LDK, PARTIA MË E MADHE JUGOSLLAVE E “SHQIPTARËVE”(!)
20/03/2017 08:52
Analizë&Opinion
LDK, PARTIA MË E MADHE JUGOSLLAVE E “SHQIPTARËVE”(!)

Shkruan: Tafil DURAKU
Të shkruash për partinë më të madhe jugosllave të “shqiptarëve”, është punë sa e vështirë, aq edhe me rreziqe të mëdha për jetën e atij shqiptari që shkruan dhe për familjen e farefisin e tij, për të tashmen, të ardhmen dhe ardhmërinë e tyre. Është kështu siç themi, sepse, rrënjët, trungu, degët dhe pipthat e saj janë serbo-jugosllave, antishqiptare, dhe, prej atyre rrënjëve, prej atij trungu, prej atyre degëve dhe pipthave “patriotikë” e “shqiptarë”, vuajnë vetëm shqiptarët dhe vetëm shqiptarëve u bëhet jeta ferr.
Këtë e kanë dëshmuar, në vazhdimësi, sjelljet e tyre “patriotike” dhe “kombëtare”, në të gjitha periudhat e historisë së vërtetë shqiptare, në çdo fushë të jetës. Dhe, meqë e kanë vërtetuar katërcipërisht kush janë dhe nga vinë, ne, si shqiptarë, dhe shteti i ynë Amë, Shqipëria, a jemi sjellë ndaj tyre e me ta, siç e kanë merituar dhe siç e meritojnë, për bëmat e tyre antishqiptare, “patriotike” e “kombëtare”, që janë me thasë “politikanësh” e të “burgosurish politikë shqiptarë”?!...
LDK-ja&Co është prodhim i kulluar LKJ-isto – LKK-ist, në zinxhirin e njohur antishqiptar Krahinë-Serbi Jugosllavi, sepse, rrënjët, trungu, degët dhe pipthat e saj janë LKJ-LKK, të “transformuar” në LDK, e, pastaj, prodhim i saj është gjithçka “patriotike” e “shqiptare” që ka dalë prej saj dhe prej strukturave të saj “politike”, “partiake”, “administrative”, “akademike”, “ushtarake”, “shkencore”, “arsimore”, “juridike”, “ekonomike”, “financiare”, “policore”, “sportive”, “muzikore”, etj., dhe, prej strukturave të saj të të “burgosurve politikë shqiptarë”.
A e dinë shqiptarët se LDK-ja bën luftë të vërtetë në “qeveri”, nëpër ministri, komuna dhe në administratën tërësisht të korruptuar, me pasardhësi shqiptaro-titiste, si t’u dalë në ndihmë vetëm vartësve lojalë të saj, sepse, shqiptarët, që nuk janë krah i saj, nuk mund të rregullojnë asgjë, për punësim, apo, për ndonjë biznes sado të vogël e jetik për familjen, e, të mos flasim për biznese a projekte të tjera, më të mëdha…
LDK-ja, si partia “më e madhe e shqiptarëve”, me kategorinë e saj të të “burgosurve politikë shqiptarë”, në “Republikën e Kosovës”, i ka shtrirë rrënjët e veta në çdo pore të jetës, madje, ato rrënjë “patriotike” e “shqiptare” i ka shtrirë, bile, shumë shpejtë e lehtë, edhe në Shqipërinë londineze, e, besa, me ndihmën e Serbisë e Jugosllavisë, ato rrënjë “patriotike” e “shqiptare” janë shtrirë kudo në Evropë dhe në kontinete të tjera, për t’i forcuar rrënjët, degët dhe pipthat e saj “patriotikë” e “shqiptarë” kudo rruzullimit, që, sot, po i përdorë kundër Shqipërisë dhe kundër shqiptarëve, siç i ka përdorur edhe dje!…
Gjurmët “shqiptare” të LDK-së dhe të kategorisë së saj të të “burgosurve politikë shqiptarë”, mund të gjënden kudo, në shtypin e kohës, në çdo periudhë të së shkuarës dhe të së tashmes “historike” e “kombëtare”, madje, edhe në periudhën historike të pasluftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së shqiptare. E, gjurmët e LDK-së “patriotike” e “shqiptare” vërehen me të madhe edhe te par(t)itë e dala nga “lufta e lavdishme” e UÇK-së, të cilat po duan ta thyejnë kokën te “Varri i Presidentit hist(e)orik”, Dr. Ibrahim Rugova, duke e nderuar tradhtinë!...
LDK-ja, si partia më e madhe jugosllave e “shqiptarëve”, me politikat e saj “patriotike” e “kombëtare” nuk i ka lënë bashkë dy “gurë” shqiptarë, ata që sakrifikuan për t’i vënë gurët e vërtetë në themelet e rilindësve shqiptarë, për Shqiperinë e shqiptarëve.
Dhe, LKJ-LKK-LDK, me katrgoritë e saj të të “burgosurve politikë shqiptarë”, padyshim, është par(t)ia më jetëgjatë e “shqiptarëve” në trojet e pushtuara shqiptare nga Jugosllavia. Është përndjekësja, burgosësja, vrasësja dhe shantazhuesja ordinere e shqiptarëve dhe e të burgosurbe politikë shqiptarë, sepse, ajo, pos përndjekjeve, linçimeve, burgosjeve, ka kryer edhe vrasjen e shqiptarëve, në burgje dhe kudo tjetër, dhe vrasja ka qenë e natyrave të ndryshme: fizike, politike, ekonomike, financiare, akademike, profesoriale, kulturore, sportive, muzikore… dhe vrasja më e rafinuar dhe më e shëmtuar ka qenë dhe vazhdon të mbetët vrasja e quajtur “kritikë letrare”, me të cilën është bërë seleksionimi dhe ekzekutimi i kulturës, vlerave, dokeve she zakoneve tona kombëtare, siç bëhet edhe sot!...
LDK-ja, ku bëjnë pjesë UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist, i ka kryer dhe i kryen këto punë të ndyra edhe sot e gjithë ditën, sepse, të njëjtat punë “patriotike” e “kombëtare” i ka kryer para, gjatë dhe pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së, sikurse në kohën e pushtimit serb-jugosllav të trojeve etnike shqiptare, tok me kategorinë e saj të të “burgosurve politikë shqiptarë”.
Mjafton t’i përcjellësh sjelljet dhe veprimet e saj nëpër kohë, për të dalë te e vërteta që e thamë më lartë, sepse, LDK-ja është parti që nuk i duhet “lufta ndërkosovare”(Koha.net, më 16 janar 2017), ndërsa, luftën antishqiptare dhe antiUÇK (ndërshqiptare dhe ndërUÇK) e provokoi, e nxiti dhe e zhvilloi nëpër të gjitha etapat dhe zonat e luftës shqiptare të UÇK-së, për bashkim kombëtar. Dhe, ata LDK-istë që kanë bërë atentate e kanë vrarë e vrasin shqiptarë nuk i prekë as drejtësia si litari në thes e shqiptaro-titistëve dhe nuk rrinë as në burgje! Nuk janë vetëm këto “meritat” e LDK-së, parties më të madhe jugosllave të “shqiptarëve”.
A e dini apo keni harruar për çfarë e për çka ka “merita” LDK dhe kategoria e saj e të “burgosurve politikë shqiptarë”, si pasardhëse e LKJ-LKK? LDK-ja&Co ka “merita” madhore për përndjekjen që u ka bërë shqiptarëve për një gjysmë shekulli e po u bën edhe sot, ka “merita” për persekutimin dhe burgosjet e shqiptarëve, ka “merita” për linçimin e shqiptarëve, ka “merita” për sharjen, shantazhimin dhe dënigrimin e luftës së lavdishme të UÇK-së, ka “merita” për përgjimin, përndjekjen dhe burgosjen e luftëtarëve të UÇK-së deri edhe komandantët e saj, ka “merita” për rritjen e numrit të “luftëtarëve” dhe të “veteranëve” të saj, ka “merita” për themelimin e gjykatave vendore e ndërkombëtare dhe gjetjen e “dëshmitarëve” të mbrojtur për të dëshmuar rrejshëm kundër veteranëve të UÇK-së dhe vlerave të saj, ka “merita” për tradhtinë që i është bërë Betimit të UÇK-së, ka “merita” për shpalljen e “Pavarësisë së Kosovës”, ka “merita” për pengimin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, ka “merita” për krime të rënda politike e ekonomike, ka “merita” për krime urbanistike e komerciale, ka “merita” për përdhosjen e kulturës kombëtare, ka “merita” për përdhosjen e arsimit e të gjithçkaje shqiptare në trojet tona etnike. Ka “merita” për… Dhe, vargu i “meritave” të tilla është i gjatë sa nuk mund të përshkruhet në një libër të tërë.
Dhe, duke i ditur të gjitha këto, sjelljet dhe veprimet “patriotike” e “kombëtare” të LKJ-LKK-LDK-së&Co, a mund t’u besohet nesër arkivave “patriotikë” e “shqiptarë” që lë ajo pas veti?! A mund t’i besohet historisë “patriotike” e “kombëtare” që lë ajo pas veti?... A mund t’u besohet gënjeshtrave të saj ordinere që ajo lë pas veti?... Kurrën e kurrës dhe për asnjë çmim nuk duhet besuar politikave “patriotike” e “kombëtare” që ka udhëhequr e udhëheq LDK-ja e shqiptaro-titistit Dr. Ibrahim Rugova&Co. LDK-ja është partia më e madhe jugosllave e “shqiptarëve”, që luftoi dhe po lufton tërë jetën e saj kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë, sepse, për atë qëllim e ka majmur Serbia e Jugosllavia antishqiptare. Por, pyetja emblematike që duhet shtruar këtu, duke i parë rrjedhat e deritashme, “patriotike” e “shqiptare” të saj, është, se mos janë produkte të LDK-së edhe par(t)itë e tjera “patriotike” e “shqiptare”, të dala nga “lufta e lavdishme” e “UÇK-së”?...
Duke i ditur këto që thamë më lart e të tjera që nuk mund të thuhen as me libra të tërë, vimë te përfundimi logjik e shkencor, se LDK-ja është partia më e madhe jugosllave e “shqiptarëve”(!), sepse, prejardhjen e ka të keqe, ziliqare e hileçare, antishqiptare, sidomos, që prej Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët tona dhe është partia më e madhe jugosllave e “shqiptarëve” në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare, dhe, këtë po e dëshmon në çdo hap të ecjes e të jetës së saj “patriotike” e “kombëtare”, po e dëshmon me gjithçka që ka bërë deri më sot në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë së shqiptarëve, padyshim, që gjithçka që ka ndodhur deri sot është vepër e saj e koordinuar shqiptaro-titiste, që kur e lindi edhe “kopilin e Titos” (NEW BORN-in) në Prishtinë!…
Prandaj, nuk e themi kot së koti se LDK-ja, me kategoritë e të “burosurve politikë” të saj, është partia më e madhe jugosllave e “shqiptarëve” dhe krah të fortë e ka këlyshin e saj në Tiranë, Sali Berishën&Co e Lulit në çadër!...
Burojë, më 15 mars 2017