MËSYMJA E DYTË, “PATRIOTIKE”, E PARTIZANËVE “SHQIPTARË” TË JUGOSLLAVISË KUNDËR DRENICËS

19/07/2014 21:37

Analizë&Opinion

 

MËSYMJA E DYTË, “PATRIOTIKE”, E PARTIZANËVE “SHQIPTARË” TË JUGOSLLAVISË KUNDËR DRENICËS

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Përgjithësisht, situata paszgjedhore e 8 qershorit 2014, dhe, në veçanti, Seanca konstituive e “Kuvendit” të “Republikës së Kosovës”, 17 korrik 2014, qitën në shesh inatet antishqiptare të partizanëve “shqiptarë” të Jugosllavisë së Titos, inatet dhe bërrylat “shqiptarë” të partizanëve të LDK-së së Isa Mustafës&Co.

Partizanët e Fadil Hoxhës që spiunuan Shtabin e Luftës së Drenicës dhe vranë kryekomandantët e tij, Shaban Palluzhën e Mehmet Gradicën, i kanë pasardhësit e tyre të sigurtë. Pastaj, me krijimin e “shtetit të Krahinës Socialiste Autonome të ‘Kosovës dhe Metohisë’” përndoqën, persekutuan dhe burgosën e syrgjynosën të gjithë bashkëluftëtarët e tyre. Ndërkaq, siç po “ndërrojnë” kohët, spiunët dhe survejuesit e tyre po i bëjnë bashkëluftëtarë të tyre! Hadje, shkollë, hajde!... “Histori” se jo mahi!...

Fushata antiDrenicë e gjithë pasluftës së lavdishme të UÇK-së, sot, pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, sidomos kjo e 17 korrikut 2014, kulmon dhe qet në shesh fytyrën e vërtetë të partizanëve të Titos, të partizanëve të Fadil Hoxhës dhe të partizanëve “shqiptarë” të Ibrahim Rugovës&Co, me në krye Isa Mustafën dhe Ismet Beqirin&Co!...

Natën e 17 korrikut 2014, në të gjitha mediat pamore-ekranore, u pa se dominoi tema: A pat Kuvend sot? Si u bë zgjedhja e Kryeparlamentarit të “Republikës së Kosovës”?... Organizatorë të atyre “debateve” ishin mediat e njohura proshqiptaro-titiste, të “partizanëve” të tyre që udhëheqnin me emisionet… Të ftuar të atyre “debateve” ishin njerëz përafërsisht të njëjtë, të mendimeve e ideve të njëjta partizane, jugosllavo-komuniste, “patriotike” e “demokratike” të LDK-së&Co!…

Debatet ishin shumë të zjarrta dhe valles së zjarrit i printe, kush tjetër pos Ismet Beqirit të LDK-së&Co, alias Medvedevit të Prishtinës. Ai, pa pushim akuzonte partizanët e UÇK-së e të PDK-së së Hashim Thaçit, sikurse i akuzonte dikur partizani i Jugosllavisë, Fadil Hoxha, partizanët e Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës!... Bile, edhe kur i tërhiqej vërejtja nga ndonjë debatues se për cilët partizanë e kishte fjalën, Medvedevi i Prishtinës, përgjiej: “Dihet!”(Sic!) Shihej e dihej qartë se gjithmonë aludonte tek partizanët e UÇK-së së Hashim Thaçit!...

Situta në të cilën ndodhet Vendi, fatkeqësisht, tregon qartë se historia po përsëritet në mënyrën më të egër, të mundshme, Pasardhësit e atyre që shanë Luftën e Drenicës, luftën e popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, me në krye Shaban Palluzhën e Mehmet Gradicën, janë ata e këta që e shanë e po e shajnë luftën e lavdishme të UÇK-së. Janë partizanët shqiptaro-jugosllavë të Fadil Hoxhës e Ibrahim Rugovës, sot, të prirë nga njëfarë Ismet Beqiri i LDK-së&Co, alias Medvedevi i Prishtinës&Co, që po e shajnë e përgojojnë guerilen më të suksesshme të partizanëve shqiptarë të UÇK-së dhe Hashim Thaçin.

Dallimi i madh mes partizanëve shqiptarë të Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës me partizanët shqiptaro-jugosllavë të Fadil Hoixhës është si dita-nata dhe i pakrahasueshëm për Shqipëri e për shqiptari. Po ashtu, dallimi është si dita-nata mes partizanëve të UÇK-së së Hashim Thaçit, që aq shumë i urren Ismet Beqiri&Co dhe LDK-ja e tij, si pasardhëse e LKJ-LKK së Fadil Hoxhës dhe partizanëve të tij dhe partizanëve të Ibrahim Rugovës.

Kësisoji, mësymja e koordinuar e pasardhësve të partizanëve të Jugosllavisë, e kryesuar nga Ismet Beqiri&Co (Medvedevi i Prishtinës&Co) është mësymja më e paparë në kurriz të shqiptarëve, që nga Lufta e Dytë Botërore e këndej, kundër Drenicës.

Kjo situatë tregon qartë se “Kontrata” e LDK-AAK-NISMA dhe VV është një “Kontratë” që i fryn zjarrit dhe nxit luftë civile. Zjarrit të asaj lufte po i fryn LDK&Co, përmes nxitësit, zjarrvënësit e zëdhënësit të saj partizano-jugosllav, Ismet Beqirit&Co.

Mbetet të shihet a do mbetet kjo mësymja e dytë, “patriotike”, e partizanëve “shqiptarë” të Jugosllavisë kundër Drenicës, mësymje e fundit, apo, skenari serbo-jugosllav, LKJ-isto – LKK-isto – LDK-ist&Co, për mësymje, vazhdon…?!

Megjithatë, kujdes! Partizanët shqiptaro-titistë&Co nuk janë për t’u zënë besë më! Po ulërijnë e po turren ujqërisht, LKJ-isto – LKK-isto – LDK-istçe&Co, kundër lirisë e Shqipërisë së shqiptarëve!...

 

Burojë, më 19 korrik 2014

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode