MINJTË E TALLAVE

19/07/2020 06:49

OPINION - RIBOTIM

 

 

MINJTË E TALLAVE

Tafil DURAKU

 

Me këtë shprehje origjinale filozofike shqiptare, figurative dhe kuptimplotë, MIU I TALLAVE (njëjës), ose, MINJTË E TALLAVE (shumës), menjëherë pas viteve të ’81-ta, inteligjenca shqiptare i quante udhëheqësit antishqiptarë jugosllavë dhe mercenarët e tyre “shqiptarë” të Kosovës shqiptare, si dhe të viseve tjera të pushtuara shqiptare nga Jugosllavia. Ata minj titistë e “shqiptarë” të tallave, kishin marrë mësim prej minjve serbosllavë të tallave, dhe, atëbotë, sikurse edhe sot, qenë shpërndarë edhe në Tiranë e kudo rruzullimit njerëzor e tokësor, kudo që jetonin shqiptarët dhe kudo ku shqiptarët nuk pushonin së punuari e së vepruari për çështjen e tyre madhore shqiptare, për ta bërë Shqipërinë-SHQIPËRI.

Po, cila ishte detyra e atyre minjve dje, dhe, cila është detyra e këtyre minjve të tallave sot?!...Kush i paska mësuar që të sillen e të sorollaten kështu kundër një populli të tërë, kundër shqiptarëve, madje, shumë sish edhe kundër popullit të vet?... Po ata minj tallash, dje, dhe bijtë e tyre të sotëm mësuan edhe minjtë e ardhur ndërkombëtar të tallave të sillen njësoj kundër një populli autokton në trojet e të parëve të tij. Nuk e besoj, absolutisht, se të gjithë ndërkombëtarët e ardhur ia kanë inat një populli. Atyre, për ta marrë një qëndrim të tillë u paraprinë dikush dhe diçka. E, ata që u paraprinë të gjitha të zezave janë minjtë titistë të tallave, “shqiptaro”-titistët e kamufluar në “demokratë shqiptarë”. Pikërisht, këtu qëndron e keqja themelore e të qenunit të punëve kështu e kësisoji.

Po, çka dhe çfarë duhet bërë për ta parë realisht se kë e bënë për vete ata dhe këta minj të tallave “shqiptare”, sot, në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Podgoricë, Preshevë dhe gjetkë?!... Me këtë shprehje i quanim atëbotë udhëheqësit më antishqiptarë serbo-jugosllavë dhe argatët e tyre “shqiptarë” të Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare nën regjimin pushtues të Jugosllavisë, që vinin në pushtet varg e vi, dhe, gjithmonë, sikurse edhe sot, duke ndërruar vetëm vendet e tyre të punës dhe s’u zbrisnin atyre pozitave “shqiptare” kurrë, mësa po u zbresin sot e gjithë ditën. Minjtë e parë të tallave, ndër më të mëdhenjtë, kishin pasur gisht në vrasjen e Komandantëve të Luftës famëmadhe të Drenicës, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç kanë gisht edhe bijtë e atyre minjve të tallave, minjtë e tashëm të tallave, në vrasjen e Komandantit Simbol Kombëtar, Adem Jashari, dhe komandantëve tjerë, gjatë Luftës së Lavdishme Popullore të UÇK-së. Për këtë kam bërë analizë më të gjatë, të cilën e kam botuar tek “Zëri i Kosovës”, menjëherë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, më titull “Lojërat e rrezikshme të LDK-së”, ku kam tërhequr paralele shkencore në mes të dy luftave dhe të shtabeve të tyre: Shtabit të Luftës së Drenicës, prirë nga SHABAN PALLUZHA e MEHMET GRADICA – vazhdimësi e të cilës luftë dhe e të cilit shtab ishte UÇK-ja, me Komandantin Simbol Kombëtar ADEM JASHARI, dhe e të ashtuquajturit Shtab Operativ për Kosovë e Metohi, prirë nga Fadil Hoxha, Ali Shukria, Xhavit Nimani, etj. – vazhdimësi e të cilit ishte Shtabi Suprem i LDK-së, bajrakun e të cilit e mbante “shqiptari i madh”, Dr. Ibrahim Rugova, i vetëshpalluri dhe i vetëzgjedhuri “President” i “Republikës” së Kosovës.

E, tash, çfarë duhet bërë? Si duhet vepruar?... Pa filluar ta pastrosh oborrin tënd, nuk vjen askush të të ndihmojë, as fqiu më i afërm, bile, as që ia nisë asaj pune!... Prandaj, duhet parë kë kanë bërë për vete dhe kë kanë bërë mercenarë me lekë, ata e këta minj të tallave, ata e këta minj më të mëdhenj antishqiptarë të viseve të pushtuara shqiptare në Jugosllavi, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, e gjetkë, përreth?!... Madje, kë kanë bërë për vete edhe në Tiranë?!... Për t’i ditur dhe parë saktësisht ata dhe këta minj titistë tallash, duhet vepruar shumë thjeshtë, sepse, t’i shohësh ata duhet vetëm një kthjelltësi e veçantë mendjeje, dhe, atë e ka secili shqiptar mendërisht normal, i cili mendon dhe flet shqip dhe është tamam shqiptar. Duhet zbatuar në jetë thënien gjeniale të gjyshërve tanë shpirtndritur dhe të shenjtë: Vetëm shih me maturi se kush kë lëvdon dhe do të dishë t’i dallosh fije për fije, si gishtërinjtë e dorës, të gjithë mercenarët e huaj, sepse, në mbi 90% të rasteve ata flasin mirë për njëri-tjetrin dhe lëvdojnë vetëm ata që janë si vetë ata. Po, ç‘detyra kishin e kanë ata e këta minj tallash dje e sot?... Detyrat e tyre ai që nuk i ka parë deri më sot, nuk do t’i shohë kurrën e kurrës. Punët e “kryera” dhe gjendja në të cilën ndodhet populli i pafajshëm shqiptar në trojet e veta të pushtuara, sot, janë treguesi më i mirë i “punës” së atyre dhe këtyre minjve të tallave titiste e ndërkombëtare tash. Krejt kjo gjendje është arritur falë “punës” dhe “veprës” së tyre në kurriz të popullit shqiptar “që i ka zgjedhur”. Po, të punonin e të vepronin minjtë e ardhur ndërkombëtar në shtetet e tyre kësisoji, duke kurdisur, luajtur e abuzuar me ligje kësisoji, sigurisht, do të ishin në birucat më të errta të burgjeve. Po, e kanë gjetur Kosovën shqiptare dhe minjtë e huaj “shqiptarë”, mercenarë këtu, “shqiptaro”-titistët, prandaj bëjnë çfarë të duan dhe kështu, siç po bëjnë. Do shtuar këtu, se minjtë “shqiptaro”-titistë të tallave u kanë marrë erë minjve të ri dhe e kanë parë kapacitetin e trurit të tyre, siç u kanë marrë erë edhe minjtë e “pacovët” ndërkombëtar minjve “shqiptaro”titistë të tallave dhe e kanë parë e matur saktësisht kapacitetin e trurit të tyre minjëror “shqiptar”…

Po, sa e sa thikën ia ngulën e po ia ngulin në kurriz këtij populli? Po, sa e sa thikën ia ngulën në kurriz UÇK-së shqiptare, me fillimin e luftës për liri e për Shqipëri? Po, sa e sa thikën ia ngulën në kurriz UÇK-së gjatë luftës së lavdishme popullore të UÇK-së? Po, sa e sa thikën ia ngulën në kurriz UÇK-së, pas përfundimit të luftës së armatosur?... Këta minj tallash titiste punuan e vepruan njësoj edhe kundër UÇK-së, sikurse punuan e vepruan kundër Luftës së Drenicës baballarët e tyre minjërorë. Kur flasim për minjtë e tallave “shqiptro”-titistë e jugosllavë, të cilët e sollën Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë gjendje të thellë krize, të çdo lloji e natyre, duhet ta dimë cili qe dhe cili është roli i ardhshëm i tyre karshi Shqipërisë shqiptare. Duhet të dimë, thjesht, cili ishte roli i minjve të tallave “shqiptaro”-titiste, dje? Dhe, cili është roli i atyre e këtyre minjve të tallave, sot?...

Prandaj, Shqipërinë – SHQIPËRI, e duam sot të tërën, të bashkuar plotësisht, gjeografikisht e shpirtërisht, fare pa minj “tanë” dhe pa minj të huaj tallash, pa mercenarë, kuislingë e renegatë të radhëve “shqiptare”...


(Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode