MISIONI I URTAKËVE KOMBËTARË,4

09/12/2021 06:15

LIBËR NË VAZHDIME, 4

 

 

MISIONI I URTAKËVE KOMBËTARË

                                                                      Filozofi politike

 

 

Përndjekja, linçimi e përçmimi

 

 

Bredharakët lëviznin në gjithë globin, për të ndarë sfera interesi, duke shuar gjuhë, kombe, raca dhe me krenari ngrisin flamuj fitoresh. Janë ky sorrollop, që e pengoi zhvillimin e shoqërisë, pengoi civilizimin, pengoi mendjendriturit t’i përhapnin idetë njerëzore dhe nëpër faltore ndeznin qirinj djallëzorë, dhe, luten që veprimet e tyre të mos ndalen. Edhe sot, bëjnë të njëjtën gjë, por, sot, në emër të paqes dhe ruajtjen e rendit të ri shoqëror e juridik. Madje, ata, edhe krekosen që kanë arritur në këtë ditë, për ta dhënë ndihmën e tyre njerëzore, por, kurrë nuk e tregojnë qëllimin e përdorimit të forcës ekonomike, që, në realitet, qëndron forca e mbijetesës së kombit, racës, gjinive, etj.

Mundohen, që, flakën e qiriut ta paraqesin si flakë flakadani, mirëpo, njerëzimi ka evoluuar në ndërgjegjësim, në dituri dhe këtë e kuptojnë shumë bukur. Dikush merr guximin t’ua çjerrë maskat hipokrite qirinjndezësve, që t’i tregojë njerëzimit për këtë kamunflim të së vërtetës. Ata, janë në thumb të kritikës, por, kanë ndryshuar metodat. Dikur, ishin të drejtpërdrejt qirinjndezësit, e, tash, këtë e bëjnë duke gjetur bashkëpunëtorë, në cilësinë e zëdhënësve, për “djajt” që mundohen ta prishin rendin e ri botëror dhe bëjnë thirrje, si në kohën e mesjetës, për t’i ndjekur e linçuar nga të gjithë. Ata, vërsulen kundër urtakëve dhe kërkojnë ndihmë nga të gjithë, që mendimet e tyre të mos përfillen, të sulmohen, të izolohen, që shtypi “i lirë” të mos ua publikojë mendimet “jo njerëzore”, se, u bëjnë dëm gjeneratave të reja. Kjo, ta kujtgon gjykimin e Sokratit.

Kjo përndjekje e linçim ka ekzistuar në të gjitha kohët, herë drejtpërsëdrejti, nga pushtetarët, herë përmes fesë, herë përmes oborrtarëve, e, sot, vjen në shprehje propaganda e verdhë. Kjo, dikujt i konvenon, dhe, e bën për përfitim personal, të bëjë emër, e, dikujt i imponohet me kushtëzime të ndryshme. Por, fati është në fatkeqësi, se, asnjëherë nuk kanë arritur të gjejnë njerëz meritorë të jenë bartës të propagandës së verdhë, se, është vështirë të sulmohet mendimi i flakadanit, se, rrezja e tij e ndriçimit e tejkalon rrezen e dritës së qirinjve. Këtu qëndron forca e luftës kundërthënëse, përmes së cilës lëvizë civilizimi njerëzor, duke i bartur nga epoka në epokë mendimet shkencore për trajtim kombesh, mbrojtje kulturash, avansimin e mendimit kritik, çjerrjen e maskave, duke u treguar bashkëkombasve të vet, e njerëzisë, që kjo lloj propagande nuk të dërgon te mbijetesa, qoftë ekonomike, qoftë mbijetesa njerëzore, por, gjithnjë, janë nën optikën e më të fortit. Ky i fortë, i çfarëdolloji, duhet t’i nënshtrohet të vërtetës.

Si çdo komb, edhe kombi i ynë, dje dhe sot, ka pasur probleme të tilla, luftimi, nënshtrimi, e përçmimi. Mençurakët flakadanndezës, e kanë bërë të pamundurën, për të na e treguar rrugën e daljes nga kthetrat e këtyre dy rrymave filozofike. Shumë urtakë, kanë gjetur vdekjen, nga plumbi, thika, helmi, në humbëtirat e nëntokës, pa bukë e pa ujë, por, mesazhi i tyre ka kumbuar si kushtrim, dhe, në çdo kohë, janë shtuar e shumfishuar radhët. Sa herë, në Evropë, janë paraqitur furtuna të mëdha politike, ekonomike, të përcjella me luftra të përgjakshme, rrebeshet më të mëdha kanë qenë të drejtuara kundër kombit tonë, duke plotësuar njëra-tjetrën këto filozofi, që, të dyja, i bashkonte sfera e interesit. Kombi i ynë, gjithnjë, ka qenë monedhë kusuritjeje, herë për njërën filozofi e herë për tjetrën, por, në esencë përputheshin, pa marrë parasysh përfoljet e tyre dhe propagandës së sinkronizuar ndërvete. Tragjedia më e madhe për kombin tonë, ka qenë dhe është gjetja e qirinjndezësve, që, nuk janë të paktë edhe sot, jo vetëm përnga numri, por, edhe përnga pesha politike, të cilët, po arrijnë të fusin në kolonën e tyre edhe shumë sejmenë, që u kanë ndenjur, e, u rrrinë besnikë, duke mos llogaritur kohën dhe pasojat historike që i kanë shkaktuar e i shkaktojnë kombit. Nuk na vjen çudi për të kaluarën, por, na çuditin këta të sotmit, që nuk llogarisin fundin e tyre, duke e krahasuar më të kaluarën e qirinjndezësve paraardhës, që kanë humbur në luftën e flakadanndezësve. Edhe këta, të sotmit, do të humbin, madje, më keq se paraardhësit e tyre, sepse, koha ka ndryshuar. Kjo kohë ka më shumë flakadanndezës, se cilado kohë tjetër. Këta, të sotmit, po mundohen të fshihen pas “të fortit ekonomik”, por, rrugën që kanë zgjedhur, ajo të dërgon te “të drejtë për të jetuar nuk ke…”, pa mua. Kjo është shumë domethënëse, për qëndresën kombëtare. Edhe ata që, sot, hamenden për këtë rrugë, do të binden në lojën e qirinjndezësve, që, pothuaj, po del haptas në logun e politikës kombëtare.

Përndjekja, linçimi e përçmimi, janë bërë moto e të fortëve, por, tash, nën maskën e “demokracisë”, dhe, mu për këtë, deri diku, po kanë sukses, sepse, ende nuk janë në gjendje të kuptojnë drejt. Shumica mendojnë se demokraci është pluralizmi politik, që nuk përkon me realitetin. Mu për këtë kemi pseudonime, vetcensurë, pakurrizorë, e, mëse shumti heshtakë. Kjo kategori mjeranësh merr guximin nga padronët e tyre, në emër të demokracisë, për të sulmuar, etiketuar e shantazhuar urtakët, për të krijuar hapësirë për përndjekje dhe linçime. E gjithë kjo bëhet për shuarjen, edhe hapur, mundësinë e ndriçimit të flakadanëve, të cilët i nxisin urtakët e kombit, apo, edhe të botës. Këta të mjerë e kanë parë, se, poqëse nuk bëhen të tillë, vështirë e kanë ta sigurojnë bukën e gojës, se, u mungojnë aftësitë e tjera, për t’i ushqyer fëmijët.

Ne, në zonat e errta, sepse, jemi të pushtuar nga propaganda e verdhë, vështirë e kemi të informohemi se çka është duke ndodhur gjithandej botës së të fortëve, por, me intuitën politike, që na e ka dhënë përvoja historike, mundohemi të lexojmë mes rreshtash, për realitetin ekzistues, dhe, kjo, duke u munduar ta luftojnë njëra-tjetrën, po përmes kësaj propagande. Urtakët e zbërthejnë këtë lojë mediale, bëjnë krahasime me pozitën ku gjenden dhe vijnë në përfundime, për kalbësirat e propagandës. Mundohen t’ua bëjnë me dije bashkëkombasve të vet, e, përmes saj edhe gjithë njerëzimit, për ndjekësit e “shtrigave”, që bëhen nga të “fortët ekonomikë”, në njërën anë, e, në tjetrën, nga të fortët “e mbijetesës”. Poqëse i analizojmë mirë e mirë, vijmë në përfundim, se, të dyja puqen dhe i ndihmojnë njëra-tjetrës, varësisht nga pozita gjeopolitike dhe gjeostrategjike, ku nxjerrin përfitime kapitale, për të siguruar kombet e veta dhe racat e veta, gjithnjë, duke e vënë në lojë fenë, aty ku e shohin të arsyeshme të veprojë.

Poqëse i analizojmë rrethanat dhe realitetin e këtyre tridhjetë viteve, na bie në sy, se, gjithkund, nuk përfillet faktori fe, se ai ua prish planet dhe frikësohet mos kundërshtarët e tyre, me fe të kundërta, mundohen të jenë dominues në disa sfera ndikimi. Në luftë me njëra-tjetërën, me propagandë të verdhë, mundohen të na e mbushin mendjen edhe neve, në periferi të ngjarjeve, e vendeve. Për analistët e mirëfilltë, të paanshëm e guximtarë, kjo lojë nuk zë vend, se, ata, i shkoqisin mirë situatat e krijuara dhe e thonë mendimin e vet pa drojë. Këtë e bëjnë, edhe pse janë të vetëdijshëm se do të përndiqen e linçohen, por, misioni i tyre është i tillë. Këta, e kryejnë misionin për shpëtimin e njerëzimit. Mendimet frutdhënëse, të guximshme, përmbajtësore, edhe nëse shprehen në një gjuhë, me hapësirë jo të madhe gjeografike, gjejnë vend te ata që merren po me të njëjtin problem. Kjo kategori, që hulumton kudo dhe gjithkund, është kategori parimorësh, të cilët nuk nisen se kush e tha, nga cila gjuhë e komb vjen, por, a përkon me realitetin kohor, e marrin, e zbërthejnë dhe ua shpërndjnë kombeve të veta. Të tillë janë falakadanndezësit, dhe, ngrisin zërin kundër qirinjndezësve, për t’i ndërprerë përndjekjet, limçimet e përçmimet, dhe, i mbrojnë me dinjitet.

 

 

Veteranët e rezistencës kombëtare

 

 

Atdhetarët, e, në veçanti, veteranët e rezistencës kombëtare, si zëdhënëse të ndërgjegjës kombëtare e njerëzore, gjithnjë, kanë qenë në ballë të ruajtjes së dinjitetit kombëtar, se, ishin vetë ata që kishin luftuar për çlirimin dhe rritën e saj, në të gjitha fushat e jetës. Mu këta, gjithnjë, ishin objket sulmi, jo vetëm nga pushtues klasikë, ekonomikë, racorë e fetarë, por, edhe nga nomenklaturat pushtetare të kohës, sado demokratike e liberale, sepse, kjo kategori i tejkalon programet partiake e pushtetare. Këta, me mendime, veprime, sugjerime, tajkalojnë kohën e vet dhe mbajnë në dorë flakadanin e ndiçimit të rrugës drejtë së ardhmes. Nga kjo rrjedh edhe përfundimi logjik, se, ata, asnjëherë, nuk iu kishin nënshtruar pushtuesve, që kishin gjetur puthadorë në çdo komb, të cilët, mundoheshin të përfitonin edhe më shumë, apo, edhe t’i ruanin të “arriturat” e veta, në çdo fushë jete. Kjo kategori mbante të ndezur flakadanin, duke e përcjellur nga dora në dorë, e, nga gjenerata në gjeneratë, me shpjegimet që duhej bërë bashkatdhtarëve të vet, por, edhe njerëzimit, dhe, këtë qëllim po e arrijnë gjithnjë e më tepër. Çdo mendim, nga kushdoqoftë, që ka qëllime të mira për njerëzimin, përthekohet nga të gjithë dhe i japin dimensionin e mendimit urtak, duke mos shikuar prejardhjen e autorit për nga kombësia, ngjyra e gjuha. Tek këta vepron mendja dhe mbrojtja e dinjitetit, në fund të fundit, edhe përdorimi i armës, edhe pse gjithnjë janë më të dobët për fillim, por, dalim shumë më të fortë në fund, se, vet fitorja e nënkupton këtë. Ai komb që i dëgjon dhe pranon t’i prijnë flakadanndezësit, asnjëherë nuk mund të mbahet i robëruar. Për këtë, kemi dëshmitare historinë e shumë kombeve, dje dhe sot, por, edhe ne jemi dëshmitarë të historisë sonë.

Tabori tjetër, ai i qirinjndezësve, jo vetëm se u mungon aftësia mendore, për ta paraparë se çka do të ndodhë pas disa muajsh, por, duke e ditur se në dorë e kanë forcën ushtarake, forcën ekonomike dhe simbolikën, si paravan, për mbështetje, sipas kombit apo fesë dhe mendimin maltusian, nuk ndalen se vepruari. Duart e tyre, gjithnjë, kanë qenë të përgjakura, e, të përgjakura janë edhe sot. Kjo shihet, nëse u bëjmë një vështrim sipërfaqësor vetëm kolonizimeve, duke ngritur falltore e kibuçe dhe neokolonizimeve, nëpër vende të ndryshme të botës. Edhe sot, kjo gjallon në emër të paqes dhe lirisë, dy fjalë të shenjta për kombin, apo, njerëzimin, e, në anën tjetër ua përcaktojnë rregullat e mbijetesës, duke u nisur nga familja si bërthamë më e vogël e shoqërisë. Nëse nuk shkon sipas skenarëve, platëformave politike dhe ekonomike, do të jesh i ndjekur dhe i përsekutuar në të gjitha vendet, nga të gjithë ruajtësit e “paqes” dhe sjellësit e “lirisë”. A ka më trishtim, sesa në emër të këtyre dy fjalëve, t’i robërosh, t’i tjetërsosh, t’ua marrësh dinjitetin kombëtar e njerëzor dhe në fund, këta t’i shpallësh fajtorë për prishjen e qetësisë së ardhacakëve “ndihmëtarë”?

Këto dy tabore janë në luftë të përherëshme, derisa njerëzimi të ngopet me gjak dhe t’i thotë mendjes, mjaft. Për ta detyruar pushtuesin të largohet, gjë që nuk e nënkupton pranimin e fajësisë, duhet mendje e shëndoshë dhe forcë morale, në radhë të parë, për ta vrarë vdekjen dhe përmes forcës ushtarake, ta detyrojë edhe ta pranojë fajësinë. Këtij pushteti të ardhur pas fitores duhet vu kontrollin, që të mos kalojë në ekstazë për fitoren dhe të kënaqet me këtë, e, të mos i shikojnë bëmat komprometuese përreth tyre, të cilat i kthehen bumerang. Kush tjetër mund ta bëjë këtë kontroll, pos veteranëve të rezistencës kombëtare, të cilët, tërë jetën ia kushtojnë të ardhmes dhe këta i prekë në ndërdije çdo pabesi, budallallëk, paturpësi, me apo pa vetëdije, dhe, ngehin zërin kundër tyre. Këta, janë këmbana alarmi dhe mu për këtë, me asnjë pushtet nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, sepse, tejkalojnë kohën e pushteteve, parashohin rreziqe, japin sugjerime për mënjanimin e tyre, dhe, në fund, vihen edhe në veprim të drejtpërdrejt.

Pas fitoreve nga luftërat, apo, edhe nga fushatat elektrorale, mund të ndodh edhe stërkeqja e pushtetit nga fitimtarët dhe të fillojnë ta rikthejnë mjerimin te qytetarët, në emër të së cilës edhe bënë luftën. Këta, shumë shpejt, bëhen njësh me qirinjndezësit, kategori e cila i ofron ndihmë me kundërshpërblim. Fakadanndezësit, janë ata, të parët, që shohin stërkeqjen, shthurjen, poshtërimin e nënshtrimin dhe ngrehin zërin-kushtrim!

Kjo ka ndodhur edhe me kombin tonë, pas çdo fitoreje morale, apo, edhe ushtarake, nga suita dallkaukësh, për të nxjerrë përfitime nga fitoret kombëtare, duke u mbështetur në lajkat e qirinjndezësve, për ta privatizuar gjithë atë mund e gjak. Harrojnë, se vetë kanë qenë fladanë dhe se në ndekjen e rrugës së tyre kishin rënë dëshmorë në altarin e lirisë, duke i mbajtur sytë drejt dritës së flakadanit që rrugëtonte, dhe, duke zgjatur duart që edhe ai ta kapë një të tillë, në grahmat e fundit të jetës. Kjo nuk është fort tragjike, sa është tragjike, që pas shumë vitesh, pinjollët e qirinjndezësve u bëjnë iso bëmave të tyre, duke u munduar t’i fusin në mesin e flakadanëve, edhe atëherë kur e treguan fytyrën e vetë tradhtare e kuislinge. Pinjollët e tyre shkojnë aq larg, sa krahasojnë periudha, që nuk kanë të ngjarë fare me to. Kush do të dalë përballë tyre, pos veteranëve të rezistencës kombëtare, për t’ua çjerrur maskat të gjithëve, edhe atyre që e kanë njëmend, edhe atyre që e kanë për politikë ditore, edhe atyre që mundohen të përfitojnë nga katrahura.

Asnjë komb, asnjë epokë, asnjë përgatitje lufte, asnjë fitore, nuk ndodh pa veteranët e rezistencës kombëtare, të cilët, gjithnjë, e mbajnë flakadanin të ndezur, për të ndenjur kujdestarë dhe për të fikur qirinj.   

 

(Vijon)

 

 

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode