NË PËRVJETOR / DHEARBËRORIT PROZATOR

01/06/2023 06:23

NË PËRVJETOR

 

Tafil DURAKU

 

 

DHEARBËRORIT PROZATOR

- Halil Kajtazit, prozatorit dhe shkrimtarit, në pesëvjetorin e përjetësisë

 

mbi varrin tënd

natyrshëm po mbin

proza e Drenicës

 

po hedhin shtat

kallinjtë e dritës

rrezeve të diellit nën shi

 

sikur deshe ti

të jenë njerëzit tanë

në istikame rrite

 

sikur deshe ti

t’i kesh shokët e penës

për jetë

 

kohëve në kujtesë gjëllin

kryefolklorist

yll prozatar i mëngjesit

 

prozën popullore të Drenicës

e ke shkruar qiejve shqiptarë

e t’mos vdesë pritave hileqare

 

komb e Atdhe rritë

fjalë e gdhendur në kristale drite ilirie

emër për be në shtatë palë qieje

 

prozator i rrallë

e bën Arbërinë e Madhe

qëndisur me grep diturie

 

kohëve në kujtesë

pa asnjë ves në prag shtëpie

rron e të mban gjallë dhe i dashur Shqipërie

 

Burojë, mars 2022

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode