LDK-JA DHE SKANDALET E SAJ “HISTORIKE”

08/05/2014 21:04

Analizë&Opinion

 

LDK-JA DHE SKANDALET E SAJ “HISTORIKE”

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Vitet po kalojnë, sikurse pa u hetuar fare! Politikat “patriotike” dhe “kombëtare” të LDK-së nuk kanë ndryshuar as pesëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, po valëviten e vallëzojnë edhe më  të zeza e më egërshane në horizontin shqiptar, bile, më të shëmtuara se kurrë më parë, dhe, po aq “shqiptare” e “patriotike” që ç‘ke me to(Sic!)…

Më parë i bëmë dy shkrime për gropat e Isa Mustafës së LDK-së, që kanë vërshuar “kryeqytetin” (lexo: kryekatundin e saj), pa u ndalur fare te tualetet publike që kutërbojnë pamëshirë “(krye)qytetin” e “burrave të mirë” të LDK-së dhe qesin në shesh politikat “patriotike” e “kombëtare” të subjektit më të madh politik “shqiptar” në të gjitha hapësirat shqiptare, me të cilin fle e tëbuhet PD-ja e Sali Berishës e Lulzim Bashës!...

Tualeti i parë publik që e ka menaxhuar dhe është kujdesur ekskluzivisht për të, madje, dy herë radhazi, është qendra e Prishtinës, ku, qytetarët nuk mund të kalojnë pa i mbyllur hundët nga kutërbimi i kanaleve të zeza! Tualeti i dytë publik, tashmë i harruar nga pushtetarët e LDK-së, është “Rezidenca qeveritare” në Gërmi, ku tash e saj vjetë u shërben kafshëve të malit që t’i kryejnë nevojat e veta ditore, si dhe ndonjë argëtimtari a kalimtari të rastit!...

Në tualetin e tretë publik është shndërruar Teatri “kombëtar” i Operës dhe Baletit, në të cilin lozin bretkocat, të cilat nuk lënë të zhvillohet as mësimi në fakultetet që zhvillojnë ligjëratat e tyre në Kuadër të Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës. Sepse, bretkocat janë bërë pengesë e vazhdueshme për zhvillimin normal të ligjëratave, si për profesorët ligjërues, si për studentët, dëgjues të rregulltë të atyre ligjëratave. Gjithsesi, pengesë për të dyja palët janë bretkocat e Teatrit “Kombëtar” të Operës dhe Baletit të Isa Mustafës&Co.

Thënë thjesht, “(krye)qytetin” e kanë shëmtuar dhe po e shëmtojnë politikat hiletare të LDK-së, duke qenë për njërën palë (veten) nënë dhe për palët e tjera njerkë. Politikë të tillë “patriotike” dhe “kombëtare” po ndjekin kuislingët e partisë më të madhe “shqiptare”, me prejardhje jugosllave e shqiptaro-titiste, duke akuzuar pa asnjë bazë partitë e tjera që nuk pajtohen me politikat e saj “patriotike” dhe “kombëtare”… Ajo parti udbasho-kosistësh të njohur nuk ka kod etik, moral dhe as kombëtar, kjo është vërtetuar tashmë dhe, për këtë, nuk ka më asnjë dyshim!...

Rezidencën qeveritare në Gërmi e pat nisur Nexhat Daci (lexo: Maca) i LDK-së dhe ajo ka mbetur vetëm një gërmadhë në parkun e bukur të Gërmisë, në të vetmen mushkëri natyrore të “kryeqytetit” dhe të qytetarëve që e kalojnë kohën e lirë në të. Pastaj, ato që e shëmtojnë rëndë “kryeqytetin” janë gropat e Isës&Co dhe ndërtimet pa asnjë kriter njerëzor, mosmenaxhimi i pasurisë publike, siç është hekurudha që kalon nëpër Prishtinë etj., si dhe mbindërtimet që kanë bërë njerëzit e partisë më të madhe të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës – LDK-së. Falë politikave selektive e hiletare të LDK-së, po betonohet jeta e qytetarëve të Prishtinës, po betonohet jeta e të sëmurëve, sepse, po betonohet pa asnjë kriter edhe Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK). Ndërtohen pallate, u thënçin, dhe njeriu nuk sheh asnjë hapësirë gjelbërimi mes tyre, për mjerim fare. Sepse, i vetmi kriter që është zbatuar e zbatohet, është kriteri partiak i LDK-së, kriteri më i shëmtuar, me pasardhësi shqiptaro-titiste e autonomiste.

Për të gjitha këto që thamë dhe ato që nuk thamë kësaj here, si dhe për ato që kemi thënë më herët, na intereson të dimë nëse ka reaguar ndonjë institucion i drejtësisë ndaj “pushtetarëve”, për t’i marrë në pyetje ata “njerëz” të politikave “tona” “kombëtare” e “patriotike”, se, pse nuk realizohen premtimet e tyre karshi votës së qytetarëve, përjashto elektoratin vetanak të partisë më të madhe “shqiptare” në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, që gëzon të gjitha të “drejtat”. Këtë e bëjnë vetëm autonomistët e përbetuar të LDK-së, të cilët e ndërsyen krejt bashkësinë ndërkombëtare kundër luftës së UÇK-së, kundër vlerave sublime të saj dhe kundër luftëtarëve të lirisë e të Shqipërisë – SHQIPËRI. Rast eklatant i politikave të saj “shqiptare” është rasti i N. B. – Edicionit “Rilindja”, për të cilin kemi shkruar shpesh.

Dilni dhe shihni tek teatri “Kombëtar” i Operës dhe Baletit e do të bindeni për papërgjegjësinë e skajshme të udhëheqësve të partisë më të madhe “patriotike” e “kombëtare”, të LDK-së&Co. Madje, atje, ka rrezik të përhapjes së ndonjë sëmundjeje a epidemie shfarosëse, me fillimin e ndonjë vape të madhe, të paparaparë, që mund të shkaktojë thatësi në “kryeqytetin” që nuk i ngjanë asnjë kryeqyteti bashkëkohor.

Po, çfarë ka ndodhur me tokën e komunës së Prishtinës, këto vite të pasluftës së UÇK-së? A u janë dhënë troje qytetarëve në nevojë, apo, vetëm atyre me përkatësi partiake, a u jepen kredi qytetarëve në neojë apo vetëm atyre me përkatësi, prefernca e rekomandime partiake? A u janë dhënë troje luftëtarëve të UÇK-së? A u jepen kredi luftëtarëve të UÇK-së? Apo, të gjitha këto jepen me rekomandime e preferenca partiake të LDK-së.

Prandaj, nuk është çudi pse Prishtina erret e terret nën rrethimin e egër të tualeteve të LDK-së? I kujt është faji? Apo, faji mbetet jetim, siç mbetej gjithmonë, në kohën e po këtyre njerëzve të partisë së Titos, LKJ-LDK-së?!... Ku janë prokuroritë dhe prokurorët? Apo, do lejohen përgjithmonë udbasho-kosistët ta zhvatin këtë popull të mjerë dhe djersën e tij fisnike, kuislingët e papërgjegjshëm të LDK-së dhe të simotrave të saj “patriotike” në trojet e trepushtuara shqiptare?...

Meqë është kohë e zgjedhjeve, si kanë sy e faqe ata “njerëz” ta kërkojnë votën e qytetarëve shqiptarë të “Republikës së Kosovës”, kur dihet se LDK-ja&Co është partia me jetëgjatësinë më të madhe antishqiptare në trojet e pushtuara shqiptare nga fqinjët?...

Burojë, më 7 maj 2014

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode