MËRGATA POLITIKE

31/07/2017 12:59

OPINION

 

MËRGATA POLITIKE

Afrim MORINA

 

 

Shqiptarët, pothuaj, gjatë gjithë historisë, detyroheshin t’i lëshonin vatrat e tyre dhe të mësyenin rrugëve të botës, për të mbijetuar, qoftë ekonomikisht, por, edhe politikisht. Në këtë analizë do të mundohem ta trajtoj fenomenin politik të mërgatës, në këto periudha:

Koha e Rilindjes Kombëtare, deri në vitin 1946;

Koha e mërgatës politike, e përfshirë në Luftën e Dytë Botërore;

Koha e mërgatës politike, jashtë Shqipërisë londineze;

Koha e mërgatës politike, jashtë Shqipërisë londineze, e konvertuar, pas vitit 1990, në “Demokrat”

 

Koha e Rilindjes Kombëtare, deri në vitin 1946

Mërgata politike, bashkë me intelektualët përbrenda Shqipërisë, gjatë Rilindjes kombëtare, punoi me përkushtim në mobilizimin e bashkatdhetarëve, në kushte shumë të vështira, për ta zgjuar ndërgjegjën kombëtare dhe për ta luftuar me të gjitha mjetet pushtuesin, jo vetëm turk, por edhe grek e serbomalazez. Ata, përmes pendës, trajtonin problemin kombëtar, që nga përpjekjet për një alfabet shqip, e deri te rrokja e armës për lirim. Ata, e krijuan edhe indentitetin kombëtar shqiptar, që, fillimisht depërtoi te intelektualët e Evropës e më gjërë dhe krijuan edhe klubet e tyre, ku tuboheshin shqiptarët nga vise të ndryeshme, jo vetëm inteletualë, por, edhe punëtorë krahu. Nëpër ato klube brumoseshin me atdhetarizëm, kuptonin shkakun e robërisë, kuptonin mundësinë e lirimit, bëheshin pjesëtarë të levizjes kombëtare, duke shpërndarë materiale e gazeta, nga një vend në tjetrin, kryenin kurse shkollimi, aftësimi profesional, etj. Në këtë kohë do të shkundët pluhuri i harresës për: Pirron, Teutën, Agronin, Skënderbeun, Gjuhën, Flamurin dhe do të lindë edhe Himni Kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar”. Në këtë kohë edhe do të forcohet ndjenja e shtetit komb.

Këto klube, së bashku me  luftëtarët e lirisë, të pendës dhe të pushkës, përbrenda atëdheut, arritën ta krijojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, arritën t’i hapin shkollat e para shqipe, arritën t’i sjellin edhe shkronjat në atdhe, ta formojnë alfabetin e gjuhës shqipe, ta shpallin Shqipërinë të lirë dhe të mosvarme, etj. Kjo frymë e mërgatës, pati ndikim edhe në shtetet ku vepronin, te intelektualët e kombeve të tjera, përmes kontaktit dhe shtypit të tyre. T’i rikujtojmë këto momente shumë të rëndësishme historike: a. letrat, peticionet e memorandumet, gjatë kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë mbajtjes së kongreseve të ndryshme, e, më të veçuarat po i theksojmë atë të Londrës e Vresajes, gjatë gjykimit të Avni Rustemit, Konferencën e Paqës në Paris, etj. Letra e Fan Nolit, për përgëzimet e fitores, në vitin 1946 Luftëtarëve të lirisë, që udhëhoqën Luftën Nacional Çlirimtare të Shqipërisë, pothuajse, do ta përmbyllë këtë kohë

 

Koha e mërgatës politike, e përfshirë në Luftën e Dytë Botërore

Kjo kohë do të karakterizohet me mërgatën politike, të pushtetarëve, komandantëve, oficerëve, agallarëve, bejlerëve, të cilët, gjatë gjithë jetës së tyre ishin në shërbim të armikut, dhe, sidomos, gjatë Luftës Nacional Çlirimtare të Shqipërisë, qoftë me italianët, me gjermanët, apo, me bugarët. Kjo mërgatë do të punojë me djallin e të birin, për rikthim në pushtet, duke pranuar edhe ndarjen e Shqipërisë londineze. Këta depërtuan në Evropë e më tej, permes portës së Athinës, Beogradit dhe të Romës. Rekrutoheshin e rekrutonin edhe të tjerë, për rikthim në pushtet, e, çështjen shqiptare jashtë kufijve të saj e bënin sa për të treguar se ishin të interesuar edhe për fatin e shqiptarëve në Jugosllavi e Greqi, e, në anën tjetër, permes tyre, kryenin aksione diversante në Shqipërinë londineze. Këta do të dështonin në pëpjekjet e tyre, në terren e beteja, në Shqipërinë londineze, por, edhe jashtë, në luftë kundër mërgatës politike të pjesës së robëruar të kombit. Qëllimi i tyre u zbërthy në plan kombëtar, mirëpo, ata i mbante gjallë edhe më tej kapitalizmi, imperializmi, e revizionizmi, për shkak të gjeostrategjisë e gjeopolitikës, që zinte hapësira kombëtare e jona.

Vitet nëntëdhjeta mundësuan që, edhe një here, të ngjallën mumiet politike, përmes Ismail Kadaresë, Sali Berishës e Ibrahim Rugovës, që i shtrinë rrënjët e veta, ku i kishin pinjollët e vet, por, krah tyre u konvertuan edhe një kategori “intelektualësh”, për ta kapur pushtetin, sepse, e dinin mirë se ata të mërgatës ishin të moshuar për ta marrë pushtetin, por, edhe ishin pak për të krijuar pushtet.

 

Koha e mërgatës politike, jashtë Shqipërisë londineze

Edhe nga viset e pushtuara të Shqipërisë londineze, filloi përpjekja e lëvizjes kombëtare për lirim dha bashkim kombëtar. Ideologët e saj, ose burgoseshin, ose vriteshin dhe një pjesë e tyre ia mësyu rrugëve të botës. Kjo edhe e krijon mërgatën e lirimtarëve, të cilër ranë ndesh me fundërrinat e mërgatës tjetër, për të cilën folëm më lart. Tash, kishin dy fronte, atë të armikut, serbosllavët dhe grekët, por edhe një amik tjetër, bukur me peshë, ishte edhe kasta e bashkëpunëtorëve, në mesin e të cillëve bënte pjesë edhe mërgata e LNÇSH. Këta të fundit ndikuan shumë, sepse, kishin mbështetëse edhe politikën amerikane e evropiane, që puqej me politikën dhe interesin gjenocidial jugosllavo-grek.

Vitet nëntëdhjeta, përmes misionarëve të Sali Berishës e Ibrahim Rugovës, të ndihmuar nga propaganda e Ismail Kadaresë, i cili kishte ndikim të madh te mërgata e lirimtarëve, nga e kaluara e vet si shkrimtar, fillun të konvertohen shumë sish, që do ta dobësojnë qëllimin e luftës për lirim dhe bashkim kombëtar.

 

Koha e mërgatës politike, jashtë Shqipërisë londineze, e konvertuar, pas vitit 1990, në “Demokrate”

Kjo kohë, do të karektizohet me rritën e luftës që kishin shpallur zogistët, esadistët, etj., kundër figurave kombëtare, duke madhuar tradhëtarët e kombit, dhe, këtë, në dy plane: a. në planin e rehabilitimit përbrenda territoreve shqiptare, të armiqve të të gjitha ngjyrave, në emër të demokracisë dhe b. dhënia e dekoratave nga presidentët, qoftë të gjallëve apo të vdekurve, për këto figura që i takojnë llumit të historiesë. Në këtë lojë do të hyjnë edhe një numër bukur i madh i kësaj mërgate, duke menduar se me përçmimin dhe luftimin e këtyre figurave dhe historisë së lavdishme kombëtare, do të afrohen më afër perëndimit dhe ai do të na e sjellë në pjatë lirinë dhe bashkimin.

Edhe pas krismave të armëve të djalërisë dhe vashërisë së UÇK-së, ata filluan avazin e përbuzjes dhe nuk e qanin kokën për të ardhmen e kombit, sepse, atë ua kishin premtuar punëdhënësit, përmes mesazheve nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, se mposhtja e të kaluarës kombëtare dhe luftimi i të sotmes, e lind të ardhmen “demokratike”.

Kjo do ta hapë një kohë tjetër, atë të anatemimit të historisë, duke u nisur nga stërgjyshrit tanë - Pellazgët, Ilirët, Epokën e Skenderbeut, Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e heshtur Epokën e Lidhjes së Pejës, duke lënë anash Epokën e Pavarësisë, duke sulmuar flamurin e himnin kombëtar dhe, më tragjikja, duke u munduar ta fshijnë nga kujtesa kolektive, bërien e Shqipërisë - Shqipëri.

Për këto do të shohim në analizë tjetër, për të parë se nga vinë misionet dhe kush janë misionarët.

 

Prishtinë, 28. 7. 2017  

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode