesh,

burrë i idealit,

si i heq Stadiumit,

emrin e Qemalit!

 

Me një Qemal Stafa,

djali legjendar,

çdo shtet e çdo komb,

do ndihej krenar!

 

Të kishin Qemalë,

vendet perëndimore,

do t’i kishin bërë,

qindra përmendore!

 

Duket se ke bërë,

ti një pakt me Djallin,

të ngresh Mit’hat Frashërin,

të ulësh Qemalin!

 

Ne s’na ke armiq,

sot e gjithë jetën,

por problem të madh,

kemi të vërtetën!

 

Neve kot së koti,

asnjeri nuk ngasim,

po s’thamë të vërtetën,

nga marazi plasim!.

 

Mos mendo se tënden,

e ke gjithë kopenë,

më të shumtit rrinë,

se s’kanë ku të venë!

 

Dhe pa ty PS-ja,

ka qenë forcë e parë,

ti Lulit dhe Monës,

ngriju lapidarë!

 

Populli e sheh,

atë qenëri,

nuk di ku të shkojë,

ndaj dhe vjen aty!

 

Mos u mburrni shumë,

në Kongres tani,

se nuk kemi parë,

ndonjë mrekulli!

 

Më të shumtit punës,

haberin s’ja dinë,

këtu përjashtoj,

sot  Erion Velinë!

 

Ai meriton,

fjalët më të mira,

sepse në Tiranë,

ka bërë mrekullira!

 

E fiton Tiranën,

për herën e dytë,

në fushatë zgjedhore,

ka kthyer çdo ditë!

 

Erioni ja vlen,

më të mirë nuk presim,

ndaj ne fuqimisht,

Atë do mbështesim!

 

Po punë të mbarë,

paçi në Kongres,

edhe pse për mua,

s’gjetët dot një ftesé!?

 

DITA

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode