LUFTA ME DY BIGA - Roman i shkurtër shqiptar

06/12/2014 09:09

 

 

 

Tafil Duraku
LUFTA ME DY BIGA

 

 

 

 

 

_____________________________

 

 

Biblioteka
 
BUROJAT
 
 
 
 
Redaktorë
 
RUSHIT RAMABAJA
DILAVER GOXHAJ
LIRI LOSHI
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Ballina

_____________________________

 

 

 

TAFIL DURAKU
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

LUFTA

ME DY BIGA

 
(Roman i shkurtër shqiptar)
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

DRENISHTA

2014

 
 
 
_____________________________
 
 
 
 
 
 
 
 
Veteranëve dhe luftëtarëve trima të lavdisë së madhe shqiptare, të gjithë atyre që e nisën dhe e bënë luftën pa sherr, shqip. Atyre burrave që ende s’i kishin rënë brisk fytyrës dhe atyre burrneshave që s’dinin ç’është frika dhe ç’qet arma e pushtuesit nga gryka, edhe në moshën e tyre të njomë.
 
Me shumë respekt e nderim të thellësisë sime kombëtare!
 
Autori
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
_____________________________
 
 
 
 
Diku luftohej, diku ahengohej!
 
 
     Atje ku luftohej, nuk kishin as bukë për të ngrënë, as armë tamam për luftën. 
 
        Atje ku ahengohej, s’u binte ndër mend për luftën, kishin meze e raki me tepri...
 
  Ata që luftuan, mbetën udhëve të Atdheut e të botës! 
 
               Ata që u ahenguan, kapën për fyti shtetin, po katërrithen “pozitivisht”, si macet mis(h)eve të përvjetshëm!...
 
 
                  E, u ropa kështu, siç po rjepem dhe prej vetërjepjes sime “pozitive”, piskas në kupë të qiellit: Europa!
 
Medet, 
këtu të bie lufta me dy biga t’liga!
 
 
 
 
 
 
_____________________________
 
 
 
 
 
Sqarim:
 
Luftën me dy biga e bënë vendorët, i prinë vendorët dhe po e përmbyllin vendorët që prinë, punuan e po punojnë me dy biga e për faqe t’zezë dhe bigat po i kthejnë kah po ua do interesi i tyre personal, farefisnor e kulimo-klanor, në kurriz të popullit e Atdheut.
Pastaj, gllajzve të tyre me dy biga shkuan e po shkojnë të gjithë ndërkombëtarët, ndërsa, pushtuesit, posepo, se, atyre po u flen në rabush mëse miri kjo luftë me dy biga e LDK-së dhe e FARK-ut të saj të ardhur nga LKJ-LKK (JNA/APJ/-KOS)! Luftën me dy biga e bëri e po e bën, për çudinë tonë lëmëritëse, edhe “UÇK”-ja, “Shtabi” dhe “luftëtarët” e saj “trima”, he, t’parit e t’mramit! Djemtë dhe vajzat e reja shqiptare u veshën në uniforma ushtarake, e, i rrokën armët për Liri e Atdhe. Ndërsa, “burrat e mëdhenj” të Kombit i hoqën edhe mjekrrat dhe u veshën në kule, për ta lënë edhe luftën, lirinë dhe atdheun, në baltë. E shanë luftën dhe po e shajnë edhe sot, për pasuri e pushtet! Nuk ka rastësi as në luftë, as në paqe. Thonë: Kah t’shkojnë rrotat e para, shkojnë edhe t’mramat! Me dy biga u nis, e, me dy biga po soset edhe kjo luftë e shkretë!...
Me dy mendje, nuk niset asnjë udhe! Me dy biga, nuk bëhet as shtëpi, as Atdhe!
E, Plaku i Urtë i Dyrrahionëve, me një mendje të bërë top, tashmë, e tha cok: Kur ta nisësh një punë, duhet me pasë me kë me e nisë, dhe, për kë me e nisë. Me dy biga s’bëhet asgjë, as Shqipëria- SHQIPËRI.
 
 
 
 
 
_____________________________
 
 
 
 
 
SHËNIME PËR AUTORIN
 
 
Tafil Duraku u lind në katundin Burojë të Drenishtës, më 1. 9. 1952. Shkollën fillore e kreu në Turiçefc, gjimnazin në Klinë dhe studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës - në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge. Të njëjtat studime i vazhdoi dhe mbaroi në Split të Dalmacisë, në Universitetin Punëtor për Mësimin e Gjuhëve të Huaja “Djuro Sallaj”, pa shkëputje nga puna.
 
Me shkrime merret që nga fillorja. Shkruan poezi, prozë, ese dhe njëkohësisht merret edhe me përkthime nga gjuhët e tjera.
 
Punon në Ndërmarrjen Botuese – Edicionin “Rilindja”, në Prishtinë.
 
 
 
Ka botuar këto vepra:
 
Kohë njerkë, poezi, Rilindja, 1992 (Pas dymbëdhjetë vjet censure komuniste e antishqiptare që i bënë redarët titistë si Ali Podrimja me shokë)
Njeriu i vetvetes, tregime, Rilindja, 2003 (E censuruar)
Njeriu i vetvetes, tregime, shba DRENISHTA, 2004 (Ribotim)
Njerëz thjeshtër, poezi, shba DRENISHTA, 2007
Dashuri vere, poezi, shba DRENISHTA, 2010, botim internetik (Pas 30 vjetë censure komuniste e shqiptaro-titiste), tek www.artexd.webnode.com, etj.
Porosi e Nënës, roman i shkurtër shqiptar, shba DRENISHTA, 2014 (I pari i këtij lloji në letërsi)
Dashuri vere, poezi, shba DRENISHTA, 2014 (Ribotim)
Lufta me dy biga, roman i shkurtër shqiptar, shba DRENISHTA, 2014
Karrabishti i UJD-it, Publicistikë, shba DRENISHTA, 2014
 
 
 
 
 
 
 
 
_____________________________
 
 
 
 
 
 
 
 
TAFIL DURAKU
LUFTA ME DY BIGA
 
SHBA – DRENISHTA
Emër dhe qasje e re për librin shqip!
Bashkëpunoni dhe botoni me ne!
E-mail: ats_tadu@hotmail.fr
Cel. +377 /0/ 44 11 38 18
 
Përgatitja grafike & realizimi kompjutorik
 
Tirazhi:
1000 copë
 
 
U shtyp në Shtypshkronjën:
EHO - Tiranë, 2014
 
 
 
 
_____________________________
 
 
 
 
 
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
 
 
821.18-31 
 
Duraku, Tafil 
 
Lufta me dy biga : (roman i shkurtër shqiptar) / Tafil Duraku. - Prishtinë : Drenishta, 2014. - 9 f. ; 21 cm. - (Biblioteka Burojat) 
 
Shënime për autorin : f. 9-10 
 
ISBN 978-9951-508-03-2
 
 
 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode