MOS E PYET, SE TREGON VETË

10/03/2016 11:43

ANALIZË&OPINION

 

MOS E PYET, SE TREGON VETË

            Nga Bedri ISLAMI                

 

Nuk jam habitur për asnjë moment kur lexova për një episod të jetës së Sali Berishës, ndodhur para vdekjes së Hysni Kapos, ndërsa po kurohej në një spital të Parisit. Sipas një dëshmitari të kohës, njëri ndër mjekët që ishin pranë Numrit 2 të detashmentit të Byrosë Politike, njeriu që më vonë do të shfaqej si antikomunist më i betuar, Sali Berisha, do të tregonte se kur bridhte vetëm nëpër Paris, ku ishte dërguar për specializim, tre vetë, dy francezë dhe një i huaj, për disa ditë me rradhë e kishin ndjekur dhe i kishin bërë presion që të bëhej bashkëpunëtor i tyre për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri.

Nuk jam habitur sepse e kam pritur diëka të tillë, ashtu si edhe kam shkruar, për më tepër, në të njëjtën kohë me të, në Paris do të ishte edhe Ibrahim Rugova, mjegulla rreth të cilit, herë herë është bërë më e dendur dhe herë herë është zhdavaritur paksa.

Në rrëfimin për Berishën ka disa enigma, të cilat, nëse jo tani, në një kohë të ardhshme do të jenë të hapura për të gjithë, pasi shërbimi francez, në shumë drejtime është ndryshe nga ai britanik, i cili, ky i fundit, i ruan deri në thellësinë e shumë e shumë viteve lidhjet që ka krijuar me njerëzit e tij, e për më tepër nuk harron as kujdesin ndaj pasardhësve. Shërbimi francez i sigurisë herët a vonë i bën të njohura lidhjet e tij, por, kur të bëjë të njohura lidhjet e tij me Berishën, për shembull, apo me këdo tjetër, do të jetë një dëshmi shumë e vonuar.

Përse shërbimi francez dhe një tjetër, i huaj, (dhe këtë Berisha duhet ta ketë ditur mirë se i ëfarë kombësie është, megjithëse nuk mund t’ia thoshte Hysni Kapos), i vihen pas pikërisht Sali Berishës? Ai nuk ishte një figurë e njohur politike e shkallës së parë; lidhjet e tij me hierarkinë e lartë komuniste ishin ato të njeriut të devotshëm politik; nuk kishte deri asaj kohe asnjë shfaqje rebelimi ndaj idesë së tij si anëtar i një partie ku ishte bërë pjesë në një 8 nëntor; në biografinë e tij si komunist nuk kishte asnjë vërejtje në kartën e regjistrimit dhe asnjë shënim tjetër që mund të tregonin se nga ky njeri i devotshëm, më pas do të dilte një disident i dorës së parë.

Pra, asnjë shërbim i botës normale nuk do të kishte synuar që nga një njeri-bindje të krijonte një monstër rebelimi. Ai nuk ishte e as nuk kishte shtatin as të një Haveli dhe kurrë nuk do të kishte pranuar të bënte sakrifica të tipit havelian. Alibia se do të kishte qenë një njeri për të shembur komunizmin në Shqipëri është e pavlerë.

Interesi i botës së një shërbimi serioz është që kurdoherë të ketë një sy dhe një vesh në botën e lartë të një kupole komuniste, aq më tepër në atë kohë, kur Shqipëria ishte krejt memece dhe e mbyllur ndaj botës dhe, kur për Perestrojkën nuk mendonte ende askush.

Duhej të kishte diëka më shumë se kaq, dhe nëse kjo ka ndodhur, e gjithë ajo që lidhej me botën e Berishës, ishte e ndarë në dysh: Nga njëra anë lidhja e tij martesore, një krushqi e pazakontë, sidomos për një komunist të dorës së parë, vjehrra e të cilit kishte qenë dikur nga rradhët e shërbimit të fshehtë ushtarak, KOS, dhe, për më tepër, lidhjet e njerëzve të saj me politikën, ishin ende të fuqishme në vendlindjen e saj. Kjo duhej të ishte njëra anë, dhe, në anën tjetër, të afërm të Berishës që jetonin në pjesën shqiptare përtej kufirit, prej disa kohësh, si dëshmoi Izet Haxhia, kishin lidhje me shërbimin e fshehtë jugosllav, të njohur si UDB.

Berisha, gjithnjë sipas dëshmisë së dhënë nga të tjerët, tregon se gjurmimi i tij është bërë ditë me rradhë, megjithëse ai i ka vërejtur ata që ditën e parë. Nëse ka ndodhur kështu, atëherë dikush ka pritur të takojë tjetrin, ose njerëzit e shërbimit e kanë ditur se do të takohen me atë diku, ose, ky i fundit, ka pritur momentin kur do të mund të bisedonin me njëri-tjetrin. Nëse interesi i tij do të kishte qenë mohimi i krijimit të një lidhjeje, normalisht, si ka ndodhur edhe me të tjerë, do të kishte mënjanuar shëtitjet në vetmi, duke ndjerë përcjelljen e tre vetëve, dy nga të cilët ishin të shërbimit francez të sigurimit, ndërsa i treti ishte një i huaj.

Enigma tjetër është se nga e mori vesh ai se ëfarë kërkonin prej tij, nga e kuptoi se dy prej këtyre ishin të shërbimit francez dhe tjetri një i huaj, dhe, mbi të gjitha, ku e kur u takua me ta që t’i bënin propozimin për kthimin e tij në një bashkëpunëtor të sigurimit francez?

Të gjithë specialistët që ishin të dërguar nga shteti jashtë vendit, sidomos në Paris ku ishte edhe qendra e specializimeve shqiptare, ishin të detyruar të informonin, e jo rrallë, edhe të bënin raport të hollësishëm për qëndrimin e tyre në vendin ku ishin dërguar. Megjithëse kishin një farë lirie, përsëri nuk ishin të lirë. Vëzhgimi ishte edhe mbi ta, e jo vetëm nga punonjësit shqiptarë të ambasadës, por jo pak herë, edhe nga njëri-tjetri.

Berisha, sipas dëshmisë së dhënë, e pranon se njeriu i tretë i pranishëm, nuk ishte francez dhe e ëuditshme është e panjohura se nga ishte. Që njeriu i tretë e ka njohur mirë gjuhën frënge, kjo nuk ka dyshim, sepse ndryshe si do të rrinte në shoqërinë e shërbimit francez; që njeriu i tretë nuk ka qenë njeriu i CIA-s, edhe kjo nuk ka dyshim, pasi, po të kishte qenë kështu do të ishte mburrur vetë ai pas viti 1990, kur të jesh pjesë e CIA-s u bë si titull nderi; e vetmja mundësi është të ketë qenë nga shërbimi i fshehtë jugosllav, pasi, asaj kohe por edhe më pas, dy shërbimet kanë qenë si vazhdim i njëri-tjetrit. Të jetë kjo enigma e e njeriut të panjohur… këtë e di vetëm ai që ka qenë në të njëjtën bisedë me të.

Një ngjarje kaq e rëndësishme, si takimi i një specialisti, për më tepër mjek pranë udhëheqjes, dhe që mbahet e fshehtë, është pa asnjë dyshim një ngjarje e pazakontë. Për më tepër, një ngjarje rreptësisht e dënueshme, para së cilës largimi nga partia ishte ta merrje e ta puthje në ballë. Për shumë më pak se kaq, shumë njerëz kanë patur pasoja shumë më të mëdha.

Ndërsa ky njeri, komunist, i devotshëm, rigoroz në zbatimin e përpiktë të rregullave partiake, besnik deri në vdekje deri në ato momente, një gjë të tillë, kaq të rëndë, nuk ia thotë askujt, as shokut të tij-koleg specialist, nuk e raporton as në ambasadë, nuk ia thotë as Komitetit të Partisë kur kthehet në atdhe, dhe e gjen rastin që pas një viti, e pak ditë para vdekjes së udhëheqësit të tij politik e shpirtëror, t’ia thotë atij që po vdiste.

Dshmia nuk i thotë asnjerën prej tyre, ajo sjell vetëm reagimin e Njeriut të Plotfuqishëm në kupolën komuniste, Hysni Kapos, i cili rebelohet dhe shpërthen në inatin e tij, pikërisht ndaj njeriut që e kishte mbajtur afër si mjek të devotshëm.

Ëfarë dinte më shumë Hysni Kapo, i cili, edhe me një fjalë të vetme, që nga shtrati ku ishte, mund t’ja ndryshonte jetën secilit prej atyre që dyshonte, por që në këtë rast, nuk ndodhi asgjë?

Fakt është se vetëm kohët e fundit, pas disa përplasjeve të vockla me njërin nga vazhduesit e klanit Kapo, Berisha i ka ngucur ato. Deri më tani ai ka heshtur dhe kjo heshtje për shumëkënd ka qenë e ditur pse ka ndodhur.

Dëshmia e dhënë për Berishën, shërbimin e sigurimit francez dhe një të tretë, i panjohur, që synuan të bënin Berishën agjent të tyre, nuk është e zakonshme.

E po ashtu, e pazakonshme është edhe enigma, nëse Berisha e pranoi apo jo ofertën.

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode