KTHIMI I GJEOPOLITIKËS NË EUROPË

05/11/2015 20:32

OPINION

 

KTHIMI I GJEOPOLITIKËS NË EUROPË

Joshka FISHER

 

Me pushtimin ushtarak nga Rusia dhe aneksimin e Krimesë si dhe luftën pasuese në Ukrainën lindore, presidenti Vladimir Putin e ka bërë të qartë se ai nuk ka ndërmend të respektojë paprekshmërinë e kufijve dhe përparësinë e normave ligjore ndërkombëtare. Ka ardhur koha që evropianët t'i dhënë fund mendimit dhe dëshirës së tyre se rendi kontinental mund të përcaktohet vetëm nga sundimi i ligjit. Bota, për fat të keq, nuk është ashtu. Kjo është shumë e vështirë, dhe fuqia gjithmonë mbizotëron.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri dhe kriza e refugjatëve në Evropë e theksojnë këtë më shumë. Evropa duhet të kuptojë se nëse nuk kujdeset për interesat e saj gjeopolitike, shumë shpejt kriza e fqinjëve të saj do të arrijë në pragun e saj. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Evropa nuk është një ishull i izoluar nga oqeanet. Evropa Lindore, Lindja e Mesme, dhe Afrika e Veriut janë fqinjët e saj të drejtpërdrejtë, dhe kjo lagje e paqëndrueshme paraqet rreziqet më të mëdha të sigurisë në Evropë në shekullin e njëzet e një.

Si duhet të merret Evropa me një Rusi që përsëri po e ndjek politikën e madhe autoritare duke i bërë pothuajse të njëjtat gabime të Bashkimi Sovjetik, i cili në mënyrë të ngjashme mbështetej në autoritarizëm dhe përpiqej të arrinte ambiciet me një superfuqi ushtarake dhe me një ekonomi mezi të modernizuar?

Rusia është fqinj i Evropës, që do të thotë se një “modus vivendi” është thelbësor. Në të njëjtën kohë, ambiciet gjeopolitike të Rusisë e bën atë një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e Evropës. Për këtë arsye, një lidhje e fortë transatlantike mbetet e domosdoshme për Evropën, siç është ringjallja e aftësive të veta parandaluese.

Në një afat të shkurtër, marrëdhëniet me Rusinë, me gjasë do të dominohen nga përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainën lindore, ruajtja e territorit të NATO-s në lindje dhe parandalimi i zgjerimit drejt Ballkanit jugperëndimor. Megjithatë, përtej krizës aktuale, një sfidë shumë më themelore strategjike është në zhvillim.

Evropa është duke e ndjekur një politikë vis-à-vis me Kinën, fuqinë më të madhe botërore të shekullit njëzet e një, që është e bazuar në një përzierje joreale dhe kontradiktore, atë të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe për fitimet e korporatave.

Këtu, gjithashtu, Evropa duhet të demonstrojë vetëdije shumë më të madhe ndaj rreziqeve gjeopolitike dhe të vendosë interesat e veta më të mira.

Kina, e vendosur në anën lindore të Euroazisë, po planifikon të rihapë rrugën kontinentale Silk Road përmes Azisë Qendrore dhe Rusisë në drejtim të Evropës. Shpjegimi pragmatik për këtë projekt gjigant (me një vëllim të investimeve prej rreth 3 trilion $) është nevoja për të zhvilluar Kinën perëndimore, e cila deri më tani ka përfituar shumë pak nga suksesi ekonomik në rajonet bregdetare. Në realitet, projekti është i një rëndësie të madhe kryesisht në aspektin gjeopolitik: Kina, një fuqi e madhe tokësore, kërkon të sfidojë ndikimin potencial ekonomik dhe politik të SHBA-ve, një fuqi detare, në Euroazi.

Në terma praktikë, projekti Silk Road i Kinës do të krijojë një alternativë strategjike për strukturat transatlantike perëndimore me Rusinë ose të ndërmarrë një rol si partner i përhershëm apo të rrezikojë konflikt serioz në Azinë Qendrore. Por zgjedhja e një orientimi lindor ose perëndimor nuk është në interes të Evropës. Në të kundërtën, një zgjedhje e tillë do të dëmtojë Evropën politikisht dhe ekonomikisht. Evropa, e cila është e lidhur më ngushtë me Amerikën në aspektin normativ dhe ekonomik, ka nevojë për garanci të sigurta transatlantike. Kjo është arsyeja pse, në marëdhëniet me Rusinë, Bashkimi Evropian duhet të ndjekë një kurs të respektimit të palëkundur në parimet e tij dhe të NATO-s. Njëkohësisht ajo ka nevojë për marrëdhënie të mira me Kinën dhe nuk mund të bllokojë projektin Silk Road. Pra, në marrëdhënie me Kinën, Evropa duhet të jetë e qartë në lidhje me interesat e saj, të cilat do të kërkojnë një shkallë të lartë të unitetit.

Ndërkohë, kriza e refugjatëve thekson rëndësinë e madhe që ka Gadishulli Ballkanik (duke përfshirë edhe Greqinë) për Evropën, e cila është ura mes saj dhe Lindjes së Mesme. Turqia është edhe më e rëndësishme për interesat evropiane në këtë drejtim. Liderët evropianë në fillimin kanë bërë gabim trashanik rreth pranimit të Turqisë në BE, duke supozuar se lidhjet e ngushta me të do t’i sjellin probleme Evropës për shkak të konflikteve të Lindjes së Mesme. Siç tregon përvoja e tanishme, në mungesë të lidhjeve të forta me Turqinë, ndikimi i Evropës në rajon dhe më gjerë nga Deti i Zi në Azinë Qendrore është praktikisht zero.

Zhvillimet e brendshme në Turqi nën presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe militarizimi i çështjes kurde, qasjen politike nuk e bëjnë fare të lehtë. Por Evropa nuk ka alternativa (dhe jo vetëm për shkak të refugjatëve). Kjo është edhe më e vërtetë duke qenë se ndërhyrja e Rusisë në Siri dhe aleanca e Kremlinit de facto me Iranin, e shtyjnë Turqinë drejt Evropës dhe Perëndimit, që do të thotë se ka një shans të vërtetë për një fillim të ri. Megjithatë, potenciali për ndikimin Evropian në Lindjen e Mesme mbetet i ulët, dhe rajoni do të mbetet i rrezikshëm në afat të gjatë. Në të vërtetë, Evropa duhet të shmang përfshirjen e saj në konfliktin mes shiitëve dhe sunive apo mes Iranit dhe Arabisë Saudite.

Mesdheu lindor duke përfshirë bregdetin e vendosur strategjik të Afrikës së Veriut, luan një rol vendimtar në llogaritjet e sigurisë të Evropës. Zgjedhja është ndërmjet një  “mare nostrum” apo një rajon i paqëndrueshëm dhe i pasigurt. Në të njëjtën kohë, politika e BE-së në Afrikë duhet të braktisë modelet  post-koloniale dhe të kthehet në favor të interesave të veta. Prioritetet duhet të jenë stabilizimi i Afrikës së Veriut, ndihma humanitare dhe mbështetja afatgjatë për progresin politik, ekonomik, dhe social. Dhe lidhjet më të ngushta duhet të përfshijnë mundësitë për migrim legal në Evropë. Kthimi i gjeopolitikës do të thotë se zgjedhja themelore me të cilën përballet Evropa në shekullin e njëzet e një, do të jetë mes vetëvendosjes të saj dhe dominimit të jashtëm. Zgjedhjen që do bëjë Evropa, jo vetëm që do përcaktojë fatin e vet por edhe atë të Perëndimit.

*Ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë Federale.

 

(Marrë nga Shekulli)

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode