MISIONI I URTAKËVE KOMBËTARË, 13
18/12/2021 06:55
LIBËR NË VAZHDIME, 13
MISIONI I URTAKËVE KOMBËTARË
Filozofi politike
Kurthet politike
Kurthet diplomatike, gjithnjë, kanë qenë arma më e fortë, për arritjen e qëllimeve. Në këtë kurth kanë rënë viktima ata që kanë besuar për një ndihmesë të momentit, edhe pse, nuk ka shkuar në përputhje me synimert e tyre. Kjo na ka ndodhur edhe neve, si komb. Jemi mashtruar për ndihmesa simbolike, ndoshta, më tepër fjalë sesa veprime.
Po ta shikojmë historinë me syrin kritik të kohës kur ka ndhur, kemi shumë politikanë të tradhëtuar, mu nga ky fenomen, por, që, i kanë sjellë dëme të mëdha kombit, sa, kompensimi i tyre, edhe me gjak, ende nuk ka arritur të përmirësohet. Kjo ka qenë dashtë të jetë një shkollë bukur me peshë, për të mos ra përsëri në ato gracka, që veç kanë dhënë rezultate vdejkeprurëse. Nëse u ka ndodhur paraardhësve tanë, si mund të mbështeten ende në të njëjtën rrugë, duke i ditur pasojat e të kaluarës. Kjo po ndodhë, sepse, ne, ende nuk e kemi ngitur alarmin në nivel kombëtar, për përgjegjësitë që duhet bartur individët apo klanet e caktuar të udhëheqjes. Po ta kishin marrë dritën e gjelbër për të vepruar, flakadanët, me siguri, nuk do të ishim në pozitën ku, aktualisht, gjendemi. Kur kam kërkuar krijimin e kuvendit kombëtar, me shtyllat e tij, edhe ekzekutivin, ndryshe do të qëndronte puna. Ndryshe, edhe do të vepronin qendrat e vendosjes, të cilat nuk do të mundoheshin ta luanin lojën e kurtheve diplomatike, në njërën anë, të bëjnë presion ndaj shqiptarëve, e, në anën tjetër, t’u krijojnë komoditet serbëve, madje, edhe të armatosen nga vëllai i madh - Rusia.
Sikurse kurrë të mos kishin dëgjuar a mësuar nga historia e jonë kombëtare, por, vetëm duke përcjellë situatën në terren, nuk ka qenë dashtë të bien në lajthitje të kursit, kurthit politik e diplomatik, që po e udhëheq Evropa ndaj nesh, por, edhe SHBA-ja është paraqitur e ngathët, madje, duke përzgjedhur edhe kush duhet të na e bëjë politikën, në gjithë hapësirën kombëtare. Këto gjëra, kanë rënë në sy që në fillim të viteve të nëntëdhjeta, kur qirinjndezësit gjetën në trojet tona kuadro të përgatitura në çerdhet e tyre, që, pak kishin të bënin më shkollën politike kombëtare të Tiranës. Kjo kategori, e kishte të lehtë të jetë nën kthetrat e kurtheve politike, se, përndrushe, nuk do të kishin mundësi të vinin në skenë nga bashkëkombasit e tyre. Këta, janë edhe arkitektët e zhbëries së ushtrisë kombëtare, e zhbëries së arsimit kombëtar, të industrisë e kulturës kombëtare. Kjo kategori do t’ua mbyll dyert flakadanëve, duke u munduar që drita e tyre, gjithnjë, të paraqitej si dritë verbërimi për shqiptarët. Edhe kjo kohë ka qenë dashtë të anlizohet, nga flakadanndezësit, dhe, ta parashtrojë pyetjen, sa logjike, edhe jetike, për kombin, pse ishin shfaqur barriera për rriten saj, pse ishin paraqitur barriera për rrugëtimin e saj, dhe, pse u vranë flakadanbartësit? Po të ishin parashtruar këto pyetje, me siguri, nuk do të kishin rënë në kurthin politik, por, do t’u ishin shmangur me kohë, për ta shkurtuar kohën e robërisë, për të pasur edhe më shumë flakadanë në kolonë, së cilës, me siguri, qirinjndezësit, do t’i ishin frikësuar. Mirëpo, këta, me vetëdije, zgjodhën rrugën rehabilituese të të gjitha kohëve, në njërën anë, dhe, veçuese, në anën tjetër, duke menduar se, nuk do të prodhonte pasoja politike, kjo gjendje e krijuar në terren.
Pasojat politike zunë të shiheshin që në ndërmarrjet e para të tyre, dhe, vështirë e kanë pasur, që, e kanë edhe sot, të arsyetohen, se, dielli nuk mbulohet me shoshë. Kjo ka sjellur domosdoshmërinë e një rirreshtimi të urtakëve, të cilët, duhet t’i lënë lojërat e bëries së politikës vetëm me kaçikun e vet, por, duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, për të vepruar të bashkuar. Në kohën kur po mundohemi ta gjejmë një artikulim të problemeve tona nga analistët e huaj, ne, ende veprojmë të ndarë. Edhe ata i kemi vu në sprovë, të na mbështesin në qarqet e tyre, për problemet që na dalin, gjithnjë e më të theksuara, me qirinjndezësit, që po e tejkalojnë edhe logjikën e kohës. Kjo logjikë e të vepruatrit, ka vetëm një rrugë, atë të konfliktit ushtarak, pozicion në të cilin na kanë sjellë isombajtësit e politikave rehabilituese e diferencuese. Kjo ka dalur në pah, dhe, vështirë të fshihet. Mu për këtë, zërat artikulues, në të dyja taborët, po bëhen gjithnjë e më të ashpër, në analizat që bëhen. Disa mbështesin punëdhënësin, e, disa i përgjigjen zërit të Atdheut. Kjo luftë është ashpërsuar bukur shumë, e cila, e ka pjellë edhe fshehjen e dorës së dhënies së parave. Por, zëdhënësit, nuk po kanë mundësi ta bëjnë këtë, se, veç janë identifikuar me vite, dhe, tregimi i dhëmbëve, më, nuk e ka shkëlqimin paraprak.
Jemi në kohën kur kurthet politike nuk po kanë mundësi të fshehen, e, as të jenë të fuqishme. Fuqia e tyre ka rënë me identifikimin e problemeve, me identifikimin e artikuluesve, me identifikimin e isombajtësve, gjë që tregon në çfarë shkalle kanë arritur. Jemi në kohën kur tërë ky sorollop dallkaukësh ka dalë në pah, prandaj, edhe nuk e kemi vështirë të jemi të bashkuar për t’ua dhënë goditjen e fundit, sepse, vështirë e kanë më t’i mbrojnë ideologët e kurtheve politike. Kjo duhet të na bëjë më të vendosur se kurrë, që t’i ngjeshim radhët tona, për të dërguar mesazh në të gjitha qendrat e vendosjes, se, ne, vetë, do ta marrim në duar të ardhmen tonë.
Mos ta lëmë këtë moment të art!
Urrejtja
Urrejtjen, si fjalë, e dëgjojmë, që në fëmijëri. Mirëpo, shumë vonë do ta kuptojmë se çka ngërthen në vete. Të shumtën e herave, e ngatërrojmë me fjalët smirë e zili. Këto dy fjalë na duken shumë të përafërta me të parën, por, kanë dallime thelbësore. Këto i ngatërrojmë shumë herë, dhe, nëse përcaktohemi të bëhemi luftëtarë lirie, menjëherë, kundërshtarët, na etiketojnë si urrejtës. Nuk është urrejtje ta luftosh pushtuesin. Nuk është urrejtje ta duash kombin tënd të çliruar nga pushtuesi. Nuk është urrejtje ta luftosh në çdo kënd, e, në çdo formë të mundshme, pushtuesin. Për ta urrejtur dikë, duhet të jenë probleme individuale, mirëpo, të jesh luftëtar lirie, nuk kemi probleme individuale, se është më i mirë, se punon më mirë, se ka pozitë më të mirë shoqërore. Por, kemi të bëjmë me liri a vdekje. Dhe, në këtë kontekst, ta luftosh armikun, nuk është urrejtje. Urrejtja individuale ka dallim shumë të madh me atë kolektive. Kur urrejtja kalon në kolektive, gjërat ndryshojnë dhe marrin përmasa të mëdha. Nuk kemi të bëjmë më me individin, por me kolektivin. Se, tash, edhe urrejtja është e drejtuar ndaj kolektivit. Njëri kolektiv lufton për ta çliruar vendin apo shoqërinë, e, kolektivi tjetër ashpërson sundimin, dhe, nuk përjashton mjete për ta mbajtur nën sundim. Të dyja kanë urrejtje ndaj njëra-tjetrës, por, ajo ndaj çlirimtarëve, te individët, i tejkalon përmasat e fjalës urrejtje. Në anën tjetër, edhe pala tjetër shkon deri në ekstrem, për ta rujatur pozicionin e vet, se, jeta e tyre varet nga ky angazhim. Dallimi në mes tyre, në fakt, qëndron, se, e para ka urrejtje ndaj ligjeve, uniformës, shfrytëzimit ekonomik, përçmimit të kombit apo shoqërisë. E dyta, shkon edhe më larg, ajo merret me të gjithë, pa përjashtim moshe e gjinie, se u duket sikur te secili është luftëtari i lirisë.
Nëse rreshtohesh për ta luftuar pushtuesin apo shfrytëzuesin, në fakt, është urrejtje, por, kjo i tejkalon edhe përmasat e saj, sepse, kjo urrejtje shkon në të mirën e kombit apo njerëzimit. Nëse është kështu, gjë që jam i bindur për këtë, edhe urrejtja ka anën pozitive. Ku ka kënaqësi më të madhe sesa të mos jesh qirinjndezës, por, ta kapësh flakadanin në dorë dhe të marshoshë përpara, me ajkën e kombit apo shoqërisë. Kjo lloj urrejtje është kënaqësi, për ata që e përjetojnë me të gjitha ndjenjat. Por, në anën tjetër, edhe nga pala tjetër, se vetëm me një urrejtje shtazarake kënaqë apetitet e veta, duke luajtur rolin e sadistit (si maca me miun). Edhe ata ndjejnë kënaqësi, por, këto duhet vu në peshojë, cila e ka të ardhmen dhe cila është në zhdukje e sipër. Të ardhme ka vetën ana njerëzore, ndërsa, humbjen, e ka ajo e qirinjndezësve.
Përplasje më të mëdha, të këtyre dy rrymave, ndodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe, në mbarimin e saj, njerëzimi ishte mbushur me urrejtje. Ndjenjen e urrejtjes, më të theksuar e kishte lidershipi që doli fitimtar, se, te humbësit, kjo nuk mund të diktohej, se kishte humbur veprimi kolektiv dhe vështirë të diktohej. Për ta treguar veten, fitimtarët, krijuan Gjykatën e Nyenbergut, në emër të luftimit të një politike që ishte ngritur nga errësira, por, që i solli njerëzimit shumë viktima, dëme në infrastrukturë, etj., dhe, doli si pengesë e ecjes përpara. Ky proces sikur dha sinjale, se gjërat e tilla nuk do të guxojnë t’i shfaqen njerëzimit. E bënë të veten, vetëm një herë në jetën e tyre. Nëse e analizojmë nga kjo perspektivë e sotme dhe ato që ndodhën dikur në atë Gjykatë, duhet bërë një analizë e veçantë, se, ngjajshmëri të tilla, jo në ato përmasa, janë shfaqur edhe më vonë, por, që, u përdorën dy kute dhe Nyenbergu mbeti vetëm për histori, që, me siguri, do të dalë, edhe ana psikologjike, metodë parësore, që nuk u përsërit më. Kjo ka bërë që urrejtja ndaj këtyre dy taborëve të mos venitet, por, përkundrazi, të shtohet, si domosdoshmëri për të mbijetuar si qenie njerëzore njëra palë, e, tjetra për t’i ushqyer elitat vrastare dhe klyshët e tyre.
Në shumë vende të botës ka pasur dhe ka vatra lufte. Këto vatra lufte nuk u ndalën, e, as që parashihen të ndalen, derisa kombet e pushtuar nuk vetëdijësohen. Qëllimi i tyre, të fuqishmëve, është që ato të vazhdojnë, por, duke i përkëdhelur ngapak të robëruarit klasikë apo ekonomik, se, do të vijnë ditë më të mira. Këto ditë më të mira i kanë pritur shumë kombe, madje, edhe në vëllavrasje për të ndërruar pushtete, duke menduar se kjo rrugë do ta binte lirinë. Por, ajo më tragjikja, të cilën kombi në tërësi, nuk e kuptoi dhe që u mundësoi qendrave të vendosje, të jenë më dorëlirshme në propagandë e “kërcnime”, duke ua trasuar pluralizmin plotik, për t’i nxjerrë nga “amulia”. Kjo ishte më e kapshme për qirinjndezësit, që, përmes mendimit plural, ta shtrinte ndikimin e vet. Shumë kombe e përjetuan në mënyra tragjike, por, në vetëdijësimin e tyre, u organiazuan, dhe, krijuan shtetin e tyre, pa pushtues.
Te ne, kjo lojë, ishte paraparë që nga mbarimi i LDB, se, shihej mirëfilli nga të tjerët, se kanë të bëjnë me një komb që përgatitej për çlirim dhe bashkim kombëtar, dhe, ua prishte ëndrrat atyre që mendonin për një rend të “ri” botërorë, pa pika neutrale për supërfuqitë. Këtu shihnin një neutralitet tipik, e, jo neutralitete siç ishin Zvicra e Turqia, që për arsyera thjesht politike të të dyja blloqeve, iu dha ky komoditet neutraliteti. Neutraliteti shqiptar prekte edhe kombe e fe, të cilat kishin dëshirë ta kishin hisen e tyre. E para, te shqiparët, kurrë, nuk kemi pasur konflikt fetar, e, as konflikt ndërvete si komb. Sa herë që kemi qenë të pushtuar, elementet e të dyjave kanë gjetur argatët e vet, por, jo në përmasa të mëdha sa të ndikojnë në rrjedhat e mëtejme. Ky, pra, ishte një nga shkaqet kryesore, që i shtyn qirinjndezësit, të mos na mundësohet neutarliteti, se, ky neutralitet nënkuptonte edhe humbjen e forcës së të dyja palëve, të cilat, duhet ta pranonin realitetin e krijuar.
Kur shqiptarët kishin arritur që urrejtjen individuale ta kthenin në urrejtje kolektive kundër pushtuesve, që veç kishte filluar t’i japë frytet e veta në terren dhe në mesin e intelektualëve të botës, na erdhi “dhurata e dorëlirshmit” Millosheviç, për ta futur sistemin e pluralizmit politik në mesin tonë. Kjo sikur u dha krah qirinjndezësve, anekënd trejeve tona, të rekrutuar e shkolluar në qendrat e qirinjndezësve botërorë, dhe, pa një pa dy, e pranuam duarhapur. Kjo bëri që të shkapërderdhej energjia kombëtare në të gjitha fushat, dhe, tash, pa program kombëtar, sikur mbetëm në udhëkryqet e historisë. Ata që e kuptuan lojën, nuk pranuan të jenë pjesë e saj, por, ishin shumë pak.
Kjo metodë nuk i dha frytet dhe u detyruam të luftonim. Mirëpo, pas luftës, të ne, e, në ish Jugosllavi, nuk u mbajt premtimi i asyetimit, pse u krijua dhe u zhvillua një gjyq ndërkombëtar në Nyenberg. Por, kjo gjykatë, tash, në Hagë, ndryshoi qëllimin e të parës, ku, ne, jemi palë e akuzuar dhe po të kishte mundësi, me siguri, do t’i akuzonte edhe amerikanët, pse “për çështje humanitare” organizuan bombardimet. Nëse i zbërthejmë këto, në mënyrë të paanshme, do të vepronim si kolektiv, se, e ardhmja është vetëm në duart tona dhe të askujt tjetër.
(Vijon)