LUFTA E TRETË BOTËRORE!

17/03/2020 15:03

OPINION

 

LUFTA E TRETË BOTËRORE!

Tafil DURAKU

 

Lufta e Tretë Botërore ka filluar! Ka ndryshuar vetëm strategjia, mënyra e sulmeve masive, sepse, kjo, tashmë, siç po shihet tash e shkuar gjysmë viti, është një luftë e pashpallur zyrtare mes superfuqive botërore, aleatëve dhe aleancave të tyre. Kjo po bëhet me armë të tjera, të panjohura, më keq e më zi se me bomba atomike, me armë biologjike të shafrosjes në masë, si COVID 19.

Situata shqetësuese që e ka përfshirë të gjithë rruzullin tokësor, të gjitha shtetet dhe popujt, është më shumë se e jashtëzakonshme. Popujt i janë nënshtruar një bombardimi me armë biologjike dhe një terrori psikik e psikologjik të masave të gjera dhe popujve, pa përjashtim. Por, askush deri më sot nuk e shtroi pyetjen: A i vret kjo armë, Covid 19, vetëm njerëzit, apo, edhe të gjithë frymorët e tjerë, gjë që e shkatërron ekosistemin botëror, dhe, fajtorët për këtë janë Kina, Rusia dhe SHBA, me aleatët dhe aleancat e tyre, të hapura dhe të fshehta.

Në këtë situatë të pashtegdalje lufte, OKB duhet të reagojë me të gjitha mjetet juridike, hetuese e zbatuese, me të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat që ka, për ta zbuluar shkaktarin e nisjes së kësaj lufte të pashpallur, pandemie globale (që ka “rrëshqitur rastësisht”), që, padyshim, është e nxitur nga tre shtete bosht: Rusi, Kinë dhe SHBA me aleatët e tyre, për t’i frikësuar shtetet dhe popujt dhe për t’i arritur synimet e tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Dëmet e kësaj lufte të pashpallur janë jo vetëm shëndetësore, por, edhe ekonomike, financiare, bujqësore… dhe dalja nga një situatë e tillë lufte speciale, do mekanizma të caktuar shkencorë dhe profesionalë, ekspertë të fushave ushtarake e të sigurisë, që duhet ta parashikojnë shqetësimin tonë njerëzor: Çka pas virusit Corona 19? A do ketë para të mjaftueshme FMN-ja për t’i plotësuar kërkesat e drejta të shteteve dhe kombeve, kur numri i shteteve të prekura nga kjo pandemi ka përfshirë një glob të tërë, që po ballafaqohen me rreziqe situate ekstreme, të panjohur, sepse, virusi Covid 19, është një ushtri e tërë virusesh të kombinuar, që minojnë çdo frymor dhe jetën e secilit veç e veç.

Dhe, kjo është bërë dhe po bëhet për dominim gjeopolitik e gjeostrategjik të blloqeve të kryesuara nga Rusia dhe SHBA. Kësaj lufte të pakrye i është futur edhe Kina, sepse, pandemia shpërtheu në Vuhan dhe jo gjetkë.

Mënyra për dominim global është ashpërsuar tej mase. Janë acaruar raportet mes shteteve dhe popujve (politikave), sado që bisedimet bëhen sa për sy e faqe, ndërkaq, secili-secilit ia punon pas shpine, me spiunazh e kundërspiunazh të sofistikuar.

Në këtë mes luftimesh Kinë, Rusi, SHBA, nuk është jashtë loje as BE dhe Brukseli, që, pamëshirë po i godasin shtetet dhe popujt e vegjël, dhe, në këtë mes, popullin dhe shtetin tonë shqiptar, të copëtuar, sipas politikave të tyre të interesit. E themi këtë, sepse, BE, SHBA dhe shtete të tjera “mike”, më shumë e godasin popullin shqiptar, sesa fqinjët e tyre pushtues përreth, Serbinë kriminale dhe fashiste, Bullagarinë, Greqinë etj.

Kjo luftë e pashpallur, me virusin Corona 19, i godet pa mëshirë dhe pa paralajmërim të gjitha fushat shoqërore të çdo populli dhe shteti, edhe secilin individ veç e veç, varësisht imunitetit të organizmit e organizimit.

Sa shumë çuditshëm dhe mistershëm tingëllon kjo luftë e pashpalluar, Lufta e Tretë  Botërore, me Covid 19, në ballë të të cilës po qëndrojnë heroikisht mjekët dhe infermierët e mbarë botës, dhe, sikurse ata, edhe mjekët shqiptarë anekënd Atdheut, të cilëve, qeveritë “tona”, u japin lëmoshë në vend të një page dinjitoze, sepse, po këta mjekë (në këtë rast, pakica e tyre) ishin edhe në ballë të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Sidoqoftë, Lufta e Tretë Botërore po vazhdon në shkallë globale, edhe pse e pashpallur zyrtarisht, ndërkohë që i takon OKB-së ta gjejë, saktësojë dhe ta ndëshkojë prodhuesin (ushtarak) të Covid 19 dhe ta ngarkojë me dëmshpërblimin e dëmeve që po u shkakton popujve dhe shteteve ai virus i prodhuar në laborator.

Në këtë luftë të pashpallur, me Covid 19, po bien viktima të pafajshme njerëzore, hiç frymorët e tjerë (për të cilët s’e çanë kokën askush!), ku triumfatore do të jetë shkalla e organizimit dhe (vetë)disiplinës së popujve e personave, veç e veç, e, edhe e popullit shqiptar si tërësi e zhvillimeve globale, përfshirë në këtë luftë, që nuk ka tjetër emër, vetëm: Luftë e Tretë Botërore.

Kësaj lufte, ende, për fat të keq, nuk i dihet as kohëzgjatja, as dëmet që do t’i shkaktojë njerëzimit. Prandaj, është mirë që këtij armiku të panjohur të mos i dalim në shenjë, sepse, do të na vrasë e shkatërrojë pamëshirshëm. Është mirë të organizohemi e të vetëdisiplinohemi dhe t’ia hedhim paç!... Këtë ia dëshiroj populli tim shqiptar dhe të gjithë popujve paqësorë e liridashës të botës!

Por, e keqja është se askush nuk po ia thotë emrin kësaj lufte: Luftë e Tretë Botërore! Përjashtim bën se ka ndryshuar mënyra e luftimit, e përdorimit të armëve, nga armë zjarri, të të gjithë kalibrave, në armë biologjike të kombinuara, si Covid 19.

Burojë, 17 Mars 2020

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode