NIS E SOS – UDB E KOS!
17/06/2017 15:17
Analizë&Opinion
NIS E SOS – UDB E KOS!
Shkruan: Tafil DURAKU
Panairet e librit, janë bërë të rregullta dhe prapa tyre fshihet një bizaritet i paparë “patriotik” e “kombëtar”, shqiptraro-titist, tash e dy dekada të plota, pas luftës së lavdishme të UÇK-së. Panairet e librit janë bërë të rregullta dhe mirë që janë bërë të tilla, sepse, libri është ai që i zgjëron horizontin njeriut, sidomos, rinisë së revolucioneve dhe rritë pikëpamjet e shton udhët për ndryshim. Por, këtu, tek ne, diçka çalon me të madhe dhe ajo që çalon është politika “patriotike” e “kombëtare” e shqiptaro-titistëve projugosllavë e proserbë!...
Fatkeqësisht, tash e dy dekada, me librin udhëheqin UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë, me bijë e me bija, dhe kjo ndodhë për faktin se edhe “institucionet” dhe “ministritë” përkatëse janë të tilla, të përkatësisë së “institucioneve dhe institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta”, të cilat vetëm i kanë ndërruar emrat dhe gëzofët, vetëkuptohet: edhe rolet e maskat!...
Dhe, duke i parë të gjitha këto anomali të “patriotëve” shqiptarë, me bijë e me bija, me farefis e me miq “atdhetarësh” të njohur, shpesh them, “shyqyr” që nuk ka gojë libri, sepse, do të bërtiste në kupë të qiellit, me krupë dhe pezm të madh, kur sheh se kush dhe cili udhëheq me “panairet” e librit! Madje, ç‘është edhe më keq se kaq, se, “panairet”, vazhdimisht, tash e dy dekada, fare pa turp, i udhëheq kasta e shqiptaro-titistëve UDB-asho – KOS-istë, me farë e me farefis, me BIJË e me BI(J)A!...
Duke i parë të gjitha këto marifete të sharësve të luftës së UÇK-së dhe të shakaxhinjve e shakaxheshave të “Pavarësisë” së “Republlikës së Kosovës”, që sot po i gëzojnë të gjitha të mirat e këij “shteti”, nuk kemi se si të mos i urrejmë me krupë “shokët tanë të luftës”(!), të cilët, nuk e dimë a po e shohin se maje hunde dhe në lule të ballit ua ka varur UDB-a dhe KOS-i mbishkrimet e “institucioneve” të tyre sekrete, dhe, çudia është, se, edhe maje hundës së tyre e në lule të ballit nuk i shohin ato mbishkrime antishqiptare, të cilat, në emër të tyre, po bëjnë kërdi në kurriz të shqiptarëve që nuk pajtohen me ta e me to, sepse, në thellësinë e tyre janë aq antishqiptare, “patriotike” e “kombëtare”, siç i ka përgatitur UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist (pro)jugosllav e (pro)serb!...
Është për ta thënë e theksuar se po të mos ishin të pranishëm botuesit nga Tirana dhe trevat e tjera shqiptare, panairi, sikurse edhe panairet e mëparshme, nuk do ta kishte pamjen e tij natyrore, estetike e kombëtare, pavarësisht se kush i organizon në Prishtinën e deritashme antishqiptare të shqiptaro-titistëve organizatorë, me pasardhës!...
Botuesit “komunistë” shqiptaro-titistë, kanë bërë një “transformim” rrënjësor, duke ndërruar (ndryshuar) vetëm emrat e shtëpive të tyre botuese, dhe, me emra të rinj e të vjetër (“pozitivë”!), duke ndërruar rolet dhe maskat, po e shfrytëzojnë buxhetin, edhe ashtu të kufizuar për librin, e të ashtuquajturës Ministri e “Kult(sh)ur(r)ës”(Sic!), e cila, vazhdimisht, pa kurrëfarë kriteri e transparence, ua ndanë mjetet e tagrapaguesve shqiptarë të njëjtëve persona që e “organizojnë” panairin e librit, tash e 19 “panaire”, u thënçin!... Pos mjeteve të majme që ndahen nga MK, dihet se pjesëmarrësit paguajnë edhe për stendat, por, nuk dihet dhe nuk ka asnjë transparencë se ku shkojnë dhe kush i shfrytëzon lekët e grumbulluar prej stendave?!...
Një gjë është shumë e sigurt, se, mjetet e grumbulluara (të hyrat prej stendave) mëse paku shfrytëzohen për të mirën e librit, respektivisht, për stimulimin e librit të të gjitha shtëpive botuese, gjë që nuk ka ndodhur as ka mundësi që të ndodhë derisa me panairet e ministrinë udhëheqin, nis e sos – udb e kos!...
Si ka mundësi që panairet e librit i udhëheqin ata që dikur e kanë plaçkitur buxhetin e Ministrisë së Kulturës me emrin e të vetmit botues, Ndërmarrjes Botuese - Edicionit “Rilindja”? Dhe, sot, i kanë ndryshuar vetëm emrat dhe sërishmi, të njëjtët, e plaçkitin buxhetin e MK-së, duke e prerë në fyt e pas shpine “Rilindjen”, të cilën, me mjete e punë vetanake, e mban gjallë, prej gati 12 vjetësh, autori i këtij shkrimi, i cili, nuk merr pjesë në asnjë panair derisa ato udhëhiqen nga UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë&Co!...
Ndërmarrjes Botuese – Edicionit “Rilindja”, prej pasluftës së lavdishme të UÇK-së, ia punuan e po ia punojnë pas shpine lidhjet e vjetra udbasho-kosiste, da(m)utdemaku-çkoviçiste, nazmirrahmani-noviçistee, abdullahz(q)eneleviçiste&Co, të cilat lidhje e detyruan Ministrinë e Kult(sh)ur(r)ës, që, pasi nuk mund ta shfrytëzonin më, sepse, diçka të tillë nuk ua lejonte një luftëtar i vërtetë i UÇK-së, me lidhjet e vjetra që patën e kanë krimi i organiizuar “komunist” e shqiptaro-titist, ia punojnë pas shpine ende, duke e penguar edhe drejtësinë (tash e gati 12 vjetë) që të mos e kryejë punën e saj, dhe, për t’i vërtetuar të gjitha këto që u thanë më lartë, po e citojmë porotin tashmë të ndjerë (Fetah Salihu), i cili, pasi lexoi vendimin politik të Astrit Haraçisë, në sallën e gjyqit, i tha, tekstualisht, gjyqtares Flutra Hoxha, ciotjmë: “Zonja gjyqtare, Astrit Haraqija nuk guxon me nënshkru kësi vendimi kundër gruas së vet dhe jo më kundër punëtorëve të “Rilindjes” dhe kundër Edicionit “Rilindja”… Gjyqtarja heshti dhe mori vendimin që i kishin porositur qarqet e krimit dhe korrupsionit të organizuar “komunist”-“demokratik”, LKJ-isto – LDK-ist, shqiptaro-titist!...
Dhe, fatkeqësisht, tash e dy dekada pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së, po vazhdon krimi dhe korrupsioni i organizuar, LDK-ist&Co, si me panaire, si me gjithçka tjetër: Nis e sos – UDB e KOS!...
Burojë, 15 Qershor 2017