LETËR E HAPUR DREJTUAR, SË PARI FADIL SHYTIT, DHE GATI PO KËSHTU EDHE XHEMIL ZEQIRIT DHE BEQIR ELSHANIT !

27/12/2021 06:09

LETËR E HAPUR 

 

 

 

LETËR E HAPUR DREJTUAR, SË PARI, FADIL SHYTIT, DHE GATI PO KËSHTU EDHE XHEMIL ZEQIRIT DHE BEQIR ELSHANIT !

 

 Zeqir DURAKU

 

(KËSHTU DHE NGA KËTU, SI DO VAZHDOJË KËTU MË POSHTË, FILLUAN NDODHITË DHE SHKAQET, E, QË VAZHDUAN DERI NË VENDIMIN PËRFUNDIMTAR, QË, MË SË FUNDI, T'IU DREJTOHEM ME LETËR TË HAPUR KRYESISË SË Diplomacia.dk)

- Më 1.12.2021 e dërgova në Diplomacia.dk, përkatësisisht, ia dërgova

që ta botonte, Xhemil Zeqirit, që është një prej anëtarëve, ndoshta

kryesori, të kryesisë së Diplomacia.dk, poezinë time “PRAPËSEPRAPË, PO THEM PAK...!”

Se, Xhemilit ia dërgoj shkrimet e mia që t'i botonte në Diplomacia.dk, që prej disa kohësh, më shumë edhe për faktin, se, më sa kam ditur unë deri tash, Xh. Zeqiri, ndoshta, ishte edhe personi kryesor që e drejton Diplomacinë.dk, edhe për faktin dhe arsyen, sepse edhe vetë selia e Diplomacia.dk, që prej fillimi gjendet në Danimarkë (Kopenhagen) ku jeton dhe banon Xh. Zeqiri; prandaj, edhe sikurse thash, qe disa kohë e deri më tash, shkrimet e mia, poezi dhe prozë, ia dërgoj që t'i botojë Diplomacia.dk, përkatësisht Xhemil Zeqirit !

...Ia dërgova, pra Xhemil Zeqirit poezinë në fjalë, më 1.12.2021 që ta

botonte, por, nuk e botoi, sado që prita 3 ditë që ta botonte. Prandaj, më 3.12.2021, ia dërgova prapë poezinë “PRAPËSEPRAPË, PO THEM PAK...!” Xh. Zeqirit që ta botonte, por, Xhemil aga, prapë, nuk e botoi edhe sado që, poezinë në fjalë ia dërgova që ta botonte duke ia bashkangjitur edhe tekstin apo porosinë time, këtu më poshtë:


 

PËRSHËNDETJE, XHEMIL,

Këtë poezi këtu lartë, se ishte poezia aty lartë ku i thoja Xhemilit, ta kam dërguar që ta botojë, që më 1.12. të këtij muaj, por, nuk e shoh se e ke botuar! Dua të shpresoj por edhe të besoj se NUK E KE PARË FARE poezinë në fjalë, PRANDAJ EDHE NUK E KE BOTUAR DERI MË TASH ! Edhe tash po ta dërgoj QË TA BOTOJSH në Diplomacia.dk, për çka edhe besoj shumë TASHMË do ta shohësh dhe do ta botojsh !

Zeqir DURAKU

 

...E, ndërkaq, jo që nuk e botoi Xh. Zeqiri poezinë në fjalë, pra, as për të dytën herë që ia dërgova më 3.12.2021 por, si përgjigje për mosbotuarjen e poezisë në fjalë, Fadil Shyti, përveç shok, mik e vëlla i Xh. Zeqirit, siç pohon vetë Fadil Shyti, por edhe si anëtar i kryesisë së Diplomacia.dk, (sigurisht, Xhemili me Fadilin dhe Beqirin me marrëveshje paraprake mes tyre) Fadil Shyti, më 3.12.2021, i drejtohet Beqir Elshanit e njëkohësisht më drejtohet edhe mua me përgjigjen që i drejtohet Beqir Elshanit, pra në vend që të më përgjigjej e drejtohej Xh. Zeqiri, më përgjigjet Fadil Shyti, me përgjigjen që vjen këtu më poshtë:

 

...Im vëlla Beqir! Këtë poezi të shokut tonë Zeqir Duraku, përkundër respektit për shokun tonë; MOS E BOTO ! Për fyerjet ndaj Albinit dhe Hashimit. Kështu mendon edhe Xhemili: Sonte fola me tel me të. Respekt, i juaji Vleri.

 

...Dhe, kur unë Z. Duraku e mora këtë përgjigje, këtu sipër, nga Fadil Shyti,më 5.12.2021, unë, patjetër, po më 5.12.2021 iu drejtova F. Shytit duke iu përgjigjur Fadilit me përgjigjen time që vazhdon këtu më poshtë:

 

...Shumë i respektuari Fadil Shyti, dhe patjetër edhe ti Xemil Zeqiri dhe, edhe ti Beqir Elshani, lexojeni te: https://artexd.webnode.com POEZINË-KULM, poezinë-bombë e poezinë-helm e vrastare ndaj juve e kundër juve (dhe jo vetëm juve), poezinë “PRAPËSEPRAPË, PO THEM PAK...!” të cilën POEZI, vetëm pse MUNDËNI dhe nga smira dhe smirëzezsia e juaj... por, edhe shumë më shumë POSHTËRSISHT DHE LIGËSISHT edhe sesa kështu dhe kaq, ju, nuk e botuat në Diplomacia.dk !!!

Zeqir DURAKU

 

...Ndërkohë, në këtë përgjigje nga unë, drejtuar Fadil Shytit, F. Shyti më përgjigjet, po më 5.12.2021 me përgjigjen e tij, si vijon:

 

O i respektuari, Zeqir Duraku !

Ats-tu nuk e hapa dot!... Veç bëhu burrë atë poezinë “bombë” nëse e ke për ne, botoje bashkë me fyerjën më të rëndë ndaj Albinit dhe Hashimit.

Ne, nuk e botuam jo nga smirat, as nga inatet; vetëm se, nuk pranuam fyerje të tilla ndaj shokut e mikut tonë Albinit; por edhe Hashimit, pavarësisht se asnjëri prej nesh nuk pajtohemi, në veçanti këto 20 vite që nga konferenca e Rambujes me politikat as diplomacinë e tij; por tani është ai Pus Pafundi i cili tani po gjykohet në Hagë nga sherr-politikat e diplomacia e tij prej servili; -jo për hajnitë e keqpërdorimet e pushtetit, por për luftën... Sesi do të përfundojë mirë apo keq, kjo është çështje e tyre, jo e jona!...

Dhe, mos e harrove fj. E urtë popullore dhe idenë skënderbegiane; “Kokën e ulur (në këtë rast) duart e lidhura-robin e luftës dhe të burgut, shpata se pret”?!

As poezitë, -si tuajat që ti po i quan “bomba” për Albinin, Hashimin dhe tani së fundi, ndoshta edhe për ne ?!!!

“Për një plesht e dogje jorganin” edhe për ish toleruesit tuaj më të mëdhenj në botimin e poezive tua bomba; kur të tjerët as që donin t'i botonin.

Mendoj, është më sjellje e mirë shqiptare dhe njerëzore të tregohësh më i matur, më gjakftohtë me ish-bashkëmendimtarët tuaj.

Nderimet e mia!

Unë në bagazhin tim të cekët, s'kam fyerje për ty, besoj këtë “varfëri” në bagazhet e tyre e kanë edhe miqtë e mi, Xhemili dhe Beqiri.

Me respekt, Fadil Shyti.

 

...Madje, edhe më 16.12.2021 ia dërgoj Xh.Zeqirit, F. Shytit dhe B.Elshanit, poezinë për Agron Dukën (e ndjerë) që ta botonin në Diplomacia.dk, por këta agallarë, dhe përveç agallarë, e vërtetuan veten edhe: pufte, teveqelë, rrogozë, skuriqë, shkarmend, etj., etj., nuk e botuan, as poezinë për Agron Dukën..., sepse, edhe kjo poezi për Agron Dukën e ndjerë, sepse e shkruajtur nga Zeqir DURAKU (!) patjetër duhet të jetë e të cilësohet “FYERJE” për këta mytyber e karaxhozë; çka, gjithsesi, edhe ky rast, shumë qartë dhe më së bindshëm lë të nënkuptohet dhe të kuptohet plotësisht dhe tej vrazhdësisht qëndrimet dhe sjelljet e këtyre TRE, edhe xhahilëve, dhe jo vetëm xhahilëve, ndaj meje e kundër meje, Zeqir DURAKUT dhe shkrimeve të mia, ...që prej se kam filluar t'i dërgoja shkrimet e mia e deri më tash në Diplomacia.dk ! ...Dhe, për më tepër nga sa thash këtu më lartë, nga këto tre qenie me dukje njerëzore, as nuk mora fare përgjigje pse nuk ma botuan, në Diplomacia.dk, as poezinë për Agron Dukën, paçka se, është fare e lehtë të merret me mend pse nuk ma botuan as poezinë për Agron Dukën e ndjerë !?!

...Prandaj, më në fund, patjetër edhe vendosa që t'iu drejtohem këtyre tre oktapodëve, karaskaqëve e kaploqëve, më LETER TË HAPUR e cila do fillojë e do vazhdojë këtu në vijim:

 

Në faqën elektronike https://artexd.webnode.comte Link-uPOEZI / PRAPËSEPRAPË, PO THEM PAK...! :: artEX.al - dritare shqiptare (webnode.com), o Fadil Shyti, e ke poezinë-”BOMBË”, etj., etj., si bomba dhe më “bomba” se bomba; por, njëkohësisht dhe përndryshe, edhe poezinë që ty dhe kolegëve tu e simendimtarëve tu, Xhemil Zeqirit dhe Beqir Elshanit të cilët, mbase, s'janë aspak më të ndryshëm, më të mirë e më të “lartë” se ti, sidomos, në kuptimin që e kam fjalën këtu e ndaj meje (sepse i kam provuar mirë e mirë deri tash me përvojën time me ta, edhe ata, prandaj po them shumë i bindur kështu për ta), është pikërisht ajo poezi që ti, Fadil Shyti, se nuk po di si të të quaj KËTU ty dhe kolegët tu, të Diplomacia.dk... por, se, kush jeni ju NË FAKT do ta vërtetojë dhe thotë FUNDI i kësaj “LETRE TË HAPUR” drejtuar juve, që pas aq shumë kohë të gjatë që iu durova ...edhe çka s'durohej, më në fund, domosdo - më detyruat të iu vë, jo vetëm në SHËNJESTËR !?! Pra, POEZINË në fjalë e keni të botuar BURRËRISHT, po e përsëris, në dhe te Link-u: POEZI / PRAPËSEPRAPË, PO THEM PAK...! :: artEX.al - dritare shqiptare (webnode.com), por, të cilën poezi, ti, Fadil Shyti me kolegët e simendimtarët tu, pikërisht, së pari, nga ligësitë dhe poshtërsitë tuaja patologjike kundërZëqiriane, dhe, jo vetëm kështu e kaq, por edhe më ndryshe e më keq edhe sesa kështu e kaq... ju, nuk e botuat poezinë në fjalë në Diplomacia.dk. Pra, mos u mundo ta hapësh faqën elekronike, në fjalë -qëllimisht duke e tjetërsuar e sajuar atë, si: Ats-tu (dhe, pastaj të më thuash) “nuk e hapa dot!...” , po, hape faqën në fjalë, nëse don ta hapësh, sikurse ta përsërita dy herë këtu më lartë e po ta përsëris edhe këtu e tash, që ta hapësh faqën elektronike: https://artexd.webnode.com, Link-un: POEZI / PRAPËSEPRAPË, PO THEM PAK...! :: artEX.al - dritare shqiptare (webnode.com)

 

...Kështu e deri këtu, m'u desht të ta bëja këtë skjarim për të të treguar sesi është e vërteta në “pamundësinë” tënde për ta hapur faqën Ats-tu që qëllimisht apo marrëzisht, ti e shpikë e ma thua që në fillim të lajmëruarjes tënde ke unë, në lajmëruarjen tënde ke unë më 5.12.2021.

Pra, poezia, jo vetëm “BOMBË” është poezia “PRAPËSEPRAPË, PO THEM PAK...!” e cila poezi ty dhe bashkëmendimtarët tu, pos tjerash, si po duket, ...edhe ju ka traumkosur... aq fort e aq keq, jo për fyerjet e saj, por, bash për të VËRTETËN që e thotë dhe e përmban, por që kjo E VËRTETË juve nuk iu pëlqen sepse nuk iu përkrahë dhe as nuk iu ledhaton në gabimet dhe gafat tuaja, të liga e të poshtëra, sidomos “për rastin në fjalë”, por edhe për artin dhe, jo vetëm artin aq të veçantë që e përshkon poezinië në fjalë; sa, ti, Fadil, së pari dhe më së shumti, por edhe bashkëmendimtarët tu në fjalë, aspak nga arsyeja, po vetëm, e përsëris prapë, nga mundësitë tuaja të liga e tejliga, por, edhe nga mundësitë tuaja të poshtëra dhe tejposhtëra, s'mundët të thonit e të bënit tjetërçka, por, së pari ta quanit e konsideronit poezinë në fjalë “FYERJE E RËNDË” ndaj, jo vetëm idolit tuaj të shkuar dhe të tashëm, veç të mos e botonit në Diplomacia.dk, në të cilën gazetë elektronike, ti, Fadil Shyti ...dhe pikërisht ti, qysh moti, aty diku pas fillimeve të Diplomacia.dk -më ke thirrur dhe më ke LUTUR që shkrimet e mia t'i dërgoja për botuarje pikërisht në Diplomacia.dk... dhe, sigurisht, ti, më ke thirrur dhe më ke lutur si thash, jo për të mirën time, sepse unë nuk do t'paguhësha aspak nga ju pse do t'i dërgoja e botoja shkrimet e mia në Diplomacia.dk tuajën, por më pate thirrur dhe lutur (sigurisht në marrëveshje edhe me pjestarët tjerë të KRYESISË se Diplomacia.dk) që shkrimet e mia t'i dërgoja për botuarje në Diplomacia.dk -për t’ua pasuruar dhe fuqizuar Diplomacinë.dk, apo, mos tashmë ke ndërruar mendimin; do ta pështysh atë që atëherë e ke lëpirë, dhe tashmë do t'thuash ndryshe, o Fadil Shyti, që fare s'ia di hallet veti...!?!

Dhe, prandaj, ajo që ti dhe bashkëmendimtarët tu, Xhemil Zeqiri dhe Beqir Elshani, mendoni, thoni dhe mëtoni se, poezia ime në fjalë, është fyese dhe përmban fyerje ndaj Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, nuk është fare e vërtetë, por është paaftësi e juaja për ta kuptuar drejtësisht poezinë në fjalë, apo është sajim i juaji i qëllimshëm, apo, sajim sharlatan i juaji, ...nëse E VËRTETA nuk është FYERJE dhe, as që mundët me qenë FYERJE, pavarësisht çfare është AJO; por, ju këtë ose nuk po e ditkit apo, po shtiheni se nuk po e dini; ndaj, nga ajo që ti, Fadil Shyti si dhe bashkëmendimtarët tu, thoni e konstatoni sa i përket poezisë time në fjalë, e vërtetoni padyshueshëm dhe plotësisht se, ti “VLERI”, apo, edhe kolegët tu; bashkëmendimtarët tu, nuk dini, SA KEQ... -as çka është FYERJA as çka është E VËRTETA dhe, ende më pak dini t'i dalloni FYERJËN nga E VËRTETA dhe të vërtetën nga fyerja !?!

 

...Pra, bash pse poezia në fjalë e thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën burrërisht, që ndër shqiptari, TË VËRTETËN si askush tjetër e ka thënë gjithmonë dhe vazhdon ta thotë Zeqir DURAKU, ty o Fadil burreci dhe kolegët tu, burreca si ti, dhe, më falni që po ju quaj kështu padashas por me gjithë meritat dhe fajet tuaja po ju quaj edhe si ju quajta këtu; por jo vetëm juve, e vërteta, stili dhe arti i pakrahasueshëm , qoftë edhe i vetëm kësaj poezie, veçmas, juve..., prandaj, jo vetëm po ju nevrikos e traumkosë... aq keq e aq shumë, sa s'dini të thoni tjetër, vetëm se, poezia në fjalë, po jua fyejka shokun dhe mikun e juaj, Albin Kurtin, por edhe Hashim Thaçin; por, që, tashmë, në fakt, Hashimin nuk e konsideroni si MIK, po si ARMIK, dhe ia dëshironi ...edhe të gjitha të këqiat, sidomos fshehtaz, apo jo, z. Fadil, e z. Xhemil, e z. Beqir ?!

 

...Madje, Ti, Fadil Shyti, së pari, por edhe bashkëmendimtarët tu në fjalë, miq dhe shokë dhe partiashë të kujt s'keni qenë, deri dje e deri sot ?!

Ti, Fadil, e kam fjalën për ty vetëm që prej se je në Suedi, se përpara, as nuk të kam njoftë fare dhe, prandaj as nuk di, përpara, asgjë për ty; por, prej se je në Suedi, së pari ke qenë partiash e shërbëtor ...deri edhe i përkulur, që mos t'them edhe më ndryshe, i Ibrahim Rugovës, i shokëve të tij dhe i partisë së tij ! Mandej ke qenë shërbëtor dhe adhurues i devotshëm edhe i Hashim Thaçit, dhe ke qenë edhe anëtar fanatik i partisë së Hashim Thaçit, apo jo “VLERI”...?! E, më së fundi, deri me tash, se pas tashit, kushedi nga do t'i ndërrojsh bindjet, fytyrën e fytyrat si dhe do t'i dredhësh e përdredhësh bythët, je partiash, shërbëtor dhe shok e mik i Albin Kurtit; që, nesër, pa asnjë dyshim, edhe Albin Kurtin, do ta konsiderojsh, sikurse që tashmë po i konsideron, edhe I. Rugovën dhe H. Thaçin. Dhe, besoj se kjo që e thash për ty, dhe jo vetëm për ty, është e vërtetë dhe vlenë, domosdo, edhe për Xhemil Zeqirin dhe Beqir Elshanin, në këtë kontekst!

 

Dhe, ke qenë ti, Fadil Shyti, ndërkaq për bashkëmendimtarët tu në fjalë, nuk e di, tamam, partiash dhe shërbëtor i bindur i Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit dhe, më së fundi, deri tash, je edhe i Albin Kurtit, jo për diçka tjetër, por vetëm për qëllim dhe me qëllime , pos tjerash, meskine e hileqare, të liga dhe të poshtëra përfituese vetiake: -se, mos duke qenë në partitë dhe shërbëtor i Ibrahim Rugovës, i Hashim Thaçit dhe, së fundi, i Albin Kurtit; ndoshta, I. Rugova, H. Thaçi dhe A. Kurti, -do të të bënin ndonjëfarë eprori apo zyrtari të partive të tyre; apo, së paku, që mos, Ibrahimi, Hashimi, apo Albini, -do të ta hudhnin e hudhin ndonjë ASHT që ta lëpijshe e që ta lëpijsh; apo, paksëpaku që mos KËTA do ta thonin publikisht ndonjë fjalë lavdëruese për ty... dhe për asgjë tjetër, s'ke qenë dhe nuk je, as partiash, as shërbëtor dhe as shokë e mik, qoftë i Ibrahim Rugovës, i Hashim Thaçit, apo, tashmë edhe i Albin Kurtit.

 

...Këto që i thash deri tash për ty, por, që, gjithsesi, si dhe sa për ty vlejnë edhe për bashkëmendimtarët tu në fjalë, pa asnjë dyshim, janë të vërteta dhe të vetvërteta që, ndoshta, nuk ka shqiptar, që di me mendu dhe që iu njeh sadopak, së paku në Suedi, e që nuk i di ! ...Prandaj, o i mjeri, por gjithsesi edhe shumë i respektuari nga unë, sepse, prapëseprapë, sinqerisht, ndiej keqardhje për ty, Fadil Shyti si dhe për ju kolegët dhe bashkëmendimtarët në fjalë të Fadil Shytit... E VËRTETA për të vërtetët, pra, nuk është FYERJE sikurse po mundoheni kotësisht e naivisht të ma mvishni dhe impononi, dhe që po e thoni ju për rastin dhe shembullin e poezisë time në fjalë, të cilën POEZI nuk e botuat në Diplomacia.dk, e përsëris patjetër: - vetëm sepse mundët dhe “mundët” të mos e botonit jo për ndonjë arsye të vërtetë, tjetër... por, sepse: bëjnë çka mundën e jo çka duhet -vetëm naivët e ultranaivët, të poshtërit, të ligjtë, katraligët dhe përfundimisht -të paskofishmit !!!

 

...Dhe, prapëseprapë, të quaj: i rrespektuari Fadil Shyti, por edhe juve bashkëmendimtarë të Fadil Shytit... dhe, në këtë rast e për këtë rast, edhe po ju pyes: A mund të ketë FYERJE më të madhe e më fyerëse për Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin, por jo vetëm për këta të dy, sesa fakti që këta të dy, ose për qëllimet përfituese-karrieriste e politike, apo për qëllimet e tyre tjera... por, prapë përfituese për ta dhe vetëm për TA, dhe kurrsesi për qëllime pozitive-kombëtare dhe Atdhetare, ta nderojnë e t'i përkulen ...edhe Ibrahim Rugovës, që, për çdo shqiptar normal, sadopak të ndershëm dhe sadopak të ditur, Ibrahim Rugova, që, unë dhe këtu mos t'them se ka qenë TRADHËTAR e më keq se kaq; them me gjithë qenien time se -ka qenë, është, dhe do mbetet, në fakt, DËMTUESI më i madhi i hapët dhe i fshehtë -i shqiptarëve të Kosovës, dhe dhe jo vetëm të Kosovës, së paku prej pas vitit 1990 e deri në vdekjën e tij; por, që, Hashim Thaçi, Albin Kurti, por jo vetëm këta dy, e nderojnë dhe, edhe iu përkulen, edhe për së vdekuri, Ibrahim Rugovës !?!!!

...Ndërkaq që TË HUAJT, dhe shqipfolësit sojsëzë, por jo vetëm shqipfolëssojsëzët..., është e rëndësishme të theksohet KJO PËR KËTË RAST, dhe, këtë e dëshmon fuqishëm historia deri më sot, gjithmonë i kanë lavdëruar, i kanë inkurajuar dhe përkrahur, veçanërisht dhe sa kanë mundur e ditur më shumë .....bash shqipfolësit-kundërshqiptar, kuislingët-shqiptarë e të ngjashmit si këta, ndërkaq që, bash TË HUAJT dhe shqipfolësit që sapo i theksova, i kanë urrejtur dhe luftuar ...deri edhe për vdekje, gjithherë: -shqiptarët e vërtetë; shqiptarët atdhetarë të vërtetë dhe shqiptarët që s'kanë pranuar kurrsesi të bënin asnjë kompromis me të keqën dhe me të këqijt për interesat e vërteta të shqiptarëve dhe tokave shqiptare...! Prandaj, në këtë mënyrë e për rastin që po e trajtoj këtu, Albin Kurti, Hashim Thaçi, por jo vetëm këta, për mua, së paku dhe për të vërtetën, që të mos them ndryshe, janë dhe mbetën, -më “Ibrahim Rugovë” dhe shumë më “Ibrahim Rugovë” edhe sesa Ibrahim Rugova ...përderisa e kanë ditur MIRË dhe e DINË fort mirë se kush ishte Ibrahim Rugova, sëpaku, që prej viteve 1990 e pastaj... e, megjithkëte, mjeranushët në fjalë e nderonjë dhe i përkulen Ibros, ...edhe për së vdekuri, ngase janë -mjerushanë, por jo vetëm mjerushanë...!!! Kurse, ti Fadil Shyti bashkë me shokët tu në fjalë, kujt s'iu keni lëpirë, shërbyer e përkulur deri tash sa përmenda, dhe, prandaj, çka s'mund të jeni JU... që i mbroni me fanatizëm, madje edhe nderuesit dhe përkulësit e BINDUR ...edhe për së vdekuri -të Ibrahim Rugovës!?!

Prandaj, në këtë rast, po t'ishe ti Fadil Shyti dhe bashkëmendimtarët tu, që mos t'them, normal/ë, por që të ishit më ndryshe sesa që jeni, ju, Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin do t'i kishit qortu dhe akuzu si dhe do t'i kishit DËNU -edhe më shumë e shumë më shumë e më ashpër edhe sesa që i qortoj, i akuzoj dhe i dënoj unë, qoftë edhe në poezinë time “PRAPËSEPRAPË, PO THEM PAK...!” që, ju, o mjerë JU ...tash e paskëtaj për “mundësinë” tuaj që mos ta botonit dhe që nuk e botuat në faqën elektronike tuajën: Diplomacia.dk, poezinë në fjalë !!!

Mandej, ti ore Fadil Shyti, se këtu, përveç që po ngurroj, vërtetë edhe nuk po di si të quaj e thërras ndryshe; si po mundesh, pavarësisht sesi je në fakt, që Eprorin dhe të Adhuruarin tënd të deri djeshëm, Hashim Thaçin, ta quajsh aq përçmueshëm ...edhe, “Pus Pafundi” etj., etj., të cilin “Pus pafund”, ta them unë, e bënë, së pari dhe kryesisht -shqipfolësit që deri dje e quajshin dhe konsiderojshin veten, pos tjerash, edhe: miq, bashkëpartiakë, adhurues të tij etj., etj., etj., por, që, padyshim, Hashimi u bë, prandaj ...edhe “Pus Pafundi” tashmë, pikërisht dhe kryesisht nga shqipfolësit që sapo i theksova këtu sipër !?! 

 

 ...Dhe, dije (!) nëse nuk e di, o Fadil Shyti se, sikurse po e thua ti për mua në shkresën dhe përgjigjen tënde elektronike që ma drejton më 5.12.2021 se, edhe nëse fjala e urtë popullore dhe ideja skënderbegiane, sipas teje, thojnë se: “Kokën e ulur (në këtë rast) duart e lidhura-robin e luftës dhe të burgut, shpata se pret”, atëherë, dije prej tashi gjithsesi nëse nuk e di, se, Hashim Thaçit, edhe ia “ulën kokën dhe ia lidhën duart” dhe, edhe e burgosën, së pari dhe më së shumti shqipfolësit që, jo vetëm iu kishin përkulur, i kishin shërbyer e iu kishin LYRË e LËPIRË me bindje e deri edhe fanatikisht -derisa Hashim Thaçi ishte PUSHTET e kishte pushtet, apo jo, shumë i rrespektuari Fadil Shyti, por, patjetër, edhe ti Xhemil Zeqiri dhe Beqir Elshani !?!

 

Në përgjigjen elektronike që ti, Fadil Shyti ma drejton më 5.12.2021 nuk vetëkontrollohesh, ngase ti s'e ke një mundësi të tillë, prandaj dhe nuk e përmban, apo nuk mundësh ta kontrollojsh e përmbajsh veten dhe më thua edhe: “Për një plesht e dogje jorganin” edhe për ish-toleruesit tuaj më të mëdhenj në botimin e poezive tua bomba; kur të tjerët as që donin t'i botonin”.

...Dhe, në këtë që e thash këtu sipër sesi po thua ti për mua, është dhe qendron krejt e KUNDËRTA, sepse, ti Fadil Shyti dhe kolegët tu apo bashkëmendimtarët tu në fjalë, kjo le të dihet tash e tutje, FAKTIKISHT prej fillimit të këtij shkrimi e deri më tash, “Jorganin për një plesht, e dogje” ti, Fadil bashkë me Xhemil Zeqirin dhe Beqir Elshanin, ...por, “e dogjët ...jo vetëm jorganin”, sepse që prej se i dërgoj shkrimet e mia në Diplomacia.dk, qofshin ato poezi apo shkrime tjera; në radhë të parë, ti Fadil Shyti, veçmas, dhe së pari, derisa t'i dërgoja TY shkrimet e mia që t'i botoje në Diplomacia.dk, ...se, një kohë shkrimet e mia t'i dërgoja ty që t'i botoje në Diplomacia.dk, ngaqë më thoje ti që të t'i dërgoja TY shkrimet e mia për botuarje në Diplomacia.dk, ndoshta nuk ka shkrim, qoftë poezi apo shkrim tjetër që ta kam dërguar ta botojshe, e, që nuk ma ke DËMTUAR QËLLIMISHT; ligësisht e poshtërsisht, etj., etj., pak apo shumë, së pari, që pastaj ta botoje ashtu sikurse e kishe DËMTUAR TI: ...sigurisht, duke menduar ti se, ato dëmtime e prishje që ua bëje shkrimeve të mia, unë nuk do t'i vëreja e hetoja..., dhe, m'i dëmtoje e prishje shkrimet, qoftë duke e hjekur: një fjalë, dy fjalë apo, edhe më shumë fjalë nga shkrimet e mia, në poezi apo prozë; apo, duke jua hjekur ose shtuar fjalëve të shkrimeve të mia, madje, qoftë edhe një fjalë,dy fjalë e kështu ngjashëm; ose duke iua hjekur, apo shtuar, qoftë edhe NJË GERM; DY GËRMA e kështu me radhë e kështu ngjashëm... sa, mua, gati vazhdimisht më është dashur që të të bëja vërejtje; VËREJTJE të buta; vërejtje të matura e të kujdesshme, se përndryshe, e dija se ti me bashkëmendimtarët tu në fjalë, në rast të reagimit tim ADEKUAT, ti, F. Shyti i rrespektuar, nuk do t'i botoje poezitë e mia, hiç, ...sepse e kishit atë mundësi të poshtër e të ligë edhe për ligësi e poshtërsi, të padëgjuara e të papara më parë ndonjëherë e që i bënit ndaj meje e kundër meje dhe shkrimeve të mia ...që aq paskrupullisht s'ngurronit as fare që ta zbatonit e t'i zbatonit kundër Zeqir DURAKUT; shkrimeve të Z. Durakut, që, TI -t'i përmirësoje gabimet e qëllimta dhe dëmtimet e qëllimta, të ulëta-pista e psikopate që më iu ishin bërë shkrimeve të mia, të botuara nga ti, ndonëse t'i kisha dërguar në rregull e krejt në rregull shkrimet në fjalë ! ...Pra, që mos t'them, të gjithave shkrimeve t'mia, them krejt i sigurt, se shumicës së shkrimeve të mia, poezi apo prozë, që t'i dërgoja që t'i botoje në Diplomacia.dk, m'i dëmtoje dhe m'i ke dëmtuar ...përpos si thash deri tash, m'i ke dëmtuar e prishur, deri edhe në mënyrat më të ndryshmet; më të poshtërat e më të ligat, e më të vrazhdat; sa, për ATË që s'e ka provuar një gjë të tillë, nga ti apo nga dikush tjetër, do t'i duket e pabesueshme kjo që thash e po vazhdojë të them, dhe, do besojë se është ...edhe fantazi e imja e jo realitet dhe e vërtetë e ververtetë; që, e çka, më në fund -më detyroi dhe më detyrove që, edhe të ta them troç e hapur, kështu si edhe ta thash deri tash dhe si po vazhdoj të ta them !

 

...Patjetër, që pas atyre dhe këtyre ...SKANDALEVE që iu ndodhnin shkrimeve të mia nga ti, i rrespektuari apo jo, Fadil Shyti, unë, shumëherë dashtas, butë, por, nganjëherë, edhe pak më ashpër se but, sikurse edhe thash deri tash, ...edhe reagoja te ti, dhe ta tërhiqja vërejtjen, jo drejtpërdrejt, pra, por, zhdrejtazi, krejt qëllimisht, për çka e si ndodhte me shkrimet e mia që i botoje SI I BOTOJE ti! 

 

...Dhe, vetëm atëherë dhe ashtu, ti, kuptohet, përtueshëm e pa dëshirë ...i ndreqje gabimet dhe dëmtimet që i kishe bërë dhe shkaktuar krejt me dashje, TI, shkrimeve të mia e në shkrimet e mia... apo, mos do t'thuash, sepse, ti, qysh të njoh unë, mundesh, edhe të thuash, që s'është kështu si po them tash e këtu!?! ...Sepse, ti, prapë po them, qysh të njoh tashmë ty, s'e ke për GJË ta mohosh edhe këtë të vërtetë, e të vërteta tjera si kjo në lidhje me ty, por jo vetëm me ty dhe që janë të sakta, sikur një dhe një që bëjnë dy !?!

Thash, shumë shkurtimisht, por besoj sqarova mjaft sa i përket thënies “Për një plesht e dogje jorganin” që pa dyshim -t'u bë bumerang e më keq se bumerang, edhe pse t'u përgjigja përmbajtshëm e kursyeshëm, edhe kaq sa thash e si të thash ! ...Prandaj, ASPAK nuk je ti dhe bashkëmendimtarët tu: Xhemil Zeqiri e Beqir Elshani, sikur po ta thotë goja jote: “TOLERUES/IT MË TË MËDHENJ...” në botimin e poezive të mia; sepse dhe në fakt, jam pikërisht UNË, Zeqir Duraku TOLERUES e TEJTOLERUES ndaj ligësive, poshtërsive, lapangjozllëqeve e harbutllëqeve tuaja të ushtruara kundër meje për çka thash e si thash këtu, deri tash...!!! Ndërsa, Ramadan Pllanën nuk po e përfshi me juve tjerëve në këtë çështje, ngase s'e kam asnjë fakt ...as dyshues, për të, ndaj dhe besoj se ai nuk ka qenë i përfshirë në këto skandale të pista, të ulëta e të poshtëra tuajat, që ti, Fadil Shyti, së pari e në masën më të madhe e më së vrazhdi i ke ushtruar kundër meje dhe shkrimeve të mia... çka, dhe prandaj, UNË, ZEQIR DURAKU, (dhe kurrsesi jo -ti, Fadil Shyti dhe shokët tu të Diplomacia.dk), e përsëris se s'bën pa e përsëritur këtë t'vërtetë: jam TOLERUESI dhe TEJTOLERUESI ndaj teje, Fadil Shyti, në radhë të parë, por edhe ndaj Xhemil Zeqirit dhe ndaj Beqir Elshanit, sepse, gjatë kohës që prej se dërgoj shkrimet e mia për botuarje në Diplomacia.dk, ka pasur kohë e hera kur shkrimet e mia ia dërgoja që t'i botonte, edhe Beqir Elshanit. ...sepse, edhe te Beqir Elshani, jo rrallëherë më ka ndodhur që shkrimet e mia, poezi apo prozë, edhe në botuarjën e Beqir Elshanit, ndonëse unë ia dërgoja krejt në rregull shkrimet, ato të botohëshin me DËMTIME e me PRISHJE sikurse, apo krejt ngjashëm sikurse dëmtimet dhe prishjet në fjalë më ndodhnin me ty, zotëri Fadil... për çka, s'kam si mos të dyshoj, ndaj, dhe ka shumë MUNDËSI që Beqir Elshani të mos i ketë bërë ato DËMTIME dhe GABIME TË QËLLIMTA ndaj shkrimeve të mia e në shkrimet e mia, po, ato dëmtime dhe gabime të qëllimshme në shkrimet e mia, t'i kesh bërë TI, Fadil Shyti; sepse, pos tjerave dyshime dhe gjasave në këtë pikëpamje, që më të drejtë më imponohen, më së shumti nga ti, ti Fadil Shyt, përveç Xhemil Zeqirit, Beqir Elshanit dhe Ramadan Pllanës, e kishe edhe KODIN e Diplomacia.dk, dhe prandaj ...edhe ke mundur pa asnjë vështirësi, të hyjshe edhe në BOTUARJET e shkrimeve të mia nga Beqir Elshani, që ashtu ...t'ia hudhje FAJIN e këtyre rasteve e për këto raste, edhe B. Elshanit...! Dhe mendoj e them kështu për Beqir Elshanin dhe për ty, i rrespektuari Fadil, dhe, edhe për rastet në fjalë me Beqirin, së pari, ngase ...aq sa e njoh Beqir Elshanin, ndonëse e njoh shumë pak, besoj, aq, sa të mos mund të besoj LEHTË se, Beqir Elshani ka mundur dhe e ka lejuar veten që të bëjë “PUNË” ...edhe aq të poshtëra, të liga të pista e të marra, sa të bëjë ...edhe aso dëmtime e prishje, të pa asnjë arsye, e tejsmirëzea, shpirtsëmuara e sadistike të shkrimeve të mia e ndaj shkrimeve të mia !

Dhe, arsyeja tjetër që më bën, dashaspadashas të besoj, se, Beqir Elshani nuk m'i ka dëmtuar e prishur shkrimet e mia në Diplomacia.dk, është edhe FAKTI se, dëmtimet dhe prishjet që më ndodhnin gjatë botuarjeve të shkrimeve në fjalë kur ato i bënte Beqir Elshani; DËMTIMET dhe PRISHJET e shkrimeve të mia ishin të përafërta, apo fare të ngjashme dhe, edhe plotësisht të ngjasme me DËMTIMET dhe PRISHJET që më ndodhnin kur shkrimet e mia ia dërgoja për botuarje dhe që i botonte Fadil Shyti, e jo ndokush tjetër, ndnëse, KODIN e Diplomacia.dk e kishin (dhe e kanë) njëkohësisht, si F.Shyti, B.Elshani, Xh. Zeqiri dhe R. Pllana !!!

 

...veçse, më në fund, s'ka si mos të më ...jo vetëm zhvlerësohet Beqir Elshani, sepse më 3.12.2021 Fadil Shyti përmes një, ta quaj, shkresë-urdhërese elektronike që ia dërgon Beqir Elshanit, e ma dërgon, të njëjtën, për fat timin, edhe mua, e porositë dhe urdhëron, zotëri Fadil Shyti -Beqir Elshanin që: MOS T'MA BOTOJË mua, Zeqir Durakut poezinë “PRAPËSEPRAPË, PO THEM PAK...!” të cilën poezi, pra, e kisha dërguar për të dytën herë për botuarje në Diplomacia.dk te Xhemil Zeqiri, pasi që herën e parë që e kisha dërguar, nuk ma kishin botuar Xhemil aga ! ...Dhe, Beqir Elshani, sigurisht duke iu bindur urdhërit të TUTORIT të tij, që mos t'them edhe më ndryshe, Fadil Shytit, Beqiri nuk e botoi poezinë time në fjalë, çka, edhe domosdo po bindem tashmë se Fadil Shyti -paska qenë dhe, edhe qenka, bash TUTORI i Xhemil Zeqirit dhe Beqir Elshanit sa i përket Diplomacia.dk dhe krejt problematikës që më ka ndodhur mua me Diploamcia.dk deri më tash; ...se, përndryshe, Beqir Elshani, patjetër eshtë dashur që ta botonte poezinë time në fjalë, edhe përkundër porosi-urdhëresës që Fadil Shyti ia drejton B.Elshanit, më 3.12.2021 për mosbotuarjen e poezisë time në fjalë !?!

 

...Duhet theksuar, mandej, këtu patjetër, se, ...kohëve të parafundit dhe kohëve të fundit, prej se shkrimet e mia ia dërgoj edhe Xhemil Zeqirit për botuarje në Diplomacia.dk, dhe, më së fundi, shkrimet e mia, poezi dhe prozë ia dërgoj Xh.Zeqirit për botuarje në Diplomacia.dk, prej 1 janarit 2021 e deri tash, ndoshta, nuk ka shkrim, sidomos POEZITË, që zotëriziu Xhemil Zeqiri -nuk m'i ka DËMTUAR... dhe i botonte ashtu sikurse edhe i DËMTONTE e PRISHTE ...deri edhe në mënyrat më të shëmtuarat e më të ndryshme të shëmtuarjeve ! ...Dhe, këtu, sa për faktuarje, po e marr shembull vetëm poezinë e parë që ia dërgova për botuarje në Diplomacia.dk, Xh. Zeqirit, kohëve të fundit, më 1 janar 2021, e, që poezia në fjalë quhet “PASHA ZOTIN E PARË TË BOTËS DHE TË NJERËZIMIT”. Pra, edhe pse ishte poezia e parë që ia dërgoja për botuarje në Diplomacia.dk, Xhemil Zeqirit; prej një kohe të gjatë që s'kisha dërguar fare shkrime të mia në Diplomacia.dk, për shkak të dëmtimeve dhe prishjeve që më iu bënin shkrimeve të mia, në rend të parë Xh. Zeqiri... dhe, fillova të dërgoja prapë, pra, poezitë dhe shkrimet e mia në Diplomacia.dk, më 1. janar 2021, ...Xhemil-zezziu, edhe në këtë poezi të parë që fillova ta dërgoja që të më botohej në Diplomacia.dk, zotrizi Xhemili ...s'di çka të bëjë tjetër në poezinë në fjalë, por, së paku, ia hjek, qoftë edhe vetëm NJË GERM asaj poezie, pikërisht, aty diku kah mesi, apo pas mesit të asaj poezie; se, poezia kishte dhe ka 38 vargje; sigurisht për mos ta vërejtur e diktuar unë, dhe, ashtu, Xhemil-terri e Xhemil-futa, në vargun 27 të poezisë, fjalës “...të BOTËS”, ia hjek, qoftë edhe vetëm germën e fundit; pra, ia hjek vetëm germën “S” që ashtu, qoftë edhe sado pak, të ma dëmtojë e prishë poezinë në fjalë !?!!! ...Ndaj, për çdo njeri normal, çka duhet të them edhe mëtutje dhe, edhe më shumë për të vërtetën dhe të vërtetat e sjelljës së Xhemil Zeqirit, në këtë rast dhe për tëra rastët e tij sa i përket PRISHJES dhe DËMTIMEVE të shkrimeve të mia që i dërgoja dhe që i kam dërguar deri më tash për botuarje në Diplomacia.dk !!! Pra, Xh. Zeqiri, sikur edhe kam sqarur deri tash në këtë shkrim, edhe para vitit 2021, dhe, që prej fillimit kur pata nisur t'i dërgoja shkrimet e mia për botuarje në Diplomacia.dk, m'i ka prishur e dëmtuar, veçanërisht poezitë e mia, -si: duke ia hjekur fjalëve të poezive të mia, qoftë NJË GERM apo DY...,(sikurse që bënte edhe Fadil Shyti, nëse edhe këto të Xhemil Zeqirit, nuk i bënte bash Fadil Shyti) ose, duke iua shtuar fjalëve të poezive të mia, Xhemil Çobani, qoftë, NJË GERM të tepërt, apo, edhe DY GERMA... etj., etj., ngjashëm, ashtu që të mjaftonte t'i dëmtonte, t'i shëmtonte e t'iua humbte vlerën dhe vlerat e vërteta, por edhe të tërësishme të POEZIVE të mia, aq sa dinte, sa mundte e sa guxonte... por, nuk ngurronte Xhemil aga, as nga ato veprime ndaj shkrimeve të mia, qoftë, madje, edhe ...duke i zvogëluar shumë e aq shumë shkronjat e ndonjë fjale, apo, fjalie të poezive, apo ndonjë vargu të poezive të mia... , dhe kështu, në zvogëluarjen e shkronjave të vargjeve të poezive të mia, ka vepruar, Xhemili, veçanërisht, që prej pas vitit 2021, për çka, edhe këto veprime e sjellje të zotëri Xhemil Zeqirit, disa herë, patjetër edhe më patën detyruar që t'i bëja vërejtje TË BUTA gjithsesi, agë-Xhemilit -që t'i përmirësonte ato DËMTIME e PRISHJE që më iua bënte poezive të mia, barbarisht; dhe, Xhemili, pastaj i bënte ...DIQYSH e më përtuarje të msdhe, ato përmirësime, por, për disa DËMTIME e PRISHJE që, Xhemil Zeqiri iua bënte, sigurisht dhe gjithënjë, qëllimisht dhe krejt qëllimisht e plotësisht dashakeqësisht, poezive të mia, por që nuk ishin DËMTIME e PRISHJE ...shumë të rënda, si i theksova edhe deri më tash, unë, qëllimisht, as nuk i bëja vërejtje fare Zotëri Xhemilit, PËR TO dhe i leja ashtu që të mbetnin, sepse, të fundifundit, edhe Xhemil Zeqiri, sikurse edhe Fadil Shyti e Beqir Elshani e kishin “në dorë e mundësi të tyre të LIGA e TEJLIGA, të poshtëra e tejposhtëra, dhe, edhe në dshirën dhe vullnetin e tyre manjak e të sëmurë” që, të m'i botonin apo të mos m'i botonin shkrimet që unë iua dërgoja që t'i botonin në Diplomacia.dk, edhe pse, edhe këtu, e rpërsëris patjetër: -isha i ftuar dhe i lutur nga Fadil Shyti, qysh nga fillimet e Diplomacia.dk, dhe, padyshim, edhe nga Xh. Zeqiri dhe B. Elshani, që t'i dërgoja shkrimet e mia për botuarje në Diplomacia.dk !?!

Prandaj, edhe rastet prej pas 21.01.2021, por edhe më përpara me zotëri, Xhemil Zeqirin, tregojnë fort, fuqishëm e vrazhdësisht se, sa, -jo vetëm JOTOLERUES dhe DISKRIMINUES ...deri të skajshëm kanë qenë, ishin dhe janë deri më sot, ndaj meje e kundër meje, pa asnjë të drejtë:( edhe më keq e më zi ...sesa t'ishin SHKIJË) Fadil Shyti, Xhemil Zeqiri dhe Beqir Elshani në raportet e mia dhe shkrimeve të mia me ta, sa i përket shkrimeve të mia dhe botuarjes së tyre në Diplomacia.dk, deri më sot, ...çka, edhe kështu e në këtë pikëpamje, vetë Fadil Shyti e bën, jo vetëm qesharak e shumë më keq se kaq, të rrespektuarin Fadil Shytin, ku, në shkresën elektronike që ma dërgon më 5.12.2021, ndër të tjera broçkullave e proçkullave që thotë, e quan vetën dhe dy shokët e tij, Xhemil Zeqirin dhe Beqir Elshanin, edhe “...ish-toleruesit e mi më të mëdhenj në botimin e poezive të mia”, ...ehu, se çka s'flet goja kur diktohet, veç tjerash, edhe nga ultraligësira, ultraposhtërsira, nga smirëzezësira, e nga kushedi çfarë tjera mangësira e psikopatësira !?!

 

...Sidoqoftë dhe prapëseprapë, në qoftë se keni qenë TOLERUESIT e mi, më të mëdhenj, ti Fadil Shyti, Xhemil Zeqiri dhe Beqir Elshani, sikur vazhdon të thuash shumë naivisht dhe banalisht-ironikisht, ti Fadil Shyti, në përgjigjen elektronike që ma dërgon më 5.12.2021 përkitazi me botimin e poezive të mia; dhe, ku vazhdon të thuash, edhe: “...kur të tjerët as që donin t'i botonin”, poezitë e mia; pra, atëherë, edhe nësë e lëmë dhe e zëmë që të jetë sikur po thua ti dhe sikur po t'pëlqen të thuash ti; ti Fadil Shyti me shokët e tu në fjalë, keni qenë TOLERUES dhe “TOLERUES” në botimin e poezivet më të mirat të mundshme; të poezive më shqiptare të mundshme; të poezive më revolucionare të mundshme; të poezive më filozofike të mundshme; të poezive më origjinale dhe më të veçanta të mundshme; të poezive shumë artistike dhe sa s'ka më artistike, etj., etj., çka, ju, këto vlera të poezive të mia... dhe, pikërisht KËTO VLERA që i potencova këtu, të poezive dhe shkrimeve të mia, iu kanë bërë ...që, aq me vështirësi dhe me padëshirë, me tolerancë aq të madhe, pra, mu për shkak të vlerave të këtyre poezive, e keni pasur ...edhe aq vështirë, prandaj, që -edhe TA TOLERONIT veten që të pranonit që t'i botonit !?!

 

...Porse, krejt në kundërshtim me bindjen tënde, F. Shyti, dhe të bashkëmendimtarëve tu, jam i bindur thellësisht se poezitë dhe shkrimet e mia, veçanërisht dhe sa s'ka më veçanërisht: e kanë LARTËSU; e kanë MADHËSHTU, e kanë FUQIZU, e kanë veçantësu, etj., etj., shumë dukshëm dhe shumë prekshëm, Diplomacinë.dk, veçmas, për ATA që vërtetë dinë çka janë poezitë e mira; poezitë e vërteta si dhe shkrimet e njëmendta; për çka, po të ishe ti, F.Shyti dhe bashkëmendimtarët tu në këtë rast e për këtë rast, e për këto pikpamje, më ndryshe sesa që keni qenë dhe që jeni, ju do t'më ishit mirënjohës e faleminderues plotësisht e përherë !!! ...Madje, kjo që sapo e thash këtu e tash për poezitë e mia, është shumë lehtë të vërtetohet, vetëm: -lexojini poezitë e mia, dhe lexojini edhe poezitë e të tjerëve dhe të kujtdo tjetër qoftë, ...bëjëni krahasimin dhe të gjitha krahasimet e nevojshme paanësisht... por, dhe patjetër nëse jeni edhe vërtetë i denjë, së paku -letrarisht, poetikisht dhe artistikisht për diç të tillë, dhe, atëherë, lehtësisht do ta vërtetoni edhe më shumë; më fort e më fuqishëm, edhe se unë -çka e si thash dhe pohova për poezitë e mia, e, që e thash, jo për diçka tjetër, por sepse m'detyrove, ...dhe më detyrove patjetër, e jo për tjetërgjë, o i rrespektuari Fadil Shyti, por, edhe shokët tu; bashkëmendimtarët tu, Xhemil Zeqiri, dhe Beqir Elshani, ...o F. Shyti, sepse, unë -kurrkujt dhe kurrë nuk i kam dërguar shkrimet e mia që të m'i BOTONTE, pëveç në Diplomacia.dk, dhe në “Albaniapres”, që sikurse e thash, dy-tri herë deri tash këtu në këtë shkrim, ti, Fadil Shyti, patjetër po e përsëris dhe ripërsëris, -qysh në fillimet apo, atje diku pas fillimeve te Diplomacia.dk -më ke propozuar dhe m' ke LUTUR POSAQËRISHT që shkrimet e mia t'i dërgoja për botuarje në Diplomacia.dk; prandaj, unë edhe pata filluar që nga atëherë edhe t'i dërgoja shkrimet e mia në Diplomacia.dk; se, përndryshe, nuk besoj se do kisha dërguar ndonjëherë shkrim timin te ju në Diplomacia.dk për botuarje, sikurse nuk kam dërguar shkrimet e mia të askush tjetër deri më tash, për botuarje, sikurse, e përsëris, jo vetëm po spekulon e rrenë paturpësisht e pafytyrësisht TI, Fadil Shyti !

 

...Dhe, unë i kam dërguar shkrimet e mia që t'i botoja, sikurse thash më parë, edhe në “Albaniapres” të njëfarë Faik Smaili, prapë -sepse, që ta bëja një gjë të tillë, -ti Fadill Shyti dhe pikërisht TI -më pate sugjeruar; më pate propozuar dhe, edhe m'u pate LUTUR JO PAK, ndoshta për qëllime të liga e të poshtëra, -që shkrimet e mia t'i dërgoja për botuarje -patjetër, edhe në “Albaniapres”; dhe, unë, edhe për këtë propozim dhe lutje tënden -të dëgjova dhe t'u binda atëherë dhe fillova që t'i dërgoja shkrimet e mia për botuarje edhe në “Albaniapres”; se, përndryshe, kurrë s'do kisha dërguar shkrim timin që të më botohej -as në “Albaniapres” ! ...Pra, a e sheh dhe a po bindesh se sa, jo vetëm RRENË, sa SPEKULON, etj., etj., etj., proçka e ndyrësira dhe shumëçka tjetër ngjashëm si kështu; dhe shpif e sajon, o Fadil Shyti, se, s'po them edhe tjetërçka këtu, por, vetëm edhe po them: sidomos për këtë rast e për këto raste në fjalë: -unë kukuuu për ty, dhe jo vetëm për ty, dhe i lumi ti, dhe jo vetëm ti, për mua !!!

 

...Mandej, s'bën pa e cekë dhe theksuar këtu edhe FAKTIN kur, ndërsa unë vazhdoja të dërgoja shkrimet e mia në Diplomacia.dk, ti Fadil Shyti, besoj, gjithsesi i marrëveshur edhe me kolegët tu të Diplomacia.dk, derisa, unë dhe ti, një mbrëmje, mbrëmjën e së shtunës të 14 Nëntorit të vitit 2015 ishum duke shëtitur dhe, edhe bisedonim për gjëra të ndryshme, pos tjerash -më pate thënë, deri edhe theksyeshëm, se: -ju, kryesia e Diplomacisë.dk, do t'ma jepnit edhe mua KODIN e Diplomacia.dk që të mundja unë vetë, së paku, t'i botoja shkrimet e mia në Diplomacia.dk. ...Dhe, ashtu, pas atij premtimi tënd, pas disa ditëve dhe javëve, gjegjësisht më 18 dhjetor 2015, ishte mbrëmje e ditës së premte ku unë dhe ti ishim, prapë duke shëtitur bashkë, unë ta pata përkujtuar, se, e vërejsha se ti kishe harruar, apo “kishe harruar” se çka m'kishe premtuar para disa ditëve apo javëve, dhe të thash: -Çka u bë me KODIN e Diplomacia.dk që më premtove se do t'ma jepnit, por që kaloi ...jo pak kohë, dhe ende s'ma dhatë?! ...Ti, Fadil Shyti, atëherë, fare i qetë, sikur në trupin tënd të mos ekzistonte hiç nderë, ndërgjegje dhe as përgjegjshmëri, m'u përgjigje: “...-Po, të kam premtu që do të ta jepnim edhe ty KODIN e Diplomacia.dk, por, ...prapë, ne kryesia e Diplomacisë.dk vendosem që mos të ta japim TY kodin e Diplomacia.dk !?! 

 

...Kështu, për mua, edhe atëherë po, edhe tash si atëherë, më pat qenë e qartë dhe më është, si atëherë e qartë dhe FAKT i pamohueshëm, se, ju, kryesia e Diplomacisë.dk, në përbërjën e të cilës ishit: ti, Fadil Shyti, Xhemil Zeqiri, Beqir Elshani dhe Ramadan Pllana, se për tjerë, nuk e di se ka pasur; edhe pse, sipas teje, njëherë kishit vendosur që të ma jepnit dhe, edhe më premtuat haptaz që do ma jepnit edhe mua Zeqir DURAKUT “KODIN” e Diplomacia.dk, megjithëatë, pa u vonuar, ju -u PENDUAT çka më kishit premtuar ...dhe, e MOHUAT atë që më kishit premtuar dhe që më premtove drejtpërdrejt, ti Fadil Shyti në emër edhe të shokëve dhe kolegëve tu të Diplomacisë.dk., sepse, pas vendosjës dhe premtimit tuaj që të ma jepnit, edhe mua, KODON e Diplomacia.dk, ju, sigurisht, ISHIT KUJTUA (!), sikur nuk iu kishte ra në mend para se që kishit vendosur të ma jepnit edhe mua, Zeqir DURAKUT, kodin e Diplomacia.dk, -se, po të ma jepnit ju -edhe mua KODIN e Diplomacia.dk, që ashtu, pastaj, të mundja unë vetë t'i botoja shkrimet e mia në Diplomacia.dk, dhe, ...edhe t'i përmirësoja vetë GABIMET eventuale dhe dëmtimet e mundshme që do t'mund të ndodhnin e të më bëhëshin në shkrimet e mia... ashtu, dhe s'besoj se është ndryshe, përderisa, ju, asisoj -nuk do kishit mundësi, pra, po t'ma jepnit KODIN e Diplomacia.dk, që edhe mëtutje të vazhdonit e të m'i falsifikonit; të m'i dëmtonit e të m'i prishnit shkrimet e mia, sikur m'i kishit dëmtuar; prishur e falsifikuar që prej fillimit kur kisha filluar të dërgoja shkrimet e mia në Diplomacia.dk dhe, vazhdimisht, pastaj ! ...Andaj, dhe s'ka si të jetë ndryshe FAKTI që, ju kryesia e Diplomacia.dk, edhe pse më premtuat se do t'ma jepnit edhe mua KODIN e Diplomacia.dk, u pënduat, pa u vonuar, pas premtimit në fjalë, dhe ashtu, prandaj, nuk ma dhatë kurrë KODIN e Diplomacia.dk, që më premtuat dhe që ma patët premtuar e që më takonte dhe do t'më takonte edhe mua, aspak më pak sesa juve, që iu ceka, të kryesisë së Diplomacia.dk, atëherë dhe tash !?!

E pra, a e shifni dhe a e kuptoni, se, besoj sqarova mjaft, thjeshtë, edhe pse jo krejt... se kush keni qenë ju, kryesia e Diplomacia.dk, ndaj meje e kundër meje, dhe që keni vazhduar të ishit dhe kush edhe jeni NË FAKT -deri në këto çaste kur edhe jam duke e shkruajtur këtë LETËR TË HAPUR -n'dashit për juve, apo, edhe kundër juve !!!

 

...Dhe, në fund e për fund të kësaj LETRE TË HAPUR, vetëm edhe po të përgjigjem shkurtimisht, ty Fadil Shyti, por edhe bashkëmendimtarëve e miqëve tu, Xhemil Zeqirit dhe Beqir Elshanit, në këshillën që ti, F. Shyti, pos tjerash, ma drejton, më 5.12.2021, e, që vjen këtu poshtë:

Mandej, është më sjellje e mirë shqiptare dhe njerëzore të tregohësh më i matur, më gjakftohtë me ish-bashkëmendimtarët tu”.

E, ndërkaq, përgjigjja ime e shkurtë ndaj kësaj KËSHILLE TËNDE, o F. Shyti, që sapo e citova këtu më lartë, për mua, Z. Durakun, është si vijon këtu më poshtë:

-“Nuk ka, as nuk di nëse mund të ketë: injorancë, ironi, pafytyrësi, poshtërsi dhe ligësi më të madhe, më të poshtër e më të ligë, etj., etj., o F. Shyti -sesa të kërkosh “sjellje më të mirë shqiptare dhe njerëzore dhe të tregohem më i matur, më gjakftohtë...” kundrejt juve, “ish-bashkëmendimtarëve të mi”; të cilët, që prej se i dërgoj shkrimet e mia në Diplomacia.dk, e, deri më tash jani treguar dhe dëshmuar -njerëz të pasjellshëm, deri edhe ...sa s'ka më të pasjellshëm... dhe, sa s'ka më të ligj, të poshtër e çnjerëzor... prandaj, edhe të pamatur e harbutë, por gjakftohtë si gjarpinjtë, -kundër meje, Z. Durakut dhe shkrimeve të mia të botuara në Diplomacia.dk , që prej se i dërgoj shkrimet e mia në Diplomacia.dk, e, deri më tash !?!

Dhe, nga që je si je, dhe, që, pak a shumë edhe të kam zbërthyer, jo vetëm ty, deri tash në këtë LETËR TË HAPUR, ti, Fadil Shyti nuk ngurron fare të më thuash, po më 5.12.2021, edhe si vijon këtu në vazhdim:

-Unë në bagazhin tim të cekët, s'kam fyerje për ty, besoj, këtë “varfëri” në bagazhet e tyre e kanë edhe miqtë e mi, Xhemil Zeqiri dhe Beqir Elshani !”

 

...Porse, unë, Z. Duraku, në këto, jo vetëm aluzione demagogjike e shtiracake tuajat, F. Shyti, këtu sipër që i citova, e që m'i drejton mua; edhe unë nuk po t'lë pa përgjigje, dhe prite përgjigjen këtu më poshtë:

 

...-Ti, Fadil Shyti, “Në bagazhin tënd të cekët”, po e zëmë se “s'ke fyerje për mua”; porse, ti Fadil Shyti në bagazhin tënd të cekët, ke KEQBËRJE jo vetëm të shumta, të poshtëra, të liga, smirëzeza, etj., etj., të përngjajshme me këto që i thash; të vërteta dhe të vërtetuara në këtë LETËR TË HAPUR; deri këtu, dhe, patjetër, ngjashëm me ty e si ti, në këtë pikëpamje qëndrojnë e janë, të dëshmuar fort, e të patundshëm, edhe miqtë tu, Xh. Zeqiri dhe B. Elshani !!!

          

                                               * * *

I respektuari Fadil Shyti si dhe ti Xhemil Zeqiri dhe Beqir Elshani, e shkruajta këtu lartë, për juve këtë LETËR TË HAPUR, jo sepse dëshirova UNË, por sepse JU më detyruat !!! ...Më detyruat deri ...papërmbajtshëm ju të tretë, bashkëmendimtarë dhe miqë mesvete, që patjetër t'iu drejtohem kështu e në këtë mënyrë, veçanërisht dhe kryesisht -për shkak të sjelljeve tuaja ndaj meje dhe kundër meje që filluan, veçmas prej 1.12.2021 e, që u zhvilluan e vazhduan deri më 5.12.2021.

 

...Dhe, kjo LETËR E HAPUR drejtuar juve në fjalë, nuk është asgjë më shumë as më ndryshe veçse përgjigjja ime për sjelljet e qëndrimet tuaja si dhe për letrat elektronike që ti, Fadil Shyti, m'i drejton mua, pra, që prej pas 1.12.2021 e deri më 5.12.2021.

 

...Nëse s'të pëlqen, ty Fadil Shyti dhe bashkëmendimtarëve e miqve tu kjo LETËR E HAPUR..., atëherë, hidhërohuni në vetvetet tuaja dhe fajësojini vetet tuaja, dhe kurrsesi MUA, sepse, sikurse thash, -unë me këtë letër të hapur drejtuar juve, vetëm iu përgjigja PËRMBAJTSHËM sjelljeve dhe qëndrimeve tuaja, të cilat, veçanërisht, që prej 1.12.2021 e deri më 5.12.2021 e “MBUSHËN KUPËN DHE E DERDHËN” si asnjë herë e sa asnjë herë deri më 1.12.2021 e duke vazhduar deri më 5.12.2021.

 

...Sidoqoftë dhe prapëseprapë, unë Zeqir DURAKU do vazhdoj edhe mëtutje që shkrimet e mia t'i dërgoj për botuarje në Diplomacia.dk; më shumë për FAKTIN se, ti, Fadil Shyti, gjithsesi, i marrëveshur edhe me bashkëmendimtarët dhe miqtë tu, anëtarë të kryesisë së Diplomacia.dk qysh moti më pate thirrur, më pate propozuar dhe, edhe m'u pate LUTUR që shkrimet e mia t'i dërgoja për botuarje në Diplomacia.dk ! ...Prandaj, ju thërras, por edhe po denjoj që edhe t'iu lus për shkak të NJERZISË time të madhe, -që, tash e tutje të ndryshoni PLOTËSISHT sjelljet, qëndrimet dhe praktikat tuaja që i keni pasur dhe ushtruar ndaj meje e kundër meje dhe shkrimeve të mia të cilat i kam dërguar për botuarje në Diplomacia.dk, te ju !!!

 

MALMO, Dhjetor 2021

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode