NËN MASAT E DHUNSHME SERBO-JUGOSLLAVE E SHQIPTARO-TITISTE TË AKP-së

03/05/2018 05:25

OPINION

 

NËN MASAT E DHUNSHME SERBO-JUGOSLLAVE E SHQIPTARO-TITISTE TË AKP-së

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Tash e dy dekada pas Luftës së lavdishme të UÇK-së, klasa punëtore shqiptare në “Rpublikën e Kosovës” përballet me ligjet më diskriminuese antipunëtore dhe antishqiptare. Dhe, kush është fajtor i kësaj gjendjeje, për padrejtësitë zyrtare e “ligjore” që u bëhen punonjësve shqiptarë? Institucionet dhe gjykatat ligjshkelëse e “ligjzbatuese”, të cilave u mbushet “grazhdi” plot para e tendere për përkthimin dhe përvetësimin e ligjeve diskriminuese nga serbishtja e gjuhë të tjera, që nuk shqipërohen as mirë dhe as profesionalisht, por, që, zbatohen në kurriz të klasës punëtore shqiptare…

 

Pra, me “ligje” të koordinuara shqiptaro-titiste dhe me pasardhës politikë, juridikë, ekonomikë e financiarë…, sot, në “Republikën e Kosovës” bëhet ekzekutimi politik, juridik, ekonomik dhe financiar… i klasës punëtore shqiptare, duke mos iu njohur e drejta e kompensimit të pagës për masat e dhunshme serbe, që ndodhën prej vitit 1990-1999, nga ana e AKP-së Rajonale, me vendime politike, me pretekst se nuk janë bërë ankesa nga punëtorët, tek organet e dhunshme, kur, të drejtën e ankesës e kanë gëzuar dhe kanë pasur të drejtë ta bëjnë udhëheqësit shqiptaro-titistë të organizatave shoqërore, veçanërisht, ata që i kanë njohur masat e dhunshme serbe dhe kanë punuar për to.

Po, si do të ankoheshin dhe kujt do t’i ankoheshin shqiptarët, asokohe? Organeve të dhunshme serbe, që kryenin diskriminim të të gjitha llojeve e natyrave ndaj shqiptarëve? Jo, kjo nuk do kishte asnjë kuptim dhe logjikë. Të ankohesh te ai që të persekuton dhe të ndjek e të ekzekuton pamëshirshëm!?! Kurrë.

Linçimin dhe diskriminimin e punonjësve shqiptarë, sot, egërsisht, e bën AKP-ja antipunëtore dhe antishqiptare, si i vetmi organ zyrtar i torturës psiko-fizike e “moralo-juridike”, antiligjore, në “Republlikën e Kosovës”, të cilin IFIMES-i ndërkombëtar, me seli në Lubjanë të Sllovenisë, e quan hiç më pak se “çerdhe e krimit dhe e korrupsionit në Kosovë”(Sic!) Dhe, që, këtu, është me rëndësi të dimë: Pse klasa punëtore shqiptare ekzekutohet “ligjërisht” në emër të ligjeve të koordinuara jugosllave-shqiptarotitiste?…

AKP-ja e “Republikës së Kosovës”, me anë të vendimeve “ligjore” që merr, në muajin prill 2018, e bën diskriminimin dhe ekzekutimin politiko-juridik të punonjësve shqiptarë, duke ua mohuar njëanshëm të drejtat e tyre legjitime, ligjore, sikurse në rastin konkret, të punonjësve shumëvjeçarë të Ndërmarrjes Botuese – Edicionit “Rilindja”, në Prishtinë. AKP-ja, në rastin konkret, në vend se të dalë në mbrojtje të të drejtave të punonjësvre të N. B. – Edicionit RILINDJA, të shkelura dhe të ekzekutuara nga vendimet politike e antishqiptare edhe të Ministrisë së Kulturës (lexo: Kultshurrës, me nder lexuesve!), me vendime politike të njëfarë Ministri, i thënçin, Astrit Haraçisë dhe pasardhësve të tij, punonjësit shqiptarë përndiqen, duke ua ndaluar pagat, e torturohen pamëshirshëm edhe nga një subjekt “shoqëror” që e quan veten AKP Rajonale, ose, edhe Qendrore, sepse, të gjithë, këtu (në AKP), zbatojnë “ligje” e “drejtësi” antishqiptare dhe antipunëtore.

Kjo që e themi, vihet re dhe shihet qartë në të gjitha përgjigjet e vendimet që u janë dhënë me shkrim punonjësve shumëvjeçarë të N. B. – Edicionit “Rilindja”, ku AKP Rajonale hedh poshtë njëanshëm kompensimin e pagave të punëtorëve për masat e dhunshme serbe (1990-1999) dhe për masat e dhunshme shqiptaro-titiste të Astrit Haraçisë me pasardhësit e tij (2006-2018)/11 Janar 2018 – Likuidimi i N. B. “Rilindja”/, ku, duke i shkelur të gjitha provat dhe dëshmitë tona, ka bërë edhe shkeljen flagrante të radhës, duke anashkaluar provat tona dhe duke i dalë në ndihmë krimit të organizuar gati 15-vjeçar ministror të Ministrisë së Kulturës…

Prandaj, është e udhës dhe koha e skajshme të dimë, ne, punonjësit e N. B. - Edicionit RILINDJA dhe të tjerët, se, për çfarë institucionesh “shtetërore” e për çfarë “juristësh” profesionistë bëhet fjalë, kur, në emër të “ligjeve”, shkelen ne vazhdimësi të drejtat e patjetërsueshme të punonjësve, të mbrojtura me të gjitha ligjet vendore e ndërkombëtare!?!

Në këtë mënyrë, AKP-ja Qendrore dhe Rajonale janë shndërruar në vatra të krimit të organizuar “shtetëror”, antipunëtorë, antinjerëzorë dhe antishqiptarë, dhe, këtë, mëse miri e dëshmojnë vendimet e tyre të deritashme në kurriz të klasës punëtore shqiptare, dhe, në rastin konkret, në kurriz të punonjësve legjitimë të N. B. – Edicionit RILINDJA.

Dhe, për fat të keq të klasës punëtore shqiptare, e të punonjësve shumëvjeçarë të N. B. – Edicionit RILINDJA, në rastin konkret, kjo gjendje po dëshmon se ende jemi nën masat e dhunshme serbo-jugosllave e shqiptaro-titiste të kalibrave më të rafinuar antipunëtorë dhe antishqiptarë, për çka, punonjësit, që janë me vendime të përhershme të marrëdhënies së punës, presin që të fitojë drejtësia dhe i kanë drejtuar sytë e mendjet tek gjykatat kompetente, me shpresën e vetme se ato do të marrin vendime konform ligjeve, për t’i mbrojtur të drejtat e shkelura arbitrarisht të punëtorëve, dhe, jo konform shkelësve të tyre dhe organeve të krimit të organizuar “shtetëror”.

Ne, e dimë, kemi qenë dhe jemi të bindur se çka del prej mace, - ha minj dhe çka ka dalë prej Titos, - ka hangër e ha shqiptarë; për çka janë bindur edhe institucione ndërkombëtare, si IFIMES, se, çerdhe e krimit dhe korrupsionit të organizuar në “Republikën e Kosovës”, është, pikërisht, dhe, padyshim, AKP-ja (Agjemcia Kosovare e Privatizimit – e drejtuar prej “komunistëve” të kuqë LDK-istë (pro)jugosllavë dhe larvave të tyre “patriotike” e “kombëtare” të Lidhjes së “Komunistëve” të Kosovës (LKK), përkatësisht, Lidhjes së “Komunistëve” të Jugosllavisë, të transformuar në LDK&Co), më poshtë, bashkëngjitur, vendimi i Juaj paraprak dhe dëshmia e IFIMES-it, për çka kemi shkruar edhe më parë, se, vërtetë, arsyetimet tuaja janë banale se AKP “është organ i pavarur publik i cili ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht autonome…” Edhe vendimet tuaja të fundit kundër pagave të punonjësve të N. B. - Edicionit RILINDJA, janë në kundërshtim me ligjet dhe po e dëshmojnë plotësisht autonominë tuaj të krimit të organizuar. Për ta parë “sinqeritetin” e përgjigjeve tuaja diskriminuese dhe kriminale, që janë ndesh plotësisht me Vendimin e Kryeministrisë (të datës 15 maj 2008, sipas të cilit të gjitha kategorive u njihet e drejta e kompensimit për vitet 1990-1999), ju kujtojmë një mendim zyrtar të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES), nga Lubjana, Slloveni /Međunarodni institut za bliskoistočne i balkanske studije (IFIMES) iz Ljubljane, Slovenija/publikuar tek link-u: https://www.ifimes.org/ba/9376#sthash.2NAdrG0m.dpuf,  më 25 maj 2017, me titull: „Kosova: Nagovještaj tektonskih promjena na političkoj sceni“(„Kosova: Paralajmërim i ndryshimeve tektonike në skenën politike“, ku, ndër të tjera, thuhet, citojmë: “Jezgro kriminala na Kosovu nalazi se u Agenciji za privatizaciju, u sferi javnih tendera, u javnim kompanijama, kontroli carina… Kriminal na Kosovu vuče svoje korijene još od Vlade u egzilu.“ 

(„Çerdhja e krimit në Kosovë ndodhet në Agjencinë e Privatizimit (AKP, sqarim i yni), në sferën e tenderëve publikë, në kompanitë publike, në kontrollin e doganave... Kriminaliteti në Kosovë i tërheq zvarrë rrënjët e veta që nga Qeveria në ekzil“).

Për të qenë plotësisht të pasinqertë, keni vërtetuar, me faktet tuaja të shkruara, me vendimet më të reja antiligjore për pagat tona të papaguara nën masat e dhunshme serbe 1990-1999 dhe për pagat e papagura prej Ministrisë së Kulturës, nga vendimi politik i Astrit Haraçisë – prej vitit 2006-2018, kur PROVAT tona i quani “Prova”, ndërkaq, arsyetoni veprimet tuaja diskriminuese e kriminale, antiligjore, sikurse ato kriminale të Astrit Haraçisë&Co, duke i mohuar dhe eleminuar të drejtat e punonjësve në mënyrë selektive dhe sipas porosive të qendrave të caktuara kriminale që (tele)dirigjojnë me ju. Më shumë, shih: https://artexd.webnode.com/news/bordi-i-mjerimit-dhe-krimit/.

Dhe, siç po shihet, në këtë horizont shqiptar, të udhëhequr prej antishqiptarëve, e vetmja shpresë e punëtorëve, me vendime të përhershme të marrëdhënies së punës, ka mbetur Gjykata e Strasburgut, ku, fatkeqësisht, edhe ju i keni përfaqësuesit tuaj, për ta gënjyer, mashtruar e lajthitur atë Gjykatë dhe çdo Gjykatë tjetër, që u jep hapësirë e u krijon mundësi, për ta gënjyer, mashtruar e lajthitur ju, shqiptaro-titistë të ndyrë, “shqiptarë”!...

 

Burojë, 1 Maj 2018

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode