MISH DHIE ME VIRUS
14/01/2021 06:40
OPINION
MISH DHIE ME VIRUS
Tafil DURAKU
Parë gjendjen shekullore shqiptare në rajon dhe në trojet e trepushtuara e të trecopëtuara shqiptare, del se mish i egër dhie me virusë është vetë shqiptari, i dënuar si Sizifi, që, sapo e afron gurin në majë kodre ai i rrokulliset teposhtë dhe kthehet në pozitën ku ka qenë… E, shqiptarit, duket se po i ndodhë e njëjta gjë, sikurse Sizifit paraardhës…
Shikuar thellësisht gjendjen e tre dekadave të fundit, që prej viteve të ’90-ta e këtej, çështja shqiptare e dalë majë kodre, falë luftës së lavdishme të UÇK-së dhe aleatëve të saj, po rrokulliset teposhtë falë mishit të dhisë LDK me virus serb e jugosllav.
Mish dhie me virus, tek ne shqiptarët, janë të gjitha partitë politike, me ndonjë përjashtim shumë të vogël mendësie shtetformimi shqiptar…
Kjo gjendje që po e shohim e përjetojmë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, thënë mëse urti, është shkak-pasojë e mishit të dhisë LDK me virusë “patriotik” e “kombëtar”…
Sindroma e virusit të mishit të egër të dhisë shqiptaro-titiste me virusë i ka prekur të gjitha partitë. Dhe, ajo sindromë që shihet tash e shkuar dy dekadash, është sindroma e tradhtisë antishqiptare, që e shkakton mishi i dhisë LDK me virusë…
Mishi i dhisë me virusë nxjerr krye para çdo palë zgjedhjesh, tash e shkuar dy dekadash, siç po nxjerr edhe para këtyre zgjedhjeve që janë caktuar të mbahen në shkurt…
Që në start, shihet se gjithçka ka nisur e po zhvillohet me mish dhie me virusë. Kudo, janë lançuar aktivistë partishë me virusë dhe aktivistët me virusë vërehen në të gjitha mediumet që i udhëheqin e moderojnë moderatorët me virusë, duke ftuar e intervistuar vetëm panelistë me virusë, kështu që nuk shihet askund në horizont se një ditë të afërt do të na hiqet nga shpina e gjakosur ky mish dhie me virusë antishqiptar renegatësh në krye të partive ‘tona’ me mish dhie me virusë…
Këtë mish dhie me virusë, po e nxjerrin nga gojët e tyre me virusë partitë politike me virusë dhe aktivistët e tyre me virusë, kudo. Madje, shihet qartë se shumë ‘analistë’ të “paanshëm” kanë filluar të virusohen prej virusit të mishit të egër të dhive LDK&Co me virusë…
Ata, sizifët shqiptarë, që e qiten gurin shekullor majë kodre shqiptare, sot, janë në Hagë, të akuzuar për “krime lufte”… Ndërsa, virusi me mish dhie me virusë LDK&Co po e rrokullisë gurin teposhtë, që të bie poshtë e më poshtë që është e mundur, duke e qitur në treg vetëm mishin e saj me virusë serbë e jugosllav, atë mish dhie me virusë “patriotic” e “kombëtar” që e ka mbajtur përherë në treg të popullit shqiptar…
Të gjitha këto parti me virusë të huaj, me mish dhie me virusë, e kanë dëshmuar veten se nuk janë për shtet shqiptar e për popull shqiptar, por, secili virus në vete mbron interesat e tij virusore, duke e akuzuar virusi virusin tjetër për kapje shteti e pushteti … Një kryevirus tjetër me mish dhie me virusë thotë se do ta “çkapë” shtetin dhe pushtetin me synimin e qartë për ta kapur vetë edhe “shtetin” e edhe organet e tij vitale për funksionimin normal të shtetit me virusin e ri të “çkapësit” të shtetit…
Po shihet qartë se mishi i dhisë me virusë LDK&Co po e ushqen edhe popullin shqiptar me mish dhie me virusë… Ai mish dhie me virusë që u ka duartrokitur ofensivave serbe kundër UÇK-së, sot, po i duartroket dhe po i gëzohet me komision e dëshmitarë LDK çuarjes së krejt UÇK-së në Hagë, në Gjykatën Speciale për Krime Lufte… Po ky virus me mish dhie LDK e ka prekur edhe Tiranën tonë të dashur shqiptare, Tiranë tonë shtëtrore e kombëtare, Tiranë që di e duhet të dijë t’i bashkojë e ruaj gjymtyrët e veta pa këtë mish dhie me virusë LDK…
Prandaj, vota nuk duhet t’i jepet mishit të dhisë me virusë LDK, që është i pranishëm e imponohet kudo në “Republikën” antishqiptare të “Kosovës e Metohisë” së dr. Ibrahim Rugovës me ismutin në krye…
Vota shqiptare duhet të shkojë për ata shqiptarë që e dhanë jetën me betimin e UÇK-së në shpirt e në zemër e po punojnë e veprojnë pa pushim për ta vënë në jetë atë betim shqiptar dhe për ata që janë në Hagë, nëse e ruajnë betimin e UÇK-së dhe gjakun e dërdhur për liri e bashkim kombëtar.
Është koha ta lëmë këtë mish dhie me virusë LDK&Co e tij të aktivistëve me virusë që të stërkeqet kanaleve të tij plot mut e shurrë serbe e jugosllave e të ngulfatet aty ku e ka vendin…
E keqja është se, këtu, secili virusë lufton për “çkapje” të shtetit e të pushtetit për ta kapur vetë atë… Virusi “shqiptar” ndryshon vetëm në të folur e deklarata…
Popullit shqiptar as Shqipërisë shqiptare, nuk i duhet mishi i dhisë me virusë LDK&Co.
Burojë, 14 Janar 2020