L E P U R I EDHE PSE LEPUR VETËMBYTËS, I SHPALLUR HERO, LEGJENDAR, E ÇKA EDHE JO TJETËR !?!

06/03/2019 05:44

TREGIM

 

Zeqir DURAKU

 

L E P U R I EDHE PSE LEPUR VETËMBYTËS,

I SHPALLUR HERO, LEGJENDAR, E ÇKA EDHE JO TJETËR !?!

 

Në vitin 1983 gjithsesi; por, nuk po m’kujtohet tash saktësisht se a ishte muaj korrik, gusht apo shtator që, një ditë rastisa të isha në qytezën Klinë. Dhe, pasi i pata kryer disa punë aty në Klinë për të cilat kryesisht edhe isha atë ditë andejpari, në fund, hyra në një kafene që ta pija një kafe; por, që, tash nuk po m’kujtohet emri i asaj kafeneje; po, ndoshta s’ka shumë rëndësi kjo në këtë rast. Sapo pata hyrë në atë kafene, ashtu, vetvetishëm, pata këqyrur që ta shihja ndonjë tavolinë të lirë dhe mundësisht edhe të përshtatshme ku të ulësha për ta pirë kafenë sa më me shije; kur, papritmas, aso çaste m’u pat drejtua në emër një njeri që ishte aty në kafene, duke më thënë: “Zeqë, hajde ulu këtu, hajde ulu këtu, Zeqë!”

Ashtu, më të dëgjuar zërin që më thirri, unë e ktheva kokën në të majtë, andej nga më erdhi ai zë që më thërriste dhe, nga andej e pash një njeri i cili, kur e pa se po e shikoja, ma bëri edhe me gjest dore dhe duke më thënë edhe një herë: “Hajde, Zeqë, Zeqë, hajde ulu këtu!” Në atë kafene, kur unë hyra, aty kishte pasur edhe njerëz tjerë të ulur pranë tavolinave, të cilët, sekush, kishte përpara në tavolina ndojçka që pinte dhe, ashtu mbase që të gjithë aty edhe bisedonin në mënyrat e veta me njëri-tjetrin. Njeriu që më thirri të ulësha në tavolinën e tij , ishte i ulur në një tavolinë afër dritareve të asaj kafeneje, që, edhe mua ajo tavolinë aty më përshtatej patjetër.

Edhe kur e shikjova pak me më shumë vëmendje atë njeri që më bëzani që të shkoja të ulësha tek ai, prapë nuk m’u duk njeri i njohur, sado që patjetër e kisha parasyesh se ishte shumë e mundur që me atë njeri edhe të kisha ndejtur ndonjëherë më parë ndokund dhe, prandaj edhe të e kisha njohur. Megjithatë, disi me ngurrim por, edhe me një kureshtje të pashpjegueshme nga ajo e papritur aty, u drejtova drejt njeriut që më thirri e, i cili aso çastesh më priste pranë tavolinës së tij i ngritur në këmbë. Pasi shkova te ai njeri dhe te tavolina e tij aty, u përshëndetem me të duke ia dhënë duart njëri-tjetrit dhe, ashtu vetvetishëm edhe u përqafuam miqësisht.

 

Në shenj nderimi, ai burrë edhe ma rregulloj një karrigë që të ulësha aty dhe më tha: “Urdhëro e ulu, Zeqir burri”! U ula unë duke e falënderuar për mirësjelljen e tij ndaj meje dhe, pasi i bëmë mesvete ato pyetjet e përgjigjet e zakonshme që rendom i bëjnë njerëzit kur takohen me njëri-tjetrin, ai burrë menjëherë më pyeti se çka dëshiroja të pija. Unë e porosita një kafe me një gotë ujë e, poashtu edhe ai e porositi edhe një kafe për vete, ndoshta më tepër për mirësjellje që ashtu dhe në atë mënyrë të më bënte shoqëri ngase, ai, veç e kishte pirë, të paktën një kafe, sepse e kishte filxhanin e kafesë aty përpara në tavolinë. Sipas përshtypjeve të mia atëherë, ai burrë ishte i një moshe, aty diku përmbi 50 vjeçarë; kishte flokë të prera me shije ndonëse i kishte ngapak të thinjura; ishte i veshur me një kostum të kombinuar por, më sa mbaj n’mend tash, aty nuk i pash kravatë në qafë. . . . Sa ndejtëm bashkë me të aty, biseduam për çështje të shumta dhe ndër më të ndryshmet, ndonëse lakonikisht, sepse, instinktivisht të vetëdijshëm për rrethanat ku ishim si dhe për shkak të kohës; por, prapëseprapë na ngjau sikurse thotë ajo fjala popullore “E nxjerr një kashtë e pastaj dalin edhe gjashtë” . Veçse, unë, këtu, shkak për shkruarjen e këtij TREGIMI po e veçoj vetëm një temë që e shkaktoi biseda por, edhe debati mes nesh atëherë aty që, unë, pastaj atë temë e dëgjova prej atij burri e, që ajo temë shumë e veçantë më pat bërë jo vetëm përshtypje të jashtëzakonshme, por edhe të paharrueshme dhe tronditëse; prandaj, mendoj dhe besoj se ia vlen; bile, ia vlen shumë që edhe unë ta tregoj atë e këtë tregim të asaj dhe kësaj TEME -aq sa e mbaj n’mend edhe tash duke e shkruajtur, këtu, për të tjerët!?

Ashtu, pra, duke e frymëzuar por edhe duke e provokuar mes nesh fjala-fjalën e tema-temën aty, zuri ai burrë të tregonte për një LEPUR i cili, nga frika e krismave të pushkëve të gjuetarëve dhe poashtu edhe nga frika e lehjeve të zagarëve aty përreth strofkës së TIJ, LEPURI, -sigurisht duke mos guxuar . . . pra, shumë duke mos guxuar -që të ikte nga strofka e tij . . . gjithsesi dhe , s’do mend, nga krismat e pushkëve të gjuetarëve dhe nga lehjet e zagarëve, LEPURI e kishte pas mbytur veten në strofullën e tij; ose, thënë ndryshe, kishte pas bërë vetëvrasje !?! . . . Shumë i befasuar por, poaq edhe i habitur UNË nga çka dëgjova që në fillimin e atij dhe këtij tregimi; dhe, konkretisht, nga fjalia e fundit e atij burri që m’tregonte aty, kur më tha se: “LEPURI kishte bërë VETËVRASJE”. . . !?!

. . .I ndërhyra patjetër në fjalë dhe i thash: “-Burrë bre, ngadalë, se ndoshta nuk po t’kuptoj . . . si ka mundësi, LEPURI për ta mbytur veten apo, për të bërë vetëvrasje “?!! “-Mos u ngut Zeqë-o, se ka mundësi e, çka s’ka mundësi” -ma priti ai; dhe, vazhdoi duke më thënë me një ngjyrim zëri, sikur me qëllim për t’më qetësuar se, -edhe Ai vetë, ashtu e kishte dëgjuar nga babëgjyshi i vet TREGIMIN që ma tregonte mua por, që, edhe vetë babëgjyshi i tij, tregimin në fjalë e kishte dëgjuar nga të tjerët !?! Unë, aty, gjithsesi me ndjenja të hallakatura por, edhe me kureshtje shumë të rritur aso çastësh dhe i bërë krejt veshë, siç thotë fjala; i thash bashkëbiseduesit tim aty atëbotë: “- Atëherë, vazhdo të lutem tregimin dhe, më falë shumë që të ndërhyra dhe të ndërpreva”!? “-Jo, s’ka gjë, s’ka gjë; o Zeqë burri”, -ma priti AI, “-se, edhe unë, kur ma pat treguar KËTË TREGIM apo këtë histori, babëgjyshi, u pata befasuar e çuditur, ndoshta, edhe më shumë sesa që Ti po befasohesh e po çuditesh tash, kur e dëgjove, edhe pse, deri tash, vetëm fillimin e këtij tregimi, prej meje”; dhe, vazhdoi TREGIMIN e nisur duke më thënë pra, se: -sikurse i kishte treguar babëgjyshi i tij, kishte pas qenë kohë gjuetie kur ka ndodhur kjo e ajo ngjarje ku, dy çobanë, derisa kishin pas qenë duke i kullotur delet dikund në mal e, ku, njëkohësisht andejpari kishin pas qenë duke u dëgjuar, andej e, atje-këtu edhe krisma të pushkëve të gjuetarëve si dhe lehje të zagarëve e, ndërkohë që gjatë asaj kohe e në ato rrethana, njërit prej

atyre dy Çobanëve i kishte pas qëlluar që ta shihte një LEPUR në strofkë. . . . Dhe, më të parë lepurin në atë strofkë, çobani ndalet kujdesshëm që mos të bënte lëvizje të zhurmshme që pastaj ta hetonte lepuri pranishmërinë e tij dhe asisoj të trembej e të ikte nga strofka; ndërkaq që vazhdonin pra, herë pas herë të dëgjoheshin andej dikah krismat e pushkëve të gjuetarëve si dhe lehjet e zagarëve herë më shumë e herë më pak dhe herë më ngat e herë më larg nga vendi ku ishte lepuri NË FJALË në atë strofkë të tij si dhe ai çoban duke e kundruar LEPURIN aty. Çobani, edhe pse jo shumë qartazi, sigurisht -nga rrethanat e rastit aty por, edhe nga largësia n’mes tij dhe LEPURIT ne atë strofkë, megjithëatë -kishte pas vërejtur sesi LEPURI aty në atë shtrofkë herë-herë ishte përpëlitur si dhe kishte pas bërë edhe lëvizje herë me këmbë e, nganjëherë edhe me pjesë tjera të trupit por, prapëseprapë kishte pas mbetur aty në strofkë dhe nuk ishte larguar prej strofke!?!

. . . Dhe, ashtu, vazhdoj tregimtari i këtij tregimi, -ai çoban, papritmas i gjendur në ato rrethana e, duke e shikjuar atë LEPUR me kujdes të shtuar që, eventualisht mos të sjellej ai, çobani pra, pakujdesshëm që të trembej lepuri nga strofka e të ikte, njëkohësisht mendonte çobani si të bënte në ato çaste dhe në ato rrethana: -a të provonte dhe të mundohej që ta mbyste LEPURIN duke e gjuajtur për ta goditur me çomangen e vet që e kishte në dorë; apo, të provonte që ta mbyste lepurin duke e gjuajtur me ndonjë GURI; sepse, shtrofka e atij LEPURI aty kishte pas qëlluar ndërmjet disa drunjve sa, çobanit iu kish pas dukur gati fare e pamundur që nga ajo largësi që ishte ndërmjet Tij dhe LEPURIT në atë strofkë aty, dhe aq më tepër ngaqë ajo strofkë ku ishte ai LEPUR, pra, ishte e rrethuar, me ata drunj aq pengestarë për të mundur të goditej LEPURI; i shkoi në mend atij çobani që ta thërriste , por shumë kujdesshëm, në ndihmë edhe atë çobanin tjetër që ishte aso çaste diku aty mëtej duke u kujdesur për delet që kullotnin atypari. Asisoj, çobani afër atij LEPURI në atë strofkë, i jep diqysh shenjë me gjeste duarsh çobanit tjetër që aso kohe ndodhej atje diku, jo shumë larg tij -që të afrohej ngadalë e me shumë kujdes te Ai!?! . . . Dhe, Ashtu, ai çobani tjetër e kupton përafërsisht mirë si e thërriste dhe qysh të afrohej te kolegu i tij që e ftonte të shkonte te Ai dhe, kur ky çobani shkon te ai çobani që e thirri, i tregon , me zë shumë të ulet, çobani që e kishte thirrur çobanit që kishte shkuar aty -si qëndronte puna dhe,ashtu, merrën vesh me njëri-tjetrin që, së pari, njëri nga çobanët ta gjuante atë LEPUR në atë strofkë me GURI; e, nëse nuk do ta qëllonte guri lepurin dhe lepuri prandaj të çohej nga strofka dhe të ikte, atëherë, në ikje e sipër të mundohej që ta godiste me çomange LEPURIN, çobani tjetër.

. . . Ndërkohë, krismat e pushkëve të gjuetarëve si dhe lehjet e zagarëve, vazhdonin të dëgjohëshin herë më shpesh e herë më rrallë dhe, herë më të largëta e herë më të afërta nga vendi ku qëllonin të ishin ata dy çobanë aty pranë strofkës së atij LEPURI dhe LEPURIT në fjalë në atë strofkë, -tregonte tregimtari i këtij tregimi duke vazhduar,

. . . -Ashtu, pa u vonuar shumë , sipas marrëveshjes që e bënë ata dy çobanë mesvete, njëri çoban, më në fund -fuqishëm e gjuan me GURI , LEPURIN në atë shtrofkë për ta goditur dhe ashtu për ta mbytur; por, sikurse që edhe kishte parashikuar, GURI i gjuajtur për ta goditur në atë strofkë atë lepur , e godet aty një prej atyre drunjve që ishin përreth strofkës së lepurit dhe, edhe pse goditja e atij druri nga aj GURI i hudhur me shumë fuqi, shkaktoi zhurmë edhe të frikshme dhe jo zhurmë të pakët, prapëseprapë, LEPURI aty në atë strofkë, jo që nuk u trmb dhe as nuk iku nga strofka por, as nuk lëvizi fare!?! Dhe, nga ajo e papritur, të dy çobanët aty, të befasuar jo pak nga ajo, pra, që veç sa iu ndodhi, kushedi me çfarë parandjenjash, krejt lirshëm dhe pakujdesshëm u mësyen drejt strofkës se LEPURIT në fjalë dhe, edhe kur u afruan aty, fare pranë LEPURIT në strofkë, u ndalën paksa që ta shihnin për së afërmi si qëndronte asisoj puna me atë LEPUR . . . por, panë se lepuri s’bënte asfarë lëvizjesh!?! Ndaj, jo pa druajtje, njëri çoban, së pari, e prekë pak, LEPURIN me dorë; por -LEPURI prapë s’lëvizë asfare !?!. . . Dhe, atëherë, mbase, hiç pa ndruajtje, çobani e kapë LEPURIN me dorë; por, vëren, konstaton dhe bindet se AI LEPUR atëhermë ishte i pajetë; ishte i ngordhur apo, i vdekur; thuaj qysh të duash apo qysh të kesh qejf, dhe, se, trupin, LEPURI ende e kishte paksa të ngrohtë!? . . .

 

. . . Mandej, e shikojnë atë LEPUR me kujdes ata dy çobanë, aty, dhe, vërejnë se LEPURI ishte bukur i madh; madje, si veçanti te ai lepur, vërejnë se lepuri kishte mustaqe BUKUR TË MËDHA sa, asisoj,pra, dukjen e kishte të një “LEPURI BURRËROR” tamam, nëse do kishte mundësi që të shprehështe edhe kështu!? . . . Dhe, gjatë vërejtjës së mëtejme dhe më të kujdesshme që ia bëjnë LEPURIT, çobanët, vërejnë se, n’mes fytit dhe mjekrës së atij LEPURI ishte një plagë e gjakosur . . . -Këtu i ndërhyra në fjalë patjetër, atëherë treguesit të këtij tregimi, sado që s’doja t’i ndërhyja sepse, s’munda edhe më të duroja pa i ndërhyrë gjatë tregimit të tij, që të më sqaronte paqartësitë, për mua, të disa fjalëve që në tregim e sipër i thoshte Ai, dhe, i thash: “. . .- Sipas teje, që po ma tregon këtë TREGIM, Çka don të thotë ajo PLAGË E GJAKOSUR aty në fyt të atij lepuri se, unë nuk po e kam të qartë tamam?!” “-Don të thotë”, -ma priti Ai “-se, sipas konstatimeve logjike dhe përfundimtare të atyre dy çobanëve por, JO VETËM të atyre dy çobanëve: - derisa krisnin pushkët e gjuetarëve dhe dëgjoheshin edhe lehjet e zagarëve andejpari, atëherë dhe për rastin në fjalë, pra; dhe, ndërsa LEPURI përpëlitej dhe i bënte ato lëvizje në strofkë e, që ai çobani i kishte vërejtur duke i bërë LEPURI ato lëvizje dhe përpëlitje aty në strofkën e tij, LEPURI në fjalë ashtu dhe në atë mënyrë, me THONJTË e këmbëve të veta, LEPURZEZA -NGA F R I K A e krismave të pushkëve të gjuetarëve por edhe nga FRIKA e lehjeve të zagarëve atyre anëve, aso kohe, s’ka guxuar të çohet e të dalë nga strofka e të ikë, -prandaj, thonjtë e këmbëve të veta apo, THONJTË e njërës këmbë të vet, duke i ngulur me forcë në fytin e vet; dhe i ka ngulur pa asnjë dyshim, LEPURI I NGRATË E I GJORË në atë mënyrë ka bërë vetëvrasje apo, e ka mbytur veten e vet”!?! “-A të jam tash i qartë, Zeqë, apo jo”?! -M’u përgjigj por edhe më pyeti ashtu, jo pa njëfarë ironie të theksuar dhe bukur të çuditshme veçse edhe me dinjitet ndaj meje dhe ndaj vetes, ai BURRË që “digjej” me durim shëmbullor ndërsa vazhdonte të ma tregonte atë dhe këtë TREGIM -jo vetëm për atë LEPUR VETËMBYTËS nga frika megjithëqë mustaqemadh e kapardisës!?!

 

. . . -O, po; më je i qartë dhe po t’kuptoj, o burrë, shumë mirë dhe siç duhet ma merr mendja, -ia ktheva unë, atij tregimtari të atij tregimi nga i cili e dëgjoja tregimin; por -vazhdova unë: -sa po m’vjen keq por, po m’vjen , disi, edhe shumë inatë, edhe MUA VETË -pse ai LEPUR me gjithë ato mustaqe paska pas qenë aq shumë frikacak e më shumë. . . siç edhe po vërtetohet, paska pas qenë -edhe TOROLLAK . . . sepse, as në endërr e, lëre më zhgjënder, o burrë, nuk shkojnë dhe nuk pajtohen as mund të shkojnë apo të pajtohen bashkë asnjë herë -mustaqet KATAROSH (siç do t’thoshte Sefë Mleqani në një “krahinë” të tij) e FRIKA LEPUROSH !?! . . .

“-Por, unë nuk mund të ta tregoj NGJARJEN qysh nuk është”, -M’u drejtua, tregimtari, me ironi të duhur dhe vazhdoi, “-sado që, ty mundet mos më të pëlqy kjo ngjarje kështu qysh po ta tregoj; por, unë kështu e kam ndëgju, Zeqë-o; dhe, unë, pra, as nuk mundem dhe as nuk kam drejt që tregimin që e kam ndëgju nga të tjerët, as ta zbukuroj dhe as ta shtrembëroj apo ta shëmtoj, kur më rastis t’jua tregoj të tjetrëve, apo jo”?! -Tamam, o burrë, tamam; por, ti, kurrqysh mos m’keqkupto këtu, mua, -iu përgjigja tregimtarit dhe vazhdova -sepse, sa herë që unë po t’ndërpres gjatë tregimit, unë po t’ndërpres e po reagoj ndaj përmbajtjes së tregimit që ti këtu po ma tregon; ndërkaq që, për këtë rast ,Ty personalisht të jam dhe të qofsha shumë dhe aq shumë mirënjohës për këtë tregim që po ma tregon dhe mu për këtë, veçanërisht edhe të faleminderoj shumë dhe aq shumë!?! “-Me nder qofsh, me nder qofsh, Zeqë-o”! -m’u drejtua TREGIMTARI i ngjarjës që po vazhdon; “-por, po të lutem”, -vazhdoi Ai “-që, tash e tutje, ta marrësh shumë më shtruar dhe shumë ma indiferent nga qysh e ke marrë duke e dëgjuar deri tash tregimin që po ta tregoj sepse, ma merr mendja, fatkeqësisht, por, edhe jam i bindur dhe besoj se, KURRGJË s’ke dëgjuar deri tash, o Zeqë, - çka do të dëgjojsh paskëtaj” !?! -O burrë, ty t’lumtë goja dhe vetëm vazhdo; se, Ti, çkado që të tregojsh edhe më, prapëseprapë, kijametin me fjalë nuk do t’mund ta bëjsh, apo jo?! Kurse, ajo që veç ka ndodhë -vazhdova unë, -nuk mund t’bëhet edhe më, as më e keqe dhe as më e mirë; kurse, historia apo tregimi i atij LEPURI që e tregove deri tashti, ma merr mendja dhe qoftë kështu se, edhe muer fund me vetëmbytjen e atij lepuri; apo, mos, Ti, do t’thuash kushedi se qysh ndryshe, tashti?!

“-Jo, xhanëm Zeqa, nuk është bash qysh the Ti, se: “Ajo që veç ka ndodhë, nuk mund të bëhet edhe më e keqe . . .”, -përderisa, o Zeqë, fatkeqësisht dhe shumë fatkeqësisht, ka dhe edhe do t’ketë njerëz falsifikatorë; njerëz manipulatorë; njerëz matrapazë; njerëz xhambazë; njerëz dallaverexhi; njerëz allishverishaxhi, njerëz dallkaukë, njerëz injorantë; njerëz teveqelë, gjysmëinjorantë, njerëz të gjorë, njerëz maniakë e, njerëz të ngjashëm me këta por, edhe më dëgjenerikë, më të këqijë e më të zi edhe sesa këta që i ceka; e, të cilët, pra, -edhe LEPURIN; madje, lepurin e vetëmbytur; bash edhe LEPURIN e vetëmbytur nga frika LEPURORE . . . , e falsifikojnë; e spekulojnë; e dallaverizojnë, e allishverishizojnë etj., etj., deri në atë masë e deri në atë shkallë sa, NJË LEPUR TË TILLË e quajnë edhe NJERI; apo, e bëjnë edhe NJERI . . .!?! . . . Dhe, pastaj atij NJERIULEPUR ia dhënë edhe të gjitha epitetet tjera te mundshme sa, mandej, NJERIUNLEPUR apo, LEPURINNJERI e paraqesin . . . edhe SI LEGJENDË dhe, madje -edhe SI NJERI TË SHENJTË !?!!! . . .

 

-Burrë, bre, -vazhdova unë, -Ti, veç më paralajmërove që: “Ta marr më shtruar e më indiferent “tregimin në vazhdim”, për çka edhe po të jam mirënjohës shumë; sepse, po dëgjoj diçka, deri tash, për mua të padëgjuar; . . . por, edhe me fjalët që vazhdove pas paralajmërimit që ma bëre e, që m’i the deri tash, Ti, vërtetë m’hutove e, në njëfarë mënyre edhe m’ngatërrove dhe, edhe po m’huton e ngatërron vërtetë edhe më shumë por, edhe po m’tendosë keqas, sidomos më fjalët: “. . . NJERILEPUR”, “LEPURNJERI”; pastaj, “LEGJENDË”, pastaj “NJERI TË SHENJTË” . . .O, ruana zot(!?!) . . . prandaj, të lutem shumë, -vazhdova unë -që, sidomos, këto fjalët e mbrama që i the tash këtu, t’i zbërthejsh tamam, sa më thjeshtë e sa më qartë -që të kuptoj mirë se, çka deshe të më thuash dhe, çka më the në fakt, dhe, veçmas pra -me këto fjalët e fundit?!!“-Desha të të thoshja dhe të thash me fjalët që të thash, o Zeqë”, -ma priti TREGIMTARI në fjalë, se “-lepurin e vetëmbytur në atë strofkë e, për të cilin edhe e patëm fjalën këtu deri tash; pastaj, e përsëris prapë: -njerëzit spekulatorë, njerëzit allishverishaxhi; njerëzit manipulatorë; njerëzit falsifikatorë; njerëzit matrapazë, njerëzit sharlatanë, njerëzit karrieristë, njerëzit dallkaukë, njerëzit maniakë . . . por, edhe kushedi sa biçim lloje tjera njerëzish, ndoshta edhe më të gjorë edhe sesa këto lloje njerëzish që i ripërmenda, -mandej, ATË LEPUR, e varrosin në strofkën ku e kishte mbytur veten LEPURI, apo e varrosin, diku aty afër strofkës (se, kështu m’ka treguar edhe Babëgjyshi) dhe, mandej në vijim, po këta llojë njerëzish që i theksova për të satën herë, -fillojnë dhe e përhapin në popull, qysh mundën e qysh dinë,(o zot runaj mendtë) se, gjoja -“Në atë varr, aty, prehet trupi i një martiri; mandej, trupi i një heroi; trupi i një legjendari; trupi i një shenjti e, qysh edhe jo ndryshe . . .”!?! . . .Madje, mëtutje, s’ngurrojnë edhe që të vazhdojnë e t’i thurin, edhe këngë dhe, edhe i këndojnë këngë heroike dhe këngë legjendare LEPURIT TË VETËMBYTUR NGA FRIKA LEPURORE - gjithnjë, o Zeqë, o ruajna zot, duke e konsideruar dhe duke e etiketuar “ATË LEPUR” TË VETËMBYTUR NGA FRIKA tipike LEPRORE, -si NJERI HERO; si NJERI LEGJENDAR dhe si NJERI TË SHENJTË!?! - Ou, se, me këtë që tash po më tregon, o burrë, je duke m’i luajtur mendtë, -ia prita unë, në afekt, ati tregimtari!?! . . “-Dhe, mandej, o Zeqë”, -vazhdoi aty tregimtari i tregimit që po vazhdon, edhe Ai në afekt, “-mbi atë varr të atij lepuri të vetëmbytur nga frika lepurore aty në strofkën e tij, llojët e njerëzve që i theksova e ritheksova tashmë, ah, vraj o zot e, lëshoj edhe ti ori TOKË, e ngritin një TYRBE duke propaganduar aq sa kanë ditur e aq sa kanë mundur, se gjoja, në atë varr TË ASAJ TYRBE -prehet trupi i një martiri; trupi i një heroi; trupi i një legjendari dhe trupi i një shenjtori; me pretendim dhe qëllim gjithënjë -që pastaj, njerëzit të fillojnë e të shkojnë që të falën e të lutën; të përgjerohen e të përshpirtën në tyrben e atij “MARTIRI”; në tyrben e atij ”HEROI”; në tyrben e atij “LEGJENDARI” dhe, në tyrben e atij “SHENJTORI” -gjithënjë dhe pa ndërprerë -me pikësynimin dhe qëllimin e mbramë që në atë mënyrë, RRENËN apo, HIPERRRENËN duke e rrotulluar e çrrotulluar; duke e spekuluar; manipuluar; falsifikuar e allishverishizuar -ta bëjnë T’VËRTETË TË PRANUESHME DHE T’VËRTETË TË PAMOHUESHME DHE MBUSHAMENDËSE” !?! . . .-Po, nuk bëhet more, RRENA e VËRTETË dhe, “Nuk shkohet me rrenë n’xhenet”!?! -Ia këtheva unë, aty, tregimtarit të tregimit, shumë në afekt, dhe vazhdova: -prandaj, edhemë, as nuk po mundem më të mos reagoj e të mos ndërpres sepse, këto që Ti po i tregon tash, o dashamirë, nuk po përngjajnë më fare në realitet, po në një përrallë të tipit ultraamatorë; të tipit më trashaman dhe të tipit më të keq ... dhe, të lutëm, mos vazhdo edhe mëtetj të ma tregojsh këtë tregim e këtë ngjarje sepse, s’qenka ngjarje as tregim; madje, nuk qenka as PËRRALLË për të qenë por, më thuaj të lutëm, vetëm edhe se, ku paska ndodhë kjo hata; në cilin vend të humbur të botës paska ndodhë kjo e padëgjuar; në cilën shkretëtirë ka ndodhur; apo, në cilën xhungël në BOTË!?! -Ia prita unë, tregimtarit të këti tregimi, me durim gati krejt të humbur dhe shumë në afekt. . . !?!-O Zeqë, ma priti, tregimtari i këti tregimi, edhe ai në afekt dhe flakë për flakë: “-mbasi s’po don që ta vazhdoj edhe mëtej tregimin e ngjarjës në fjalë, atëherë, po të them me keqardhje por edhe pa keqardhje se, NGJARJA E TREGIMIT NË FJALË, nuk ka ndodhur ndokund tjetër si Ti do t’dëshiroje, O ZEQË; po, ka ndodhur pikërisht n’Kosovë”!?! . . . Dhe, pikërisht kur ai burrë që pa u lodhur vazhdonte të ma tregonte ngjarjen në fjalë, më tha se: “. . . NGJARJA E TREGIMIT NË FJALË NUK KISHTE NDODHUR NDOKUND TJETËR PO, KISHTE NDODHUR PIKËRISHT N’KOSOVË”; -ajo dhe kjo fjalë dhe ai pohim krejt i papritur për mua, sepse, mbase, edhe ende më i padëshiruar sa, madje, edhe fare i paëndërruar ndonjëherë nga unë, -më tronditi aq shumë, sa mbeta i shtangur-shastisur dhe pa mundur që ta thoja as edhe një fjalë!?! . . . U hutova e u ngatërrova ashtu dhe në atë mënyrë sa, aso çastësh rashë në një gjendje që atëherë dot s’e kuptova gjendjen në të cilën rashë; çka, as tash në një largësi kaq të madhe kohore, nuk e kuptoj dhe nuk po mund ta kuptojë se a qe ajo gjendje e atyre momenteve një traumë e rëndë; qe farë llojë çmendurie e pabëftë; apo, se në çfarë gjendje u pata katandisur atëherë, aty, aso momentësh, nuk e kam të qartë tamam as tash edhe pse, edhe tash vuaj jo pak, dhe jo rrallë, sa herë që e kujtoj atë ditë në atë kafene në qytezën Klinë e cila ka mbetur e pashlyer dhe e paharruar në kujtesën time deri më sot dhe, besoj se do t’më jetë e paharruar -edhe për deri sa të jam gjallë!?! Sidoqoftë, ashtu në atë gjendje, nuk e di tash, a nuk doja të flisja; apo, m’u pat marrur goja e, s’mundja dhe assesi që të flisja aty, në atë mënyrë, po nja 4-5 minuta ashtu; ndërkaq që, fort mirë e mbaj n’mend edhe tash se edhe TREGIMTARI i ngjarjës, aso momente më shikonte me sy shumë të zgurdulluar dhe edhe me gojë gjysëm të hapur. . . çka, m’u pat dukur se edhe atij, ndër të tjera, i ishte ndalur frymëmarrja në ato momente nga habia; por, ndoshta edhe nga frika nga ajo gjendje që shihte se si isha katandisur unë, aty!?! Pra, atyre momenteve, përveç që unë nuk folsha asgjë dhe qëndrojsha ashtu jo vetëm si i humbur dhe , si i mpirë apo, i mpirë dhe i shastisur; nuk folte as AI, tregimtari i asaj ngjarje, asgjë prej gjëje, ngase, kushedi, mbase priste ndonjë fjalë apo ndonjë reagim prej meje, s’pari; apo, mos ndoshta, edhe AI aso momente ishte e ndihej jo vetëm i hutuar po, edhe kushedi edhe qysh e si ndryshe... nga gjendja qysh më shihte se isha katandisur unë aty, atëherë . . . S’do mend, se pata ra, aty në atë kafene në Klinë atë ditë, aso momente në atë gjendje aq tronditëse e aq dëshpërimtare nëse jo edhe në kushedi çfarë gjendje tjetër të pamirë sepse, s’kam pasur spjegim as atëherë dhe s’kam spjegim as tash se, sa keq e sa në befasi u zura, po e përsëris prapë: kur më tha TREGIMTARI i ngjarjës në fjalë se. “. . . Ngjarja e tregimit që ma tregonte, nuk kishte ndodhur ndokund tjetër po, kishte ndodhur pikërisht në Kosovë” !?! . . . Prandaj, ajo dhe kjo fjali apo ai dhe ky KUMT aq e kaq i keq e i ZI, më bëri që ato momente të ndihesha e të përjetoja sikur më ra qielli mbi krye e sikur më lëshoi TOKA . . . !?! Dhe, nëse jo edhe për diçka tjetër, atëherë, patjetër -për faktin sepse, në radhe të parë, disi, aq shumë ndjeva dhimbtë për Kosovën, por, gjithsesi dhe më së shumti dhe për faktin se, edhe unë isha kosovar . . . prandaj, doja apo s’doja unë, u ndjeva aq ngusht e aq keq se aty dhe asisoj, dashtas-padashtas u ndjeva i identifikuar; sepse, në fakt, edhe isha i IDENTIFIKUAR për shkak të përkatësisë KOSOVARE -me ata njerëz aq të paskrupullt, me ata njerëz kosovarë aq falsifikatorë naivë e të marrë ; me ata njerëz spekulatorë, dallkaukë e manipulatorë dhe, qysh edhe jo edhe më të zi e më të këqij e më kobtarë që janë gati dhe guxojnë të bëjnë edhe aso spekulimesh; edhe aso falsifikimësh; aso manipulimesh; aso batakçillëqesh, aso rrenësh të ulëta e primitive e të vrazhda, aso hajvanllëqesh. . . sigurisht të motivuar e të shtyrë nga të gjitha llojët e allishvërishëve që kuturimthi e symbylltas të mëtojnë që rrenën të cilën nuk e mban as TOKA dhe që nuk e honeps as QIELLI, ta quajnë: të vërtetë; ta imponojnë për të vërtetë dhe edhe ta bëjnë të vërtetë sa, edhe një LEPUR; madje, një LEPUR VETËVRASËS APO VETËMBYTËS NGA FRIKA ULTRLEPURORE (o, vraje zot) LEPURGJORIN E TILLË -ta quajnë “martir”; ta quajnë “hero”; ta quajnë “legjendar”; ta quajnë “të shenjtë” e, qysh edhe jo ndryshe . . . !?! Dhe, ashtu, në atë gjendje kushedi sa i tendosur e i handakosur, u pata ngritur nga karriga ku isha ulur, me një gjest trupor krejt të vetëvetishëm dhe qartësisht skajshmërisht revoltues e protestues dhe, ashtu jam nisur që të dilja nga ajo kafene, ndërkaq që duke dalur nga kafeneja, e dëgjova atë burrë që ma tregoi ngjarjen në fjalë deri aty, duke më thirrur me një zë disi të frikësuar por edhe lutës: “Zeqë, Zeqë, ndal; kthehu, Zeqë!?”. . . Dhe, asisoj në ato thirrje e sipër të atij burri që ma tregoi ATË NGJARJE që edhe më solli në atë gjendje, dola unë nga ajo kafene dhe ashtu i pushtuar por edhe i goditur keq nga ajo gjendje që më pllakosi nga rrjedhojat e asaj ngjarje që e dëgjova aty, nga ai burrë në atë kafene veçse, edhe i traumatizuar por edhe i xhindosur, u largova, nuk e di, shpejt apo ngadalë, nga ajo kafene ashtu duke shkuar drejt Stacionit të trenit të Klinës . . . Dhe, kur u pata larguar nga ajo kafene, po nja 200 deri në 300 metra, papritmas u përfshiva dhe u pushtova nga një ndjenjë pendimi e turpërimi nga shkaku ngaqë nuk i thash as “ditën e mirë” atij burri që ma tregoi NGJARJËN NË FJALË por, që, unë nuk e dita as kush qe AI dhe as si u quajt, ndonëse, ai, mua më njihte fort mirë sepse m’u drejtonte, gjatë bisedës me mua, orë e çast, në emër aq natyrshëm sa më lihej përshtypja se ai më njihte mua që prej se kisha lindur !?! Dhe, arsyeja e dytë e pendimit që e ndjeva gjatë rrugës nga ajo kafene për në stacion të trenit të Klinës qe, edhe sepse, AI burrë që ma tregoi atë ngjarje aq të pazakonshme dhe aq tronditëse . . . dhe, për më tepër edhe sepse AJO NGJARJE kishte ndodhur në Kosovë e, jo ndokund tjetër, AI burrë, prandaj duhej dhe meritonte të dihej nga unë sesi quhështe dhe kush ishte !?! Prandaj, në çast dhe pa u hamendur asfare, u ktheva nxitimthi prapë në atë kafene dhe sapo hyra brenda kafenesë, shikova nga tavolina ku deri para disa minutave ishim ulur duke pirë kafe e duke kuvenduar me atë burrë për të cilin edhe u ktheva prapë aty, që ta takoja edhe një herë për sa thash më parë, porse e pash se atëhermë ai burrë nuk ishte aty edhemë. . . . E pyeta kamarierin e asaj kafeneje për atë njeri; dhe, kamarieri më tha se, edhe AI burri me të cilin unë kisha qenë bashkë, ulur në atë tavolinë, ishte çuar dhe kishte shkuar nga ATY pas pak minutave që unë kisha dalur nga kafeneja. Dola edhe unë menjëherë nga kafeneja që të shiqoja se, mos eventualisht do ta shihja dhe do ta takoja atypari ndokund nëpër rrugët e Klinës; dhe, shëtita nëpër rrugët e Klinës, po nja 20-30 minuta apo edhe më shumë por, më kot sepse, as nuk e pash dhe as nuk e takova më ATË njeri asgjëkund… Pata pas dalur pastaj edhe disa herë në Klinë qëllimisht që, mos rastësisht do ta shihja dhe do ta takoja, bile edhe një herë ATË NJERI që të mësoja sesi u quante dhe kush ishte por, megjithatë , dot nuk arrita që ta shihja dhe ta takoja më . . . Dhe, që prej atëherë, vazhdimisht e deri më sot, e kam pasur peng dhe, edhe e kam; dhe m’u pat bërë NAKËL dhe, edhe më më është -që nuk arrita të kuptoja se, kush qe ai njeri dhe, as sesi u quajt!?!

09. 5. 2012

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode