NGADHËNJIMTAR TE “LOJA E SHAHUT”

20/10/2018 12:32

RECENSION

 

 

 

NGADHËNJIMTAR TE “LOJA E SHAHUT”

Recension për “Instrumentistët”

 

 

Afrim MORINA

 

            Pas një bisede me Naim Idrizin, se do e mbajë një ekspozitë në Tetovë dhe kërkoi mendimin tim për këtë, nuk përtova, sepse, edhe e kisha dhënë mendimin, për ekspozitën e mëparme në Kumanovë. U morëm vesh, që punimet të m’i dërgojë dhe kur i mora ato, edhe pse kisha shumë obligime familjare, pranova, se e pash piktorin, në një dimension tjetër të trajtimit të temave.

            Ajo që të bie në sy, te ky artist, është mjeshtria e vënies në pllaka, punimet e tija dhe renditja që kishte bërë. Përpara më dolën dy tabllo të kompletuara. Ato mund të shikoheshin dhe vlerësoheshin edhe veçmas, njëra nga tjetra. Por, ashtu siç i kishte renditur, ma tërhoqën vëmendjen më tepër, ngase, me të veçuarat e punimeve të tija, isha mësuar.


Violinisti

            Është shumë interesante, kur i vështrova të gjitha së bashku, më dolën disa veçori të artistit.

            E para, secili instrumentist e kishte fytyrën në drejtim të publikut, edhe pse ky nuk shihet, por Naimi ka arritur ta bëjë, me shumë sukses, dukjen e tij;

            E dyta, janë të veçuara duart e instrumentistëve, sikur çojnë mesazh te publiku, për ritmin e tyre, varësisht nga notat që ekzekutohen, çka dëshmon se në këtë formë komunikon artisti me publikun;

            E treta, sytë e instrumentistëve, sikur reflektojnë dritë, nga ajo që nxjerrin prej publikut, që edhe kjo është portretuar shumë bukur, që dëshmon, edhe pse nuk shihet publiku, se ai është përballë tyre;

            E katërta, kokat e instrumentistëve i ngjasojnë poçeve elektrike, sikur ndriçojnë sallën dhe publikun në te, që jep për të kuptuar se publiku është i entuziazmuar.

            Por, kur i shikojmë tablotë në grafikë, na dalin dy lloje, e para, se kemi të bëjmë me një orkestër simfonike, ku prin mbretëresha e instrumentave - Violina dhe kështu me radhë, ndërsa tabloja e dytë, na paraqet një orkestër xhazi, shumë bukur të realizuar, që edhe kjo le përshtypjen e të parës, plot shend, nga pritja që i bën publiku.

            Naimi, në ekspozitën e parë, na i paraqet tri elemente: 1. Violinën e thyer, që tash e ka në funksion të orkestrës; 2. Shtyllen elektrike, që tash e ka në funksion, përmes syve të instrumentistëve, drejtuar publikut dhe; 3. Elementi shumë domethënës, që, këtu, nuk shihet, por nëse me përkushtim, i krahasojmë ekspozitën e parë me këtë, menjëherë na paraqitet “Loja e shahut”. Artisti i kishte dhënë mision vetes, se do të provohet në tabelë shahu me artistët tjerë, pa pasur frikë dhe me guxim ka arritur të dalë fitimtar.

Kur themi fitimtar, e nxjerrim edhe një element vlerësues, se Naimi u mbeti besnik elemeteve të paraqitura në ekspozitën e parë dhe me guxim ka përgatitur ekspozitën e dytë, që na jep për të kuptuar se temat që do t’i trajtojë në të ardhmen, do të jenë edhe më të fuqishme, sepse, ka arritur ta dërgojë mesazhin te vizitori, përmes “Shtyllës elektrike”.       

   Naimit i urojmë sukse të mëtejme, në ekspozitat e tjera, dhe, kërkojmë prej tij të mos e lërë kurrë artdashësin pa korent elektrik.

 

Prishtinë, 1. 8. 2018

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode