KUSH DO T’I NDJEKË UDBASHËT?

05/11/2014 06:11

Analizë&Opinion

 

KUSH DO T’I NDJEKË UDBASHËT?

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Gjithë historinë e tmerrit, para, gjatë dhe pas luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,e bënë dhe po e bëjnë strukturat e organizuara e të heshtura të ushtrisë së UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist, të kamufluara me rroba “demokratike” e “atdhetarie” . Ata, janë shpërndarë, me detyra të caktuara, në të gjitha poret e “pushtetit”, duke filluar nga par(t)itë akadamike, politike, ekonomike, financiare, prokuroriale, juridike, etj. dhe, në emër të tyre, po bëjnë krime në kurriz të shqiptarëve. Kriminelët e njohur të UDB-së dhe të KOS-it, udbasho-kosistët, po mbrohen nga strukturat e tyre të instaluara në të gjitha poret e pushtetit “popullor”, si në kohën antishqiptare të Titos e të Milosheviçit.

Ato struktura të krimit të organizuar “shtetëror”, antishqiptar, sot, janë shtrirë kudo “institucioneve të shtetit” dhe bëjnë pallën e qejfit në kurriz të popullit shqiptar e të intelegjencës së tij, duke keqpërdorur dhe shfrytëzuar egërsisht e pamëshirë të ardhurat e tij kombëtare. Ato i ke në të gjitha “institucionet e shtetit”, në të ashtuquajturin SHISH (AKI), në polici, në ushtri, në administratën publike, në akademi, në institucionet arsimore e shëndetësore, kudo, të cilat, si në kohën e tyre antishqiptare të Titos e të Milosheviçit, për dikë janë nënë (për familjen e tyre të madhe farefisnore), e, për dikë njerkë (për popullin shqiptar dhe intelegjencën e tij).

Dhe, shtrirjen e tyre kriminale (të UDB-asho – KOS-istëve dhe familjeve të tyre) nuk është vështirë ta hetosh, sepse, kudo që të shkosh nëpër institucione të “shtetit” të “Republikës së Kosovës”, prej qindra të punësuarve familjarë, që marrin paga të majme në emër të “shtetit”, ata që punojnë mund të numërohen në gishtat e një dore, apo, maksimum, të të dy durave dhe kjo është përralla me brirë e “shtetit më të ri” në Evropën plakë, antishqiptare, siç është plakë e leshtë dhe plakë e leshit LDK-ja udbasho-kosiste&Co!...

Ato struktura të organizuara “patriotike” e “shqiptare”, po i lënë pa bukë shqiptarët që nuk u kanë takuar as u takojnë me asgjë taborreve të tyre antishqiptare, strukturave “patriotike” e “demokratike”, “institucionale dhe institucionaliste” të LDK-së&Co, të “institucioneve dhe institucionalistëve tanë të viteve të 90-ta” të “Republikës së Kosovës”… Është fatkeqësi, sot, që, ndaj tyre, nuk merren kurrfarë masash ndëshkuese, edhe pse individë e grupe të organizuara janë të zhytura në krime shoqërore: politike, ekonomike, financiare, korruptive, gjyqësore, … dhe, absolutisht, askush nuk ngre padi as kërkon përgjegjësi prej tyre, përkundrazi, i përfillin shpifjet e tyre në kurriz të të tjerëve. Andaj, kush do t’i ndjekë dhe kush do t’i ndëshkojë udbashët dhe kosistët shqiptaro-titistë, pas luftës sonë shqiptare, të cilët, nuk po e heqin thikën prej shpinës sonë, as gjashtëmbëdhjetë vjetë pas luftës sonë të lavdishme. Madje, na e poshtëruan dhe na e përdhosen edhe luftën tonë për liri e bashkim kombëtar, dhe, shumkë e bënë që ta shkelë edhe betimin e dhënë para popullit e Atdheut Shqiptar(Sic!)… Që, thënë mëse urti, është tradhti kombëtare.

Për armatën e UDB-së dhe të KOS-it serbojugosllav “shqiptar”, duhet të shkruhen libra të tërë. Nuk mjafton një shkrim i këtyre përmasave a dhjetëra e qindar të tillë, për t’ua çjerrur maskat “patriotike” e “demokratike”, qarqeve të “qendrave të mendimit pozitiv” në “Republikën e Kosovës”, në republikën e kosovarëve e kosovaristëve “shqiptarë” të Kosovës së trepushtuar shqiptare. Thikat dhe armët e tyre të sofistikuara, sot, janë bërë një pjesë e kriminalizuar e policisë së “Shtetit”, “Prokuroria”, “Drejtësia”…, të të gjitha niveleve, prej atyre më të ultave e deri te ato më të lartat. Prova kemi me bollëk dhe kemi shkruar me dëshmi të tëra për to. Por, kush do t’i inicojë, ndjekë e gjykojë shqiptaro-titistët udbasho-kosistë, sipas provave tona? Kush do t’i ndjekë strukturat e organizuara të UDB-së e të KOS-it shqiptaro-titist? Kush, dhe cili organ i thirruar për t’i ndjekur ato? Mos po presin shqiptarët dhe Shqipëria që ato struktura të organizuara të krimit të organizuar antishqiptar do ta ndjekin vetveten e tyre kriminale? Jo, kurrë. Mos, do të zbresin t’i ndjekin dhe ndëshkojnë, jashtëtokësorët?... Pritja e diçkaje të tillë korrespondon me thënien popullore shqiptare: Prit magar, të dalë bar – kur doli bari, cofi magari!...

Shembuj kemi plot e përplot, por do ta marrim shembull vetëm një udbash të strukturave të krimit të organizuar shqiptaro-titist, njëfarë Da(m)ut Demaku-çkoviçin, për të cilin kemi shkruar disa herë, me prova të patjetërsueshme, të cilat i janë ofruar policisë së “Republikës së Kosovës”, se, udbashi Da(m)ut Demaku-çkoviçi, më është kërcënuar në vendin e punës me fjalët “Kafshimi im është vdekjeprurës!”, etj. Kafshimin e tij po e përjetojmë të gjithë punëtorët e Edicionit të Librit “Rilindja”, tash e nëntë vjetë të plota, sepse, ai, me lidhjet e tij kriminale në të ashtuquajturën Ministri e Kulturës, ku e cyti ish-ministrin e asaj ministrie kriminale, shokun e tij të UDB-së, Astrit Haraçinë, që të marrë vendim politik dhe të na lë pa të ardhurat tona personale, prej muajit mars/2006.

Da(m)ut Demaku-çkoviçi, edhe sot, si dje, më kërcënohet përmes të tjerëve (veglave dhe veglarive të veta), duke ua dhënë numrin tim të celularit, siç ua jepte shokëve të tij në policinë e “Republikës së Kosovës”, për çka është njoftuar Policia edhe me shkrim e edhe gojarisht, por, ç‘e do kur ai bashkëpunon me strukturat e tij të organizuara të krimit të organizuar përfaqësues edhe në polici e në struktura të tjera të “shtetit” dhe vepron për të na penguar kudo. Ai, erdhi në “Rilindja” për ta shuar Ndërmarrjen Botuese, Educionin e Librit “Rilindja”. Ajo qe dhe mbeti detyra e tij parësore dhe atë nuk e ndjekë policia e tij kriminale, që, në rastin tonë, del recidiviste e krimit të organizuar! E detyruan të vinte në “Rilindja” dhe të mos e linte krahun e luftës për liri e bashkim kombëtar të marrë frymë në atë Redaksi, të mos lejojë të bëhet asnjë ndryshim pozitiv e shqiptar, duke ia ndyrë edhe ajrin dhe frymën me shpifjet e tij “patriotike” e “kombëtare”, kanaleve të tij të njohura udbeske, gjithnjë “pozitive” të Qendrës së tij të “Mendimit pozitiv”(Sic!)… Ai, edhe sot, ua jep numrin e celularit tim femrave që trajnon në Qendrën e tik të “Mendimit pozitiv” dhe vartësve të tij që thërrasin shpesh në celularin tim dhe kërkojnë njerëz me emra të tjerë! Mos kujton Da(m)ut Demaku-çkoviçi se nuk mund të shihen veprimet e tij nën maskat “pozitive” të Qendrës së tij të “Mendimit pozitiv”?!...

Ka shumë për të thënë e shkruar, për të e për shokët e tij të UDB-së e të KOS-it shqiptaro-titist nëpër “institucionet e shtetit”, por, çka nëse themi e shkruajmë realitetin, kur askush nuk bën përpjekje, as minimale, për t’i shuar ato struktura recidiviste të krimit të organizuar antishqiptar, të cilat po lulëzojnë përditë e më shumë…

Dhe, sot, gjashtëmbëdhjetë vjetë pas luftës sonë të lavdishme, shtrohet pyetja: Kush do t’i ndjekë udbashët dhe kosistët? Mos po presin shqiptarët që ata do ta ndjekin njëri-tjetrin, se ata do ta linçojnë njëri-tjetrin, se ata do ta burgosin njëri-tjetrin, siç i burgosën dhe po i burgosin përditë luftëtarët e Shqipërisë!?!... Mos po presin shqiptarët dhe organet e drejtësisë shqiptare se ata do t’ua lirojnë vendet e uzurpuara të punës, me shekuj, shqiptarëve?! Këto gjëra nuk kanë për të ndodhur kurrë, nëse nuk ndryshon gjithçka në mendësinë shqiptare.

Realisht, ne pritëm me të drejtë se pas luftës së lavdishme të UÇK-së do ndërhyjë shteti amë dhe Sigurimi Shtetëror Shqiptar, për t’i parandaluar krimet politike, ekonomike, kulturore, juridike, financiare… të shqiptaro-titistëve udbasho-kosistë, krimet që ishin kryer për 50 vjetë rresht në kurriz të shqiptarëve. Pritëm se Shteti i ynë amë do ishte në krahun tonë të luftës për liri e bashkim kombëtar, me ne që organizuam dhe bëmë luftën, por, ja se ku shkoi pritshmëria e jonë!...

Pra, kush do t’i ndjekë udbashët dhe kosistët shqiptaro-titistë?...

Në këtë situatë dhe situata të tilla, gjyshi im, ndjesë pastë, në emër të popullit e shtetit shqiptar, do të bërtiste në kupë të qiellit: O ua pruftë, mendët, o ua humbtë, i madhi Zot!... Çfarë presin sot organet shtetërore (Policia, Prokuroria, Drejtësia), që janë të thirrura ta marrin e thërrasin në përgjegjësi secilin që shkel ligjin, secilin që merret me korrupsion të organizuar, secilin që merret me shpifje ordinere, sidomos, kur merren vendime politike për t’i lënë shqiptarët pa të drejtat e tyre elementare, pa punë e pa të ardhura familjare, siç është rasti i punonjësve të Edicionit të Librit “Rilindja”, dhe, jo vetëm i tyre, që, tash e nëntë vjetë janë pa të ardhurat e tyre personale, duke bredhur gjykatave, për fajin e strukturave të UDB-së e të KOS-it shqiptaro-titist në të gjitha institucionet e “Shtetit” të “Republikës së Kosovës”!…

Duke qenë të vetëdijshëm se ato struktura të krimit të organizuar ordiner (strukturat e UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist) janë burimi i vetëm i krimit në të gjitha fushat shoqërore. Ato janë jo vetëm provokimi, stimuli dhe organizatori i krimit, dhe, duke qenë kështu, është e çuditshme pse organet e thirrura antikrim nuk bëjnë asnjë hap përpara tash e pesëmbëdhjetë vejtë, pas luftës sonë të drejtë për liri e për Shqipëri? Dhe, derisa janë të tilla, kamuflohen kanaleve të tyre të krimit të organizuar duke bërë me gisht nga ana tjetër e pakriminalizuar ende ose nga ajo anë që e kanë inkriminuar po ato forca me pasardhësi shqiptaro-titiste, LDK-iste&Co.

Kush e ka për detyrë t’i ndjekë strukturat “patriotike”, “kombëtare” e “pozitive” të krimit të organizuar UDB-asho – KOS-ist, të instaluara në të gjitha poret e jetës shoqërore në Kosovën e trepushtuar shqiptare? Dhe, para një situate të tillë, duhet të jemi shumë esëll: o, duhet të veprojë drejtësia dhe organet e tjera të shtetit, që janë të thirrura të veprojnë sipas “Kushtetutës e ligjit”, siç kërkohet dhe janë të obliguara të veprojnë, o, populli (si Sovran i vetëm fuqiplotë) duhet ta marrë në dorë zbatimin e tyre!... Ose, drejtësinë, do të detyrohemi ta zbatojmë veç e veç, personalisht (në emër të popullit!), në harmoni të plotë me luftën që kemi bërë për liri e bashkim kombëtar, jashtë kontrollit të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë!... Përndryshe, kush tjetër do t’i ndjekë udbashët dhe kosistët, nëse jo forcat revolucionare shqiptare, të Shqipërisë – SHQIPËRI, që nisën dhe bënë luftën për liri e bashkim kombëtar?!...

Burojë, më 5 nëntor 2014

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode