LDK-ja, DON ME PLASË PREJ INATI!

01/02/2019 07:05

OPINION

 

LDK-ja, DON ME PLASË PREJ INATI!

Tafil DURAKU

 

LDK-ja si forcë e konsoliduar shqiptaro-titiste, pasardhëse e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe pasardhëse e Lidhjes së Komunistëve të “Kosovës e Metohisë”, gjithmonë ka luftuar për t’i realizuar e përmbushur qëllimet e veta partiake, familjare e grupore, kulimoklanore. Prej se ekziston kjo forcë politike e “patriotike”, “shqiptare” e “kombëtare” në esencën e saj UDB-asho – KOS-iste, asnjëherë nuk ka punuar për interesat madhore të popullit shqiptar në trojet e veta gjeoautoktone në ish-Jugosllavi, por, është interesuar për pozicionime të vetat (partiake, familjare e grupore), “patriotike” e “kombëtare”, dhe për shfrytëzimin sa më me lezet të buxhetit të tatimpaguesve shqiptarë në ish-Jugosllavi, përkatësisht, në “Republikën e ‘pavarur’ të ‘Kosovës e Metohisë’”, siç po interesohet edhe tash e dy dekada, pas luftës së lavdishme të UÇK-së.

LDK, si udhëheqje “patriotike” e “kombëtare”, kurrnjëherë nuk është interesuar që t’ua ngris pagat qytetarëve shqiptarë, as shqiptarëve, përgjithësisht. Është interesuar dhe interesohet sesi t’i mashtrojë më mirë e sesi t’i shfrytëzojë më mirë shqiptarët, si t’i përndjekë e burgosë ata, e, edhe si t’i shantazhojë më mirë e shfrytëzojë më fort e më mirë kategoritë e të “burgosurve politikë shqiptarë” në ish-Jugosllavi…

Dhe, siç i bëri të gjitha këto marifete e këto të zeza, në emër të “atdhetarizmit” e “kombëtarizmit”, bile, do veçuar veprimtarinë “patriotike” të LDK-së dhe të FARK-ut të saj, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së dhe tash e njëzet vjetë pas asaj lufte të lavdishme shqiptare, për çka kemi shkruar vazhdimisht dhe e kemi demaskuar veprimtarinë e saj antishqiptare, të cilën, fatmirësisht, e kanë hetuar edhe qarqe shqiptare në Tiranë, se çfarë bënte FARK-u i saj në tokën shqiptare të Shqipërisë londëriane, ku, me këtë rast, do ta citojmë kolonelin dhe ushtarakun e njohur shqiptar, Sulejman Abazi, i cili, për “luftën” e FARK-ut dhe politikën “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së&Co, thotë: “Atëherë në Kukës më bënte përshtypje dislokimi i një batalioni të fuqishëm të FARK-ut në zonën e Kolshit. Një repart i armatosur mirë, i mirëpaguar rrogëtarë, që rrinin tërë ditën të kapardisur nën beretat e kuqe dhe pretendonin se, “akoma nuk kishte ardhur koha për të luftuar në Kosovë”, kur vendi matanë digjej e shkretohej përditë dhe popullsia po spastrohej nga territori i Kosovës.

Nuk kishim asnjë lloj bashkëpunimi me këtë repart. Rregullat e luftës na mësonin ndryshe. Ndërhyra fuqishëm në shtabin e Kukësit, në Shtabin e Përgjithshëm, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u bëmë shkak që ai batalion t’i dorëzonte armatimin strukturave të UÇK-së në Kukës dhe të largohej nga zona e luftimit.

Shumë prej ushtarëve rrogëtarë të “beretave të kuqe” iu bashkuan në atë kohë strukturave të UÇK-së. Në lidhje me këto veprime, sigurisht që kemi parë shumë në një kohë të vështirë dhe kuptonim, se këto reparte politikisht vareshin nga një tjetër komandë dhe kishin të tjera synime”. (ZgjohuShqiptar.info)
Absolutisht, nuk ka çka t’i shtohet kësaj thënieje enciklopedike të kolonelit Sulejman Abazi. Por, e keqja është se po ai FARK dhe ato politika të udhëheqjes së tij politike (LDK) kanë hyrë me qëllime dhe kanë depertuar thellë, horizontalisht e vertikalisht, në strukturat politike e ushtarake të SHP të UÇK-së, dhe, fatkeqësisht, sot po udhëhiqen po prej atyre forcave “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së&Co(!) Pra, ky është ai FARK-u (i cili po e merr nga brenda UÇK-në!), që po e ndjekë me finokëri politikën finoke antishqiptare të LDK-së së ish-ambasadorit “shqiptar” në Beograd, dr. Ibrahim Rugova!

Dhe, prej se dihet që ka qenë në pushtet, LDK-ja si forcë “përparimtare”e “kombëtare”, “pozitive”, është iteresuar vetëm për privilegje e interesa të vetat partiake, familjare, grupore e kulimoklanore, shqiptaro-titiste, siç e ka mësuar antishqiptari dhe satrapi i njohur Tito, dhe, sot, ka uzurpuar gjithçka, deri edhe të ashtuquajturën “Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës”, e cila shkon aq larg sa boton edhe “Fjalorin Enciklopedik Kosovar”, që, do të thotë fjalorin encuklopedik më të ri antishqiptar, pas Maqedonisë etj.

Por, LDK, asnjëherë, edhe pse ka qenë në pushtet, nuk është interesuar për mirëqenien e shqiptarëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre, sidomos, të atyre që nuk janë pajtuar kurrë, as pajtohen sot, me politikën e saj antishqiptare. LDK, asnjëherë, nuk ua ka rritur pagat punonjësve shqiptarë (madje, me politikat e saj “patriotike” e “shqiptare” (me vendime politike), i ka përzënë prej vendeve të punës, ka kundërshtuar dhe po kundërshton çdo nismë në këtë drejtim. Madje, këto ditë po e kundërshton me forcë miratimin e Buxhetit për vitin 2019!...

Siç thonë mediat elektronike (zëri.info, etj.), të cilat e citojnë Arban Abrashin, që ka thënë se “Lidhja Demokratike e Kosovës si subjekt nuk do ta votojë Projektligjin për Buxhetin e viti 2019.” A nuk flet kjo mjaftueshëm se LDK&Co nuk i do të kamur shqiptarët dhe forcat përparimtare shqiptare, që kanë lënë mund, djersë e gjak për të ardhur deri këtu.

Pagat, shqiptarëve, ua ka ngritur vetëm PDK, si forcë politike e pasluftës së UÇK-së, madje, të gjitha kategorive, duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë, shëndetësia, policia, administrate, ku, më të dëmtuarit janë dhe vazhdojnë të jenë, edhe me projektligjin e ri për pagat, që, me kategorizimet që ka bërë, vazhdon të bëjë krim ligjor e institucional, thellim të egër klasor, sepse, dallimi 1 me 10 është shumë i madh dhe i “vret” të gjitha kategoritë e punonjësve, dhe, sidomos, pensionistët. Në këtë drejtim, raporti 1 me 5 (punonjës-president) do të ishte më i arsyeshmi dhe më popullori. Këtu, do e përmendim një rast, kur, në kohën më të egër të pushtimit, ai raport (punonjës-drejtor) ka qenë, sa më kujtohet, 1 me 3. Atëherë, kur Projektligji paracakton raportin 1 me 10 (ta zëmë, punonjës-president), pse nuk e bën edhe rregullimin e çmimeve në treg, që të jenë në raportin 1 me 10?!...

Po,këtu, është me rëndësi të dimë pse LDK nuk do ta votojë Projektligjin për Buxhetin e vitit 2019? Nuk don ta votojë, sepse, po don me plasë prej inati që proceseve të tilla proqytetare e propunonjëse po u prijnë forca tjera politike dhe jo prijësja e rafinuar shqiptaro-titiste (zëdhënësja e jugosllavizmit), me emrin LDK, e cila, aktualisht, kryesohet nga Isëmuti me tellallët e tij, Veliun, Hazirin, Beqirin, Osmanin, Hotin, Abdixhikun, Qunin, Abrashin, Zemajn… etj.

 

Burojë, më 1 Shkurt 2019

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode