NËNTORI I HERONJVE DHE DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

15/11/2019 06:37

URAGAN POETIK SHQIPTAR

 

   Arben DUKA

 

NËNTORI I HERONJVE DHE DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

 

 

U mbush Bulevardi,

plot fotografi,

dhe pa ato foto,

ata janë aty!

 

Ata janë aty,

yje të lirisë,

nderi dhe lavdia,

e gjithë Shqipërisë!

 

Heronj e dëshmorë,

edhe partizanë,

muajin e tyre,

Nëntorin e kanë!

 

Ata janë aty,

dhe s’do ikin kurrë,

i veshi Liria,

nuse dhe dhëndurë!

 

I kish rritur Nëna,

për një Botë të Re,

ç’kishin më të shtrenjtë,

falën për Atdhe!

 

Si gjithmonë këtu,

prapë dolën ca pisa,

që lëshojnë vrer,

përmbi ata lisa!

 

Nga pisat që thamë,

edhe më i miri,

përdridhet si gjarpër,

dhe nxin si qymyri!

 

Kush ja pati fajin,

Ballit Kombëtar,

që kundër Atdheut,

u bë tradhëtar!

 

U bë kuisling,

edhe bashkëpunëtor,

dhe prapë s’e mbyll halen,

as këtë Nëntor!

 

Ti gojën e ndyrë,

mbylle-more horr,

se është i pavdekshëm,

kush ka rënë dëshmor!

 

Të kuqen e luftës,

s’e nxin dot e zeza,

gjaku i dëshmorëve,

rjedh e rjedh në breza!

 

Gjak’ i tradhtarëve,

të vjetër-të rinj,

rrjedh nëpër nepërka,

dhe në gjarpërinj!.

 

As fotografitë,

s’duron dot qafiri,

pa le kur t’u’a bëjmë,

bustet prej floriri!

 

Kudo historinë,

shkruajnë fitimtarët,

vetëm këtu lehin,

konet dhe zagarët!

 

Janë trimëruar,

sa na kallin tmerrin,

njëqind herë në ditë,

po “vrasin” Enverin!

 

Po vrasin heronjtë,

të marrin ca haqe,

po u’a pamë dyfekun,

në luftë e në paqe!

 

Vetëm për t’u shfaqur,

antikomunista,

bëni karshillëk,

si neofashista!

 

Po neve s’do lëmë,

gurë përmbi gurë,

që ballistët kokën,

mos e ngrënë kurrë!

 

Heronj e dëshmorë,

gjithmonë e gjithmonë,

do të jenë në shekuj,

pararoja jonë!

 

Nga ana e duhur,

do jemi përherë,

se antifashizmi,

është një kryevlerë!

 

 

PARA DREJTËSISË HORRAT QË FYEJNË SIMBOLET E KOMBIT!

 

Na ra të jetojmë,
këtë kohë mjerane,
super injoranca,
ka mbirë në ekrane!

Pyet një tru-peshk,
dhe gazetar huri,
bëri mirë a keq,
fotot kush i vuri?!

Sot një sharlatan,
shfaqet si hero,
meqë shan heronjtë,
e ftojnë kudo!

Qeshu injorancë,
se është koha jote,
s’di si mund të bëhet,
kjo pyetje idiote?!

Si nuk bëri mirë,
o mjeranë të tredhur,
do qe dhe më mirë,
në bronz t’i kish derdhur!

Kujt i plasi trapi,
për pesë eunukë,
që me bordero shteti,
hanë akoma bukë!

Ky që nëpër studio,
shan me zë të dredhur,
dhe “doktoraturën”,
ka komplet të vjedhur!

Dhe “doktoraturën”,
ka komplet të vjedhur,
por s’e dimë pse është,
kaq i përkëdhelur?!

Edhe “Aushvicin”,
e shpiku ky horr,
pyes Gramoz Ruçin,
pse e mbajnë drejtor?!

Ca kohë në burg,
them duhet të hajë,
simbolet e Kombit,
kush guxon të shajë!

Duhet që ta dinë,
me tamam shqiptarët,
kush janë patriotët,
dhe kush tradhtarët!

Duhet të vërtetën,
ta dijë mirë çdo pis,
kush tok me gjermanët,
shkoi-u arratis!

Ti u trimërove,
o kryelegen,
se nga Edi Rama,
more oksigjen!

Aushvic ne s’kishim,
jo kurrën e kurrës,
dhe pse dha shumë fonde,
Kumbarë e Kulturës!

Jam -thoshte përditë,
antikomuniste,
por është në fakt,
një neofashiste!

Për këta Edvini,
qe vërtetë një fat,
se ngriti në bronz,
murtajën Mit’hat!

Dhe nuk mund të jesh,
kur vijnë Nëntorët,
dhe me Mit’hat Frashrin,
edhe me dëshmorët!

T’i thotë “Ndal!-falangës,
zogisto-balliste,
duhet Shqipëria,
krejt antifashiste!

Mos preket lavdia,
dhe nderi i shqiptarëve,
duhet që t’u mbyllet,
goja gjithë zagarëve!

Që veshët rehat,
të bien pastaj,
po kjo farë e keqe,
nuk zhduket kollaj!

 

DITA

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode