NEOTITISTËT

07/07/2023 07:11

OPINION

 

NEOTITISTËT

Tafil DURAKU

 

Njohësit e hollë të rrethanave dhe zhvillimeve politike në “Republiken e Kosovës”, e kanë ditur dhe e dinë saktësisht se neotitistët janë gjallë dhe kanë pritur forcimin e pozitave të tyre “patriotike” e “shqiptare”, dhe, sot, kanë arritur në shkallën e mosnjohjes se Nënës dhe Babait të tyre shqiptar dhe aleatëve të tyre historikë e natyrorë botërorë.

Që prej përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së, tash e dy dekada e gjysmë, fatkeqësisht, Tirana dhe SHBA  e BE e kanë hëngër karremin e shqiptaro-titistëve dhe, sot e tash, neotitistët bythëjashtë po ua tregojnë shkopin Nënës dhe Babait shqiptar e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë të SHBA, BE e NATO-s.

Në këtë pikëpamje, shqiptarët dhe politika shqiptare është dashur ta dinë me kohë se po të mos ishin shqiptaro-titistët dhe neotitistët “shqiptarë” me disa kategori të tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” në skenën politike, do realizohej synimi shekullor kombëtar i popullit shqiptar, udhës së Betimit të UÇK-së. Për këto dhe zhvillime të tjera antishqiptare kemi shkruar me dhjetra herë, e, me dhjetra herë e kemi tërhequr vëmendjen për rrezikun e kamufluar ”patriotik” e “shqiptar” të titistëve shqiptarë dhe bijve e bijave të tyre neotitiste në pushtet.

Që herët është ditur rrjedha e gjërave dhe “ndryshimi” i tyre në skenën teatrore shqiptaro-titiste në trojet e pushtuara etnike shqiptare nga ish-Jugosllavia e Serbia, tok me kategoritë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” në teatrin e zorshëm të shakaxhinjve e shakaxheshave të “Pavarësisë së Kosovës” dhe mosvërejtja e mospamja e këtij teatri të zorshëm shqiptaro-titist, sot, siç po sillet në rrethin e tij vicioz, “patriotik” e “shqiptar”, nuk dihet ku do t’i dalë tymi punës shekullore shqiptare, që po e minojnë e shantazhonjë shqiptaro-titistët e neoshqiptarotitistët në pushtet dhe aleatët e tyre në Tiranë.

Skena më e re me kushtëzime e kërcënime për Kryeministrin Shqiptar (z. Edi Rama, apo, cilidoqoftë ai), e zbardhë katëcipërisht neotitizmin në pushtet, të të gjithë skenës politike e “patriotike” “shqiptare”, pozitë-opozitë, në “Republikën e Kosovës”, të hapur (lexo: të çaraveshur) si ndaj Serbisë, si ndaj Shqipërisë, sipas konceptit antishqiptar ibrahimrugovist!...

Loja me luftën e lavdishme të UÇK-së dhe loja me Tiranën shqiptare e shqiptaro-titistëve dhe neotitistëve dhe e kategorive të tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, në vazhdimësi, në pushtet, e nxjerr në shesh karakterin antishqiptar, “patriotik” e “kombëtar”, të shqiptarotitistëve, neotitistëve dhe aleatëve të tyre në Tiranë, që po dërdëllitin për “përzierje në punët e brendshme të Kosovës”...

Duke e ditur saktë dhe qartë se Kosova është Shqipëri e okupuar, natyrshëm, do të duhej t’i takonte Tiranës shqiptare që të ishte bartëse e të gjitha proceseve politike, diplomatike e shteformuese shqiptare dhe çuarjen e tyre përpara në skenën vendore, evropiane dhe ndërkombëtare, dhe, jo t’u lejohej shqiptaro-titistëve e neotitistëve të përjetshëm “patriotikë” e “shqiptarë” t’i vënë ndërskamca rrotës historike e shqiptare të UÇK-së dhe Betimit të saj të shenjtë...

Prandaj, tash e shkuar dy dekadash, u pa e po shihet qartë cinizmi dhe ligësia që ka vetëm një emër të përbashkët: titistë e neotitistë “shqiptarë”, në krye me ligësinë e Albinit e zagarëve e zagaricave të tij “shqiptare” sot, që kulmoi me mospritjen dhe mostakimin e Kryeministrit Shqiptar, në Prishtinë!...

Kjo është ligësia kulmore, e koordinuar, e mospritësit dhe pritësve të Kryministrit Shqiptar, në tokën e tij të pushtuar kosovaro-serbo-ndërkombëtarisht!... Edhe mospritja dhe pritja kishin të fshehur sherrin shqiptaro-titist e neotitist në mes... Dhe, prapë, shqiptarët nuk shohin dhe nuk dinë!...

O tempora, o mores!


Burojë, 7 Korrik 2023

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode