KUR I THA TRUPIT GJYKUES: “TË GJITHË NË KËMBË ! ”, SIKUR THA: KËTË BETEJË E FITOI UDB-a E BEOGRADIT NË PRISHTINË, ME SELI NË HAGË

19/05/2022 17:51

REAGIM

 

KUR I THA TRUPIT GJYKUES: “TË GJITHË NË KËMBË ! ”, SIKUR THA: KËTË BETEJË E FITOI UDB-a E BEOGRADIT NË PRISHTINË, ME SELI NË HAGË

Tafil DURAKU

 

Seanca e djeshme e shpalljes së gjykimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt, në Gjykatën Speciale të Kosovës, në Hagë të Holandës, zgjati shumë shkurt dhe u shpall vendimi për të dy ‘fajtorët’, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, që u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burg.

Ata u shpallën fajtorë për ‘krimet’ që kishin bërë, por, gjykata, me në krye z. Charles Smith III, nuk dha asnjë dëshmi për ’krimet’ pse ua kishin dhënë mediave ato që UDB-a e zyrave të specializuara në Prishtinë, ua kishte dërguar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së.

Smith, i shpalli dënimet më të shëmtuara politike që mund t’i shpallë ndonjë gjykatë ndaj njerëzve të ‘fajshëm’ vetëm pse janë shqiptarë dhe vetëm pse luftuan e luftojnë për lirinë dhe bashkimin e tyre.

Dje, kur z. Smith i tha trupit gjykues: “Këtu përfundon seanca!”, urdhëroi të gjithë të pranishmit: “Të gjithë në këmbë! ”, m’u duk sikur tha: Këtë betejë e fitoi UDB-a e Beogradit në Prishtinë, me seli në Hagë, madje-madje, gjykimin e shpalli siç i shpallte dikur, jo fort moti, Jugosllavia e Serbia: Në emër të popullit!

Por, ata, gjyqtarët e Beogradit në Hagë, shkuan edhe më larg, gjykimin e shpallën në emër të popullit të Kosovës!...

Ky gjykim dhe kjo mënyrë e shpalljes së fajësisë, për një çast ma kujtoi luftën e UÇK-së dhe ofensivat serbe në Drenicë dhe në Dukagjin, kur në Prishtinë, në ”Alenë e Shpëtimtarëve të Kombit”, në Kompleksin ”Qafa”, LDK-kucat me farë e me fis u duartrokitnin ofensivave serbe kundër UÇK-së…

Po, dje, kush i duartrokiti vendimit skandaloz dhe antishqiptar të Gjykatës Speciale të “Republikës së Kosovës” në Hagë ? Kush tjetër pos Qeverisë dhe Kuvendit skandaloz, që nuk bënë asgjë dhe nuk ndërmorën asnjë hap për ta penguar këtë gjykim të padrejtë dhe joligjor, sepse, po të ishte i drejtë dhe ligjor, do duheshin hetuar, përndjekur, gjykuar e dënuar ata që i kanë dërguar ato dosje në zyrat e OVL të UÇK-së, e, tok me ta edhe dëshmitarët, dhe, jo Hysni Gucati e Nasim Haradinaj dhe të tjerët e UÇK-së që janë atje.

Por, kjo sjellje skandaloze e ”Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është edhe një referencë tjetër se si duhet të sillet dhe se si ajo gjykatë speciale e ”Republikës së Kosovës” duhet t’i gjykojë e t’i shpallë fajtorë krerët e tjerë të UÇK-së në atë gjykatë, kryekëput serbe dhe shqiptaro-titiste, sepse, edhe ndjekësit dhe dëshmitarët janë serbë e shqiptaro-titistë të ndyrë, që, i vetmi gëzim i tyre është dhe mbetët kur u bëjnë shqiptarëve keq, kur ua bëjnë jetën zi e terr, siç ua kanë bërë gjatë tërë jetës së tyre në pushtete të pushtuesve, e, si argatë të pushtuesve serbë e serbojugosllavë.

Edhe këta që janë në pushtet sot, në ”Republikën e Kosovës”, janë bijtë dhe bijat e atyre që u kanë duartrokitur ofensivave serbe në Drenicë, në Dukagjin dhe në gjithë trojet etnike shqiptare, të pushtuara e të copëtuara nga fqinjët dhe aleatët e tyre ”shqiptarë”, e, që, sot, po i mbajnë peng shqiptaro-titistët dhe neotitistët në pushtetin ”kosovar” dhe ”kosovarist”.

Sidoqoftë, dënimi i z. Gucati dhe z. Haradinaj do të mbesin njollë e zezë dhe e pashlyer kurrë e asaj gjykate, në kujtesën e popullit shqiptar, siç janë njollë e zezë edhe ata dëshmitarë ”shqiptarë” të asaj gjykate pa fije njerëzie në ”fytyrën” e saj shqiptaro-serbo-ndërkombëtare, që po i përndjekë shqiptarët e UÇK-në sipas gishtbëries së Beogradit dhe krahut të tij ”shqiptar” në Prishtinë!...

Në këtë pikëpamje, Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi dhe të tjerët, duhet ta kenë parasysh sjelljen e djeshme fashiste dhe kriminale të asaj gjykate, që u pa botërisht me shpalljen e dënimeve ndaj z, Hysni Gucati dhe z. Nasim Haradinaj…

Sepse, këtyre dënimeve u gëzohen e duartrokasin ata që u janë gëzuar dhe u kanë duartrokitur ofensivave serbe në Drenicë, Dukagjin, Llap e Gallab dhe bijtë e bijat e tyre në pushtet!...

Burojë, 19 Maj 2022

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a website for freeWebnode