MISIONI I URTAKËVE KOMBËTARË, 2

07/12/2021 05:38

LIBËR NË VAZHDIME, 2

 

MISIONI I URTAKËVE KOMBËTARË

                                                                      Filozofi politike

 

Emblema e lirisë

 

 

Emblema e lirisë qëndron në parzmorën e flakanndezësve, që kanë ngritur duart dhe tundin në ajër flakadanët, për t’ia bërë të ditur njerëzimit se jemi pranë jush dhe ju duhet të rreshtoheni me ne. Ky sinjal lajmërimi, që të rreshtohen në kolonë dhe ta mbajë secili nga një flakadan, i bënë njerëzit, shumicën, që ta kuptojnë misioinin e lirisë.

Për fat të keq, ka të tillë, jo vetëm te ne, që nuk e kuptojnë këtë mesazh, por, hyjnë në kolonë pas qirinjndezësve, që, nën dritën e saj, të jenë më pak të dukshëm, e, të përfitojnë më shumë nga drita e tyre e zbehtë, duke menduar se nuk mund të identifikohen nga drita e flakadanëve. Këta janë butakë, që përzihen me ushujza dhe mundohen t’i orientojnë ato për ta pirë gjakun e flakadanndezësve. Këta, jo vetëm që dallohen shumë lehtë, por, edhe veçohen për mëkatët e tyre që i bëjnë kundër kombit të vet. Këta shpirtëra të shitur, për një jëtë më të mirë, duke menduar se nuk do të indentifikohen për jetë të jetëve, për një moment, krijojnë edhe privilegje familjare, me shpërblimin që u japin qirinjndezësit. Kjo nuk do t’u zgjasë shumë, madje, edhe gjatë kohës së vet do t’i paguajnë mëkatet e bëra. Shpëtim kanë vetëm nëse vdesin, sa nuk ka arritur flakadani të ndriçojë, aq sa duhet, vendndodhjen e tij.

Kategoria tjetër është ajo e intelektualëve të përgatitur në shkollat e pushtuesve dhe sytë e tyre janë mësuar vetëm me dritën e qiriut, dhe, nuk kanë dëshirë të kalojnë në dritën e flakadanëve. Ata, tmerrohen nga ajo dritë, sepse, mund të shihen të gjitha sjelljet, vendet dhe me kënd rrijnë. Ata, duan të jenë anonimë për jetë të jetëve, që, për çdo rast, të mos vihen para drejtësisë, së pales tjetër, sepse, janë të vetëdijshëm, se koha e tyre në të cilën jetojnë është kohë e pakohë dhe shumë më e shkurtër sesa mendojnë, vetë artikuluesit e saj.

Kemi edhe një kategori, ajo e rrahagjokësve, që, përmes forces, duan ta tregojnë veten se kush janë dhe çfarë mund të bëjnë. Ata, janë të yshtur përmes ofiqeve titullare dhe pasurisë së dëshiruar, por, që kanë premtime edhe i përshtaten asaj, dhe, ngritjes në titullarë më të lartë. Këta, kurrën e kurrës, nuk kanë të ngopur dhe janë në gjendje të bëjnë gjithçka, për ta shuar apo pamundësuar dritën e flakadanëve, dhe, për vete e rrethin e vet, kanë dëshirë të jënë nën dritën e qirinjve. Kjo dritë u duket e mjaftuar, për t’u parë ndërvete, dhe, për të bërë pazare jashtë syrit të botës. Ky sy i botës, për ta, është ai sy joshës, që gjithnjë i shikon nga një vrimë e vogël muri, dhe, herëpasherë, u del në pah, për t’i joshur me gjësende të tjera e për t’ua bërë shenjë cakun e sulmit të flakadanndezësve. Këta, menjëherë, shtrijnë dorën për t’i parë sa kacidhe u hidhen, dhe, menjëherë, japin miratimin e kryerjes së detyrës. Këta, nuk mendojnë kurrë se do t’u vie fundi, sepse, gjithkça, mendojnë se bëhet përmes parasë dhe forcës së sejmenëve. Për ta, është kryesore të krijojnë pasuri, që përmes saj të rrinë përballë me të gjithë të tjerët, dhe, për gjithçka që bëjnë të tjerët. Ata, nuk janë të vetëdijshëm që ekziston një dorë e padukshme, dorë e cila ndez qirinjtë, që, me pak mund, ua zhbëjnë pasurinë dhe forcën e sejmenëve, dhe, i lënë me gishta në gojë.

Nga frika e flakadanëve, qirinjndezësit i përdorin të gjitha këto kategori njerëzish, për ta arritur qëllimin, sepse, të gjitha i kanë në dorë dhe poqëse lejojnë t’ju shkojë nga dora gjithë kjo forcë, do të bien përtokë, siç kanë rënë të tjerët dhe njerëzit, nëpër shekuj, do të shkelin mbi ta, për të mos u ngritur më asnjëherë, siç ka ndodhur në disa vende. Ata i frikësohen emlemës së flakadanndezësve në parzmoret e tyre dhe vështirë ta pranojnë fjalën liri, sepse, sipas tyre, kjo fjalë vlen vetëm për sorollopin e tyre, si sorollop i forcës, duke u pasuruar me forcën e kategorive të lartpërmendura nga popujt, dikur, e, tash, nga kombet e pushtuara. Në këtë lojë-luftë hyn edhe lufta e klasave përbrenda shtetit të vet, e cila zgjerohet më shumë se lufta për çlirim, përmes flakadanëve.

 

 

Lufta e dyanshme

 

 

Serioziteti i kësaj lufte, në mes qirinjndezësve dhe flakadanndezësve, është tepër i madh. Është luftë për jetë a vdekje. Të dy klasave dhe kombeve të pushtuara, kundër pushtuesve. Kjo ka filluar, që me vetëdijësimin e të qenit të shfrytëzuar dhe të qenit të robëruar. E para, është kuptuar më herët sesa e dyta, mirëpo, janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe aty ku bëhet luftë për çlirim kombëtar, njëherit, bëhet edhe luftë për shfrytëzim klasash, siç ishte Lufta Nacional-Çlirimtare e Shqipërisë.

Shtetet dominuese të botës, të parën, pak a shumë, e kuptojnë dhe e mbështesin sipas nevojës gjeopolitike e gjeostrategjike, ndërsa, të dytën, e luftojnë bashkë me armikun e tyre, madje, edhe u dërgojnë mjete e njerëz të specializuar, për ta mposhtur këtë. Ata janë të vetëdijshëm, se, poqëse nuk u ndihmohet, edhe vetë do të pësojnë nga kjo luftë e klasave. Atëherë, s’kanë sesi t’i shmangen luftës shfrytëzuese. Lufta për liri, bëhet atëherë kur një komb ështe i robëruar, dhe, e ka të vështirë të gjejë miq, sepse, ata të cilët kanë pasur miq, veç janë çliruar. Në këtë kategori jemi ne, si komb, sepse, nuk kemi miq, të paktën, që luftojnë të njëjtin armik, por, këtu ndahet bota demokratike, sidomos, perëndimi, i cili llogarit përfitimiet e veta, qoftë në natyrë, qoftë në pozitë gjeopolitike e gjeostrategjike, në tregti e investime, por, edhe në pasuritë që i ka vendi i ynë. Duke e ditur, se, për investime që mund të bëhen, por, e llogaritin edhe palën tjetër, se sa forcë ekonomike e tregtare mund të investohet, atëherë, neve, mundohen të na ndrydhin gjer në pranimin e kërkesave koloniale, e, me shkëputje të territoreve. 

Në të dyja luftërat, kemi kuislingë e tradhtarë, që, për një kacidhe, nuk kursejnë gjakun e flakadanndezësve, për të dominuar drita e qirinjve. Ata, nuk mendojnë më tepër se sa të jenë të privilegjuar, qoftë në planin përfitues, politik apo ekonomik. Kjo kategori është më e kërkuara nga të dy pushtuesit (ekonomik dhe politik), sepse, ata janë të këtyre dy kategorive pushtuese dhe njohin mentalitete dhe njerëz që hapërojnë përpara me flakadan dhe i bindin të tjerët, që të marrin flakadanë në duar dhe të ndezin të tjerë, duke i fikur qirinjtë e duke pamundësuar që drita e tyre ta japë efektin e vet ndriçues. Çdo epokë e komb ka emra të tillë, që i ka hedhur në humbëtirat e historisë dhe i nxjerr në pah, sa herë duhet përkujtuar bashkëkombasve të vet, apo klasës së vet, kush janë, çka kanë bërë dhe në shërbim të kujt kanë qenë e janë. E, janë ata që me të madhe janë angazhur të derdhet gjaku i të të gjitha moshave dhe dy gjinive, për t’ua shtënë tmerrin çlirimtarëve, për të hequr dorë nga synimet e tyre. Ata janë propozuesit, te padronët e tyre, se çfarë metoda duhet përdorur, se, cilat viktima duhet përzgjedhur, se, si të veprohet me robërit e zënë dhe deri në cilën shkallë të egërsisë e të shantazhimit duhet shkuar, për t’i gjunjëzuar.

Kombi ynë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, bëri luftë në dy fronte, në atë të çlirimit kombëtar dhe klasor. Kombëtar, se ishte e pushtuar nga serbët, malazezët, grekët dhe dy fuqive të lindura të kohës, që kishin simbol qiriun maltusian, italianët dhe gjermanët. Në Shqipërinë londineze, fitorja ngadhënjeu ndaj të dyjave, ndërsa, në pjesët e robëruara të atdheut, ndodhën tradhëtitë, të cilat do të sjellin pasoja të mëdha në njerëz, e, të mira materiale. Bota, që u kishte shpallur luftë qirinjndezësve, nuk u pajtua me flakadanndezësit shqiptarë, sepse, ngadhënjimi i tyre ishte i plotë: ndaj pushtuesit dhe sundimit të klasane.

Mu për këtë, me ndihmën e fqinjve dhe “miqve”, grumbullohet jashtëqitja e kombit, për t’u përpunuar në disa qendra të vendosjes, për plehërim toke, por, doli se nuk jepte fruta, sepse, nuk kishte arritur të përpunohej mirë, sa, edhe bujku më i dobët e njihte nga era që i vinte, madje, edhe e identifikonte, se, në cilin laborator ishte përpunuar. Kjo luftë nuk do të ndalet, e para, për ta çliruar pjesën e robëruar të kombit, rindertimin, dhe, lufta tjetër, ishte përballja me qendra të ndryshme të vendosjes, për t’i identifikuar plehrat, dhe, t’ua përplasnin për fytyre, apo, t’i groposnin, që të jenë si shembull për gjeneratat që vinin.

Investimi në dituri dhe në përgatitjen e njerëzve, për aktivitete të ndryshme, në pjesën e robëruar, bëhej me përkushtim të madh, dhe, në ilegalitet të thellë. Përmes kësaj përballje, edhe qendrat e vendosjes u munduan të përgatitin plehun e tyre për ta hedhur në këtë farë që kishte filluar të japë rezutltae, që, në emër të begatisë, ta ulte dinjitetin e luftëtarëve flakadanndezës. Por, nuk ia arriti qëllimit, se, duart e tyre kishin mbërthyer flakadanët dhe nuk i lëshonin gjersa binin përtokë, nga plagët vdekjeprurëse, e, në anën tjetër, flakadanët, me të madhe, kalonin nga dora në dorë, si lajmëtarë lirie. Lufta më e madhe filloi të bëhej kundër udhëheqjes së Shqipërisë londineze, sepse, lufta, te shqiptarët e pushtuar, nuk jepte rezultate, pa e mposhtur atë. Rezultatet mungonin, sepse, vetë ishin deklaruar për të drejtat e njeriut, ndërsa, ato shkeleshin aq shumë, sa vështirë e kishin t’i arsyetonin, por, mundoheshin, që, përmes luftës kundër Shqipërisë londineze, ta zbehnin luftën e shqiptarëve për të drejtë çlirimi e bashkimi kombëtar, dhe, mundoheshin ta ulnin në nivelin e lirive dhe të drejtave të njeriut, por, pa sukses.

Në emër të luftës së ftohtë, arritën që të gjenin qirinjndezës në Shqipërinë londineze, gjoja, në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut, por, misionarët ndërkombëtarë dhe të rekrutuarit i misionarëve shqipfolës, e dinin mirë qëllimin pse bëhej kjo. Kjo bëhej në dy plane, për ta rrëzuar pushtetin atje, dhe, krijimin e klasave, dhe, për të dobësuar luftën e Shqipëris së robëruar, që edhe këta t’i orientonte në luftë klasash, sepse, këtë e kontrollonin më lehtë, duke e mbështetur një klasë kuislingësh e vasalësh.

Përveç këtij elementi, qendrat e vendosjes, filluan të gjenin qirinjndezës edhe në planin fetar, se, në Shqipërinë londineze ishte ndaluar e drejta e shprejhes së përkatësisë fetare. Edhe këtu gjetën qirinjndezës të mjaftuar, që të dy mundoheshin, që, sa më shumë qirinj të ndeznin nëpër faltore fetare-politike. Përkundër përpjekjeve atje, në Shqipërinë e robëruar, askë nuk mund ta orientonin  në planin e dytë, pra, në planin fetar, sepse, u mungonte thelbësorja, liria kombëtare. Në këtë pjesë feja ishte e liruar, por, nëse nuk ke atdhe, nuk të nevojitej edhe feja, të cilën e përdornin flakadanndezësit shqiptarë.

Gjithë kjo luftë e të gjithëve kundër shqiptarëve, nxorën në skenë një kategori, për ndërrim pushtetit në Shqipërinë londineze, pa zgjedhur mjete, për t’ia humbur dinjitetin dhe nën moton: “të shkatërrohet gjithçka është arritur e ndërtuar në kohën e Enverit”, dhe, të fillohet prej fillimit, rimëkëmbja ekonomike, që nënkupton rimëkëmbja e klasës së caktuar politike, e mbështetur nga të huajt, për ta larguar çështjen kombëtare nga koka dhe në kokat e tyre të futet profiti i ndërrimit të pushtetit, që do ta mundësonte krijimin e klasave, ndërsa, në pjesën tjetër të kombit, për ta harruar bashkimin kombëtar dhe për ta krijuar klasën e re politike, që do të pajtohej me të drejtat e njeriut, që, nën moton e saj, të krijojnë pasuri dhe përqëndrimi të kalojë te lufta e klasave dhe jo te çështja kombëtare.

Në Shqipërinë londineze, e arritën këtë, ndërsa, në Shqipërinë e robëruar, sharra u hasi në gozhdë, edhe pse, në fillim, duket sikur kishin ngadhënjyer. Në këtë pjësë të Shqipërisë, edhe pse u investua shumë, në propagandë, e para, rreth një grupi njerëzish që nuk ishin dalluar në të kaluarën, si luftëtarë të lirisë, por, më shumë si pengues të saj, me frazeologji, kinse, të kamufluar, për të mos i kuptuar pushtuesi, dhe, më tragjikja, nuk kishte figura të reja që t’i bindin veprimtarët e çështjes kombëtare, se ata ishin ajka e çlirimit dhe bashkimit të kombit.

 

(Vijon)

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode