KUSH DHE SI E KRIJOI “KATEGORINË E TË BURGOSURVE POLITIKË SHQIPTARË” NË JUGOSLLAVI?
15/05/2018 08:05
OPINION
KUSH DHE SI E KRIJOI “KATEGORINË E TË BURGOSURVE POLITIKË SHQIPTARË” NË JUGOSLLAVI?

Shkruan: Tafil DURAKU
Kaluan kaq kohë pas Luftës së lavdishme të UÇK-së dhe, ne, ende hezitojmë dhe nuk jemi të përcaktuar fuqishëm për t’i parë e thënë shkaktarët dhe shkaqet e vërteta të kësaj të keqeje “patriotike” e “shqiptare” që na ka kapluar e po na godet pamëshirshëm, heshturazi, tash e dy dekada të plota.
Po, kush duhet ta shkoqisë këtë situatë të pamirë, që po na shkatërron përditë, nëse nuk e shkoqitim dhe nëse nuk nuk e themi ne, në sytë prej muti të qelqtë shqiptaro-titist përballë, që po na e punon kaq keq prapa shpatullave tona shqiptare, pa u frikësuar prej grupeve kriminale shqiptaro-titiste dhe prej grupeve po kriminale të shqiptaro-titistëve të rinj, të cilat, për fatin tonë të keq, e kanë krijuar dhe menaxhuar me kohë “kategorinë e të burgosurve politikë shqiptarë” në Jugosllavi, dhe, tash, për qejf t’vetin “patriotik” e “shqiptar”, e kanë vënë në pushtetin pasUÇK! Kjo e keqe, tashmë, ka marrë përmasa e dimension të paparë “patriotik” e “kombëtar” në “Republikën e Kosovës”, ku, sërish, po shtypen e po shkelen shqiptarët, edhe më keq se në kohën antishqiptare të Titos!...
Dhe, është koha e skajshme, për ta thënë troq se shkaktarja kryesore e kësaj të keqeje që po na godet pamëshirshëm, në vijimësinë e saj shqiptaro-titiste, është kategoria e të “burgosurve politikë shqiptarë” shqiptaro-titistë, e cila bart në supet e saj “patriotike” e “shqiptare”, shumë të këqija, dhe, ajo që e ngarkon mëse shumti është rreshtimi proshqiptarotitist, “patriotik” e “kombëtar”, antishqiptar. Dëshmia më e mirë e gjithë kësaj të keqeje është, padyshim, tradhtia që i është bërë e po i bëhet BETIMIT TË UÇK-së. Është fakti i shantazhimit të Luftës për liri e për bashkim kombëtar dhe rehabilitimi i të gjithë tradhtarëve të popullit shqiptar, rehabilitimi në heshtje i bashkëpunëtorëve të çdo pushtuesi, sidomos, i bashkëpunëtorëve familjarë e familjaristë të sistemit serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, që po vazhdon kaq egërsisht e antishqiptarçe.
Kështu që, rehabilitimi i të gjithë tradhtarëve, në këtë (për)masë, dhe kastave të tyre antishqiptare, që u kanë shërbyer e nuk kanë pushuar së shërbyeri pushtuesve dhe copëtuesve të Shqipërisë dhe të gjeoetnisë së saj gjeoautoktone e iliro-shqiptare, e ngarkon, kë tjetër pos kategorinë shqiptaro-titiste të të “burgosurve politikë shqiptarë”&Co, në të gjitha pozitat dhe postet postluftë të UÇK-së.
Në tërë këtë mençuri (lexo: djallëzi) ekstreme, të kontrolluar e menaxhuar ekskluzivisht prej shqiptaro-titistëve të “përndjekur” dhe prej kategorisë së tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” e shqiptaro-titistë, pësimi dhe humbja ka marrë kahe e përmasa të pariparueshme, që po e kërcënojnë ekzistencën (të qenunit) e Kombit dhe të Shtetit Shqiptar. Atëherë, cilat na qenkan “idealet” e atyre e këtyre që sakrifikuan e dhanë gjithçka për “Atdheun” dhe për “Kombin shqiptar” (Lexo: antikombin e madh Kosovar, ibrahimrugovisto-saliberishist e isamustafisto-lulzimobashist, Sic!)…
Pra, falë kategorisë së të “burgosurve politikë shqiptarë” e shqiptaro-titistë, që u pozicionuan e ripozicionuan në pushtetin e “ri” antidemokratik, po shqiptaro-titist, pas Luftës së UÇK-së, ndodhën e po ndodhin shumë të pamira zinxhirore: U shantazhua lufta, u tradhtua Betimi i UÇK-së, u shitën idealet shqiptare për pak para, grada e pushtet shqiptaro-titist, antishqiptar, dhe, prijës të të gjitha këtyre të këqijave qenë dhe janë kategori të caktuara e të njohura të të “përndjekurve” dhe të të “burgosurve politikë shqiptarë” e shqiptaro-titistë dhe mbështetës të tyre, kudo (mbrenda trojeve dhe në diaspor/dh/ë), të kontrolluar e menaxhuar po prej UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë dhe veglave të tyre “patriotike” e “shqiptare”…
Po ashtu, hakmarrje politike, “patriotike” e “kombëtare”, e shqiptaro-titistëve dhe bandave të tyre të të “përndjekurve” e të “burgosurve politikë shqiptarë”, ndaj veprimtarëve të paepur e të pavarur politikë shqiptarë, edhe njëherë e vërteton dhe sheshon “fytyrën” e tyre të vërtetë “patriotike” e “shqiptare”!…
Është për t’u thënë e saktësuar se të “burgosurit politikë shqiptarë”&Co, u infiltruan dhe pozicionuan në strukturat e UÇK-së, me një katapultim të paparë, bile, edhe në SHP të saj, dhe, e shantazhuan Luftën e lavdishme të UÇK-së dhe po shkelin në gjakun që u derdh për Liri e riBashkim kombëtar të shqiptarëve në shtetin e tyre të vetëm shqiptar – në Shqipërinë-SHQIPËRI.
E, kush do t’ua thotë e t’ua sqarojë këtë të vërtetë të hidhur brezave, nëse nuk e themi ne, pjesmarrësit e Luftës, përcjellësit e happashapshëm të rrjedhave shqiptaro-titiste e UDB-asho – KOS-iste edhe të të “përndjekurve” e të “burgosurve politikë shqiptarë” që ata krijuan e po i shfrytëzojnë kopeisht dhe diaspor(dh)axhinjve që shesin dushk për gogla, kudo, në dëm të Atdheut e të Kombit Shqiptar, që u bë e po ndodhë edhe me ndihmën e pakursyer të kategorisë shqiptaro-titiste të të “përndjekurve” e të “burosurve politikë shqiptarë&Co”, që janë shkaktarët dhe shkaku kryesor për këtë përdhosje të luftës së popullit shqiptar dhe gjendjes që po i ndodhë Kombit e Atdheut, tash e dy dekada, me ndihmën e tyre të pakursyer dhe me përkrahje rajonale e ndërkombëtare, antishqiptare…
Por, çështja e shumë të “përndjekurve”, që e kanë marrë Evropën dhe botën në sy(Me detyra të (para)caktuara, Sic!), sikurse edhe e shumë të të punësuarve atje, e, edhe ajo e të “burgosurve politikë shqiptarë&Co” (parë gjendjen e sotme, dydekadëshe, pas Luftës së lavdishme të UÇK-së, urgjentisht, shtron dilema dhe pikëpyetje të mëdha për “patriotizmin” dhe “shqiptarizmin” ‘tonë’ shqiptaro-titist&Co. Po, çfarë nuk ka pasë e nuk ka diaspor(dh)a e ‘jonë’ “patriotike” e “shqiptare”, thellë në esencën e saj (pro)jugosllave e shqiptaro-titiste, siç janë kategoritë e të “përndjekurve” dhe të “burgosurve politikë shqiptarë&Co” e tyre “patriotike” e “shqiptare” – shqiptaro-titiste, antishqiptare e antiSHQIPËRI.
Parë në thellësi e shtrirje çështjen, lufta e lavdishme e UÇK-së është shantazhuar, sa nga mbrenda, po aq, në mos edhe më zi, nga jashtë Vendit, nga të gjitha kategoritë e njerëzve e grupimeve “patriotike” e “shqiptare” – shqiptaro-titiste, që përmendëm më lart. Po të ishte ndryshe nga ç’themi, nuk do t’u bashkoheshin politikave të tyre, “patriotike” e “shqiptare” – shqiptaro-titiste. Fatkeqësisht, shtrirja horizontale, “patriotike” e “shqiptare” e shqiptaro-titistëve&Co, e kategorive të saj të të “përndjekurve” e të të “burgosurve politikë shqiptarë” dhe e diaspor(dh)ës së saj kulmore, “patriotike” dhe “shqiptare”(Sic), edhe dy dekada pas luftës së UÇK-së, po piramidalizohet, dhe, ai e ky piramidalizim, kudo, po bëhet më egërshan dhe më antishqiptar! Dhe, kjo gjendje e tregon qartë etjen e pashuar për pushtet “patriotik” e “kombëtar” shqiptaro-titist, antishqiptar.
Ne, veprimtarët shqiptarë (në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare, në ish-Jugosllavi), thjesht, jemi përqëndruar fuqishëm në luftën tonë politike e ushtarake, sa kundër Jugo-Serbisë, poaqë edhe kundër bashkëpunëtorëve e spiunëve të tyre shqiptaro-titistë&Co e tyre të të “përndjekurve” dhe të të “burgosurve politikë shqiptarë”, të cilët, sot, janë fuqizuar e rehabilituar si kurrë më parë nga të “përndjekurit” dhe nga të “burgosurit politikë shqiptarë”, të cilët, në essence, qenë dhe mbetën bashkëpunëtorë të rafinuar të shqiptaro-titistëve dhe të atij shërbimi antishqiptar, UDB-asho – KOS-ist. Dhe, ne, e themi troç e hapur: Nuk luftuam për t’i rehabilituar e për t’i vënë në pushtet shqiptaro-titistët&Co dhe për ta sajuar e krijuar “Republikën e Kosovës” – si “shtet” antishqiptar dhe “Kombin Kosovar”, si “komb” antishqiptar… Por, këtë, deri më sot, e ndihmuan pakursyeshëm “komunistët” e kuqë shqiptaro-titistë dhe të “përndjekurit” e të “burgosurit politikë shqiptarë” – si krah, e dorë e tyre e djathtë, puro “shqiptar”!...
Thënë thjesht, shantazhimi dhe përdhosja në këtë shkallë dhe në këto përmasa e Luftës së lavdishme të UÇK-së, shitja e idealeve e të burgosurve politikë shqiptarë, nga kategori të njohura, të panjohura e të (para)caktuara të të “përndjekurve” e të të “burgosurve politikë shqiptarë”, rehabilitimi i shqiptaro-titistëve&Co e tyre “patriotike” e “shqiptare” dhe copëtimi i Atdheut kështu, janë absolutisht të pafalshme, dhe, për këtë, meritor është vetëm NDËSHKIMI.
Po, pse dhe te kush u shitën idealet e shenjta shqiptare?!
- E, ku tjetër, pos te “komunistët” e kuqë “demokratë” shqiptaro-titistë, që përbën kulmin e tradhtisë dhe të krimit të organizuar në kurriz të luftës për liri dhe për ri-bashkim kombëtar. Prandaj, nuk është zor të shihet e të dihet kush dhe si e krijoi kategorinë e të “përndjekurve” dhe të të “burgosurve politikë shqiptarë”, “komandantët” dhe “prijësit” e “luftës së UÇK-së” (dhe për çka e për ç’qëllime “patriotike” e “shqiptare”) në ish-Jugosllavi dhe në ish-Krahinën Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”, tash, të “Republikës së Kosovës”, kur tradhtarët hipin në pushtet njëri pas tjetrit dhe punojnë hapur kundër luftës për liri e ri-bashkim të popullit e Atdheut të vet(Sic&Bah!) Po të qe ndryshe, nuk do të ishin në burg të gjithë luftëtarët e veteranët e luftës së lavdfishme të UÇK-së, nisur nga Kryekomandanti dhe komandantët ushtarët e asaj lufte herioke shqiptare!…
Burojë, 10 Maj 2018