KUR NE ISHIM 14-15 VJEÇ KISHIM TURP EDHE T’I SHIHNIM NË SY VAJZAT, NDËRSA SOT…
06/03/2019 05:19
OPINION
KUR NE ISHIM 14-15 VJEÇ KISHIM TURP EDHE T’I SHIHNIM NË SY VAJZAT, NDËRSA SOT…
Nga Ilir METAJ
Kur ishim 14-15 vjeç, ne, djemtë e brezit tim, kishim turp të shihnim vajzat në sy edhe kur thjesht u thoshim “mirëmëngjes”.
Dhe. shoqet tona atëhere, nuk u ofroheshin si dhuratë ditëlindje për sex, shokut të tyre.
Ne, atëhere, ishim djem dhe vajza rritur e edukuar mes varfërisë e sakrificave, por me dashurinë e respektin per njëri-tjetrin.
Me dinjitet e thjeshtësi.
Sot kemi vetëm “mbreti i babit” dhe “princesha të mamit”. Me injorancë e pordhëri.
Sot, kemi tradhtuar mundin dhe djersën e prindërve tanë!
Sot, kemi tradhtuar edhe veten tonë!
Thënë kaq, nuk duhet të vëmë gishtin mbi fëmijët - adoleshentë të sotëm.
Thënë kaq, duhet vetëm të pështyjmë në surrat familjet që kemi krijuar si model të shoqërisë tonë të pisët, pasqyra e të cilave janë këta fëmijë - adoleshentë të degjeneruar.
Dhe, sigurisht që kjo pështymë bie mbi këdo nga ne, sepse, ne jemi arkitektët e së keqes.
Degradimi i familjes është origjina e ferrit që kemi krijuar!
Ta gëzojmë!
(Më poshtë disa foto të rinisë shqiptare, nga një periudhë jo shumë e largët)
TemA