KUSH JANË FITIMTARËT DHE HUMBËSIT E VËRTETË TË LUFTËS?

05/04/2023 05:24

OPINION

 

KUSH JANË FITIMTARËT DHE HUMBËSIT E VËRTETË TË LUFTËS?

 

Shkruar nga Ylli MEÇE

 

Është një pyetje jo e thjeshtë, sepse përgjigjia nëse do t’i referoheshim të vërtetës lakuriqe, është rrëqethëse e drithëruese. Do të mjaftonte një statistikë e thjeshtë për të kuptuar se vetëm tremujorin e parë te vitit të shkuar 2022 (mars – maj),pra vetëm tre muaj mbas pushtimit të Ukrainës. 28 vendet prodhueset më të mëdha të energjisë, si rezultat i rritjes artificiale të çmimeve ( hidroenergjitik, gaz naftë etj) fituan më shumë se 100 miliardë $, teksa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres,duke e pranuar hapur këtë fakt të manjatëve të mëdhenj deklaroi se: “Është jo etike që kompanitë e naftës dhe gazit të bëjnë fitime rekord nga kjo krizë energjetike që rëndon rëndë mbi njerëzit dhe komunitetet më të varfra dhe që sjell një kosto të madhe për klimën.” Fitimet e kombinuara të kompanive kryesore të energjisë në tremujorin e parë të këtij viti janë afër 100 miliardë dollarë. Pra Guerresi ka marrë rolin e Papës së Vatikanit vetëm sa e konstaton dhe u lutet megakompanive energjitike të mendojnë për popujt, sepse kjo krizë ka tronditur dhe financat botërore dhe që po ndikon drejtë për së drejti në nivelin e jetesës duke ngritur më lart shkallën e varfërisë. Lufta në Ukrainë ,n ë fakt është një luftë e imperialistëve rusë mbi këtë popull, por dhe kërcënim për popujt tjerë fqinjë apo”sllav-folës” që nuk i binden Carit Putin, për të ringritur për së dyti imperatorinë e “Balshoj Rasi” (Rusi e madhe). Evropa dhe sidomos Amerika, kanë interesat e tyret kjo luftë, por që në fakt janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Evropa ka hallin e vet, sepse përkeqësimi i mëtejshëm i situatës dhe një fitore e ushtrisë pushtuese ,do i hapte oreksin Rusisë për inkursione te tjera e të reja drejt Evropës, teksa Amerika dëshiron që kjo luftë të zgjatë sa më shumë dhe me këtë rast hiperbolizon shkallën e rrezikshmërisë ruse duke e mbajtur jo vetëm ne alarm Evropën, por dhe duke e bindur atë për përkeqësimin e mëtejshëm të situatës, e cila mund të shkojë dhe drejt një lufte te tretë botërore. Kuptohet, që në kësi rastesh Evropa duhet të marrë masat për të përballuar Rusinë por që ta përballojë me sukses atë, nuk mundet që të futet në luftë me armët e vjetra por me armë të reja. Te vjetrat i dhurohen Ukrainës teksa dërgohen atje dhe një sasi e pakët armësh të reja me qëllim testimi, duke ballafaquar në sheshin e luftës efektet e tyre. Por kjo situate( sidomos dhe me hedhjen ne erë te gazsjellësit “Nord Strom 2” nën ujërat detare te Balltikut, Norvegjisë nga vet amerikanet) u krijua qëllimisht prej tyre e me këtë rast, ata me një gur vrisnin dy zogj, që do të thosh: Rusia të mos te kish mundësi t’i dërgonte gaz Evropës dhe në këto kushte, të ishte Amerika ajo që do i shiste gaz Evropës me çmimin që i leverdiste. Sabotimi i linjë së gazit drejt Evropës kishte prapavija te mëdha ekonomike por dhe politike. Në hartimin e këtij plani sekret që u realizua në 26 shtator të vitit të shkuar, morën pjesë vet Presidenti i Amerikës J.Biden, shefi i CIA-s J. Burnd në b/punim me Pentagonin si dhe nën sek. Shtetit V. Nuland dhe sekretari për sigurinë J.Sullivan. Evropa e kupton lojën djallëzore te Amerikës, por s’ka ç’të bëjë, sepse amerikanet ja kanë zënë kokën me derë qysh me “Planin Marshall” mbas luftës së dytë botërore më 1946, plan ky, që rimëkëmbi Evropën për të qenë vasale e bindur e Amerikës. Amerikanët të paktën deri tani i kanë shitur Evropës dhe Ukrainës me shumë se 50 mijë tonelata armatime dhe paisje ushtarake. Vetëm në Ukrainë janë shitur nga USA mbi 14.5 miliardë dollarë armatime, teksa i gjithë produkti i industrisë së luftës vetëm në këtë konflikt e ka kaluar shifrën 100 miliardë $ që po i shesin në vende te tjera. Po Rusia? Ajo po del përkohësisht e dëmtuar jo vetëm nga lufta në Ukrainë, duke u diskretituar keq në popujt e botës si fuqi agresive, por dhe nga që humbi përkohësisht tregun evropian dhe u spostua drejt lindjes së largët, Kinë, Indi, Pakistan e në disa vende afrikane, në Siri e gjetkë. Ajo, pra Rusia, nga pikëpamja ekonomike në rivalitet me Evropën dhe USA-n humbi shumë, humbje kjo, që e ka ndier dhe po e ndien. Po në fakt kush janë humbësit e vërtetë të cilët kërcënohen me rrezikun e “luftës se tretë botërore” ,“Kërcënimi atomik” apo “Bisha që mund të shuaj njerëzimin”, etj, etj, parulla këto që mbjellin frikën që shtyjnë dhe angazhojnë duke futur në vorbullën e pajisjes me armatime vende e popuj ? Janë popujt ata që paguajnë haraçet e luftës dhe i gjithë ai buxhet me shifra marramendëse që përdorin fuqitë ndërluftuese dhe aleatët e tyre, shkon vetëm për gjakderdhje si nga ajo palë që e inicion luftën së bashku me aleatët e vet, ashtu dhe nga ai popull që vërtet mbrohet me heroizëm, por që dhe po përballet me humbjen e bijve të vet ,me djegie e shkatërrime masive të cilëve do tu duhen vite të tëra mundi e djersa dhe një mobilizim i madh kombëtar për t’u rimëkëmbur. (Madje dhe mbas kësaj lufte atje, përsëri imperializmi do vërshojë nën petkun e “ndihmave” për t’u ulur këmbëkryq dhe shtrirë zonën e influencës. Vërtetohet dhe një herë në teori dhe në praktikë, teoria leniniste mbi natyrën agresive te imperializmit dhe karakteristikat e tij, si stadi më i lartë i zhvillimit kapitalist, si burim i të gjithë luftrave dhe fatkeqësive të popujve, sepse në konkurrencë me njeri tjetrin për zona të influencës për interesa ekonomike, ata (imperializmi i çdo ngjyre, amerikan, rus, kinez, evropian etj ) janë të gatshëm të bëjnë aleanca me grupime te caktuar imperialiste, për tu kacafytur me një imperializëm tjetër dhe aleatet e tij, për ta çuar kështu botën në një gjakderdhje dhe më të madhe se ajo e luftës së dytë. Aleancat ushtarake me imperializmin nuk janë gjë tjetër veçse kontrata për gjakderdhje në emër “Te mbrojtjes së Atdheut”. Organizmat dhe aleancat ushtarake që projekton dhe ndërton imperializmi, janë vetëm për lirinë, mbrojtjen dhe shtrirjen e zonave të influencës se oligarkisë së madhe ekonomiko- financiare, ( kushdo imperializëm qoftë ai) por nga ana tjetër dhe për të kërcënuar popujt në rast të një revolucioni të madh me përmasa, nacionale, kontinentale apo dhe botërore. Nëse rruzulli shkon drejt nje revolucioni botëror, NATO (Amerika Evropa) por dhe imperializmi rus, social-imperializmi kinez dhe gjithe imperializmi botëror do ë harronin kontrakdita midis tyre, ta do lidhnin aleancën e shenjtë kundër revolucionit proletar, sepse sa të jenë ata, kurrë popujt nuk do të kenë paqe...veçse luftë, sepse ata për aq kohë sa të ekzistojnë, janë e ngelen burim luftërash. Ja pse heroi i rezistencës çek Julius Fucik kish të drejtë ku përpara se ta varnin në litar la shënimin...”Popuj ju dua shumë- jini vigjilentë”, që do të thotë se dora gjakatare e imperializmit në situata kërcënues, mund dhe duhet të ndalohet me çdo kusht nga popujt dhe flaket e luftës që mbjell ai, të shërbejnë për djegien një herë e mirë të tij dhe jo të popujve.

SOT

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode