LSHK DHE DRINI POLITIK!
22/06/2014 16:17
Analizë&Opinion
LSHK DHE DRINI POLITIK!
Shkruan: Tafil DURAKU
Për dallim nga vitet tjera, sivjet, për shkaqe politike, u shty edhe “Festivali ndërkombëtar i (Poe)Zisë ‘Drini poetik(politik)’”. Qe bërë një rregull dhe caktuar një datë për mbajtjen e atij festivali, dhe ajo datë lidhej me njëqindvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 9 e 10 qershor. Kjo përbënte një lajm të mirë jo vetëm për Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës – LSHK, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, të cilën luftë e çuan në këtë shkallë degjenerimi, degradimi e përçmimi disa emra të asaj lidhjeje (sh)krimtarësh(!)…
Gjërat rrodhën siç rrodhën, dhe, si çdo lojë që ka etapat e saj të zhvillimit (fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e saj, me “humbës”, “fitues” dhe “baras”), pa u mbushur as pesë vjetë të plota, “Drini poetik” mori dhe po merr, vazhdimisht, kahje dhe erë të keqe politike – “komuniste”, me pasardhësi “shqiptare” nga Lidhja e pështirë e Komunistëve (Sh)Krimtarë të Jugosllavisë, nga përfqësuesit e denjë të socrealizmit “shqiptarë” serbo-jugosllav, dhe, gradualisht, po rrëshqet pahetueshëm kah “Drini politik”! Kemi shkruar disa herë për ngërçin kronik që ka kapur e mbërthyer për fyti Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK, të bërë krejt lesh e li arapi), dhe ai ngërç qyhet: Prof. Dr. Merr Shyqri Galica&Co! Madje, për paudhësinë e saj (LSHK) që ka zgjedhur e trasuar me çatipin, arkëtarin dhe spikerin e zënë ngoje (Shyqri Galica), dhe me njerëz të së kaluarës “patriotike” e “kombëtare”, shqiptaro-titiste, në krye, tash e tre mandate stërkeqëse në kryesinë e LSHK-së…
Fajet, për rrjedhat skandaloze që kanë prekur LSHK-në, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, i kanë, pikërisht, “truri dhe baballarët e kombit” në atë “lidhje”, që, si e tillë që vazhdon të jetë, mëse paku u duhet shqiptarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë. Si dhe herave të tjera, sivjet u pa katërcipërisht se aty nuk shkon asgjë nga përmirësimi i rrjedhave dhe i gjendjes në atë lidhje, që është shndërruar në një degë me pikëpamje mafioze, kronike, politike, “komuniste”-“demokratike”, neofashiste. Dhe, merreni me mend kur Lidhja që pretendon të jetë prijëse e kombit, të këtë përmasa të tilla “patriotike” e “kombëtare”!?... Madje, kur merr detyra “patriotike” e “kombëtare” prej udbasho-kosistëve, që ta provokojë rëndë dhe antishqiptarçe autorin e këtij shkrimi. Për detyrë shtëpie me qëllim provokimin tim e ka marrë çatipi, spikeri dhe arkëtari i LSHK-së, Prof. Derr. Merr Shyqri Galica, që di të vjedhë me dokumenta e me vula ato pak mjete që i ndahen LSHK-së. Dhe, detyrat i merr nga UDB-asho – KOS-isti Da(m)ut Demaku-çkoviçi&Co.
Se të gjitha funksionet në atë lidhje i ka uzurpuar, thënë mëse urti, njëfarë Prof. Derr. Merr Shyqri Galica, nuk ka më asnjë dyshim. “Profesori” Shyqri Galica është bërë çatip, arkatar, spiker, sekretar, kryetar, mod(mut)erator… i saj. Ai, funksione të tilla mban edhe te “Ministria e Kulturës”, në të ashtuquajturin “Këshill i Librit”… Në të gjitha funksionet “patriotike” e “kombëtare” atë e ka vënë komunisti shqiptaro-titist e UDB-asho – KOS-isti i njohur, njëfarë Da(m)ut Demaku-çkoviçi&Co, për t’iu hakmarrë poetit, shkrimtarit e publicistit Tafil Duraku, e krah tij edhe Edicionit të Librit “Rilindja”, me politikat antishqiptare të UDB-së dhe KOS-it, që edhe sot tjerren jo vetëm në LSHK, në MK, në Akademi e gjetkë!...
Parregullsitë në atë festival “ndërkombëtar” të (poe)zisë, ku mëse paku marrin pjesë poetët, kanë arritur kulmin e tyre “patriotik” e “shqiptar”, falë politikave të Prof. Derr. Merr Shyqri Galicës&Co. Për ta parë qartë skandalozitetin mendor e “intelektual” të tij&Co, që tregon se ka uzurpuar të gjitha funksionet në LSHK, i zbardhi botërisht festivali i sivjemë, “Drini poetik”, i kthyer krejt mbrapshtë, në Drini politik, me skenar, juri e itinerar, “komunisto”-“demokratik”, politik, shyqrigalicist.
Është me rëndësi të thuhet se, përkundër përpjekjeve për krijimin e një rregulli, në mendësinë e tyre komuniste e “shqiptare”, socrealiste, ka zënë vend “rregulli”. Dhe, është bërë “rregull” që, vazhdimisht, të ftohen të njëjtët njerëz, komunistë e shqiptaro-titistë, bile edhe UDB-asho – KOS-istë të njohur e të rafinuar dhe atyre u rezervohen vendet e para, me “rregullin” që po e mban në LSHK, kush tjetër pos Prof. Derr. Merr. Shyqri Galicës&Co.
Në LSHK, u pa për dy mandate se kukull-dekor ishte edhe Adem Demaçi, se, çatipi, spikeri, arkëtari… Shyqri kishte uzurpuar të gjitha funksionet e LSHK. Por, po shihet edhe tash se çatipi, spikeri dhe arkëtari… Shyqri luan të njëjtin rol edhe me kryetaren e LSHK, zonjën Flora Brovina, “motrën e vogël” të Adem Demaçit. Është për t’u thënë se, sivjet, Festivali Ndërkombëtar i (Poe)Zisë, “Drini poetik”, arrijti kulmin e turpit dhe u kthye plotësisht në festivalin “Drini politik”. Politikisht, nisi në Bibliotekën Universitare të Prishtinës, vazhdoi i njëjtë te Ora e Lidhjes, në Universitetin e Prizrenit dhe përfundoi politikisht në Kukës, ku, u thirrën dhe recituan “poezitë”(me ndonjë përjashtim) e tyre të njëjtit “poetë” dhe “shkrimtarë” që lexuan në Prishtinë, në Prizren dhe në Kukës… Por, poetët, nuk u ftuan fare të recitojnë…
Kjo tregon qartë se ç‘shëmtyrë “patriotike” e “shqiptare” e ka mbërthyer egërsisht LSHK-në. Krejt shëmtinë që ka mbërthyer LSHK-në, e qiti në dritë ora letrare “Drini i Bardhë”, në Kukës, ku shkëlqeu, përnga organizimi dhe moderimi që i dha një yll i ri kuksian, i cili jo vetëm që i dha një flakareshë (shuplakë, shpullë) kretenizmit shyqrigalician që ka mbërthyer LSHK-në, por, i dha një grusht të rëndë e të paparë, paraprakisht, kryesisë së LSHK, që ka lejuar dhe po i lejon në vijimësi keqpërdorimin e emrit të LSHK, nga një grup i ngushtë abuziv, që abuzon me mjetet e LSHK-së, me në krye çatipin Shyqri Galica.
Apo, s’është kjo politikë e atyre që për një shekull në robëri e kthyen Drinin që të çonte ujë në Beograd, tash, ta kthejnë ujin në favorin e tyre “patriotik” e “kombëtar”, të kthehen rrjedhës së tij dhe të përfundojnë ku bashkohen dy drinat, që formojnë Liqenin e Fierzës, apo, me përpjekjet e tyre duan ta mashtrojnë opinionin shqiptar dhe Shqipërinë, me “patriotizmin” dhe “atdhedashurinë” e tyre. Apo, mos po e shfrytëzojnë komunistët “shqiptarë” të Titos varfërinë ekonomike e materiale të Kukësit shqiptar, për ta qitur në shesh rrahagjoksinë e tyre “patriotike” e “kombëtare”, siç i ka mësuar e përgatitur i dashuri i tyre për një gjysmë shekulli, Titollku “shqiptar”.
Për ta parë më mirë sëmundjen kronike “shyqrigaliciste” që ka kapluar e mbërthyer nga brenda LSHK-në, me në krye “profesor Galicën&Co”, tregoi qartë Ora letrare e Kukësit. Aty u pa qartë roli i Lidhjes së Shkrimtarëce Shqiptarë, Dega në Kukës, ku kryetarja e asaj dege, poetesha dhe zonja Vera Istrefi, shkëlqeu për organizimin dhe menaxhimin e mrekullueshëm të Orës letrare. Aty pamë një moderim të shkallës evropiane të kulturës. Madje, si një yll i veçantë shkëlqeu edhe i riu moderator që kishte zgjedhur kryetarja dhe kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, Dega Kukës. Po, a e panë dhe sa e panë atë menaxhim e moderim të shkëlqyeshëm anëtarët e “Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës”, sidomos, çatipi, spikeri dhe arkatari i LSHK, Prof. Derr. Merr Shyqri Galica&Co? E, çka tjetër mund të pritet prej atij që këtij autori i ka thënë, citojmë: “LSHK-në do ta udhëheqin udbashët!”. Por, mirë i kishte thënë dikur një shoku i tij, citojmë: “Ty, Shyqë, të kisha çue kryemilic në Qafëthanë!”… Po, çfarë mund të pret LSHK prej një UDB-ashi e KOS-isiti si Shyqri Galica, prej një kryemilici që shoku i tij do ta vendoste kryepolic në Qafëthanë(!), e, ku tjetër, pos në Qafëthanë!...
Festivali Ndërkombëtar i (Poe)Zisë “Drini poetik”, i kequdhëhequr e keqmenaxhuar nga Shyqri Galica&Co, që, fatkeqësisht u shndërrua dhe po kthehet në Drini politik, ku po bëhen diferencime politike, sivjet, u mbajt më 20 dhe 21 qershor 2014. Aty u panë të gjitha marifetet dhe ranë të gjitha maskat “patriotike” e “kombëtare” të (sh)krimtarëve me pasardhësi “komuniste” e shqiptaro-titiste të socrealizmit jugosllav. Të gjitha orët që u mbajtën, më shumë u ngjanin mbledhjeve komemorative, sesa një sesioni a ore të mirëfilltë letrare…
Dhe, kjo gjendje skandaloze në Lidhjen e Shkrimtarëve, domosdoshmërisht, na detyron ta shtrojmë një pyetje jo fort të këndshme për anëtarët e Kryesisë dhe anëtarësinë e gjerë të LSHK: Cilat janë sot, pesëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, degët e neofashizmit politik e “patriotik” të ish-Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ-LKK-LDK), të katapultuara në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës?...
Ajo që u pa gjatë dy ditëve, sa zgjati Festivali Ndërkombëtar i (Poe)Zisë “Drini politik”, më 20 dhe 21 qershor 2014, është tepër shqetësuese dhe skandaloze për një lidhje shkrimtarësh dhe shtron nevojen e ngutshme e të domosdoshme të rishikimit të udhëheqësisë së saj, sepse, LSHK-së, për të funksionuar normalisht, doemos, i duhet një reformim i thellë dhe i gjithanshëm, kulturor dhe politik, dhe, kjo, në radhë të parë, është obligim dhe detyrë e Kryetares dhe Kryesisë, që nuk po e kryen si duhet punën e saj dhe lejon maskarallëqe të tilla, që po ndodhin tash e sa vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, në emër “luftës” dhe të LSHK-së.
Burojë, më 22 qershor 2014