NA DUHET LOPATË E MADHE

17/11/2017 17:29

POEZI SATIRIKE

 

Arben DUKA

 

NA DUHET LOPATË E MADHE

 

Sala me Lulushin,

turpi i Shqipërisë,

“prenë” një copë deti,

dhe ja dhanë Greqisë!

 

Vendit prapa shpine,

keq i futën thikën,

s’e dimë në e falën,

apo thjesht’ e shitën?!

 

Falja-apo shitja,

nga dyshja barbare,

quhet me dy fjalë,

tradhti kombëtare!

 

Dëmi kolosal,

thjeshtë u anulua,

po asnjë nga mostrat,

këtu s’u dënua!

 

Bëka dhe kritika,

Sali psikopati,

kur thotë-se për detin,

s’bëri gjë Bushati!

 

S’bëri gjë Bushati,

në takim-në Kretë?

Po Sala pisllëkun,

e ka bërë vetë!

 

Sala e ka bërë,

këtë tradhëti,

tani po na bën,

dhe humor të zi!

 

Bëri mutërishten,

Sali psikopati,

dhe tani u dashka,

ta pastrojë Bushati

 

Bëri mutërishtet,

nipi i Esatit,

tok me Lulëzimin,

shokun e veshgjatit!

 

E pëgërë e tyre,

mullare-mullare,

Ndaj tani na duhet,

lopatë shumë e madhe!

 

Bushati në Kretë,

pastroi një hale,

se shpejt do të kemi,

marrëveshje të re!

 

Greku kish gjer dje,

qëndrim refraktar,

dhe nuk hiqte dorë,

nga deti shqiptar!

 

Po ende këmborën,

tund Sali mballoma,

greku u tërhoq,

po Sala akoma!!!

 

Sala nuk tërhiqet,

jo se është një trim,

po ne nuk e dimë,

ç’ka marrë në këmbim?!

 

Ç’ka marrë në këmbim,

ai ari mali,

se s’dimë në e shiti,

apo thjesht’ e fali!

 

S’e dimë në e fali,

ky farë psikopati,

siç falën dikur,

Zogu dhe Esati!

 

Se Saliu është,

xhins me tradhtarët,

mallkim për Atdheun,

dhe për gjithë shqiptarët!

 

Veç me këtë krim,

pa asnjë krim tjetër,

do kalbej në burg,

ky matuf i vjetër!

 

Po edhe Lulashi,

kusar i panginjur,

do hynte riosh,

do dilte i thinjur!

 

Për krimet që bëri,

ajo qeveri,

s’e dimë se ç’do bëjë,

prokuror’ i ri?!

 

Është e rëndësishme,

që shpëtuam detin,

jo që Sala-Luli,

nuk panë kiametin!

 

Po me gjithë ç’kanë bërë,

kur qenë të pushtetshëm,

më e pakta është,

burgim’ i përjetshëm!

DITA

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode