NJË GRUSHT QË DUHEJ DHËNË QË NË 8 DHJETOR 1990
12/12/2022 17:47
OPINION
NJË GRUSHT QË DUHEJ DHËNË
QË NË 8 DHJETOR 1990
Nga Pirro PRIFTI
Karshillëku apo siç quhet rëndom Sfida, është një nga veprimet më të çuditshme dhe më të guximshmet që bëjnë njerëzit krenarë apo njerëzit që kanë nga mbrapa kontingjente që mund të sfidojnë pushtetin, apo edhe narcisistët (ata që pëlqejnë vetëm veten e tyre dhe veprimet tyre).
Një karshillëk të tillë të shëmtuar bëri edhe non grata pikërisht ditën e mbërritjes së Këshillit Europian, të 27 drejtuesve të vendeve të BE. Një ngjarje e pazakontë për Shqipërinë që nga 28 Nëntori i 1912 e deri më sot. Asnjëherë nuk ishin bërë bashkë Europiano-perëndimorët të vinin në Tiranën e Shqipërisë për të biseduar për angazhimet e BE, përveçse kur ndanë tokat e Shqipërisë në 1913. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një Samit i BE të bëhej në një vend që nuk është integruar akoma në BE. Asnjëherë,, Drejtuesit e vendeve të BE nuk kanë parë një vend të vogël me një qeveritar të pëlqyeshëm ti presë aq ngrohtë dhe me aq përzemërsi. Asnjëherë Shqipëria nuk është ndjerë kaq shumë si vend europian sa me 6 dhjetor 2022. Samiti Bashkimi Evropian (BE) - Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Tiranë, me liderët e BE-së dhe të vendeve anëtare të bllokut përmes një deklarate nga samiti, pjesëmarrësit dolën në përfundim me 32 pika, ndër të parat, ku u theksua se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe globale, si dhe u përmend edhe angazhimi i BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe përshpejtimi i këtij procesi të anëtarësimit. Dhe ky Samit mbajt në Tiranë në një nga vendet me të preferuara të qytetarëve të Tiranës në Stadiumin Arena Sport të ndërtuar po me fondet e BE. Por çfarë ndodh kur një i dënuar moralisht nga opinion shqiptar dhe nga dy vendet më të fuqishme të botës SHBA dhe Britania e Madhe, si non-grata, për shkak të korrupsionit dhe keq-qeverisjes së tij? Non grata, njëlloj si një narcisist i thekur që e njeh mirë kompozimin ligjor të Pushtetit të tretë në Shqipëri, i cili jo vetëm nuk e ka frikë ligjin por i ka bërë sa herë karshillëk ligjit gjatë viteve të demokracisë në Shqipëri, e di fare mirë që nga frika ndaj tij, askush nuk e prek dot, sfidoi së bashku me qelepirët e tij përreth dhe ata mediatikë, duke u bërë ai protagonist i asaj dite, i ditës kur shqiptarët duhet të shihnin dhe të kuptonin sesa e drejtë është rruga për në BE me një drejtues inteligjent dhe të pranueshëm nga komuniteti ndërkombëtar si kryeministri dhe qeverisja e tij. Zilia, smira, mllefi i non gratës nuk ka kufi së bashku me qelepirit e tij. Për të minimizuar ngjarjen e cila nuk mund ta minimizojë askush në Shqipëri, u përpoq të bëjë një protestë absurde dhe të shëmtuar në të cilën nuk u mblodhën më shumë se 1.000 vetë, ku të gjithë politikanët e mbledhur ishin sfidues dhe shkelës të ligjit në të kaluarën e tyre. Askush në botë kur ka Samite të këtij lloji nuk bën protesta për të përkrahur Samitet???!!! Vetëm non grata-s i shkon ndër mënd që të bëjë një sfaçado dhe paradoks të tillë me qëllim për tu dukur dhe tu thotë BE dhe shqiptarëve: `jam edhe unë këtu, i bukri shejtan, pa mua Shqipëria nuk bëhet ashtu si doni ju`!!!!! Dhe.. ndodhi. Të gjitha mediat e paguara tv dhe të shkruara nga ky grupim nuk paraqitën suksesin e jashtëzakonshëm të Samitit ndërkombëtar, por u morën me narcisistin non-grata që kërkon të bëjë revolucion. Kuptohet, se këtë mënyrë për të marrë pushtetin njeh, sepse ka lexuar vetëm Materializmin historik dhe dialektik të ish-PPSH, dhe veprën e preferuar të diktatorit `Inkuizitorë dhe Rebelë` të Jan Husit. Papritmas ndodh një hata sa ireale aq dhe kuptimplotë… Askush nuk kërkon që të goditet një i moshuar dhe për këtë, nga ana njerëzore dhe morale është e gabuar, por e parë në retrospektive grushti që hëngri non-grata, (sado që personale mund të ketë qenë problemi midis tyre, dhe këtu kanë faj 15 bodigardët që e rrethonin, aq sa të shkon mëndja se mund të ishte një konspiracion mënyra se si u la i lirë të afrohej i sëmuri mendor), ky grusht duhej të ishte dhënë në 8 dhjetor 1990, vetë Ramiz Alisë, kur Ramiz Alia u takua me studentët, paçka se gjysma e atyre që e takuan diktatorin e djallëzuar të pas Enver Hoxhës, ishin me dosje. Ai grusht i duhej dhënë Ramiz Alisë dhe gjithë klasës politike të atëhershme të diktaturës në mënyrë që të mos ndodhte ai kalim hipokrit dhe djallëzor i sistemit nga diktatura në demokraci sepse, ishte Ramiz Alia që manipuloi protestën, i detyruar dhe nga OSBE për të shpallur Pluralizmin. Ai djallëzor, si ideatori shpirtëror i tij (diktatori që kish vdekur në 11 prill 1985), shpejt e shpejt dha lejen për të krijuar dy parti `të djathta` ( PD dhe PR), dy parti `të majta` (PS dhe PSD), si dhe nje parti minoritare (PPDNJ) duke rrezikuar kështu me këtë parti të fundit edhe një rrezik ndaj sovranitetit shqiptar, të cilën për fat sot na mbron NATO dhe BE. Ky Pluralizëm hipokrit dhe djallëzor i krijuar nga po nga ish PPSH, u bë i tillë sepse këto pesë parti u drejtuan që në fillim nga anëtarë të spikatur të PPSH së atëhershme (madje radikaliste të majtë) dhe në to hynë në fillim rreth 120.000 ish bashkëpunëtorë të sigurimit dhe miqtë e tyre, të cilët e mbajtën këtë Demokraci gjithmonë në tranzicion të heshtur dhe në Anarki të plotë, korrupsion, emigracion, kriminalitet, shkelje ligji për pronat, krijimin e një klase të pasur nga vetë ish anëtarët drejtues të PPSH, njëlloj si ato që shkruante Noli i Madh:
- Anarki sociale
- Anarki Morale
- Anarki Patriotike
- Anarki e idealeve
- Anarki Fetare
Kështu që Parulla e Rinisë së Atëhershme dhe të sotme `E duam Shqipërinë si Europa`, nuk u realizua. Madje pas 32 vitesh është hera e parë që 27 drejtues të vendeve të BE vijnë e bëjnë një Samit në Tiranë duke i dhënë shpresë Shqipërisë dhe shqiptarëve se me të vërtetë shqiptarët e duan Shqipërinë si Europa dhe do integrohen aty. Po çfarë bëri non-grata? Njëlloj si Nure Beu tek filmi `Koncert në vitin 1936`, mblodhi xhengiet e tij dhe u përpoqën të prishin festën e shqiptarëve. Një turp i padëgjuar. Mirë ka thënë At Zef Pllumi: “Duhet ndërru truni i këtij populli. Prandaj mendimi im është që pa iu ndërru truni këtij populli- e truni ndërrohet në shkolla kryesisht- dhe pa u formuar një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si mendojmë me hy në Europë”. Grushti që hëngri non-grata si një përfaqësues i së kaluarës diktatoriale, që drejtoi dhe drejton opozitën dhe sot e kësaj dite, sado që jo-etik dhe jo-morale për moshën që ka, në fakt i duhej dhënë Ramiz Alisë dhe PPSH 32 vite më parë, për të penguar projektin djallëzor për pseudo-pluralizmin në Shqipëri, Projekt i cili pati sukses por për të keqen e Shqipërisë. Shpresojmë që ky Samit të jetë pika e kthesës , pikë ku Shqipëria të integrohet në BE, momenti ku Shqipëria të heqë barrën e të korruptuarve, shkelësve të ligjit nga drejtues dhe ish-drejtues të Shqipërisë në këto vite, dhe të largojë ish spiunët e bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit nga drejtimi i vendit.
SOT