LAVDI DËSHMORËVE!

08/11/2019 06:10

DOMOSDO KOHE

 

 

LAVDI DËSHMORËVE!

 

Nga Artan BORIÇI

 

 

Ata ishin të rinj, kishin ideale.

Ata vinin prej mjerimit që vetëm
Migjeni dinte ta përshkruante.

Mjerim idesh dhe veprash të etërve të pavarësisë për të parë fashizmin dhe nacionalsocializmin me sytë e
botës Atlantike!

Dëshmorët e luftës e donin jetën dhe e dhanë që shokët e shoqet e tyre të jetonin në liri.

Ata nuk e dinin se vepra e tyre do të manipulohej e lufta të tradhëtohej.

Ata nuk e dinin se llumi i shoqërisë shqiptare do të zmadhohej!

Ata nuk e dinin se ky llum do të shkatërronte Shqipërinë dhe idealet e përparimit.

Ata nuk e dinin se ky llum do hidhej poshtërsisht kundër dëshmorëve të luftës!

Ata nuk e dinin se rinia do të largohej e dëshpëruar prej idelogjisë antishqiptare të llumit.

Ata e dinin se atdhedashuria kërkon sakrifica, prandaj dhanë atë që kishin më të shtrenjtë në lule të rinisë!

Ata ranë me amanetin se Shqipëria do të jetë e lirë dhe e begatë, amanet që nuk e tret dheu!

Prandaj, lavdi atyre bijave dhe bijëve këtë përvjetor të 75-të!

DITA

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a website for freeWebnode