N. B. “RILINDJA” DHE DA(M)UTOGLLU
09/10/2012 19:29
N. B. “RILINDJA” DHE DA(M)UTOGLLU
Shkruan: Tafil DURAKU
N. B. “Rilindja”, i njohur ndryshe edhe si Edicioni (i Librit) “Rilindja”, është një shtëpi botuese me një pervojë botuese relativisht të gjatë, gjysmëshekullore. Vetë emërtimi “Rilindja” të kujton Rilindjen Kombëtare Shqiptare falë së cilës jemi këta që jemi, jemi shqiptarë, dhe, si emërtim i tillë, nuk mbart në vete asgjë të keqe dhe asnjë njollë dhe shenjë të ligë, antishqiptare. Por, ata që e kanë keqpërdorur emrin e saj për çfarëdo qëllimesh të veta e të pushtuesit të trefishtë serbo-jugosllavo-“shqiptar”, janë diçka tjetër, janë ata që nuk duhet lënë në harresë për krimet politike, kulturore, arsimore, ekonomike etj., që kanë bërë në kurriz të popullit dhe intelegjencës shqiptare. Pra, shqiptaro-titistët duhet trajtuar veçan dhe ndryshe nga ç‘duhet të trajtohen atdhetarët shqiptarë, që ishin dhe janë e kudërta e tyre, që janë pjesa e bardhë e ditës shqiptare. Sepse, nuk shkon, absolutisht, edhe me Titon në kohën antishqiptare të Titos, e, tash, “partiotë” e shkuar “patriotëve”, pas luftës së UÇK-së. E, fatkeqësisht, kjo po ndodhë. Shqiptaro-titistët dhe sojesorollapi i tyre”komunisto”-“demokratik” është në këtë pushtet po aq “shqiptar” dhe më i zi sesa në kohën antishqiptare të Titos.
Edicioni “Rilindja”, në kohën e komunizmit jugosllav, është drejtuar për 50-vjetë rresht nga “komunistë” të rafinuar shqiptaro-titistë dhe deputetë të përjetshëm të federatës jugosllave dhe të të gjitha organeve tjera “socialiste” e “vetëqeverisëse” në nivele krahinore e jugosllave, siç është edhe drejtori shumëvjeçar i saj, njëfarë “shkrimtari” me emrin Nazmi Rrahmani-noviçi&Co, i cili, për t’ia futur në kurriz thikën Edicionit “Rilindja”, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, e emëroi për drejtor bythecin e tij Da(m)ut Demaku-çkoviçin, ose, Da(m)utogllunë, siç e kemi titulluar këtë shkrim, i cili, me të gjitha lidhjet e tij me të korruptuarit dhe kriminelët e sistemit komunist jugosllav në Ministrinë e Kulturës, la punonjësit shumëvjeçarë të Edicionit “Rilindja” pa pagat e tyre mujore dhe pa zyrat e tyre, për çka ka vendime të ligjshme Edicioni “Rilindja”, me të cilat janë të njoftuara të gjitha institucionet në nivel të MK tok me të ashtuquajturën “Zyrë Ligjore” të saj, ato në nivel të “shtetit” të Kosovës, në nivel të Ministrisë së Drejtësisë, vetë ministri i Drejtësisë, “policia”, si dhe “gjykatat” dhe “institucionet” e tjera kriminalo-ligjore, ku i kanë pozicionuar përfaqësuesit dhe vartësit e tyre ish “komunistët”-“demokratë” “shqiptaro”-jugosllavë si Da(m)ut Demaku-çkoviçi&Co, para të cilave nuk vlen, absolutisht, asnjë argument me bazë ligjore. Dhe, fatkeqësisht, kjo tregon anën e tyre korruptive, kriminale e “shtetërore”, antiintelektuale dhe antishqiptare.
Pas luftës së UÇK-së, situata ndryshoi rrënjësisht, por emërtimet që u bënë në fushën e “kulturës shqiptare” dhe në shumë fusha të tjera, nuk sollën ndryshime aq të pritshme për shqiptarët. Kjo do të thotë se sërish në pushtet mbetën të privilegjuarit dhe shërbëtorët e njohur e të panjohur të sistemit titist-antishqiptar, UDB-ashët, KOS-istët dhe sojesorollapi i tyre “shqiptar”. Emërtimet në fushën e “kulturës” komuniste jugosllave-antishqiptare i bëri i ndjeri Tahir Desku, i emëruar nga vetë “Shtabi i luftës” së UÇK-së për zgjedhjen dhe emërimin e kuadrove. Në Edicionin “Rilindja”, si kudo tjetër u gjet “zgjidhja”(Bah!) Drejtor u emërua njëfarë Da(m)ut Demaku-çkoviçi, ose, Da(m)utogllu, bythec i përjetshëm i deputetit të përjetshëm federativ jugosllav, Nazmi Rrahmani-noviçit&Co së tij “patriotike”… Në fakt, Da(m)ut Demaku-çkoviçi u emërua drejtor për t’ia futur thikën në kurriz Edicionit shqiptar të Librit “Rilindja”, dhe, në veçanti, autorit të këtij shkrimi, pas Luftës së Lavdishme të UÇK-së, përmes shantazheve dhe kërcënimeve “komunisto”-“demokratike” të Da(m)utogllusë me Company, në kurriz të Edicionit dhe të autorit të këtij shkrimi.
Me emërimin e Da(m)utogllusë drejtor i Edicionit të Librit “Rilindja”, më 1999, u bënë premtime boshe të filozofisë së tij boshe e teknefese të kuajve teknefesë të letërsisë shqiptaro-titiste e jugosllave të të gjithë oborrtarëve “pozitivë”, letrarë e letraxhinj të Beogradit në Prishtinë. Në këtë pikëpamje Da(m)utogllu bëri krim të paramenduar dhe i teledirigjuar nga qarqet shqiptaro-titiste, nisi ta presë në fyt Edicionin “Rilindja” dhe duke e goditur në kurriz autorin e këtij shkrimi, duke bashkëpunuar fshehtas e në vazhdimësi me ish-deputetin federativ jugosllav dhe drejtorin e përjetshëm titist të Edicionit “Rilindja”, Nazmi Rrahmanin-oviçin, me direktiva dhe detyra të marra prej tij, për ta rrënuar Edicionin “Rilindja” nga brenda, sepse, ai ishte edhe qëllimi final i shqiptaro-titistit Nazmi Rrahmani-noviçi, i cili, me klanin e tij “patriotik llapjan”, për ta plaçkitur buxhetin e Kosovës së varfër e të pushtuar, veç “Rilindjes”, një kohë shfrytëzoi ‘Shtëpinë Botuese’ “Buzu(j)ku”, e, më vonë themeloi Shtëpinë Botuese “Faik Konica”, po për ta plaçkitur buxhetin e Ministrisë së Kulturës të “Republikës së Kosovës” shqiptaro-titite për 13 vjetë rresht, pas luftës së UÇK-së, me lidhjet e tij vjetra “patriotike” e shqiptaro-titiste të UDB-së dhe të KOS-it. Madje, për qëllime të tilla u formua edhe i ashtuquajturi “Këshill i Librit” në nivel të MK, i cili është një këshill politik për kultivimin, ruajtjen dhe zhvillimin e letërsisë së socrealizmit jugosllav të shqiptaro-titistëve dhe të të gjitha larvave të saj “patriotike” e “shqiptare”…
Për të mos e mundësuar ardhjen e Da(m)togllusë në krye të Edicionit “Rilindja” shkova asokohe te Ministri i Kulturës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, z. Sabit Gashi dhe e njoftova për të gjithë skenarët e mundshëm dhe prapaskenat që zhvilloheshin për ta prerë në fyt Edicionin “Rilindja”, në emër të “patriotizmit” të shqiptaro-titistëve. “Shokët” tanë të “luftës” nuk na dëgjuan, bile, as që denjuan të na dëgjojnë. Për ta parë drejtpërdrejt “zotësinë” e nënshtrimit të Da(m)utogllusë, e pashë në takimin e parë me të.
Më vonë, ai, Da(m)utogllu, duke e parë se nuk mund të më detyronte e të më bënte të punoja për interesat e tij korruptivo-kriminale, më kërcënoi në zyrën e Edicionit “Rilindja”, me fjalët “Kafshimi im është vdekjeprurës” dhe kërcënime e shnatazhe të gatuara në kuzhinën shqiptaro-titiste të Nazmiogllusë&Co, për t’ia vënë lakun në fyt Edicionit “Rilindja” dhe për t’i lënë punonjësit e saj shumëvjeçarë pa të ardhurat e tyre personale, pa asnjë vendim dhe pa asnjë bazë ligjore. Dhe, e pyesja veten shpesh për kërcënimin e tij “shqiptar”: Si do të mund ta realizonte ai atë kërcënim udbasho-kosist e shqiptaro-titist? Me kë? Pse?...
Si pasojë e atij kërcënimi dhe lidhjeve të tij korruptivo-kriminale në të ashtuquajturën Ministri e Kulturës, ndikimit në Zyrën Ligjore të saj, si dhe lidhjeve të tij “pozitove”-kriminale në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në KPMK etj., në polici e gjetkë, punonjësit e Edicionit “Rilindja” prej muajt shkurt/2006 janë pa të ardhurat e tyre të garantuara personale, duke bredhur nga dyert e një gjykate në tjetrën, dhe, edhe pse e kanë të gjithë dokumentacionin në rregull, nuk mund t’i marrin të ardhurat e tyre të garantuara me të gjitha ligjet e punës, sepse, gjykatat dhe e ashtuquajtura Zyra Ligjore e MK, duhet t’i zbatojnë kërkesat finoke të Da(m)utogllusë, i cili e ka detyruar ish-“ministrin” Astrit Haraçia që të marrë vendim politik, me të cilin vendim mund të qeshin edhe sorrat në mal, sapo t’ia kenë lëshuar një sy.
Në vendimin politiko-“patriotik” të Haraçisë&Da(m)utogllu shihen qartë qëllimet e tyre “politiko”-“patriotike”, antikulturore dhe antishqiptare.
Në pikën 1. të vendimit thuhet: “Edicionit “Rilindja” i ndërpritet financimi me 31. 03. 2006 nga Ministria për Kulturë, Rini, Sport dhe ÇJR për shkak të kufizimit të buxhetit për këtë vit.”
Kjo pikë tregon qartë se vendimi është puro politik dhe antishqiptar, i cytur nga Da(m)utogllu dhe bandat e tij të të lidhjeve të vjetra të UDB-së e të KOS-it shqiptaro-titist në MK, në polici dhe nëpër gjykata.
Ajo pikë, edhe pse politike, tregon qartë qëndrimin antinjerëzor, antipunëtor dhe antishqiptar të MK, sepse, është marrë për “shkak të kufizimit të buxhetit për këtë vit”. Dhe, prej atij viti, kaluan mbi gjashtë vjetë dhe punonjësit vazhdojnë të mbesin pa të ardhurat e tyre personale, të garantuara me ligj, pa fajin e tyre, duke bredhur prej “gjykate” në “gjykatë”, ku, në prapaskenë vendosin Da(m)utogllutë me lidhjet e tyre kriminalo-korruptive udbasho-kosiste.
E, pika katër, e atij vendimi skandaloz, thotë: “Nga viti 2006 e tutje të gjitha projektet dhe pagat mujore të stafit të edicionit “Rilindja” do të sigurohen me mjete vetanake nga projektet.”
Këtu, duam të theksojmë se projektet e Edicionit “Rilindja” janë dorëzuar për çdo vit kalendarik në arkivin e MK, por, punonjësit shumëvjeçarë të Edicionit nuk kanë mundur t’i realizojnë të ardhurat e tyre as nga projektet, sipas vendimit politik të Haraçi Da(m)utogllusë!...
Dhe, pika 5, thotë: “Ky vendim hyn në fuqi nga data e nënshkrimit.”
Vendimi politik i MK, i përpiluar nga Da(m)utogllu dhe i nënshkruar nga Astrit Haraçia, nuk u zbatua kurrë, edhe pse përcaktonte “kufizimin e buxhetit për këtë vit” (dmth. Për vitin 2006) dhe nuk u respektua pika katër ku thuhet se punonjësit duhet t’i marrin të ardhurat nga projektet. Asnjë projekt i Edicionit “Rilindja” nuk u mbështet, as për t’i siguruar të ardhurat mujore të punonjësve të saj, sipas vetë vendimit politik të Haraçi Da(m)utogllusë(Sic!)
Për atë vendim politik u njoftuan të gjithë ministrat e MK pas Haraçisë, e, edhe ministri Valton Beqiri, në prani të këshillatarëve të tij dhe të sekretarit premtoi se do ta anulonte atë vendim politik “me dy fjali”. Por, premtimin s’e mbajti, se, s’e mbajti. Dhe, kur i kaloi mandati, u takuam rastësisht dhe më tha se nuk kishte guxuar ta bëjë atë premtim, duke më thënë: “O, vallahi, nuk kam guxuar!”… Por, askush nuk e mori në pyetje ministrin Beqiri pse nuk ka guxuar ta rrëzojë vendimin politik të Haraçisë dhe nga kush ka pasur kërcënime për ta rrëzuar atë vendim politik dhe antishqiptar, duke e vazhduar me finokëri politikën antishqiptare të da(m)utoglluve dhe të “patriotëve” të tyre që po pindërrohen edhe në këtë pushtet “shqiptar”…
Dhe, ajo që pyesin të gjithë punëtorët në këtë “shtet ligjor” është fakti se a do të ketë ligj dhe drejtësi për ta, apo nga ky “ligj” dhe nga kjo “drejtësi” që po zbatohet në kurriz të tyre, me direktiva dhe rekomandime “pozitive” të da(m)utoglluve dhe të lidhjeve të tyre të vjetra udabsho-kosiste do të pësojnë vazhdimisht punëtorët, apo, do të detyrohen të bëjnë vetëgjyqësi dhe ta marrin situatën në duar të veta shqiptare, në duart e të drejtave të tyre të shkelura e të nëpërkëmbura prej shqiptaro-titistësh të rafinuar si Da(m)utogllu&Co?...
Burojë, më 9 tetor 2012