MESAZHI I NËNË TEREZËS: ENVER HOXHA ËSHTË BIR BESNIK I KOMBIT TIM

14/09/2016 16:29

OPINION

 

MESAZHI I NËNË TEREZËS: ENVER HOXHA ËSHTË BIR BESNIK I KOMBIT TIM

Nga Afrim MORINA

 

Shenjtërimi i Nënë Terezës, nga Papa Franqesku, ishte një ditë e shenjtë edhe për shqiptarët. Ditë e shenjtë, sepse, ajo, për bëmat e saj, i shtoi edhe lakminë e sllavomaqendonve për ta shpallur si bijën e vet, e, në anën tjetër, ia kanë rrënuar shtëpinë nga ku u nis me misionin më të madh, shërimin shpirtëror të njerëzimit.

 

Nënë Trereza, në Gushtin e vitit 1989 vizitoi Shqipërinë londineze dhe në misionin e vet të përcaktuar për këtë vizitë, vuri një buqetë lule te varri i Enver Hoxhës. Atëbotë, dikush e pa, e, dikush nuk e pa. Akëcili e komentoi sipas dashjes së vet, qoftë shqiptar dhe joshqiptar, armiq të Shqipërisë apo dashamirës të saj.
Papa Francesku, kur foli për arsyet e shenjëtërimit të Terezës, përmendi edhe: sytë e saj, duart e saj dhe buzët e saj. Pra, me sy, duar dhe buzë bekonte të padjallëzuarit, shëronte të sëmurët, lutej të kenë mëshirë plangprishës e të shpërlarë nga truri për fatkeqët, lutej që njerëzimi të shpëtonte nga të pushtetshmit, etj. Pra, Nënë Tereza e bekoi birin e kombit shqiptar, vuri lule në varrin e Tij dhe i porositi të gjithë shqiptarët dhe të huajt, që të përkulen para Tij, ta bekonin Ate dhe t’i pranonin meritën e bëmave të Tij për shqiptarët, për Shqipërinë londineze dhe më gjerë, se, kështu kishte mësuar për bëmat e Tij nga varfanjakët e Kalkutës e më gjerë.


Papa Francesku, të cilit iu dha mundësia për ta udhëhequr këtë kremte madhështore, që rrallë përsëritet në histori, shkoi në Shqipërinë londineze dhe i shpalli martirë, ata të cilët kishin mision ta shkatërronin atë. Papa, nuk e mori mesazhin e Nënës së madhe të njerëzimit, se për çfarë e bekoi Enverin te varri, atëherë kur diheshin të gjitha bëmat e Tija, të mira apo të këqija. Jo, nuk e kuptoi, por këtë nuk e kuptuan as ata që e kishin marrë nismën për ta shpallur të shenjtë.
Para kësaj, Ajo mori edhe një çmim nderi, atë të Nobëlit, për paqe, edhe kjo erdhi pas vizitës së Saj te varri i Enver Hoxhës dhe darkës me Nexhmijen. Edhe anëtarët e akademisë së Stokholmit nuk e akuzuan për buqetën e luleve që e vuri mbi varrin e Enver Hoxhës, sepse, nga Ajo, mesazhi shkonte edhe për qytetërimin, se, Enver Hoxha bëri atë që do ta kishte bërë çdo bir i dinjitetshëm i kombit të vet.


Për buqetën e luleve, në Stokholm dhe Vatikan, nuk e akuzuan as anëtarët e familjeve “të martirizuara”, për t’i ndalë këto dy veprime për Të. Ata, madje, edhe iu bashkangjitën lutjeve dhe meshës për shenjtërim. 


Për çudi, edhe misioanarët: Sali Berisha e Ismail Kadare, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, Menduh Thaçi e Ali Ahmeti, (këtu nuk po e përmendi Riza Halimin, se po krahasohet me kapot politikë) nuk ndërmorën veprime as në Stokhollm, e, as në Vatikan, për t’ia ndalë këto dy titiuj nderi, për të e kombin, se Ajo ka vendosur lule te varri i Enver Hoxhës dhe ka ngrënë darkë me Nexhmijen. Derisa këta i tumirën, madje, edhe dërguan mesazhe anë e kënd, pse nuk i dërgojnë një mesazh edhe kombit të vet, qoftë e bekuar Ajo që bekoi birin e kombit Enver Hoxhën dhe ne po i themi lamtumirë politikës plangprishëse të kombit!? 


Të gjithë ata që e heshtën vizitën e Saj te varri i Enver Hoxhës dhe bekimin që i bëri birit të kombit, dhe ngushllimin që i bëri Nexhmijes, në emër të të gjithë skamënorëve të botës, e, të gjithë ata që u morën me dhënien e çmimit Nobël për paqe dhe shenjtërimin e Saj, e heshtën këtë, por, heshturazi e pranuan atë përkulje, se, ajo, nuk gabonte, se tregoi shenja shenjtërimi edhe në vitin 2008, pra, Zoti e kishte shpërblyer për këtë, i mundësoi që njerëzimit t’i sillte edhe një mrrekulli. 


Pse nuk e shpërbleni Enver Hoxhën, ju të gjallët që i duartrokitet Shnjtërimit të Terezës??? 


Ndoshta, po pritni që dikush t’ia fillojë i pari. E para ishte Akademia Suedeze dhe i dyti është Papa Francesku. E kë pritni t’ia fillojë? Se, bijtë besnikë të kombit e shpërblyen me punën e vet në gjithë hapsirën kombëtare, e mbrojtën dhe e mbrojnë punën e Tij, pra, edhe këta e morën bekimin e Nënë Terezës dikur, dhe sot të Shenjtës Terezë, sepse, asnjëherë, nuk u pendua për atë që kishte bërë te varri i Enver Hoxhës.

Prishtinë, 07. 9. 2016 

 

 

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode